Mjerimi shoqëror-nxitës i krimit në familje

AnGeLiC

VIP
V.I.P
FullSizeRender-553x381.jpg

Nga Raimonda Moisiu

Dhuna në familje është tashmë një cështje serioze në shoqërinë e sotme shqiptare, dramë njerëzore e sociale, e cila po neglizhohet dukshëm nga shoqëria dhe drejtësia. Kjo lloj dhune prek gruan dhe anëtarët e familjes e të gjitha moshave.

Kur dhuna është e pranishme në familje, gruaja dhe fëmijët janë të parët që preken e lëndohen, keqtrajtohen dhe vriten. Për aq kohë, sa jeta e gruas dhe e fëmijëve është e pasigurtë në komunitet e shoqërinë tonë, të gjithë ne si shoqëri jemi të pasigurtë. Lufta kundër dhunës ndaj gruas, krimit në familje dhe mbrojtja e fëmijëve (ardhmërisë), është sfida e një shoqërie demokratike.

Ngjarjet monstruoze dhe horror të krimit ndaj gruas, fëmijëve dhe familjes, kanë tronditur mbarë opinionin publik shqiptar në cdo qelizë të saj dhe janë në pikën më kritike në vendin tonë, përgjatë gjithë vitit 2016-ë.

Natyra e krimeve horror të dhunshme, që ndodhën fundjavën e kaluar, me vrasjen e një gruaje, hedhjen e bashkëshortes dhe nënë e dy fëmijëve nga kati i katërt, Liljana Rukos në Fier, dhe krimit tjetër monstruoz mbytja në gjumë i të miturve në familjen Toshi, Korcë, konstaton dukshëm shkallën e aktivitetit kriminal të dhunshëm e krimit të egër, ku shpërbërja e familjes mendoj se është shkaku themelor i kushteve social-ekonomike, varfërisë afatgjatë dhe varësisë së saj në përqindjen më të madhe ndaj krimit.

Këto lloj krime horror tregojnë se sa kokëfortë është realiteti i dhimbshëm i katastrofës morale dhe sociale, në një botë e shoqëri, ku po lulëzon agresiviteti, urrejtja, hakmarrja, dhunë fizike dhe verbale, sharje, frikë, tmerr monstruoz, dramë dhe dhuna mashkullore e shpeshtë dhe e pandalshme ndaj grave dhe familjes, degradimin e dhunëshëm të përsonave që janë pjesë e familjes, njëkohësisht edhe pjesë e shoqërisë, përballja e këtij realiteti me obskurantizmin e mentalitetit shqiptar dhe pasojat e mjerimit shoqëror,-si nxitës të krimit në familje.

Mjerimi moral lind Trishtimin! Mjerimi shoqëror nxit Krimin!

E ndryshoka njeriun këtë qënie njerëzore e hyjnore me kaq shpirt të bukur. Sa shumë janë shtuar të mjerët në atdheun tim!

Bashkë me varfërinë e tyre dhe trishtimin, ulëritjet e përditëshme për të mbijetuar, janë rritur edhe njerëzit me streset e ditës, nuk ekziton më shpirt, por ka deformim të trajtës jetësore dhe deformim të shpirtit njerëzor, një problem i mprehtë e therrës social e tragjedi njerëzore mbarëkombëtare.

Njerëzimi i botës moderne vazhdon të vrasë mendjen për t’i dhënë përgjigje një pyetje të thjeshtë. ثshtë krejt e thjeshtë dhe merita e njerëzve të botës së artit, ku jeta ka përfshirë një pjesë prej nesh, është në formulimin e kësaj pyetjeje, përgjigja e së cilës shoqërohet me miliona e miliona argumente, që nuk rreshtin, sikurse janë objektet qiellore të universit. Cila është pyetja? Ja ta formuloj e shpjegoj në detaje;

“Si është e mundur që atë qënie njerëzore, së cilës bota njerëzore i ka thurrur aq poezi, këngë lirike, dhe dasme,-gruan- atë qënie po ashtu kjo botë njerëzore përpiqet ta poshtërojë në botën e pështirë të thashethemeve apo në punë, t’ia nxijë jetën vecmas në familje, e dhunon fizikisht e verbalisht, ta gjymtojë e vrasë, ndërsa ata meshkuj sado xhahilë e të vrazhdë të jenë treguar kulturisht, kur është puna te këngët e poezitë e dashurisë, “dorëzohen’, duke i kënduar botës femërore me tinguj të dhimbshëm shpirti!

