Mos i merrni seriozisht komentet negative në rrjetet sociale. Mos e mundoni veten tuaj!

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

Mos i merrni seriozisht komentet negative në rrjetet sociale. Mos e mundoni veten tuaj!​

1639399460468.png

“Sa më duan? Persona të ndryshëm në rrjetet sociale më shkruajnë gjëra të bukura të tipit: je e shëndoshë, je vulgare, je e shëndoshë, je vulgare. Më kanë thënë edhe se bëj publicitet për shtëpiaket (nuk mendoja se kjo ishte një gjë e gabuar). I dashuri më thotë shpesh: “Mos i jep rëndësi, këta njerëz nuk e meritojnë kohën tënde”. Ka të drejtë, nuk duhet as t’i lexoj komente të tilla, por nuk u rezistoj dot.

Në një nga komentet që më kanë bërë, duke më thënë “Je e shëmtuar”, mendova: “Po edhe sikur të isha e shëmtuar, çfarë pastaj?”. Atij komenti i dhashë një pëlqim dhe mund të them se u ndjeva mirë. Mendoj se edhe personi që kishte komentuar, edhe me aq e kuptoi mesazhin që doja t’i jepja. Mirëpo për ta bindur më tepër, iu kundërpërgjigja: “E di çfarë? Ke të drejtë, jam e shëmtuar dhe ta shpif. Por, a nuk mendoni se ta shpifësh është diçka e bukur? Në një periudhë kur të gjithë duan të jenë më të mirët, kur të gjithë nuk duan të shihen keq nga të tjerët, të dukesh keq është një akt revolucionar, është një e drejtë që unë e mbroj me dinjitet”.

“Nga sot unë i falenderoj gjithë urryesit e mi dhe të vërtetat që më thonë. Për gjithë komentet e tyre të tipit: “Ta shpif; Je e shëndoshë; Nuk të bën aspak për të qeshur; Je vulgare etj”, kam vetëm një përgjigje: “Po, unë ta shpif. Por kam dhe unë defektet e mia”. – Michela Giraud

Ky rrëfim na bën të kuptojmë edhe një herë rëndësinë që duhet t’u japim mendimeve në rrjetet sociale. Të gjithë bëhen filozofë teksa japin ide online, pa e menduar se ato komente ndikojnë tek dikush në mënyrë direkte ose jo. Dhe më e keqja nuk është se ia thua përballë dhe mund ta zbukurosh një fjalë të thënë në mënyrë të nxituar. Diçka e shkruar nuk ndryshohet dhe ka një ndikim shumë më të madh.

Askush nuk duhet t’i marrë parasysh mendimet e të tjerëve në rrjetet sociale, për aq kohë sa nuk mund të të gjykojë dikush që as të njeh. Edhe nëse të njeh, prapë nuk po kalon nëpër sfidat që po kalon ti dhe nuk e ka aspak të drejtën e gjykimit. Anashkaloji komente të tilla dhe vazhdo jetën sikur asgjë të mos ketë ndodhur. Merr parasysh kritikat nga ata që duan vërtet të të shohin më mirë, nga ata që të kanë mbështetur dhe do të mbështesnin përherë. Jo nga persona që duan të të shohin më keq nga vetja, pasi kjo gjë u duket sikur i lartëson.
bota.al
 
Po eshte monologu qe ka bere kjo humoristja, qe ne fakt si behet vone per keto gjera se eshte publicitet per te 🤔. Po gjithesesi tani bodyshaming, catalling, bully, babygang ngjan sikur po shikon ndonje film ne lajme me gjithe keto fjale te huaja😐😐😐
 
Vetem ketu ne forumin tone nese do i merrnim seriozisht,do ishim te vdekur nga depresioni tashme. ahahahhahahaha
Po shyqyr zotit imuniteti virtual eshte ne % te larte. :p
 
FV ja a be pjese n'rrjete? :lol::D
 
Ktu e ka fjalen per vip-at?
Se personat qe kam ne rrjetet sociale une, max te japin naj kompliment. Edhe po s’qe me zemer ama e bejne😂
 
Varet nga gjendja emocionale e nje personi se si mund te reagoje perball komenteve negative ..jo te gjith jemi njelloj dhe i perjetojem njelloj ..Dikush i mer me te qeshur dikush ndihet keq dikush arrin edhe te qaj , dhe pse esht virtualitet ndo nje her perfshihesh emocionalisht me shum nga ce mendon , mos te harrojem qe rrjetet sociale sot luajen nje rol te rendsishem ne jeten e perdicme Reale..

I referohen me shum titullit sesa artikullit ...Se artikulli duke qart qe flet per nje reklam
 
As ne rrjetet sociale e as me njerzit prane jush..
Njeriu nxjerrë ate qe ka brenda..dhe ajo brenda tij nuk jeni ju por ai vete
.ndaj mos merrni asgje personale..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top