Narcizist

Nercizem do te thote te jesh i dashuruar me veten me shume se me cdo gje tjeter
(ka dhe nje legjende te lezetshme kjo nga ka marre emrin dhe lulja e narcizit).
 
Last edited by a moderator:
E dua veten, vleresoj objektivisht vetveten, por me shume dashuroj njerezit e tjere, pikerisht per faktin qe jane ndryshe nga une.
 
E dua veten shume fare,por me shume se veten time dua njerez te tjere...Keshtuqe kush me thote qe jam narciziste s'ka kuptuar asgje.
 
perkufizimi i s.frojdit per narcizmin: narcizmi eshte kur nje njeri e sheh trupin e vet si objekt seksual...qfare mendimi keni lidhur me kete ??
 
ndihem mire me veten time
por smund te them qe vet pelqehem
me duket absurde
 
perkufizimi i s.frojdit per narcizmin: narcizmi eshte kur nje njeri e sheh trupin e vet si objekt seksual...qfare mendimi keni lidhur me kete ??

Sipas legjendes se mitologjise greke Narcizi ishte nje princ (me sa mbaj mend se ka vjet qe e kam lexuar) shume i bukur i cili e donte aq shume veten sa nuk pranonte te martohej me asnje nga vajzat qe i ishin propozuar, sepse mendonte qe asnjera se meritonte..
Nje dite teksa po lahej buze nje liqeni mahnitet kaq shume nga pamja e tij sa qe perendite vendosin ta denojne dhe e mbysin. Buze liqenit ku mbytet Narcizi del nje lule e cila sot ka emrin narciz dhe qe rri gjithmone kokeulur drejtuar nga uji..:)

Kjo eshte pak a shume..dhe perkufizimi i Frojdit bie komplet ne kundershtim me kete, dmth dikush qe e sheh trupin e vet si objekt seksual nuk e do fare veten e tij, pavaresisht nga cmund ti duket atij..te pakten keshtu mendoj une.:)

Se harrova..:)
Une nuk jam fare Narciste, jo se se dua veten, por e ve shume lehte dike tjeter para vetes..
 
e pelqej veten ,por nuk jam narciste.......aq me teper per sa i perket perkufizimit te frojdit..kam lexuar shume per narcizmin dhe kam renen ne perfundimin se ne ate mase qe mund te ndjehem mire me veten,nuk quhet narcizem!
 
Po tregoj pak mitin e Narçizos:)


Narçizo ishte biri i nimfës Liriope dhe e zotit të lumit Cefiso, që në lindje fallxhori Tiresia kishte porositur që djali do jetonte gjatë vetëm nëse nuk njeh kurrë veten e tij..

Narçizo ishte një i ri shumë i bukur që nuk duronte dot admirimin dhe interesin e gjithë atyre që takonte, qofshin këta burra e gra. Midis të dashuruarve të Narçizos ishte edhe nimfa Eko e cila nga një mallkim, i ishte privuar fjala nga dea Era, dhe mundej vetëm të përsëriste fjalët e të tjerëve. Eko ishte e paaftë të shprehte dashurinë e saj Narçizos, i cili e refuzoi. Nimfa vdiq, i pushoi zemra. Zotat atëherë vendosën ta dënonin Narçizon për ashpërsinë dhe keqtrajtimin e Nimfës duke e bërë të dashurohej me imazhin e vetes. E kështu, kur një ditë Narçizo duke shëtitur, iu afrua një burimi të pastër e të kulluar dhe sapo u ul mbi këtë burim pa refleksin e vet, u dashurua në moment me të. Në fillim tentoi ta përqafonte dhe ta puthte këtë djalosh të bukur që kishte përballë, pastaj kjo dashuri që në të njëjtën kohë i jepej dhe i mohoej filloi ta shkatërronte nga dhimbja, bashkë me shijimin e torturës se tij, derisa vdiq nga dëshpërimi e u trasformua një narçizo, lulja që rritet buzë burimeve..

Nga miti i narçizos lind dhe koncepti i narçizmit që përkufizon të gjithë ata persona që në një farë kuptimi janë të dashuruar me vetveten, dhe janë pak të kujdesshëm për të tjerët. ثshtë e vërtet që narçistët duket se kanë një konsideratë skarso kundrejt personave të tjerë, është e vërtet edhe se, paradoksalisht këta persona janë komplet të paaftë të ndjejnë dashuri për veten, dhe, si pasojë, për çdo njeri..
 
