“Mos e nënvlerësoni Rusinë. Mund t’ju pushtojë për 36 orë”

Malsi

Anëtar i Nderuar
image24.jpg

Rusia mund ta pushtojë Europën Lindore brenda vetëm tre ditëve. NATO dhe SHBA kanë nënvlerësuar gjatë këtyre viteve, fuqinë e vërtetë të Rusisë. Ky është konkluzioni i një raporti të Rand Corporation, një think tank shumë autoritar amerikan, i themeluar në vitin 1946.

“Vendi i Putinit është konsideruar për shumë kohë si i paarmatosur, pothuaj i pambrojtur. Por sot, SHBA dhe NATO nuk kanë ushtarë dhe tanke të mjaftueshme, në gjendje që të ndalin një përparim të rusëve përmes Balltikut. Eshtë e drejtë të pohohet se NATO është zënë në befasi nga Rusia e Putinit”.

Në të gjithë skenarët e imagjinuar nga think tanku amerikan, forcat e armatosura ruse do të mund të pushtonin, brenda 36 prëve, Estoninë dhe Letoninë, përpara se të përparonin drejt pjesës tjetër të Europës. “Kundërofensiva e pashmangshme e aleatëve, nuk do të ishte në gjendje të frenonte përparimin e rusëve”. Konkluzionet e të gjithë “Lojërave” janë të paekuivok: aktualisht, NATO nuk është në gjendje që të mbrojë vendet aleate, në afërsi të kufijve me Rusinë.

“Forca e Moskës, pas kundërofensivës së NATO-s do të mbetej e madhe. Aleanca dhe SHBA, për të mos humbur Europën dhe ndalur përparimin në shtetet balltike, nuk do të kishin zgjedhje tjetër, përveçse të nisnin një sulm bërthamor, me pasoja fatale për një konflikt që do të bëhej global”. Në të gjithë simulimet e kryera, NATO do të kishte në dispozicion vetëm “pak opsione: të gjitha të këqia”.

Sipas analistëve të Rand Corporation, do të ishin të nevojshme shtatë brigada, tre prej të cilave të armatosura rëndë, në zonën e Balltikut për të parandaluar avantazhin e rusëve në rajon. “Kapacitete të tilla do të kishin një kosto shtesë prej 1.85 miliardë dollarësh në vit”.

Në buxhetin ëpr vitin fiskal 2017, Pentagoni ka ndryshuar kërkesat për fonde për dërgimin e trupave shtesë në Europë, si pjesë e një rritjeje të madhe të pozicioneve mbrojtëse në kontinentin e vjetër. Në instrumentin e ri financiar të paraqitur kongresit, Pentagoni ka kërkuar 3.4 miliardë dollarë për “European Reassurance Initiative” (ERI), një operacion i lançuar nga SHBA për të rritur kapacitetet ushtarake të aleatëve të vet në Europën lindore, në kuadrin e krizës ukrainase.

Në vitin fiskal 2016, për ERI janë akorduar 780 milionë dollarë. Pentagoni do të donte të transferonte në Europë atë që quhet Brigada e Luftimeve të rëndë, e mbështetur nga artileria dhe trupat speciale. Dërgimi i Brigadës, shpjegojnë në Pentagon, vjen si përgjigje e tensioneve me Rusinë, pas përplasjeve në Ukrainën lindore. “Rritja e shpenzimeve është një demonstrim force, me qëllimin për të nxjerrë në pah angazhimin amerikan kundrejt partnerëve në NATO”. Raporti u botua disa orë pas kërkesës përfundimtare të buxhetit që iu paraqit Kongresit.

lapsi.al
 
Titulli: “Mos e nënvlerësoni Rusinë. Mund t’ju pushtojë për 36 orë”

Ne fakt sot me shume se kurre Rusia nuk duhet nenvleresuar. Ajo eshte rikthyer fuqishem si nje superfuqi ne bote. Ne mund te diskutojme si te duam, por nese europa nuk do te perdori djallezite qe vetem ajo di, do ta kete te pamundur te perballet me Rusine, me gjuhen e forces.

Per te qene i sinqerte, kam filluar te krijoj edhe nje respekt dhe konsiderate ndaj Putin.

hajduti
 
Titulli: “Mos e nënvlerësoni Rusinë. Mund t’ju pushtojë për 36 orë”

Akoma flitet për pushtime, kur shumica posedojnë
armë nukleare?
Ka kaluar koha e pushtimeve. Një gjë që mund të arrihet
në ditë të sotme është një shkatërrim global, edhe atë
për disa sekonda.

