Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Mourinho nervozohet, largohet nga konferenca për shtyp

Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho, është larguar nga konferenca për shtyp që ishte dedikuar për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Steaua Bucharestit, për shkak të pyetjeve të shumta të gazetarëve rreth mospërfshirjes së Kevin De Bruynes në skuadër.

Portugezi vendosi ta lë jashtë skuadre anësorin belg, i cili nuk është aspak i kënaqur me këtë vendim, ndërsa gazetarët e nervozuan 50-vjeçarin duke e pyetur vazhdimisht rreth tij. E njëjta gjë i ka ndodhur Mourinhos edhe gjatë kohës kur nuk e angazhonte Juan Matan, ndërsa tash kur trajneri ka vendosur ta inkuadrojë spanjollin, vëmendja e gazetarëve është fokusuar gjetiu.

“Kjo është fantastike, sepse askush nuk më pyet për Matan. Keni folur për Matan qe tri javë. Tash po pyesni për Kevinin. Ju jeni të interesuar te lojtarët që nuk luajnë. Ai nuk është zgjedhur. Ishte vendimi im. Vetëm 11-të mund të luajnë dhe unë u përpoqa të vendos në bazë të asaj që tregojnë në fushë kur luajnë në stërvitje”.

“Përpiqem të jem i sinqertë gjatë gjithë kohës. Isha i sinqertë me Juanin për atë që ka bërë në stërvitje dhe atë që ka bërë në lojën që luajti, prandaj do të luajë. Kevini nuk më pëlqeu në lojën që zhvilloi ndaj Swindonit (në Kupën e Ligës) dhe nuk më pëlqeu mënyra si stërvitej”.

“Por ju pyesni vetëm për lojtarët që nuk janë zgjedhur. Faleminderit”, u tha portugezi gazetarëve dhe u largua. /Telegrafi/

f.0930213612849_m.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back