Mos harro të shkruash për dashurinë(Raymond Carver)

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
RaymondCarver-1.jpg


Me fillimin e shkrimeve të Sylvia Plath për përvojën e saj tragjike me babanë e saj, dhe po ashtu edhe me shkrimtarë të tjerë të shumtë të kësaj periudhe, kishte filluar një frymë e re, jo shumë e përhapur, por që ka mbijetuar deri më sot, e që quhet Letërsi e Rrëfimit (Literature of Confession), rrëfimit jo si formë letërsie, por rrëfimit si para tjetrit.
Një ndër shkrimtarët më të njohur dhe më të arrirë të kësaj fryme është Raymond Carver i cili, jo vetëm përvojën e tij si studentë dhe tërësisht i paardhmëri së bashku me partneren e tij i ka bërë letërsi klasike tanimë, por i cili përshkruan deri në detaje rrëqethëse përvojën e tij si alkoolik.
Raymond Carver ka qenë dhe është sigurisht ndër tregimtarët më të mirë në botën bashkëkohore.
Megjithëse tregimet e tij janë shkruar vetëm gjatë viteve shtatëdhjetë dhe tetëdhjetë të shekullit të kaluar, ai ka mbetur ikonë e tregimit, së paku në letërsinë amerikane. Raymond Carver kurrë as nuk do të bëhej aktual në vitet e fundit, me gjithë vlerën e tregimeve të tij, por të mos ishte filmi Birdman, i regjisorit Ajeandro Gonzalez Inarritu.
Pikërisht në këtë film përdoret, brenda skenarit, si dramë një prej tregimeve më të njohura të tij “What I talk About When I talk About Love” (اka themi kur flasim për dashurinë)”. Në këtë tregim, një prej tregimeve më të njohura të tij, gjatë tërë kohës diskutohet dashuria, por në të vërtetë ajo që zbulohet është frika nga ajo e personazheve të tregimit. Po ashtu edhe në film, ky tregim përdoret për të kontrastuar realitetin (e skenarit) e që është mungesa e dashurisë, me ngjarjen e këtij tregimi si njëlloj pike e vetëdijesimit për njeriun. Raymond Carver ka qenë poet dhe tregimtar, në tërë karrierën e tij nuk ka shkruar asnjë prozë më të gjatë, as edhe novelë.
Të shumtën e tregimeve i ka shkruar derisa ka qenë punonjës në pompa të benzinës, shitës i thjeshtë etj. Nuk ka pasur besim në tregimet e tij dhe ato gjithherë, në jetën e tij, së paku derisa nuk është bërë i njohur, kanë qenë më shumë pengesë sesa ndonjë arritje.
Raymond Carver ka qenë alkoolik dhe të shumtën e jetës së tij e ka pasur të ndarë ndërmjet të qenët në rehabilitim dhe jashtë tij. Një pre përmbledhjeve të tij më të njohura është pikërisht ajo e titullit të këtij shkrimi e që është “Where I’m Calling From” (Prej nga po thërras). Vetëm ky titull është një prej fjalive/thurjeve më të bukura të letërsisë.
Kjo është shprehje tipike e alkoolikut i cili ka humbur veten dhe thërret për të gjetur veten ku është. Tërë kjo përmbledhje e tij përmban tregime nga historitë e tij dhe të kolegëve në lidhje me alkoolin dhe atë që qëndron prapa pijes së tyre vetëvrasëse.
Raymond Carver është sigurisht një prej shkrimtarëve më fatkëqij në jetën e tij. Ai, përpos që ka arritur të njihet për vlerën asaj që shkruante vetëm pak para vdekjes, po ashtu ka pasur edhe një shkurorëzim nga gruaja e tij me të cilën ishte martuar dhe kishte kaluar të gjitha tragjeditë e jetës së tij. Mirëpo tragjedi më e madhe e tij ka qenë lidhja e tij me redaktuesin e njohur, Gordon Lish.
Në të shumtën e tregimeve të Raymond Carver dallohet një mizori e autorit dhe njëlloj ligësie e përmbajtur në personazhet dhe fatet e tyre. Vetëm para disa viteve është zbuluar se e shumta e tregimeve të Raymond Carver në origjinal kanë pasur një natyrë paksa më të ndryshme, dhe posaçërisht më njerëzore dhe më të butë.
