Mustafa: Nënshkrimi i MSA-së, ndër ditët më të rëndësishme për Kosovën pas pavarësisë

legjenda

Tetova
Berisha: MSA-ja shënon realizimin e ëndrrës së Presidentit Rugova

(E plotesuar) - Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka përshëndetur nënshkrimin e Marrëveshjës së Stabilizim Asociimit midisë Kosovës dhe Bashkimit Europian në Strasburg.

Berisha ka thënë se kjo marrëveshje shënon një arritje të madhe në realizimin e ëndrrës europiane të qytetarëve të Kosovës, arkitektit të Kosovës së pavarur dhe europiane, Presidentit Rugova, komandantit legjendar Adem Jashari dhe luftetarëve të lirisë.

“Nje dite historike ne marredheniet e Kosoves me Bashkimin Europian. Firmoset ne Strasburg Marreveshja e Stabilizim Asociimit!

Te dashur miq, sot ne Strasburg u firmos Marreveshja e Stabilizim Asociimit midis Republikes se Kosoves dhe Bashkimit Europian. Marreveshja u firmos nga kryeminstri i Kosoves Isa Mustafa dhe perfaqesuesja e Larte e BE. Per Pune te Jashtme dhe Politikat e Sigurise, Mogherini si dhe ministri per ceshtje te integrimit europian Bekim اollaku dhe komisionerit per zgjerimin dhe fqinjesine, Johannes Hahn.

Marreveshja eshte kontrata e Kosoves me BE. Ajo shenon nje arritje te madhe ne realizimin e endrres europiane te qytetareve te Kosoves, arkitektit te Kosoves se pavarur dhe europiane, Presidentit Rugova, komandantit legjendar Adem Jashari dhe luftetareve te lirise.

Kjo marreveshje e Kosoves, shtetit me te ri ne Europe eshte lajm i gezueshem per mbare kombin shqiptar dhe eshte hap i madh dhe historik ne procesin e integrimit te saj ne BE. Urimeee!! “, thuhet nëurimin e Berishës./A.M

​Ambasada amerikane: MSA me përfitime të prekshme për popullin e Kosovës

Ambasada e SHBA në Prishtinë uron Qeverinë e Kosovës për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) sot në Strasburg. Pasi që të miratohet nga Kuvendi dhe të zbatohet MSA-ja do të ofrojë përfitime të prekshme për popullin e Kosovës. Ajo përfaqëson një përparim të vërtetë në integrimin në institucionet evropiane dhe transatlantike.

Nishani uron Jahjagën: Nënshkrimi i MSA, ngjarje historike

Presidenti Bujar Nishani zhvilloi një bisedë telefonike me Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, të cilës i përcolli urimet më të ngrohta për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Europian. Nishani e cilësoi nënshkrimin e MSA si një ngjarje historike për Kosovën, që shënjon institucionalizimin e marrëdhënieve kontraktuale me Bashkimin Europian. “Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje është një mbështetje dhe shprehje e fuqishme e besimit europian ndaj institucioneve të Kosovës, një gurthemeli për integrimin e përparimin e mëtejshëm të saj në strukturat europiane e euro-atlantike”, u shpreh Kreu i Shtetit. Ai shprehu besimin se ky moment do të shërbejë si nxitje dhe katalizator për vazhdimin e reformave të guximshme e të domosdoshme në të gjitha fushat.
Presidenti Nishani u shpreh se përfshirja institucionale e Kosovës në qasjen europiane nëpërmjet nënshkrimit të MSA është një lajm i shkëlqyer edhe për të gjithë rajonin tonë, për të ardhmen e përbashkët europiane si dhe për paqen, stabilitetin dhe ripajtimin në Ballkanin Perëndimor.
Duke uruar edhe një herë Presidenten Jahjaga, dhe nëpërmjet saj qeverinë dhe gjithë popullin e Kosovës për këtë arritje të madhe, Kreu i Shtetit u shpreh besimplotë edhe për anëtarësimin e pritshëm të Kosovës në UNESCO më 9 nëntor, dhe në organizata të tjera rajonale dhe ndërkombëtare, duke e siguruar njëkohësisht për mbështetjen e plotë të Shqipërisë në çdo hap.

