Monolog...

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Hmmmmm, kjo, kjo dua te ma beje Tatuazhin qe kisha vendosur ta beje. ;)

Jam ne dileme ta le te ma beje ne gjoks apo ne shpine por shpresoje se me Marcey-n do e tejkalojme kete dileme :p
 
Monolog...

E dashur mami.

E di qe je e merzitur me mua, qe nuk arrita ta plotesoja deshiren tende ne kohe, qe nuk te isha prane kur kishe nevoje...te me falesh.
Po te shkruaj sepse kam nevoje ta dish qe je ne mendjen time. E mban mend kur rrinim ne oborr te dyja, kur te kam thene qe nuk do te bej kurre me dhimbje koke. E mban mend atehere qe kur u semura me erdhe ne spital. Ishte gusht, gusht i zi e pas tre vjetesh ti shihje nje femije tjeter tendin keq...por ti prapeseprape me mbajte prane. I mban mend beharet, cepin e nimit ku rrije gjithmone ulur dhe prisje ne, kafene qe çuditerisht ta beja te mire. Per te gjitha keto, me ka marre shume malli e dashur mami.
Do doja te ishe me mua, kam shume gjera per te thene. Doja te me keshilloje si te vishesha kur shkova tek shtepia e atij djalit, nuk ishte asnje te me keshillonte, nuk ishe as ti!
Do doja te ishe ketu se kam nje gezim, e ti nuk je. E une jam e merzitur me ty. Pse nuk je?! Ndoshta do mesohem me mosqenien tende, por nuk do kuptoj kurre pse-ne, e mbi te gjithe nuk do harroj kurre ty e dashur mami.
 
Titulli: Monolog...

U zgjova edhe sot me pertes, me ate deshiren per te arritur gjithcka pa bere asgje.Por duhet te ngrihesha nga shtrati sepse kesaj rradhe nuk mund ti thoja jo.U nisa drejt banjos me hapa calamane duke fjetur akoma ,sonambul koshente qe ska deshire te zgjohet.E gjeta veten ne dush me ujin qe rreshkiste ne trupin tim e me thoshte miremengjes.pff dhe sot duhet te lexoj..ne djalle vafte..Koka me dhemb ,mendja bredh gjetiu,nuk kam me nerva , nuk kam me deshire..
 
Titulli: Monolog...