Shpesh here më pëlqen sjellja ime, veprimet e mia...e ndonjëherë i them vetes përse je kështu. Jam edhe shumë kritike ndaj vetes. Karakteri im në kompleks është i pranueshëm...jam e vetëdijëshme se kam idetë, parimet dhe personalitetein tim.

Por shpirtërorja është më e forte ajo ndikon edhe sesi une dukem fizikisht, ose sesi e shoh unë veten fizikisht....Që do të thotë....herë ndihem e bukur e herë jo :D

Këtu mund të bëhet një përshkrim i vetes nga vetja dhe kjo është disi e pamundur ..... pavetëdije e padashje do tregosh vetëkënaqësi ose nënvlerësim....nuk është objektive :p


narcizmi ska lidhje me mua :D....sepse unë dashuroj shumë (jo veten:p)...Nuk kam raport dyshyes apo dashurues pervers me veten. Narcist është ai person burrë ose grua - që investon në imazhin e tij, duke mohuar mundësinë të provojë emocione dhe ndjenja, duke u vetëdënuar në marrëdhënie sipërfaqësore dhe jo autentike
 
Redaktimi i fundit:
Sipas legjendes se mitologjise greke Narcizi ishte nje princ (me sa mbaj mend se ka vjet qe e kam lexuar) shume i bukur i cili e donte aq shume veten sa nuk pranonte te martohej me asnje nga vajzat qe i ishin propozuar, sepse mendonte qe asnjera se meritonte..
Nje dite teksa po lahej buze nje liqeni mahnitet kaq shume nga pamja e tij sa qe perendite vendosin ta denojne dhe e mbysin. Buze liqenit ku mbytet Narcizi del nje lule e cila sot ka emrin narciz dhe qe rri gjithmone kokeulur drejtuar nga uji..:)

Kjo eshte pak a shume..dhe perkufizimi i Frojdit bie komplet ne kundershtim me kete, dmth dikush qe e sheh trupin e vet si objekt seksual nuk e do fare veten e tij, pavaresisht nga cmund ti duket atij..te pakten keshtu mendoj une.:)

Se harrova..:)
Une nuk jam fare Narciste, jo se se dua veten, por e ve shume lehte dike tjeter para vetes..

aha te faleminderit shume... edhe pse frojdi ishte njeri nder psikologet me te mdhenje te kohes, teorite e tij nuk jane edhe aq te vlefshme (nuk mirren shume per baze) per shkak se ato jane shum seksiste...
 
narcizi sipas mtologjise greke eshte vertet ajo qe ka thene baby angel, a shume e donte veten ai djali sa u mbyt ne refleksin e tij ne uje. sipas kesaj kur thuhet per dike qe eshte narcizist kete nenkupton.
ama narcizizmi eshte dhe patologji psikiatrike, dhe ska te beje me personat qe jane shume te bukur dhe e dine kete.
narcizizimi mund t ekthehet ne patologji kur njeriu e shef veten jashte realitetit dhe jo vetem ka te beje me aspektin fizik po dhe psikik te tij.
pra ai mendon se shte me i zgjuari, me i nderhsmi, me i miri, me i bukuri etj etj.
zakonisht ne realitet personat qe jane narcizike dhe qe vuajne nga kjo gje nuk jane aspak te bukur, por kane nje imazh te shtremberuar per veten.
me nje fjale sipas popullit eshte nje person qe i pelqen vetja shume.:D
 
I paskeni then te gjitha ju me siper. :D Gjithsesi, po nuk deshe veten nuk mund te duash te tjeret. Normale puna qe nuk duhet te eksagjerosh....jo per gje, por ektremet sjellin vec situata ekstreme. :D :D
 
tani veten e duam nga pak . po jo te thyejm pasqyrat duke u pare ore e minute . se fundja e dime se c;mendon pasqyra ne fund te fundit . Vetem te buzeqesh :p

dhe jo sjam narciziste . :p ( te gjitha qe mbarojme me izzem/teee)
 
jam shum fare ...dale te shikohem ne pasqyr se meduket mu prishen balluket ngaqe ula koken per te shkruar
 
Të dashurosh vetveten - narcisizmi

Narkissos - quhej kështu ai djalë i bukur grek, i cili ra në dashuri me portretin e tij të pasqyruar në ujë. Prej dashurisë së paarritshme, subjekti i kësaj dashurie të konsumuar u shndërrua më në fund në një lule narcise. Metamorfoza e kohës së sotme është sidoqoftë më pak subjektive dhe e dëmshme...

