Mizoria e hungarezëve, emigrantët mbahen si në vathë dhe ushqehen si kafshë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Mizoria e hungarezëve, emigrantët mbahen si në vathë dhe ushqehen si kafshë

refugjate.jpg


Një video e realizuar në një kamp hungarez tregon se si emigrantët e uritur detyrohen të qëndrojnë të ngjeshur me njëri-tjetrin si kafshët në një vathë.

Videoja e marrë fshehurazi nga një vullnetare austriake në kampin hungarez të Roszke, tregon një grumbull prej rreth 150 emigrantësh që shtyhen me njëri-tjetrin në një ambient që duket më tepër si një stallë kafshësh, teksa policë të veshur me maska higjienike u hedhin mbi koka sanduiçë për të mbajtur frymën gjallë.


refughatw1.jpg


Në turmën fatkeqe, ku ka edhe shumë gra e fëmijë, shihen njerëz që bërtasin me zë të lartë në mënyrë që ndonjëri nga policët t’i shohë e t’u hedhë një racion ushqim.

Kushtet në të cilat po mbahen emigrantët në kampet hungareze janë denoncuar edhe nga Human Rights Watch, e cila ka thënë se emigrantët janë duke u mbajtur si “kafshë në stallë”.

Këto zhvillime vijnë në ditën kur ministrat e Europës qendrore kanë refuzuar sërish sistemin me kuota për shpërndarjen e emigrantëve.

refugjate2.jpg

Komisioni Europian, me mbështetjen e Gjermanisë, ka propozuar shpërndarjen e 160.000 azilkërkuesve në vit në gjithë BE-në, bazuar në kuota të detyrueshme.

Republika اeke, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia janë kundërshtueset më të mëdha të këtij plani.
g.shqip
 
Titulli: Mizoria e hungarezëve, emigrantët mbahen si në vathë dhe ushqehen si kafshë

Zoti ua befte nje qare :(
 
Titulli: Mizoria e hungarezëve, emigrantët mbahen si në vathë dhe ushqehen si kafshë

Syrian refugee recounts police brutality in Greece

"When my husband and I got to Greece the policemen there beat my husband and I with a metal stick," Syrian refugee Sabah says.

"I was three months pregnant. I lost my baby."

Screenshot_1.jpg
 
Back
Top