Duke degjuar muzike e duke thithur rendomte filtrin e cigares ,padashur jo rastesisht mu kujtove ti...
kur ishte hera e fundit qe te shtrengova pafundesisht ne krahet e mi??Ah po,para dy javesh...si shkojne ditet kaq shpejt.
Me kujtohet kur te pashe tek mi kishe ngulur syte perhumburazi,akoma lotoj dhe tani...valle cmendove ato momente ne shtratin e spitalit shtrire pervuajteshem...???
Me kujtove ashtu te vogel,nje vajze capkene qe svishja kurre fustane por ama gjithmone i druhesha qortimeve e gjeja mbrojtje vetem pas fustanit tend... [cryingorverysad]Me kujtove ndoshta adoloshente ,kur te tregoja mbi 10 here dashurickat e moshes,apo ndoshta me kujtove vajze tashme tek te perqafova para se te largohem....apo ndoshta i vendose rradhasi keto figurat e mia ne trurin tend e shikoje imazhin e dikujt qe ishte rritur ne krahet e tu e tashme ishte shume larg tjetersuar rritur me forma te tjera ide te reja por kurre ndryshuar ne shpirt....te thashe me sy shpirti im se jam ajo qe te deshi aq shume e qe te adhuron akoma e te mban thelle ne shpirt si dikur....
Ja keshtu nervozshem ,duke menduar per ty e ndez dhe nje cigare tjeter e perseri me kujtohesh ti fjalet e tua....Lere te shkreten qafsh mua...dhe une qe pergjigjim harbutshe -fillove ti tani ...pse per kete kam ardhur une une kam ardhur vec te marr eren tende ....
eehhhhhhh...nxirrje nje psheretim te lehte e me shikoje ngultazi ne sy ...sa shume doje te thoje ato momente por ndoshta nuk i gjeje dot fjalet por mua me mjaftonte gjithmone vetem nje shpirt i nones ...dale nga thellesia e shpirtit tend te bukur....
as mua s me mjaftojne fjalet te flas per ty zemra ime ,se s gjej ndoshta fjalet letrare per tu shprehur per ty ndaj po mundohem te bej nje perzierje letrare e shpirterore pakez te kripur nga lotet e mi dhe tymi i neveritshem i duhanit.....
ja cigarja tjeter se e dyta mbaroi :( e kam ketu perball e duket sikur ma ben me sy....por do i permbahem mgjs po tundosem pakez...tani po pyes veten cmendurisht ..ti do qe une te mos tymos por ce do sa here te kujtoj ty e ndez nje duhan...c lidhje te shemtuar kam krijuar mgjs te kujtoj rishtazi tere diten sa here shoh nje te moshuar ...eh bukuroshja ime te vjen te qeshesh kur te therras keshtu zemer....tani kam kuptuar sa shume humba nga ty
sa vite ,sa muaj,sa ore, sa minuta ...nuk me del dot llogaria ....floket e tu te bute e te bardhe ,i preka me 31 korrik per here te fundit....tek te mbaja fort shtrenguar ne krahe ju luta zotit me mendje qe kur te vija serish te te gjeja shendoshe e mire....sa do deshiroja qe zoti ta mbaje fjalen qe i dha ashtu kuptueshem zemres sime mgjs me gjys zeri [cryingorverysad]
Smund te tregoj me gjate se kam shume per te treguar por smund te ngasherehem ore e minute ,seshte mire ,vet me ke thene qe ndjell keq....
Ja tani sapo ta mbyll ketu do te te tl e te te degjoj zerin ,ashtu sic bejme cdo dite..gjyshja ime e dashur dhe e shtrejte ......
 
Titulli: Monolog...

alo....
zeri nga ana tjeter i telefonit me erdhi i dobet i keputur
-alo shpirt..
-si je zemra ime
-mire jam mire
-me dukesh e keputur shpirti ime...
-jo mi te duket ty...dhe ne fjalet e saj ndjeva buzeqeshjen e lehte e te ngrohte ne cep te buzes..por kesaj rradhe buzeqeshja ishte tejet e lodhur e ndjeva
a mbahesh ndopak-vazhdova me zerin qe me dridhej e filloova te ngasherehem mgjs nuk doja qe ti te degjoje ngasherimin tim..
-po mbahem ..ja ashtu si plakat..ti si ke qene zemer mire
-mire shpirt mire po ja kam hallin tend ..se di pse me dukesh kaq e lodhur
-jo mi non sa u cova nga krevati..te duket ty zemer se mire jam
e ndjeja se u mundove te fshihje lodhjen semundjen mallin trishtimin...
sot telefonata zgjati fare pak
nuk u mundja me te flisja ..kisha frike dhe turp nga lotet e mi
sduhesh te ndjellesh keq dreq-shava veten per nje cast
por zemra dhe shpirti se pyeten mendjen por vazhduan ne te tyren
hiri i duhanit ra mbi tasjeren e kompjutrit pa zhurme e u duk se me zgjoi dhimbshem nga kjo enderr realitet
-he shpirt ..akoma je aty apo je kthyer
- jo zemer u ktheva sot
-mire shpirt ,,,te uroj mbaresi harmoni shendet o zot ..e mos harro te du fort e vogla ime
-po shpirt -ju pergjigja me gjys zeri -dhe une te dua fort
mbaje veten shpirt per mua te lutem ,mos e lesho veten
-po shpirt po ...mos ki merak ik tani boll se harxhove
keshtu u mbyllnin gjithmone tl tona dhe me pas keshillave vazhdonin uratat ashtu si dhe sot
por sot ishte ndryshe shume ndryshe
cdo dite e zeri yt me duket i lodhur i perhumbur
kam frike se po te humbas
kam shume frike dhe mallkoj veten dhe ne keto caste qe po shkruaj
fshi lotet fort me shuplaka marr nje cigare ashtu nervozueshem dhe mallkoj veten ...pêrse duhet te mendosh vetem keq
dreq...perse ndjell ters me lotet
perse se heq dot ate lemshin e madh qe te eshte mbledhur ne fyt e duket sikur po te merr frymen .....
sa frike qe kam
kjo eshte e gjithe...mundohem te justifikoj veten me friken qe me ka peshtjelle me mantelin e saj
nuk dua te te humbas zemra ime
cte bej....shpirt ....drezqi e mori persi lotet e ndyre qe me rreshqasin ne faqe e sme len te shkruaj e me ligeshtojne......
te lutem o zot....sdua ta humbas eshte personi me i dashur per mua eshte jeta ime eshte zemra ime eshte dazshuria ime e madhe
Dreqi me marr te mua dhe lotet e mi te urryer
me fal zemer me fal shpirti im i dashur...por me duhet te qaj e kam te nevojshme te qaj....te zbraz shpirtin nga dhimbja e di sdo te ndihem me mire por me duhet te qaj...
te dua nona ime zemra ime shpirti im qe e ndjej se lehtas po te humbas shpirt mgjs sdo t ja uroja kurre vetes kete.....
 