Por sidoqoftë, këto janë budallallëqet e kohës moderne.
Ne vend se njerëzimi te shkojë përpara, kthehet prapa
atje ku ka filluar...
Diçka mirë nuk degjojmë sot, se sa me keto gjëra jemi ngopur e po
na dalin nga hunda.
 
Titulli: “Mos e nënvlerësoni Rusinë. Mund t’ju pushtojë për 36 orë”

ndersa une di qe lufta e 3 boterore do jete nje lufte kibernetike :p
 
Titulli: “Mos e nënvlerësoni Rusinë. Mund t’ju pushtojë për 36 orë”

Rusia nuk mund te pushtoj askend .
Ushtria ruse nuk ka moral as per te mbrojtur veten , as qe behet fjale te sulmoje dike .
Mund te beje deme me armet nukleare , kjo dihet , por po te kishin forcen qe thuhet ketu ,
ata do ta kishin mbrojtur vellain e tyre te vogel kur NATO me ne krye Ameriken
shkrumbuan Beogradin dhe krijuan shtetin e dyte shqiptar ne Ballkan .
Putini eshte thjesht nje diktator i semure psiqik .
Ai gjithcka ben per te mbajtur sa me shume pushtetin ne duart e tij .
Shqiptaret qe shprehin simpati per Putinin , me tingellojn si injorante ose perfitues te regjimit te tij . Keta te fundit edhe mund ti kuptoj .
 
Titulli: “Mos e nënvlerësoni Rusinë. Mund t’ju pushtojë për 36 orë”

Ne fakt sot me shume se kurre Rusia nuk duhet nenvleresuar. Ajo eshte rikthyer fuqishem si nje superfuqi ne bote. Ne mund te diskutojme si te duam, por nese europa nuk do te perdori djallezite qe vetem ajo di, do ta kete te pamundur te perballet me Rusine, me gjuhen e forces.

Per te qene i sinqerte, kam filluar te krijoj edhe nje respekt dhe konsiderate ndaj Putin.

hajduti

Noooo nga ty se prisja te simpatizoje nje diktator... deluzione...:)
 
Titulli: “Mos e nënvlerësoni Rusinë. Mund t’ju pushtojë për 36 orë”

Me ckuptoj une jemi ne luften e trete boterore.. ajo nuk eshte as me arne tradicionale dhe as me nukleare.. eshte lufta e EKONOMISE ... presione dhe skllaveri.. pushtime dhe grabitje.. pra nje treg ku nuk tregtohet vetem materiali por edhe umaniteti..njerzit..jemi ne nje periudhe qe brezat e ardhshem do na shenojne me vize te zeze mund ta paragonoja ne nje far menyre me te njejten justifikim te "rraces arjane" por kohe te ndryshme ezigjenca te ndryshme e si rrjedhoje emer te ndryshem per kete levizje masive te disa popujve per te vetmin fakt grabitje te atyre qe kan dhe rregullim te llogarive personale apo pse jo shteterore... beteje ku si gjithmone te pafajshmit paguajn cmim shume te larte.
Putini sesht asgje me shume se nje cakall qe si ne loje shahu luan me damen sipas tekave te nje psikopati fal nr te popullsise dhe shtreses se pasur te rusis qe tashme mban nr rekord per nr me te madh per me te pasurve ne bote
 
Titulli: “Mos e nënvlerësoni Rusinë. Mund t’ju pushtojë për 36 orë”

Noooo nga ty se prisja te simpatizoje nje diktator... deluzione...:)

Per me shume po me trondit qendrimi yt, vetem bardhe dhe zi.

E shikojme te gjithe se si eshte katandisur Libia, nga nje vend stabel e cuan ne mesjete, vend ku mbizoterojne bandat tribale dhe terroristet. Siria, vend shekullor, i jane versulur aleatet e SHBA-se, apo islamo-autokratet si Erdogan ta shqyejne copa copa dhe me pas kerkojne ti drejtohen Iranit, se atje eshte synimi....!

Duhen pare gjerat me sy real. Eshte detyra e perendimit SHBA ti drejtohen real politikes dhe ta lene pas politiken e kaosit.

hajduti
 
Titulli: “Mos e nënvlerësoni Rusinë. Mund t’ju pushtojë për 36 orë”

Pikerisht synimi...mos me thuaj qe mendon se putini leviz pa asnje interes??? Apo me nje politike me kostante apo zemergjeresi..esht i njejti i hungarise.. i njejti i "murit berlinit" apo gabohem ??? Jam kundra dhunes dhe e shikoj si nje force ku me force perdor cdo gje per te marr pjesen e majme..
 