Kujt? Pikërisht GRUAS!

Kësaj jete njerëzore, të cilës i përgjerohen bijtë, dhe për të janë gati të xhindosen meshkujt e elipsit të saj, vetëm sapo dikush të shprehë një sharje për të. Gruas, kësaj qënie që ka dëgjuar mijra e mijra vjet, fjalë përgjëruese dashnorësh të përvëluar për të, dashnorë që japin pasurinë, ofiqet, burrërinë deri dhe kanë tradhëtuar atdheun vetëm për të hyrë njëherë të vetme në shpirtin e saj.

Mirëpo lind pyetja dhe dilema: “Cfarë po ndodh me gratë e thjeshta punëtore apo shtëpiake që punojnë për familjet e tyre, rolet e tyre në familje e shoqëri, pështjellimi shpirtëror dhe përcmimi mashkullor, dhuna psikologjike dhe fizike, që ushtrohet ndaj tyre mes ndjenjës e nënshtrimit epshor dhe shfrytëzimi seksual i trupit, të fajshmes e së pafajshmes, rrahjes dhe masakrimit horror vrasës të tyre nga bashkëshortët dhe meshkujt e tjerë të familjes dhe jetës së tyre.

Vrasjet e tmerrshme të Liljana Rukos dhe fëmijëve të familjes Toshi, brenda një dite, janë tregues që bindin masën e gjerë të shoqërisë se dhuna ndaj grave dhe fëmijëve, është jo vetëm çështje sociale, por edhe një sinjal alarmi që duhet të shqetësojë më shumë se kurrë shoqërinë shqiptare. Sinjal që shteti, shoqëria civile, drejtësia dhe shoqëria shqiptare të mos rrinë spektatorë, ndërsa dhuna shtohet në jetën e përditshme të grave, fëmijëve dhe krimit në familje.

Dhuna ndaj grave dhe krimi në familje po kontribuon në shpërbërjen e familjes dhe në mungesën e respektit të dashurisë njerëzore për shenjtërinë e jetës në të gjitha kushtet dhe fazat e saj. Dominanca e dhunës mashkullore dëmton familjet në të gjitha brezat, mjeron dhe varfëron komunitetin, përforcon format e tjera të dhunës në shoqëri, kufizon rritjen ekonomike dhe minon zhvillimin.

Ndaj të njëjtin mendim me miken time, shkrimtaren e shquar Flutura Acka, e cila thotë se “ Dhuna në familje e vrasja e grave është një alarm mbarëkombëtar, por nuk është fenomen shqiptar!” ثshtë mëse e vërtetë që nuk ndodhin vetëm në Shqipëri. Edhe këtu në Amerikë, ndodhin krime të tmerrëshme në familje, shuhet një familje e tërë nga njerëzit e familjes, biles disa ngjarje horror familjare, janë bërë lajme mediatike botërore, për nga dhunë psikologjike, verbale, fizike, masakrimi e deri te vrasje e grave dhe fëmijëve.

Po, është mëse e vërtetë, sipas shkrimtares, ka një ndryshim, në masat që merren jashtë! Sepse Te ne mbizotorën HESHTJA!

Së pari ne duhet të thyejmë Heshtjen!

Krime të tilla kthehen në diskutime psikologjike të krimit duke përfshirë rishikim të marrëdhënieve ndërmjet personalitetit, intelektit, sëmundjes mendore dhe sjelljes së dhunëshme, zgjedhje racionale e teori rutinë këto për shkakun e integrimit të krimit, që bëhen jo vetëm material për gazetat, analistët, shoqatat joqeveritare, drejtësinë e politikën, etj, por dalin në konkluzionin se të gjitha veprimet e njeriut duke përfshirë edhe dhunën, vrasjen, masakrimin, injorancën, pedofilinë dhe perversitetin janë produkte racionale të vendimmarrjes në nivel individual!