VV: Vlera e MSA është simbolike përballë problemeve të Kosovës

Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim e nënshkruar sot midis Kosovës me footnotë dhe BE-së nuk erdhi si rezultat i përpjekjeve dhe të arriturave në luftimin e korrupsionit, as si rezultat i përmirësimit e zhvillimit ekonomik, as si rezultat i reformave institucionale por si produkt i Dialogut me Serbinë.
Sigurisht nënshkrimi i Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim ka vlerë simbolike për Kosovën por kjo marrëveshje i ka disa probleme themelore për të ardhmen e shtetit tonë. Së pari, përfitim politik të drejtpërdrejtë nga ky nënshkrim nuk ka. Kosova ende nuk njihet si shtet nga institucionet e Bashkimit Evropian kështu që nuk mund të aplikojë për anëtarësim. Pra, në planin e marrëdhënieve me Bashkimin Evropian nënshkrimi i MSA nuk nënkupton avancim në drejtim të procesit të integrimit as në atë të liberalizimit të vizave. Sa i takon forcimit të shtetësisë së Kosovës ndryshe nga çka ndodhur me vendet e rajonit këtë marrëveshje nuk do ta ratifikojnë vendet anëtare të BE-së në parlamentet e tyre.
MSA është marrëveshje "asociimi" apo bashkëpunimi. Të tilla marrëveshje përveç vendeve të rajonit tonë, me BE-në kanë dhe vende që nuk janë fare në kontinent si Siria për shembull. Në planin e politikës së jashtme në rajonin e Ballkanit në Nenin 13 kjo marrëveshje e vendos Kosovën në një marrëdhënie ndërvarësie me Serbinë dhe kërkesat e saj për brenda Kosovës.
E sa i takon çështjeve ekonomike që është dhe thelbi i marrëveshjeve si kjo theksojmë se edhe deri më tani Kosova e ka pasur mundësinë e eksporteve në vendet e BE-së por s'e ka përdorur dot për shkak të mungesës së aftësisë konkurruese dhe standardeve. Në këto kushte eksportet e prodhimeve nga Kosova edhe pas nënshkrimit të MSA-së nuk kanë mundësi që të rriten. Kjo edhe meqë asnjë qeveri nuk ka punuar në drejtim të mbështetjes së prodhuesve të Kosovës. Në fakt e kundërta do të ndodhë, pra importi nga vendet e BE-së pritet të rritet për rreth 7% siç kanë shpjeguar edhe ekspertët e BE-së në prezantimet e tyre në Kosovë. Në dokumentet zyrtare të Qeverisë së Kosovës paraqitet në shifra konkrete që humbja në buxhetin e Kosovës nga nënshkrimi i MSA do të jetë rreth 25 milionë euro, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Komiteti për Politikë të Jashtme në Lëvizjen VETثVENDOSJE!

​LDK: Nënshkrimi i MSA-së trason rrugën për anëtarësim të plotë në BE

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) e mirëpret nënshkrimin e sotëm të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) ndërmjet Kosovës dhe BE-së, dhe e konsideron atë si e arritura më e madhe në rrugën tonë integruese drejt anëtarësimit të plotë në BE.

Nënshkrimi i sotëm, thuhet në komunikatën e partisë, tregon se Qeveria e Kosovës i ka plotësuar në afat rekord të gjitha kriteret e përcaktuara nga Komisioni Evropian.

“LDK-ja si pjesë e Partive Popullore Evropiane po japë kontribut të fuqishëm për zbatimin e reformave të brendshme dhe për zgjerimin e miqësive me vendet anëtare të BE, shumica e të cilave udhëhiqen nga EPP.

Puna e suksesshme e Qeverisë e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa po jep frytet e veta në procesin integrues dhe shumë shpejt pritet që të marrim lajme pozitive edhe për procesin e liberalizimit të vizave.

Përveç perspektivës evropiane, MSA është një sinjal shumë i qartë tek partnerët ekonomikë ndërkombëtarë të Kosovës dhe investitorët potencialë, për të ardhur dhe për të investuar në Kosovë.

LDK-ja dhe Grupi i saj parlamentar do të japin kontribut që MSA të miratohet në Kuvendin e K osovës sa më shpejt që është e mundshme”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

* * * *
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa dhe përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, njëherësh zëvendës presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, kanë nënshkruar sot në Strasburg, Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit (MSA) ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Në ceremoninë që u zhvillua në Strasburg, Marrëveshja është nënshkruar edhe nga ministri i Integrimit Evropian të Kosovës, Bekim اollaku dhe Johannes Hahn, komisioner i BE-së për Politika të Fqinjësisë Evropiane dhe Negociata të Zgjerimit.



Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pas nënshkrimit të Marrëveshjes, ka thënë se kjo ditë është ndër ditët më të rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

“Sot, vendi im, në mënyrë zyrtare ka hyrë në marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Evropian. Me nënshkrimin e kësaj Marrëveshje, konfirmuam vullnetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës drejt perspektivës euro-integruese dhe hapjen e një kapitulli të ri për Kosovën.



Kjo Marrëveshje vulos rrugën e Kosovës drejt BE-së, rrugë e cila nuk ka kthim, por i hapë mundësi Kosovës drejt reformimit, përshtatjes dhe implementimit të reformave në të gjithë sektorët. ثshtë rrugë e forcimit të demokracisë dhe ndërtimit të shtetit të së drejtës, rrugë e stabilitetit politik dhe e perspektivës ekonomike, rrugë e përfundimit të tranzicionit drejt një ekonomie funksionale të tregut, e forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe e zgjidhjeve politike”, theksoi kryeministri Mustafa.



Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, tha se procesi i evropianizimit kuptimplotë të Kosovës, që po fillon sot, do të përcillet me një përkushtim të plotë shtetëror dhe institucional të Kosovës dhe me partneritet të plotë me Bashkimin Evropian.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, njëherësh zëvendës presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, tha se është bërë shumë punë nga të dyja anët, dhe është mirë që më në fund u nënshkrua MSA-ja. “Presim që kjo të hyj në fuqi sa më parë që është e mundur. Pas kësaj do të ketë shumë të mira për njerëzit e Kosovës dhe për Bashkimin Evropian, për stabilitetin dhe integrimin e rajonit. ثshtë një moment i mirë”, theksoi ajo.

Komisioneri i BE-së për Politika të Fqinjësisë Evropiane dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, tha se vërtetë është një arritje e madhe në marrëdhëniet dypalëshe, në veçanti kur është fjala për aspiratat evropiane të Kosovës . “ثshtë një ditë e madhe për të gjithë ne, duke falënderuar ekipet tona, pa të cilat kjo gjë nuk do të ishte arritur. Mezi pres që të jem në Kosovë javën e ardhshme dhe të çojmë deri në fund atë për të cilën jemi marrë vesh sot dhe të shohim për mundësitë se si ta zbatojmë, sepse tash është koha për zbatim”, u shpreh komisioneri Hahn.



Ai, po ashtu, e falënderoi përfaqësuesen e Lartë, familjet, dhe të gjithë të tjerët, të cilët punuan në muajt e kaluar duke e vlerësuar si një arritje për të gjithë familjen evropiane. “ثshtë një deklaratë e fuqishme e Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, theksoi komisioneri Hahn.

Kosova nënshkruajti MSA-në me Bashkimin Evropian

Kosova sapo ka nënshkruar në Strasburg Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian. Këtë e ka bërë të ditur ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Qitaku.

Përveq saj, këtë e ka bërë të ditur edhe ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Qollaku./Bota sot


Ministri i Integrimeve Evropiane Bekim اollaku, bashkë me kryeministrin Isa Mustafa dhe zëvendësin e tij Hashim Thaçi, sapo kanë vënë nënshkrimin për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Këtë lajmë e ka dhënë vetë ministri اollaku, përmes një publikimi në rrjetin social Facebook.

Publikimi i plotë i ministrit Bekim اollaku

Sapo vura nënshkrimin tim në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Jam i lumtur dhe krenar që kam qenë pjesë e këtij momenti historik të përcaktimit formal të Republikës së Kosovës drejt integrimit dhe anëtarsimit në BE. Këtë ia thash sot edhe Përfaqësues së Lartë Mogerini si dhe Komisionerit Johannes Hahn.

Kam shumë besim se Kosova tani është e gatshme për të marrë përsipër detyrimet dhe të bëjë reformat e nevojshme për të përmbushur kriteret e anëtarësimit në BE. Pa dyshim, si rezultat i kësaj marrëveshjeje, fati i Kosovës dhe i BE-së në të ardhmen do të jetë i lidhur më ngushtë, dhe unë fuqimisht besoj se kjo është një e arritur e madhe, e dre jtë dhe plotësisht në përputhje me interesin tonë shtetëror për integrime euro-atlantike.