Titulli: “Mos e nënvlerësoni Rusinë. Mund t’ju pushtojë për 36 orë”

Malso, nisa ta lexoj me qefe artikullin por ne momentin qe pashe se eshte perkthyer me "google translate" e lashe fare, Lol

Ps: Superfuqite nuk mund te luajne me me pushtime shtetesh, sepse e kam thene edhe ne nje postim tjeter, sot lufta nuk behet me me kallash, apo me tanke, por me butona ;)
 
Titulli: “Mos e nënvlerësoni Rusinë. Mund t’ju pushtojë për 36 orë”

Losst me canta te zeza, qe dy Presidentet (SHBA dhe Rusi) nuk levizin pa to :) :(

hajduti
 
Titulli: “Mos e nënvlerësoni Rusinë. Mund t’ju pushtojë për 36 orë”

He se ato tanket etj po i trasformojne ne lek zt pasi e dine qe s'hyne me ne pune po ju bejn matrapaz ne vendet ku kan interes tju shkaterrohet shteti ekonomia dhe ekujlibri.. pastaj bejne ndihmat humanitare te rindertimit te shtetit ajo pjesa e bukur ku shikohen si hero qe sherben per tju matre edhe therrimet....
 
Titulli: “Mos e nënvlerësoni Rusinë. Mund t’ju pushtojë për 36 orë”

Nuk eshte per tu nenvleresuar.... dhe nuk besoj qe e nenvleresojne, Qysh ja mblodhi Erdoganit nuk u degjua me .... shkoi i hyri edhe Amerikanit e Britanise ne Siri, e nuk e hapen zerin e gojes. Gjithsesi, i duhet nje mase superfuqie e tille sot... sepse nuk i dihet, te vijne e te zhdukin sot nuk pyet me njeri, te pakten nuk guxon qe ti afrohet njeri.

..Ndersa ne jemi pothuajse mos egzistues, persa i perket ushtrise.
 
- Ia mblodhi Erdoganit? ( Erdoganin gjumi nuk po e zen më)
- I hyri Amerikanit e Britanisë? (Edhe këtyre fort po ua ndin)

Nuk duhet ngatërruar lëvizjet taktiko-strategjike
me lloj të "pushtimeve"!

Edhe deri dje USA dhe Nato kanë bërë çfarë kanë dashur nëpër
Botë, Rusia nuk është ndier e gjallë, mirëpo nuk don të thotë
se ëstë frikuar, thjesht ka shikuar vetëm interesat e veta.

Këtu besoj se nuk llogariten "peshqit" e vegjël që secili mund t'i gëlltisë.
Të provoje dikush ndonjë peshk të madh drejt për së drejti ta gëlltisë,
do t'i shihni pasojat pastaj.
 
Titulli: “Mos e nënvlerësoni Rusinë. Mund t’ju pushtojë për 36 orë”

Po re ja mblodhi, e jua mblodhi . loool

Sh mire pra, shikon interesat e tija.... me tere ate superfuqi qe ka eshte per te ja pasur friken edhe ja kane. Na pelqen apo nuk na pelqen neve qe ta pranojme.

Ne c'do lufte/tentative per lufte sot fillimisht luhet taktika/strategjia .. matet pulsi, pastaj pushtohet. Kshuqe nuk duhet neglizhuar, kjo lloj strategjie.
 
Po kush nuk ka frikë nga lufta moj?

Siç thash ke ngatërruar gjërat. Lojarat janë lojra,
e për pushtim duhet shtrënguar prapanicën edhe rrypin.
 
Titulli: “Mos e nënvlerësoni Rusinë. Mund t’ju pushtojë për 36 orë”

Ne fakt sot me shume se kurre Rusia nuk duhet nenvleresuar. Ajo eshte rikthyer fuqishem si nje superfuqi ne bote. Ne mund te diskutojme si te duam, por nese europa nuk do te perdori djallezite qe vetem ajo di, do ta kete te pamundur te perballet me Rusine, me gjuhen e forces.

Per te qene i sinqerte, kam filluar te krijoj edhe nje respekt dhe konsiderate ndaj Putin.

hajduti

çka thu or a ste mbeti respekti te dergosh diku tjeter, vetem te ky?

Ama ai e meriton respektin Zero .... si i sinqerte pra sakte ta dijsh.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top