Shumë prindër harrojnë mënyrat e krijimit të një jete familjare pozitive dhe mundohen të ndreqin gabimet e palës përballë duke harruar veten. Lënia e diskutimit në një vend tjetër për të shmangur ndikimin e fëmijëve është shumë e gabuar.
Prof. Adem Gunes, ka prezantuar librin e tij të titulluar “Komunikimi pozitiv në edukimin e fëmijës”. Në këtë libër mund të shohim qartë shembujt ku prindërit ndërrojnë vendin e diskutimit nga salloni shkojnë në dhomën e gjumit për të diskutuar, në mënyrë që të mos i shohin e dëgjojnë fëmijët. Por shembuj të tillë nuk janë të drejtë dhe kjo mënyrë është shumë e gabuar. Diskutoni pranë fëmijëve tuaj.
Diskutimet familjare duhen bërë në prezencë të fëmijëve. Nëse diskutimet zhvillohen pranë fëmijëve ata do të mësojnë ndryshimin mes grindjes dhe diskutimit. Kur fëmija nuk ndodhet pranë prindërve ndërkohë që ata diskutojnë apo grinden, ai përpiqet të imagjinojë ngjarjen dhe ndihet fajtor për këtë. Dhe kjo shkakton një situatë shumë të padrejtë. Për këtë arsye fëmija duhet të jetë prezent në diskutim dhe gjithashtu të jetë dëshmitar i përfundimit të diskutimit.
Problemet e pazgjidhura brenda familjes shkaktojnë shpërqendrim dhe hiperaktivitet te fëmijët. Në diskutimet ku fëmija është prezent diskutimit i duhet dhënë fund aty për aty dhe fëmija duhet të mendojë se problemi është zgjidhur. Kur prindërit diskutojnë pranë fëmijëve ata arrijnë të kuptojnë mënyrën e menaxhimit të një diskutimi. Si rrjedhojë edhe bashkëshortët i zgjidhin më lehtë problemet ngaqë janë pranë fëmijëve dhe mësojnë të diskutojnë pa kaluar në grindje.
/Revista Drita Islame, Maj 2013 /