“Mos e teproni me antibiotikët”/ Mjeku Kalo tregon shenjat që ngatërrohen mes gripit dhe Covid-19

“Mos e teproni me antibiotikët”/ Mjeku Kalo tregon shenjat që ngatërrohen mes gripit dhe Covid-19​

ashmë jemi në sezonin e vjeshtës dhe gripi e sëmundjet respiratore janë vërdallë. Duke qenë se ende jemi në kohë pandemie të Covid-19, shenjat mes gripit të thjeshtë dhe koronavirusit mund të ngatërrohen lehtësisht.


Për këtë arsye, mjeku Tritan Kalo, me anë të një postimi në "Facebook", sqaron si të mos ngatërrojmë gripin normal me Covid-19.

Teksa bën apel që të mos teprohet në përdorimin e antibiotikëve, mjeku Kalo thotë se shenjat klinike si dhimbje fyti, vështirësi në gëlltitje, dhimbje koke, dhimbje kyçesh e muskujsh, temperaturë, kollë e thatë, këputje trupore, djersë, etj, janë pothuajse të njëjta si për gripin stinor, ashtu dhe për Covid, por kjo nuk duhet të shkaktojë panik.
"Kohë kovidiane….3.10.2021….Gradualisht kemi hyrë në Stinën e Infeksioneve Respiratore të shumta dhe të shpeshta, nga kataret e vijave të sipërme të frymëmarrjes (faringite, laringite , trakeite) deri në prekjet e vijave të poshtme të frymëmarrjes (bronkite, bronkopneumoni e pneumoni)…..Tonsilat/ bajamet si “vija e parë” e përballjes me shkaktarët e këtyre infeksioneve, acarohen e infektohen edhe ato shumë shpesh….

Në shumicën e tyre këto infeksione janë të natyrës virale dhe shumë më pak të natyrës bakteriale, ÇKA nuk e justifikon aspak dhënien vend e pa vend të Antibakterialëve/Antibiotikëve në këta të sëmurë të çdo moshe qofshin ata….


Shenjat klinike si: dhimbje fyti, vështirësi në gëlltitje, dhimbje koke, dhimbje kyçesh e muskujsh, temperaturë, kollë e thatë më shpesh se ajo produktive, këputshmëria trupore, djersë, etj. vërehen në shumicën e tyre, çka shpesh ato konfondohen me infeksionin nga virusi i Sars-Cov2/Covid-19….

GRIPI stinor edhe ai është pas dere, ndaj KUJDES miq, kolegë, dashamirës e bashkëkombas të MOS PANIKOHEMI sepse jo çdo infeksion i vijave të sipërme dhe të poshtëme të frymëmarjes, në muajt në vijim është një infeksion i shkaktuar nga virusi i “flamës mbarëbotërore” Sars-Cov2/Covid-19….VETNDËRGJEGJËSIMI është kyçi në përballjen me infeksionet e mësipërme. Vera dhe dëshira për të përftuar nga gjithshka që ofron kjo stinë, bëri që vetëndërgjegjësimi ynë të nënvlerësohej, por Vjeshta duhet të na e rizgjoj e përshkallëzoj vetëndërgjgjësimin për mundësitë tona në lidhje me parandalimin ose uljen e rrezikut të infektimit prej virozave stinore……
-640-0-61595fce7901b.jpg

MASAT e kurdokohëshme në parandalimin ose uljen e shpeshtësisë së këtyre infeksioneve MHD (Maskë e përdorur në mjedise të mbyllura e të mbipopulluara; Higjenë sa më e mirë personale e të mjediseve publike; Distancim fizik kur dhe kurdo që është e mundëshme)….VAKSINIMI luan edhe ai një rol të rëndësishëm si në përballjen me infeksionin nga Sars-Cov2/Covid-19 po ashtu edhe ndaj Gripit stinor, sidomos në grupet e riskut: ekstremet e moshave, në diabetikët, në të sëmurët me sëmundje kronike kardiake, renale, hepatike, shtatzënat, etj….

MOS HEZITONI të vaksinoheni ndaj dhe mos u bëni pre e mëndjeçoroditurve…..JETA e çdo shqiptari është e paçmimtë për vetë atë, për familjen, për shoqërinë tonë dhe të gjithë Shqiptarinë….Të gjitha këto masa të konbinuara të respektuara së bashku, do t’a bëjnë të mundshme që edhe KOHËSHTRIRJA e pandemisë së Sars—Cov2/Covid-19, të mos i tejkaloj ato të pandemive të ngjashme me të, dhe që BALLAKUMET e Elbasanit të ditës së Verës, të mundet t’i shijojmë me pandeminë e strehuar në “strehëzën e rasteve sporadike”, sikundër edhe ka ndodhur deri më tash me viruset e pandemive të tjera…. Together forever!!!", shkruan Kalo.
g.shqip
 
Nese jeni ne europe, nuk te japin antibiotik.
"Teoria ime konsoirative eshte kjo"
Kura me antibiotik nuk zgjat me shume se 5 dite ndersa kto shuruprat vitamina etj....
Shkojne me muaj. Qe do te thote me shume para per konpanite farmaceutike
 
Top