Moska ultimatum Shkupit: Vendosni, jeni me ne apo me Amerikën?

legjenda

Tetova
Gazeta “Sunday times” ka dalur me një shkrim duke theksuar se ambiciet e Rusisë ndaj Maqedonisë janë rritur dhe se Moska zyrtare në mënyrë direkte i ka dhënë ultimatum Qeverisë së Shkupit, se a do të bëhet me te, ose do të pësojë edhe më tej.
“Maqedonia muajin e kaluar u gjet nën presion të drejtpërdrejt nga zyrtarë të qeverisë ruse, të cilët kërkonin që ajo të heqë dorë nga Perëndimi ose do të përballet me hakmarrjen”, shkruan kjo gazetë.

Në këtë mision ka qenë i përfshirë ambasadori rus në Shkup Oleg Shçerbak, i cili kishte kërkuar pozicionime të qarta nga ana e qeverisë së Shkupit.

“Rusia nuk ka nevojë për Maqedoninë, por Maqedonia nuk mund të mbijetojë pa Rusinë”, porositi Shçerbak.

Moska muajve të fundit ishte deklaruar hapur në mbrojtje të pushtetit të Nikolla Gruevskit në Maqedoni, duke atakuar partinë opozitare LSDM./INA/

TEMAT:MAQEDONIMOSKAULTIMATUM
gruevski-putin_1494164580-4139718.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top