Siç është zbuluar nga korrespodenca e Raymond Carver me redaktuesin e tij, Gordon Lish, tregimet e tij kanë qenë të ndryshuara në masë të madhe nga insistimi i redaktuesit, dhe posaçërisht me insistimin e Gordon Lish për natyrën e ligë dhe mizore që përmbajnë sot këto tregime. Siç u tha më herët Raymond Carver ka qenë tejet i pasigurt në veprat e tij, dhe këtë po ashtu e kanë ndihmuar edhe gjendja e tij prej alkooliku dhe të qenët anonim. Pikërisht kjo ka ndihmuar që ky redaktues, për disa gjenial e për disa të tjerë çnjerëzor, të ndërhyjë në tregimet e Carver dhe gati se t’i shndërroj ato në diçka tjetër. Para disa viteve, me zbulimin e këtij raporti të Carver me Gordon Lish redaktorin, kishte nxitur një prej debateve më të mëdha në SHBA dhe në të universin e letërsisë botërore.
Kjo sigurisht është një prej marrëdhënieve më të rënda në tërë historinë e letërsisë. Në Librin Beginners të botuar pas skandalit të këtij raporti të Carver me Lish, janë paraqitur tregimet e Raymond Carver ashtu si është dashur të jenë. Për shumë njerëz ato janë më të bukura, dhe për të tjerë janë më të dobëta. Por ajo që vërehet në këto tregime, pavarësisht, si dobësi apo vlerë, është pasiguria e shkrimtarit në atë që do të thotë, aftësia e njeriut të traumatizuar për të gjetur të mirën dhe të bukurën edhe në dhembjet më të mëdha, dhe gjithashtu edhe një romantizëm i pashërueshëm i tij. Tregimet e Raymond Carver, të shkruara prej viteve shtatëdhjetë e deri në fund të viteve tetëdhjetë, janë në shumicën dërmuese të rasteve fragmente rrënjësisht domethënëse në jetën e tij reale.
Në një prej tyre përshkruan me lirizmin dhe me vërtetësinë më të madhe pasigurinë e jetëve të tij dhe të partneres së tij, të martuar derisa ende janë studentë. Në një nga përmbledhjet e më vonshme të tregimeve të tij ka një tregim ku përshkruan momentin kur ai takohet për herë të parë me gruan (me po të njëjtën me të cilën kishte qenë i martuar si student) e shkurorëzuar. Ky tregim, megjithëse pa ndonjë strukturë komplekse apo edhe të lartë është një prej tregimeve monumentale të fajësisë së burrit para gruas së tij.
Pra e tërë vepra e tij ka qenë e inspiruar nga detajet e jetës së tij të përditshme dhe në momentet më të fshehta të jetës së tij.
Sigurisht tregimi i tij më i njohur (i përkthyer edhe në shqip) mbetet “Katedralja”.
Në këtë tregim disi krejtësisht në pole të përkundërta gjatë takimit të parë, zhvillohet dhe arrihet njëlloj unisimi shpirtëror ndërmjet një të verbëri dhe personazhit narrator, që gjithsesi është Carver. Personalisht mendoj se një prej tregimeve më të bukura dhe më tipike të Carver është tregimi “Why Don’t You Dance” (Përse nuk vallëzon?). ثshtë tregimi që shpërfaq më së miri minimalizmin e tregimeve të Carver-it, dhe në të njëjtën kohë e kap një moment rrënjësisht të rëndësishëm të një personazhi.
Dhe mbi të gjitha e trajton në një aspekt krejtësisht të çuditshëm apo edhe të prerë nga tërësia për të zbuluar, pa fjalë por vetëm me asocimin e asaj që ndodh në tregim, realitetin e tërësishëm. Shumë shkrimtarë të njohur botërorë janë inspiruar dhe inspirohen nga Carver, ndër ta është edhe shkrimtari japonez, Haruki Murakami, i cili edhe ka disa tregime të tij të përngjasuara me ato të Carver. Një prej tyre është edhe tregimi shumë i suksesshëm i Murakamit “Attack On The Bakery” (Sulmi në furrë të bukës) i cili është bazuar në tregimin “An Errand” (një detyrë) të Raymon Carver.
g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top