Kjo nënkupton më shumë mbështetje për të bërë reformat që i duhen vendit tonë: duke filluar që nga luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, përforcimi i mëtejmë i sundimit të ligjit, deri tek reformat ekonomike, me qëllim të rritjes së vendeve të punës dhe rritjen e këmbimit tregtar me BE, duke e rritur eksportin e prodhimeve kosovare. Të gjitha këto do ta bëjnë Kosovën më të zhvilluar dhe të gatshme t'iu bashkuar familjes evropiane.

Jam i lumtur që ky qëllim i rëndësishëm tani është arritur. Fokusi ynë i plotë tani është përmbushja e objektivit tjetër shumë të rëndësishëm, - përfundimi i procesit të liberalizimit të vizave. Unë besoj se edhe ky proces do përmbyllet me sukses, sepse ne i kemi përmbushur të gjitha kriteret e parapara.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është i një rëndësie historike dhe kjo është arsyeja pse edhe një herë unë do të doja të uroj të gjithëve:

Urime qytetarë të Republikës së Kosovës.



Kosova nënshkruan sot MSA-në me Bashkimin Evropian

Kosova do të nënshkruajë sot në Strasburg Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian. Nënshkrimi i këtij dokumenti shënon edhe vendosjen e parë të marrëdhënieve kontraktuale midis Kosovës dhe BE-së.

Marrëveshja për Stabilizim Asociim kërkon nga një vend që synon anëtarësimin në BE, të sigurojë se mekanizmat e tij të qeverisjes dhe të shoqërisë civile përmbushin standardet e BE-së.

Të hënën, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, Kosova shpreh gatishmërinë dhe zotësinë e saj që t'i dëshmojë Bashkimit Evropian se është një shtet partner, shumë serioz, për t'i bërë të gjitha reformat e nevojshme".

“Jam i bindur se përfitimet e ekonomisë së Kosovës janë të shumëllojshme nga kjo marrëveshje. Por, mendoj se edhe përfitimet e Bashkimit Evropian janë evidente, sepse do të ketë në gjirin e tij një vend, i cili ka specifika zhvillimore dhe i cili mund të jetë vlerë shtuese e këtij tregu”, ka thënë Mustafa.

Kosova dhe Komisioni Evropian kanë vënë inicialet në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit qysh në korrik të vitit 2014.

Procesi i nënshkrimit është ngadalësuar për shkak të mungesës së konsensusit brenda vetë Bashkimit Evropian, përkatësisht mosnjohjes së Kosovës si shtet nga pesë vende të BE-së.

Më vonë, megjithatë, është rënë dakord që Marrëveshja e Stabilizim Asociimit të mos ratifikohet nga parlamentet e secilit shtet anëtar veç e veç, ashtu siç ka qenë praktika me vendet e tjera.

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit vjen në kohën kur puna e Kuvendit të Kosovës është bllokuar për gati dy muaj nga partitë opozitare.

Këto të fundit i kanë vënë kusht kryeministrit Mustafa heqjen e nënshkrimeve nga marrëveshja me Serbinë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe nga marrëveshja me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.

Opozita ka përdorur metoda të ndryshme, përfshirë hedhjen e gazit lotsjellës brenda sallës së Kuvendit, për të penguar zhvillimin e seancave.

Këto veprime janë kritikuar nga zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara, ndërsa analistët në Prishtinë kanë thënë se do të kenë pasoja në procesin e integrimit evropian të vendit.

Sipas analistëve, e para që do të pësojë është Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, e cila pasi të nënshkruhet me BE-në, duhet të ratifikohet nga Kuvendi i Kosovës. Pasoja, pastaj, do të ketë edhe në procesin e liberalizimit të vizave, thonë njohësit e integrimeve evropiane.

Negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit kanë nisur para dy vjetësh, vetëm pasi Kosova është angazhuar në bisedimet me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve.

Serbia, si shpërblim, ka fituar negociatat për anëtarësim në BE.Bota Sot
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Mustafa: Nënshkrimi i MSA-së, ndër ditët më të rëndësishme për Kosovën pas p

Legjenda te lutem vendos burimin ne fund te shkrimit,nga ku merr lajmin. Kur hap tema.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top