dr. Fahri Drevinja, mr sci
neuropsikiatër
foto-1nar.jpg

Narcizmi si personalitet karakteristik, tashmë i ka preokupuar për një kohë të gjatë psikologët, veçanërisht psikoanalistët - me vlerësimet e tyre të ndryshme. Zigmund Frojdi, psh. e konsideron narcizmin si një shqetësim të patrajtueshëm të personalitetit. Në ditët e sotme, shkenca i afrohet fenomenit më me qetësi dhe shtrin bërrylin e saj nga sjelljet normale deri tek sëmundjet.

Personat me çrregullim të personalitetit karakterizohen me sjellje jo fleksibile, devijante, janë të papërshtatshëm, antishoqëror, nuk mësojnë nga pësimet, janë të çuditshëm, emocionalisht me defekte, me reagime të pa matura, ulje të konsideratës ndaj autoritetit, raporte të dëmtuara kudo që gjenden; kërkojnë automatikisht t’iu plotësohen dëshirat. Kanë afinitet për përdorim të substancave narkotike dhe alkoolit, kryerës të veprave të ndryshme penale.

اrregullimet e personalitetit ndahen në tri grupe:
▪ paranoid, skizoid, skizotipik
▪ antisocial, Borderline-kufitar, narcistik, histrionik
▪ obsesiv-kompulsiv, të varshëm

Përhapja e çrregullimeve të personalitetit në popullatë është sipas llojeve: çrregullimi paranoid, 0.5 – 2.5%, skizotipik 3%, antisocial 3% te meshkujt dhe 1% te femrat, Borderline - kufitar 2%, histrionik 2.3%, narcistik 2-16%, shmangës 0.5-1%, obsesiv-kompulsiv 1%.

Narcizmi përfshin të gjitha grupet shoqërore. Shkalla është e gjerë për të dashuruarit pas vetes, prej të parëndësishmes deri tek shqetësimet e vështira të sëmundjeve
Sipas Frojdit, rëndësi të veçantë ka periudha e muajve të parë pas lindjes, i quajtur narcizmi primar, kur përvoja e përjetimit të objektit të jashtëm nga ana e fëmijës është traumatike. ثshtë regresion dhe fiksim në stadet pregjenitale të seksualitetit infantil, kur subjekti vetvetes i bëhet objekt libidioz.

Narcisoizmi paraqitet në fillim të 18- tave, por edhe më vonë. Karakteristikë themelore e tyre është nevoja për mburrje, veçanti, bukuri (të dashuruar në vetvete), nevoja e pafund për lëvdata, idealizim të tepruar dhe të paskrupullt të gjërave dhe veprimeve të tyre. Egocentrik dhe jo empatik (të paaftë për bashkëpërjetim), të painteresuar për nevoja të të tjerëve. Flasin në veten e parë, unë, unë dhe vetëm unë... të mijat, më takojnë mua...më i madhi, më i mençuri, më i bukuri, kërkojnë gjithnjë përkrahje, janë vetjak dhe nuk e kanë ndjenjën e reciprocitetit. Bindjet dhe ndjenjat e tyre për madhështi janë fantazi të pabazuara, zbehen shpejt, ata shpesh bien në depresion, pozita inferiore, zhgënjime dhe dinë të bëhen tejet të papërshtatshëm, arrogant, kërkojnë plotësim pa kushte të kërkesave të tyre, sepse këta kanë të drejtë...i kuptojnë vetëm personalitetet e larta profesionale dhe jo gjithkush... etj. Ata lodhin bashkëbiseduesin me sukseset e tyre, me arritjet e fëmijëve te tyre, me takimet, me personat e rëndësishëm rreth tyre.
Kompleksohen shpejt, një ndryshim i vogël në trup, një puçërr tek ata është vragë-lëndim i rend i figurës së tyre, lëndim sepse nuk është realizim dhe idealizim i unit të tyre.

Disa autor narcizmin e ndajnë në narcizëm të nevojshëm, klinikë dhe të thellë.
Narcizmi i nevojshëm vërehet te përpjekjet dhe mburrjet rreth sukseseve të fëmijëve, dmth., disa nga prindërit janë ata që manifestojnë një dozë narcizmi që mendohet se është i domosdoshëm. Por, ka raste kur ata e lodhin bashkëbiseduesin dhe i ekzagjerojnë gjërat. Grupi i dytë dhe i tretë janë përshkruar lartë.