Titulli: Monolog...

Po degjoj musike....po mendoj...dhe dita dites po kuptoj c'eshte dashuria....
Ngrihem ne mengjes...e pergjumesh dhe te mendoj ty i dashur emrin tende them...dhe se sa shum te dua...veshur kam bluzen tende te bardhe me porfumin tend...dhe me dalin dy pika lot...se prane nuk te kam...te ledhatoje te puthe...dhe te zgjoj me nje puthje...aq shum me mugon...dhe i them vetes duhet te kem fuqi te eci per para te duroj dhe te pres...ngrihem nga krevati.. laje syte dhe dal ne dirtare dhe them me vete iku dhe kjo nate avash avash po ikin te gjitha natet deri sa te kem ty prane...ne syte e mi ne zemren time ka mall per ty i dashur...dhe keshtu nis dita e re ne vetemi ne merzitje...ne mendime me lot dhe me nje dashuri te madhe qe ndjej ne zemres....dhe qe dita dites shtohet me shume...ja po iken dhe kjo dite dhe pak ore dielli do te perendoje....dhe do dali hena me yje....dhe ti je nje yll qe ndrico ne mes te nates ne qiell qe un e shikoj cdo nate para se te bi ne gjum...dhe i them henes mos beje ta humbas kete dashuri po te shtohet me shum...sepse e dua me gjithe zemer....duhet durim zemer per te ecur perpara te dua shum.. [sad1]
 
Titulli: Monolog...