Por unë mendoj se tendenca që po shohim në krimet e dhunëshme së fundmi në familje, ndaj gruas e fëmijëve është e nxitur kryesisht edhe nga një faktor tjetër; mjerimi shoqëror, që për mendimin tim, është faktor nxitës i krimit në familje.

Pra jeta e grave, vajzave, fëmijëve dhe e familjeve është tejet dramatike dhe forma më diskriminuese dhe shkelje e të drejtave të tyre, dhuna ndaj tyre shkakton mjerim shoqëror të pallogaritur, shkurton jetën dhe gra të panumurta që i gërryen dhimbja e ankthi nën kërcënim e frikë për jetën e tyrë, të fëmijëve dhe të familjes.

Për gati dy dekada kam jetuar në një lagje me familjen Toshi, lagja nr 4 e Korcës, e njohur ndryshe edhe si Lagja e Birrës. Naum Toshin dhe familjen e tij i njoh shumë mirë. Sigurisht krimi horror që ai bëri, më tronditi shumë mua këtu në Amerikën e largët dhe jo vetëm qytetin tim të Korcës, por edhe opinionin mbarë shqiptar, krim me përmasa tronditëse e shokuese, që nuk mund të gjesh fjalë për ta përshkruar këtë horror cnjerëzor, fati i keq dhe tragjedia e atyre fëmijëve të mitur.

Gjendjen sociale ekonomike dhe psikologjike pak a shumë e njoh të familjes Toshi, falë kjo si banore dhe e profesionit tim si mësuese në shkollën e asaj lagje. Pra, mendoj, se në anën tjetër të spektrit të këtij krimi monstruoz ndaj dy fëmijëve të mitur, qëndrojnë “krenare” gjurmët dhe pasojat e mjerimit shoqëror që në formimin parësor të personalitetit.

Variablat si varfëria, pabarazia sociale, dhuna fizike, sociale e morale, krimi dhe diskriminimi, inferioriteti maskilist, injoranca dhe arësimimi, papunësia, imoraliteti, dhe pasioni kronik në fëmijërinë e herëshme, -varte qentë dhe macet e lagjes në pemë, – tregojnë në një farë mënyre se cfarë e mbizotëronte jetën e tij. Pikërisht, shumë pranë shtëpisë së horrorit aktual, kanë ndodhur në një hark kohor prej disa vitesh -disa krime të kësaj natyre; ndodhi vrasja e nxënëses time Mirela Gora, krim dhe incest në familje, nga babai i saj, vrasja e Liljana Arapit, së cilës një plak 84 vjecar i preu kokën dhe trupin e saj e hodhi në landin e plehrave në të dalë të qytetit të Korcës.

Një nënë e re korcare, banore e asaj lagje, përfundoi në pranga për një krim që askush më shumë në botë do e ndjejë përjetë, shpirti i saj i mjerë; rrahu fëmijën e saj të mitur derisa vdiq!

Dhe po një nënë tjetër, edhe kjo banore e Lagjes 4, mbyti dy fëmijët e saj e më pas u vetëvra, duke u hedhur në rrotat e makinës, ndërsa një vajzë e re e bukur e brishtë, një studente e shkëlqyer me medaljen e artë vrau veten, se nuk kishte një grusht para, të vazhdonte studimet.

Kjo është tmerrësisht e frikëshme, e dhimbëshme, tragjike dhe dramatike! Që këtu fillon epidemia mjerane edhe kësaj tragjedie, pasojat e ambientit dhe njerëzve që e rrethonin. Janë krime monstruoze që kanë simbolikën e natyrën përbashkët; Krim në familje! Në diskursin publik dhe social vërejmë dy pamje të dhunës dhe krimit; njëra që është e justifikuar nga varfëria ekstreme dhe kërkesat e ambientit rrethues, castit, kushteve social-ekonomike, dhe tjetra nga mjerimi shoqëror, që lind gjithashtu shtypjen, përbuzjen dhe nxit eleminimin fizik.