Trajtimi i personave me çrregullim narcistik të personalitetit është mjaft i vështirë, ata nuk duan të takohen me psikiatrin ose psikologun. Ata mund të trajtohen vetëm kur bien ndesh me ligjin dhe kur sjellja e tyre i pengon familjarët, punëdhënësit, ata iu japin edhe një shansë. Të rrallë janë ata të cilët dëshirojnë ta ngrisin vetëkritikën dhe sadopak ta ç’vendosin libidon nga vetja. Ata mund të marrin trajtim psikoterapeutik, punë individuale dhe grupore me terapeutin, në rastet tjera edhe psikofarmak.

Narcisët mendojnë se mund të varen nga vetja, ose nga të tjerët. Ata jepen sikur kanë njohuri të mjaftueshme, por në thellësinë e natyrës së tyre, ata e ndjejnë humbjen dhe shterpësinë. Në mënyrë që të përsosen, narcisët janë të zënë gjithë kohën me këtë gjë, me anën adekuate të saj, pushtetin dhe bukurinë, statusin e tyre, provën e prestigjit dhe superioritetin që kanë. /Telegrafi/
 

Attachments

  • foto-1nar.jpg
    foto-1nar.jpg
    20.2 KB · Shikime: 0
Pe: Të dashurosh vetveten

....Narcizmi eshte manifestim ekstrem i egoizmit....narcistet jane asocial,intolerant, insensibel....eshte kategori shume e veshtire sepse jane te pamanipulueshem.....larg tyre me mire.....
 
Pe: Të dashurosh vetveten

Te gjithe jemi pak a shum narcist,pasi e vleresojme veten...Tek njerezit narcist nuk ekziston nje person tjeter,vec UNE,UNE dhe vetem UNE...Full of themself....
 
Titulli: Të dashurosh vetveten - narcisizmi

Pershendetje! MEqe eshte postimi im i pare ju uroj te gjitheve : Mire se ju gjeta!.
per temen...
Mendoj se eshte veshtire te flasesh per narcizimin si ideologji. Me pak fjale une nuk njoh ndonje rryme apo shkolle qe te jete burimi apo mbeshtetja e nje "izmi" qe do formezonte kete rryme. Kush ka qene ne mitologji narcizi e dijne te gjithe besoj. Ne dijenime time ka du lloje pamjesh (nese mund te shprehem keshtu). Njihet crregullimi i personalitetit narcistik si i vetmi pershkrues konkret i karakteristkikave te tilla dhe mund te keshillohet si ne DSM edhe ne ICD 10.
Por ka edhe individe me njgjirime te theksuara te personaltetit narcistik. Njerezit shkojne per tu keshilluar kur jane me crregullime dhe nuk ka teste personaliteti qe te nxherrin narcistik ose jo. Ka vetem kritere diagnostikuese te cilat behen ne ksuhte klinike.
Faleminderit!
 
Titulli: Të dashurosh vetveten - narcisizmi

Mire eshte ta duam veten e ta vlersojme por jo deri ne ate pike sa te humb dhe ndjenja e reciproritetit apo integrimit ne shoqeri .Nje shoqeri nuk te duron dot nese ti shprehesh UNE,UNE..dhe vetem UNE , sot askush ska kohen apo nervat te degjoj vetdeklarimet e tua .Ndaj dhe kjo pjese e crregullimit te personalitetit konsiderohet si ''problem shqetesues''
Duke e menduar si nje crregullim ,une mendoj se kta persona kane nevoje per terapi ,ndoshta jane te vetedijshem qe ''te qenurit te tille eshte gabim'' dhe duhet te ndryshojne .
 
Titulli: Të dashurosh vetveten - narcisizmi

Luften me te madhe e bej me vetveten, por ama e dua shume gjithesesi. Nderkohe qe disa mund ta konsiderojne narcisizem, une e konsideroj te nevojshme dashurine per vetveten.

Fundja, kur s'di te duash veten, si valle do te mund te dashurosh dike tjeter?
 
Pe: Narcizist

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Njihni një narcis?