Tek shoh syte e tu te vegjel mendoj se ditet muajt po ikin pa u ndjere...me vjen inat
qe koha jote me e bukur po me iken pa e shijuar gezuar sic duhet por ti shpirti im nje dite do e kuptosh
se cdo gje behet per TY dhe vetem per TY... [cryingorverysad]
Ehhhhhhhh sa do doja i dashur te kaloja shume me shume kohe me ty,,,,kur vij nuk bej asgje vec te mar ne krahet e mi e te puth te perqafoj te perkedhel te ndjenj aromen tende e cila me shoqeron pergjate dites se ngjeshur qe duhet te kaloj,,,,me mungon shume kur sjam me ty [cryingorverysad]
Kur nisem per ne pune te puth aq fort sa me duket sikur te mar frymen ahhhhhh zemra ime sa do doja te mos largohesha asnje cast nga ty,,,do doja te te shoqeroja ne cdo dite te jetes tende [cryingorverysad]
,,,e din kur te rritesh do te tregoj se cfare ndryshove ne jeten time,,,,ca kuptimi i dhe cje per mua e babain tend,,,,,e din shpirti im jeta ime qe kur linde ti ndihem femra me e lumtur ne bote [excited]
Ai shikimi yt me jep jete me jep kuptim,,,,ate kuptim qe kam kerkuar gjithnje nga jeta,,,,
ate ma tregove ti engjelli im,,,,tek shoh floket e tua kacurrela me ben te kuptoj sa shpejt kalon
koha dhe sa keq mbetemi ne perpara saje,,,,gjithnje perpiqemi te futemi ne gare me te
por gjithnje te humbur dalim [cryingorverysad]
Qe kur ke lindur ti engjell jeteve tona i ke dhen drejtim tjeter,,, kuptim tjeter,,,,
,,,ska gje me te bukur tek shoh cdo darke ty e babain tend tek luani tok me tok me njeri tjetrin,,,
me gufohet zemra nga gezimi,,,tek ndjej qe cdo nate ai cohet pa bere zhurme drejt dhomes tende
duke te mbuluar apo per te te then nje perralle qe kur te rritesh ke per ti adhuruar,,,
Ah sa me ke bere te lumturuar ti biri im,,,gjithnje me thoshte ime me "kur te behesh nene
do kuptosh sa te dhemb shpirti e sa te gezon njekohesisht" [cryingorverysad]
Sot kur po ktheheshim me ndjeve te heshtur spo me degjoje zerin se me kish zene gjumi
e ti duke u perpjekur te me kerkoje filloje te belbezoje ,,,ahh sa kemi qeshur e gezuar ne si femije
na u rrit djali thonim po fillon te flasi ,,,, [excited]
"Biri im do doja te thoja shume gjera por sme le zemra e shpirti por vitet do te kalojne e ti
do e ndjesh dashurine time te madhe."Kur ke lindur ti une dhe babai yt jemi betuar qe kurre ska per te te munguar asgje as dashuria as mirkuptimi asgje ne kete jete,,,,,
"Do jemi bashke ne cdo renie e ngritje qe do na serviri jeta,,,do e perballojme
cdo gje me koken lart ,,,,, biri im bashke gjithnje si TRE MUSKETJERET"
Te dua mbi gjithcka engjelli im [givelove]
 
Titulli: Monolog...

Eci pafundesisht ne trotuaret e kesaj jete e vetme me koken ulur
thuaj se kam ber ndonje faj,,,,thua se jam e lenduar,,,ehhh lendimi vjen ne kulmin
e lumturise thjeshte nje fjale e thene nga dikush pa vlere te peshon ne shpirtin
qe endet ne cdo cep te endrrave e deshirave qe akoma na presin per ti jetuar,,,,
,,se di pse kjo jete sado te ofron lumturi pafundesisht te fal njekohesisht dhe
trishtimin melankoline ne syte e tu,,,,lot deshperim,,,vuajtje,,,
Te ndihesh i vetem ne kete bote ,,,thone se cdokush eshte i vetem pasi dhe vetem
ka lindur,,,,, [cryingorverysad] [cryingorverysad]
Kam dite qe kur degjoj zerin tend te brengosur me vjen te vdes,,, me vjen
inat me jeten qe kalon ka shpejt e me thote me ironi:Ehhhh sado te garosh me mua
une gjithnje do jem fitimtare.....
Nuk dua me te mendoj per jeten kohen momentin qe iken se te gjitha keto me sjellin tek ty [cryingorverysad]
,,,duhet te mendoj per te ardhmen nuk dua ti rrije tim biri prane me trishtim apo lot ne sy,,
,,,e kam te veshtire te mos mendoj per ty [cryingorverysad]
fal teje jam kjo qe jam sot ,,, ti me ke dhene gjithcka ne kete jete,,,
,,dashurine ..guximin..kurajon...embelsine...respektin..edukaten....mbi te gjitha
per mua ke qen personi qe cdo dite shihja veten time prind,,,, [cryingorverysad]
Ahhh sa te adhuroj o baba,,,,te mbahet mend kur kisha frike te flija
darkave apo kur me dilte gjumi vija prane teje e te zgjoja te kerkoja te me perqafoje
se me beje te ndihesha e sigurte ,,,,e shtriheshim bashke te perqafuar duke me treguar perrrallen e rralles
te cilat dhe sot e kesaj dite i mbaj mend e ja tregoj birit tim nipit tend te dashur,,,,
gjithnje me ke thene :Ne jemi NJE......
po vertet ne jemi nje baba ,,,e kam vertetuar diten kur u bera nene
kur po shkoja ne spital ti me telf e me the me dhemb shpirti cfare po ndodh
ti ke dicka ma thote zemra ,,,,kur une te thashe se po behesha nene ti fluturove nga gezimi
duke me thene:Bija ime mos harro une jam gjithnje prane teje NE JEMI NJE [givelove]
Sa do doja keto fjale te ti thoja i dashur baba por ti sme le pasi shikon syte e mi tek mbushen
me lot [cryingorverysad] kam nevoje akoma per ty te lutem mos me braktis pikerisht tani [cryingorverysad]
...kur me shume se kurre kam nevoje per pranine tende...keshillat ...dashurine.....mbi te gjitha mikun qe gjej gjithnje tek ty babai im [cryingorverysad]
NE JEMI NJE [givelove]
 