Njëherë e një kohë thuhej se varfëria shkakton krimin, por sot mendoj se krimi po shkakton varfërinë. Shpërbërja e familjes ka cuar në një shkallë të lartë të dhunës në familje. Rezultatet e disa politikave sociale e familjare për familjet me prindër të divorcuar, nëna apo baba që i rritin vetë fëmijët, braktisje të familjes nga bashkëshortët, varfëria ekonomike etj, plagë e drama sociale, po paguajnë “cmimi të dhimbshëm e dramatik”, për këtë, me një rritje të krimit e dhunës në familje, me krimin e të miturve dhe të rriturve.

Vërejmë se sistemi i drejtësisë penale po shërben gjithnjë e më pak, në dënimin e krimeve monstruoze, duke i liruar keqbërësit para kohe, faktorë kryesorë në këtë tendencë të rritjes së dhunës e krimit. Pra në diskursin publik e social vërejmë dy qasje konkurruese; njëra është qasja tradicionale e zbatimit të ligjit, që tregon mënyrën se si të merren me dhunën e krimin, duke vënë në zbatim politikat agresive e të forta të ligjit nëpërmjet burgosjes dhe dënimeve të rrepta.

Nga ana tjetër unë mendoj në lidhje me atë qasje që quhet rehabilitimi social i krimit të dhunëshëm. Kjo qasje ka tendëncën ta shohim krimin si të shkaktuar nga plagët sociale dhe mjerimi shoqëror, shërimin e tyre nëpërmjet programeve dhe politikave sociale, duke kërkuar shkaqet e dhunës e krimit që në rrënjë.

Faktikisht shoqëria ka nevojë për të dyja qasjet të kombinuara me njëra tjetrën; zbatimi i ligjit dhe politikat e programet sociale për familjen e shoqërinë. Shteti e shoqëria duhet të ndërrmarrin hapa konkretë e të rreptë ndaj kriminelëve e keqbërësve, sikundër kemi nevojë edhe për programet e politikat sociale, për të parandaluar sa të mundemi dhunën ndaj gruas, fëmijëve dhe familjes, të ruajmë e mbrojmë brezin e ri e të sotëm, që të mos bëhen shkelësit kronikë të së nesërmes. Vrasja e Lilana Rukos së ndjerë, erdhi si rezultat i mbështetjes së pamjaftueshëm sociale dhe implikimin e kompleksiteti me fuqinë e arrogancës të moszbatimit të drejtësisë e ligjit, nga gjykatat e korruptuara.

Bota mashkullore jo se nuk e do gruan, E do pafundësisht. Ato këngë e poezi dashurie që kanë lindur janë aq shumë sa të krijohet përshtypja se raporti i dashurisë së mashkullit për gruan, në raport me të anasjelltën, nuk ka të krahasuar.

Bota mashkullore e do gruan, por e do atë në botën hyjnore të artit, por pse sillet aq keq pa burrërri në jetën e përditëshme…!

Opinioni publik shqiptar, prindërit dhe fëmijët janë të shokuar, të tronditur, të frikësuar, të terrorizuar dhe të shqetësuar, për të “Mos Pac Fatin e Liljanës”, -shprehet gazetarja Rudina Xhunga në një shkrim të saj, që unë do i shtoja, “Mos pacim fatin e atyre fëmijëve të mitur”,që nesër, të mos na mallkojë historia.

ثshtë jashtëzakonisht e rëndësishme që Drejtësia, Policia e Shteti, të identifikojnë e skedojnë personat me prirje të tilla, të çlirojnë duart e kryqëzuara, të thyejnë heshtjen, e të përmbushin me përkushtim;detyrimet morale, sociale, ligjore, shtetërore, dhe të drejtat e gruas dhe fëmijëve, për të qenë të lirë, të sigurtë e të mbrojtur.

Të mbrojmë fëmijët, gruan dhe familjen, t’i themi ndal dhunës dhe vrasjes së tyre, ata janë pasqyra e shoqërisë, reflektimi e shpresa e së ardhmes, ndal dhunën e vrasjen e tyre, krimit në familja, siguria dhe garancia për të ardhmen e një familje e brezi të shëndetshëm fizikisht, moralisht e qytetarë të denjë të shoqërisë me ngrohtësinë, edukimin dhe dashurinë ndaj tyre, për vete e shoqërinë në tërësi.Dritare net
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top