Sëmundja e rënies në dashuri me veten, jo vetëm nga bukuria fizike

timthumb.php


Ata të cilët kanë hasur me një narcis në jetën e tyre në çift, ose ata që janë lënduar nga një parter biznesi, që vuan nga narcizmi, e dinë shumë mirë se narcisët ekzistojnë vërtet. Ju vjen ndërmend një njeri i tillë, i cili ka karakter të vështirë, egoist, i cili pavarësisht se mendon vetëm për vete, pretendon të jetë një person që kujdeset për të tjerët?

Fillimisht le t’u hedhim një sy çrregullimeve të personalitetit në tërësi.

Ndryshe nga sëmundjet fizike, të cilat shumë thjesht mund të përcaktohen me anë të analizave të shumta dhe simptomave që shfaqin, personaliteti i një narcisi është shumë i vështirë të zbulohet, pasi ai nuk mund të evidentohet me sy të lirë apo me një diagnozë të vetme.

Mbi të gjitha të etiketosh dikë si narcis është e rëndë, ndaj duhet siguri.

Truri ka 100 miliardë neurone dhe lidhje të pafundme mes tyre. Këto e bëjnë çdo tru unik. Ashtu sikurse fytyra që ka një strukturë të thjesht me të njëjtat elemente, është gati e pamundur të gjesh dy fytyra identike ndër 7 miliardë fytyra të ndryshme në planet. اdo tru ka një numër të pafund veçorish që e bëjnë këdo të jetë ai apo ajo që është. Në botën e psikologjisë, disa çrregullime ngjasojnë me njëra-tjetrën. Për shembull, shumë njerëz që vuajnë nga skizofrenia apo paniku kanë shumë të përbashkëta. Testet e neuropsikologjisë kanë zbuluar se disa forma të qëndrueshme mendimi ndikojnë në gjërat që themi, apo në gjërat që na bëjnë nervoz.

Narcizmi bën pjesë në një kategori të psikiatrisë të quajtur çrregullime të personalitetit. Këta njerëz kanë probleme në përshtatjen me stilin e jetesës, me botën e jashtme, e cila mund të jetë shpeshherë edhe e dhimbshme për ta.

Ja një shikim i shkurtër rreth narcizmit:

• Teprimi me vlerësimin e rëndësisë dhe talentit të dikujt.

• Imagjinata për romanca të mëdha, për arritje madhështore dhe dëshirë për t’i parë gjërat me detaje.

• Nevojë e tepruar për vëmendje dhe adhurim.

• Dëshira për të pasur gjithnjë të drejtë, mendimi se veprimet egoiste janë normale.

• Prirja për t’i përdorur njerëzit si sende.

• Mungesa e ndjeshmërisë, por shpesh mund të shtiren si tipa të ndjeshëm.

• Lëndohen shpejt dhe i lëndojnë të tjerët pa i vrarë ndërgjegjja.

• Të fiksuar pas vetes.

• Mungesa e aftësisë për të kritikuar veten.

Këto elemente mund të duken si përshkimi i duhur për një adoleshent, por ç’ndodh nëse një i rritur ka këto tipare? Kjo shkakton probleme të mëdha në marrëdhëniet e tyre me partnerin, me kolegët e punës apo edhe me fëmijët e tyre.

Përcaktimi i diagnozave të një personaliteti narcist, është e rëndësishme, pasi na tregon me kë kemi të bëjmë dhe si të përballemi me të. Dhe nëse ti vetë je një narcist, duhet të kuptosh arsyen pse disa nga marrëdhëniet e tua me të tjerët kanë dështuar dhe përse nuk je kurrë i kënaqur me atë që ke.

Problemi me jetën tuaj gjendet brenda jush

اdo narcist është i ndryshëm. Ata kanë një kombinim të ndryshëm të 100 miliardë neuroneve të tyre. Ata të gjithë kanë edukim të ndryshëm, në nivele të ndryshme. Aftësia për të parë veten me syrin kritik mungon te të gjithë ata, sepse për narcisët është e pamundur të jenë gabim.

Terapia për këtë çrregullim personaliteti është e vështirë dhe ka një kohëzgjatje të madhe, pasi narcisët duhet të përballen me vetveten, të pranojnë se nuk janë ata që ata mendojnë se janë. Ata duhet ta mëson veten me humbjen dhe ta hapin zemrën e tyre drejt botës, e cila mund të jetë shpeshherë e dhimbshme ose e padrejtë, por ama ka shumë gjëra të bukura atje jashtë që shihen vetëm po të shemben muret e egoizmit.