Titulli: Monolog...

Serisht kjo nate me gjen ketu te ulur,,,e vetme duke menduar per TY,, [cryingorverysad]
,,,nuk di cte bej ,,cte mendoj ..si ta heq kete trishtim qe me ka mberthyer,,,zdi si te te
them qe kam nevoje te te kem prane meje [cryingorverysad] nuk di si te mar ne telf
per te pyetur si je,,,,se kam frik se do me tridhet zeri e syte do me mbushen me lot
e ti duke me njohur shume mire do e kuptosh e do rinisesh per te disaten here qortimet
e tua,,,uffffffffffff ndihem keq duke menduar per ty,,,me vlon zemra kur e di qe ti sje mire [cryingorverysad]
nuk di cte bej ,,,se di cdo bej e vetme pa ty [cryingorverysad]
Je unik per mua baba,,,je ajo pjesa qe lumturine time e con ne pjedestal [cryingorverysad]
,,,por pa ty me duket e veshtire cdo gje,,,,e din i dashur baba ate makinen qe ti i solle
nipit tend nuk e heq prej dore dhe kur fle e don ta ket afer,,,apo kur une ja heq
nga dora ai fillon e qan,,, [cryingorverysad]
Se di u be kohe qe uroj shpresoj me shpirt e lutem per ty cdo nate
qe te rikthehet serisht ai shikimi yt i embel,,,fortesia ne trupin tend...
te te largohet ai trishtim pasi me gropos dita dites [cry1] [cry1] [cry1]
Me mungon shume...ska dite moment ore e cast mos te mendoj per ty,,,
te lutem qendro me mua...mos me braktis pikerisht ne keto caste...
mos me ler te vetme [cryingorverysad]
Me ke premtuar se do te rrosh 100vjet...te mbahet mend???
Gjithnje kur isha e vogel te thoja te kerkoja te me premtoje se do te rroje
100vjet te mos me lije kurre te vetme,,,tani ka ardhur momenti ta mbash,,, [cryingorverysad]
Sikur te ishte ne doren tende ahhhhh sikur [cryingorverysad] [cryingorverysad]
UNE DHE TI JEMI NJE mos e harro kurre!
 
Titulli: Monolog...

