Myslimanja lë punën pasi urdhërohet t’u zgjasë dorën kolegëve meshkuj

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Një grua myslimane e ka lënë punën si mësuese në Suedi sepse ishte urdhëruar që patjetër t’ua zgjaste dorën kolegëve të vet meshkuj.

Fardous El-Sakka, po punonte që prej gushtit si mësuese zëvendësuese për Kunskapsskolan, një grup i shkollave të pavarura në Helsingborg.

Por, 20-vjeçarja ka zgjedhur që mos t’ua zgjasë dorën kolegëve meshkuj dhe në vend të kësaj ka preferuar që ta vendosë dorën në zemër dhe përkulet për t’i përshëndetur ata, transmeton Express.

Megjithatë, kur njëri nga kolegët e saj u bë shef, Sakka u urdhërua që të shkojë në takim me drejtorin dhe t’i respektojë vlerat thelbësore të institucionit ku punonte nëse dëshironte të vazhdonte punën aty.

Pas kësaj, ajo e ka lënë punën menjëherë duke mos iu bindur urdhrave të shefit.

MyslimanetSuedia
1-190-780x439.jpghttp://www.telegrafi.com
 
Attachments

  • 1-190-780x439.jpg
    1-190-780x439.jpg
    41.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Myslimanja lë punën pasi urdhërohet t’u zgjasë dorën kolegëve meshkuj

Se kam degjuar ndonjehere qe femres myslimane si lejohet me ja dhene doren nje mashkulli.
Hera e pare qe lexoj.
 
Titulli: Myslimanja lë punën pasi urdhërohet t’u zgjasë dorën kolegëve meshkuj

Ne fakt une di dhe e kam lexuar diku ketu ne nje teme qe femra myslimane nuk ben ta shikoje mashkullin ne sy kur e pershendet psh,dhe as ti jap doren (ta prek)!?
 
edhe tetove esht ketu
 
Titulli: Myslimanja lë punën pasi urdhërohet t’u zgjasë dorën kolegëve meshkuj

po si ne aspektin fetar dhe si ne ate jofetar, sa koleget jane ne pune....as mua sdua te me japin doren, se do me behet e tepert.

Mjafton nje pershendetje (shkurt me gojë), dhe ec....
 
Titulli: Myslimanja lë punën pasi urdhërohet t’u zgjasë dorën kolegëve meshkuj

Lloj lloj budalliqesh po lexojme ketu... Kur e filloj punen kjo femer e ka ditur shume mire qe ka disa norma shoqerore te cilat duhen respektuar,nese ajo nuk ka dashur ti respektoje keto norma me mire ti bente te ditura qe ne fillim ose te mos pranonte te punoje.
 
Titulli: Myslimanja lë punën pasi urdhërohet t’u zgjasë dorën kolegëve meshkuj

Mire, nqfs ne fillim ka kerkuar kete kusht dhe e kane pranuar, eshte e padrejte tani ta perjashtojne !
 
Titulli: Myslimanja lë punën pasi urdhërohet t’u zgjasë dorën kolegëve meshkuj

Ky po qe eshte aktualitet boteror. Lol
Sa per gruan: her life her choice! Gjthss hera pare qe degjoj se takimi esht i detyrueshem. E ku? ne shkolle.
 
Titulli: Myslimanja lë punën pasi urdhërohet t’u zgjasë dorën kolegëve meshkuj

Ne fakt une di dhe e kam lexuar diku ketu ne nje teme qe femra myslimane nuk ben ta shikoje mashkullin ne sy kur e pershendet psh,dhe as ti jap doren (ta prek)!?

Ku shohin perverset nese i ulin syte :p
 
Titulli: Myslimanja lë punën pasi urdhërohet t’u zgjasë dorën kolegëve meshkuj

Se kam degjuar ndonjehere qe femres myslimane si lejohet me ja dhene doren nje mashkulli.
Hera e pare qe lexoj.

E kemi ba debat nje here kete argument, kontradita mes hoxhe Krasniqit dhe Ternova (kryetari te hoxhallarve te Ks)
Feja islame eshte e lire dhe demokaratike, mos na lashte zoti pa te, se shume gjera po i mesojme prej islamit.

Pyetja: KUJT I LEJOHET T’I JEPET DORA PERSA I PERKET FEMRES POR EDHE MASHKULLIT (ME NE DETAJE( Allahu jua shperblefte te gjithve!

Përgjigje: Ue alejkum selam ue rahmetullahu ue berekatuhu!

Me emrin e Allahut teGithëmëshirshmit Mëshiruesit. Falenderimet itakojnë Allahut, Zotit te botrave, paqia dhe mëshira e Tij qofshin mbi teDërguarin e fundit Muhamedin dhe mbi te gjithë ata që e ndjekin dhe e pasojnërrugën e Tij.

Dhënia e dorës gjinisë tjetër në këndvështrimin Islam është e ndaluar e kjo duke u bazuar në disa argumente fetare, prej tyre:

1. Aishja pasi ka treguar mënyrën se si gratë i jepnin besën Profetit -alejhi selam- ka thënë: “Për Allahun, dora e Profetit nuk ka prek dorë femre kurrë, porse merrte besën me fjalë.” (Buhari nr. 5288)

Në shpjegimin e këtij hadithi Ibnu-Haxher thotë: “U merte besën grave me fjalë dhe nuk u jipte dorën, se dhënia e dorës ishte vetëm për burrat.

2. Gratë dëshiruan t’i jepnin besën Profetit –alejhi selam- dhe Ai u tha: “Unë nuk u jap dorën grave.” (Ahmedi nr. 26466, Tirmidhi nr. 1597 etj.)