Legjenda

Sipas Ovidit, Narcisi ishte një djalë shumë i bukur i cili një ditë po shëtiste në pyll i vetëm. Dy nimfa e panë atë dhe aq shumë e pëlqyen sa u dashuruan menjëherë pas tij. Ato vendosën ta ndiqnin Narcisin në fshehtësi. Ky duke ndier se dikush po e ndiqte, bërtiti me të madhe: “Kush është aty?” Njëra nga nimfat e quajtur Jehona, bërtiti pas tij: “Kush është aty?” Narcisi u largua i mërzitur dhe i kërkoi ta linte të qetë. Nimfa u trishtua aq shumë, saqë gjithë jetën e saj e kaloi në dëshpërim prej dashurisë së refuzuar të Narcisit.

Nemisis, perëndia e hakmarrjes, pasi mësoi për këtë ngjarje vendosi ta ndëshkonte djalin. Kështu kur Narcisi iu afrua një liqeni aty pranë, në të u pasqyrua imazhi i tij në një mënyrë të magjishme. Djaloshi nuk e kuptoi se figura që ai pa ishte vetëm një iluzion, ndaj ai u dashurua me pasqyrimin e tij. Por kjo nuk mund të ishte një dashuri e vërtetë, ndaj Narcisti i dëshpëruar mbeti i vetëm, duke shëtitur liqen më liqen për të parë dashurinë e tij, që kurrë nuk do t`i kthehej pas.
G.Shqip
 
Titulli: Njihni një narcis?

Djaloshi nuk e kuptoi se figura që ai pa ishte vetëm një iluzion, ndaj ai u dashurua me pasqyrimin e tij. Por kjo nuk mund të ishte një dashuri e vërtetë, ndaj Narcisti i dëshpëruar mbeti i vetëm, duke shëtitur liqen më liqen për të parë dashurinë e tij, që kurrë nuk do t`i kthehej pas.


pse nuk me cudit fakti ,qe edhe ne mitologjine greke misherimi i NARCISTIT eshte mashkull ?!
 
Titulli: Njihni një narcis?

si i takon te qohet kjo lulja :p Luledele e :D
 
Titulli: Narcizist

Tregojeni mire historin mo :p.
Nimfa Echo = Jehona ishte e denuar qe te perseriste gjithmone fjalet e fundit qe degjonte ishte ajo qe dashurohet pas Narcizit dhe qe e ndjek nga pas, nimfat e tjera ishin te dashurat e Zeusit ndaj si benin dot gje. Kur kjo takon Narcizin bje ne dashuri direkt me te, pasi ishte shume i bukur dhe dashuroheshin te gjithe pas tij meshkuj dhe femra.
Jehona pasi takon Narcizin ne pyll ky i flet, por kjo i perseriste fjalet e fundit ndaj ky mendoje se e tallte dhe iku e la me zemer te thyer. Jehona me zemer te thyer iken largohet nga pylli ku ishte dhe shkon neper male nga kjo mbetet legjenda e Jehones qe "Jehones i mbeti vetem zeri ajo qe degjojme ne kur bertasim neper gryka malesh ", per kete Nemesi = Drejtesia e denon Narcizon me nje mallkim qe te dashurohesh vetem me pamjen e tij, kur ai shikon veten ne lume dashurohet direkt por me vone ai e kuptoi qe ishte vetja e tij por e la veten te vdiste pasi nuk e ndjeu me kurre ate ndjenje kur takonte njerezit.

Kur lindi Narcizi eshte fillimi i legjendes, qe parashikohesh qe nese Narcizi nuk do takohesh me "veten e tij" do te jetonte deri ne pleqeri, por ja qe nuk ndodhi.


Persa i perket artikullit per sindorma e Narcizizmit, skam takuar asnje te till por morali eshte qe mendojne vetem per vete, ndaj perpara tyre je si kalimtar i thjeshte. Duke qene se legjenda flet per bukuri, Narciziztet duhet te jene te bukur, ndaj mos e cani koken se ska shume verdall. lol lol lol lol
 
Titulli: Narcizist

mendoj se te gjithe jane nga pak narcis ne vetvete... ashtu sic jane edhe nga pak egoiste. njeriu eshte egoist nga natyra, pasi ekziston ego... ndryshimi eshte nga masa e perjetimit dhe e shfaqjes.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top