Nen hapat e jetes ecim te gjithe koke ulur e kembet zvarre
mundohemi te qeshim por smundemi....pesha e viteve na peshon mbi shpatulla
bashke me to dhe shume plage e kujtime [cryingorverysad],,,ehhhhhh sa e lehte do ishte te rilindim
serisht te fillonin cdo gje nga e para,,,,duke ndryshuar dicka apo cdo gje, [cryingorverysad],
,,ndonjehere mundohemi te hapim shpirtin ti japim ze,,,por stepemi para
realitetit zhgenjyes. [cry1] [cryingorverysad]
E veshtire eshte te jetosh duke perballuar cdo dhimbje,,,trishtimin me koken lart
e syte e palotuar,,,veshtire shume,,,e veshtire eshte kur cdo gje duhet kaluar duke
shtrenguar dhembet e te mos kesh mundesi ti thuash jetes STOP "Me ler nje dite te heshtur"
,,,sado qe ti mund te flasesh ajo nuk degjon,,,mbase kokefortesia saje eshte me e madhe
se trishtimi apo vuajtjet qe na ofron,,,e packa te gjithave ne duhet te perballemi
dhe me faktorin kohe,,,i cile eshte gjithnje superior ndaj nesh [cryingorverysad]
Me vjen te bertas te cierr ftyren e jetes,,, qe tregohet kaq katile ndaj nesh,,,
,,, ahh sa do doja ti thoja na jep kohe vec kohe,,,por si gjithnje ajo si
e pashpirt qe eshte fillon e levizen me shpejt,,, [cryingorverysad]
Sna mbetet asgje per te bere,,,asgje,,,vec te jetojme cdo gje me
inesitetin e gjerave qe zvijen me ,,,,, Serisht pyes dhe vec heshtje mar,,,,
e unee heshtur futem ne mendime ,,,,pafundesisht mendoj,,,,mendoj,,,
per ty moj JETE
 
Titulli: Monolog...

DASHURIA

qe provoj per ty nuk mund te shkruhet

sepse eshte aq e madhe qe duhet te shkruj te gjithe boten

dhe duhet te shkosh ne cdo cep te botes

per tani te mjafon vetem fjala TE DUA..
 
Titulli: Monolog...

Ti me ke mesuar te dashuroj me ke mesuar te enderroj dhe tani qe jam ketu duke bere gjera qe nuk ka menduar kurre ti beja jam nje tjter person sepse me ke qene shum prane meje kur kisha nevoje dhe tani kam ate forze te perballoj dite...qe vin...ti qe me bene te qesh....ti qe me te dridhem....dhe qe me bene te qaje te dua me shum se veten time se cdo gjo ne bote...
 
Titulli: Monolog...

Te kerkoj ne cdo vend...ne cdo cep..skaj..apo foto....ehhhhhhhhhhhhh te gjej ne cdo vend
te gjej ne syte e mi ne gjakun tim ne zemren time... [cryingorverysad]
E din sot takova nje shokun tende baba dhe sikur me liroi nga ai malli qe ndjej per ty
E din cme tha?? Kopja e tet ati qenke ber moj bija ime [cryingorverysad] ehhhhh vertet
une kam syte buzet floket karakterin tend....por sa do doja te kisha dhe zemren tende
te isha aq e mire sa ty.... kur lexova ato vargjet mesiper kuptova qe kisha kohe qe
veten e kisha futur ne nje tynel vetem e vetem per mos te kujtuar cpo ndodh....
cpo ngjet me ty....ME MUNGONNNNNNNNNNNNNNNN kam nevoje per ty [cry1] [cry1]
Tani qe po te shkruaj syte e mi derdhin lot....shume lot....sado qe ti me thua
tregohu e forte se vetem keshtu do jesh ne gjende te perballosh jeten
por une spo mundem me.....me vjen keq qe po te zhgenjej i dashur baba por
e forte sjam [cryingorverysad] me vjen keq qe cfare te kam premutar spo jam
ne gjendje ta mbaj.....ehhhh tani me kujtohen fjalet e tua:Lot ne syte e tua zdu te shoh
per asnje arsye te lutem premtoma?? [cryingorverysad] [cryingorverysad]
Por smundem jo smundem..... Me ke kerkuar qe jeta jone te vazhdoje njesoj
por smundem kur une po e shoh mire qe ti po hiken [cry1] [cry1]
Ehhhh kam mall per ty per ato dite kur shetisnim sebashku.....kur pinim kafe e te hapja zemren...
...kur luanim sebashku apo kur cdo nate prisja puthjen tende per te fjetur .....
....Me mungon ai shikim kur pe nipin tend per here te pare e qe derdhe lot si nje femije
...kur me pyete:I yti ky femije vetem i yti?? [cry1] [cry1] [cry1]
Te dua shume baba! [givelove]
Ndihem krenare qe jam bija jote gjithnje do ndihem e tille.....mos harro
....NE JEMI NJE!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top