Në shpjegimin e këtij hadithi Ibnu Abdulberr thotë: “Në këtë hadith ka argument se nuk lejohet që burri të prekë dhe t’i japë dorën një femre të huaj.”

3. Dijetarët e islamë janë të mendimit të përbashkët se kjo gjë është e ndaluar.

Personave që u jepet dora janë:

a) Personat që ke lidhje fisnore e ata janë:

1. Paraardhësit e tu (babai, gjyshi, stërgjyshi…, nëna, gjyshja, stërgjyshja…);

2. Pasardhësit (djali, nipi…, vajza, mbesa…);

3. Vëllezërit dhe pasardhësit e tyre (nipërit.., mbesat..);

4. Motrat dhe pasardhësit e tyre;

5. Xhaxhai yt apo i paraardhësve të tu (xhaxhai i babait, gjyshit, mamit, gjyshes);

6. Halla jote, apo e paraardhësve të tu;

7. Daja jote apo i paraardhësve të tu;

8. Tezja jote apo e paraardhësve të tu.

b) Personat që ke lidhje si rrjedhojë e pirjes gji nga një grua (n.q.s. janë plotësuar kushtet) trajtohesh si biri i saj dhe i burrit të saj, pra për ty janë nënë e babë dhe si rrjedhojë lejohen të gjithë personat e përmendur më sipër në pikën (a).

c) Persona që ke lidhje martesore edhe nëse kurora prishet e ata janë:

1. Paraardhësit e bashkëshortes tënde apo bashkëshortit (mamaja, babai, gjyshja, gjyshi… i nuses apo burrit);

2. Pasardhësit e bashkëshortes tënde apo të bashkëshortit;

3. Nusja e djalit dhe e pasardhësve të tu;

4. Njerka (nusja e paraardhësve të tu);

5. Dhëndri (burri i gocës dhe pasardhësve të tu).

Këta persona në termin fetar quhen "mahrem", ndaj çdo person që nuk është mahrem ndalohet dhënia e dorës, jo mahrem janë të jopërmendurit në pikat e mësipërme si p.sh.: kushërinjtë, miqtë dhe të afërmit e tjerë.

Disa këshilla në lidhje me këtë temë

Pasi mësove se kujt të ndalohet t’u japësh dorën, dëshiroj të jap disa këshilla, pasi tradita shqiptare e trajton dhënien e dorës si një respekt dhe nderim për tjetrin, porse kjo nuk domethënë se lejohet, por na bënë ne si muslimanë, që për ta po sjellim një zakon të ri, të dimë se si ta sjellim këtë rregull fetar dhe të jemi krenar në praktikimin e fesë sonë, ndaj besoj se duhet të ndiqen disa metoda që njerëzit të na kuptojnë drejtë.

1. T’i shpjegohet të afërmve tanë arsyeja se pse nuk e japim dorën, e cila është feja e jo mosrespekti ndaj tyre, por pa u futur në hollësi.

2. Të përpiqemi për t’i informuar më parë, në mënyrë që mos t’u kthehet dora bosh, se kjo është e vështirë për ta e sidomos në publik.

3. Të jemi të vendosur në praktikimin e fesë dhe jo të bëjmë dallime duke ia dhënë dorën disave e disave jo, se kjo i bënë ata të dyshojnë në respektin ndaj tyre. Si p.sh.: kur burri vetë e jepë dorën, ndërsa nusja nuk e jep; apo ia jep dorën fëmijëve të filan teze dhe fëmijëve të tezes tjetër jo.

4. Të tregohemi më të kujdesshëm në lidhjet me fisin. Pra, edhe pse nuk u jep dorën por ti je djali apo vajza më i mirë në fis, duke forcuar lidhjet fisnore me metoda të ndryshme si: vizitat, dhuratat, ndihmesa, telefonatat etj.

5. Mikpritja e tyre dhe jo mos të takohesh me ta.

6. Nëse jeni një grup, atëherë të jetë përpara ai që nuk e jep dorën, në mënyrë që njerëzit mos të keqkuptohen.

7. Nëse nuk ke mundësi për ta zbatuar këtë praktikë fetare, mos u përpiq të arsyetosh veten, por lute Allahun të të ndihmojë.

8. Dije se vështirësia është në fillim e më pas do të jetë krejt normale, ndoshta do dëgjosh dikë që e pëlqen këtë gjë.

9. Shpërblimi me vështirësi është më i madh e sidomos nëse bëhesh shembull për të tjerët.

10. Përpara se të zbatosh këtë gjë, dije se ka gjëra shumë më të rëndësishme, por nuk dua të të them që jepe dorën, pasi Profeti, alejhi selam, e ka ndaluar pra kontrollo veten.

/Burimi i jetes.

ps. Burimi i jetes??
 
Titulli: Myslimanja lë punën pasi urdhërohet t’u zgjasë dorën kolegëve meshkuj

Bohhh perendi e madhe cfare po lexoj.
Po ti japesh doren tjetrit ta shikosh ne sy dhe te buzeqeshesh eshte shenje respekti dhe miresie njerzore!
Nejse te tilla rite as copash te me benin sdo i respektoj pa le me per hirin e nje feje.
 
Perdore pak logjiken edhe ti maa. Kur keta i fusin femrat me koke ne thes qe te mos i shikoje kush, si do lejohej te preken me dore Lol
Injorantat e shek 6
 
Titulli: Myslimanja lë punën pasi urdhërohet t’u zgjasë dorën kolegëve meshkuj

Ti jeton ne mesin e ketyre injoranteve, fale tyre je gjalle sot :D
 
Back
Top