Misteri i dërgesës 20 mld € që pret në aeroportin e Moskës

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
timthumb.php


timthumb.php


timthumb.php


timthumb.php


Një ngarkesë prej 20 miliardë euro kesh, prej gjashtë vitesh qëndron në aeroportin e Moskës. Paratë që mbahen nën masa të rrepta sigurie ende nuk kanë një marrës.

Dogana ruse ka marrë kërkesa nga persona të ndryshëm, që janë paraqitur si pritës të parave, por autoritet nuk janë bindur dhe i kanë cilësuar këto persona si mashtrues.

“Ka mundësi që këto para të jenë të Sadam Hysenit”, ka thënë një burim i fshehtë i Shërbimit të Inteligjencës ruse për gazetën “Moskovsky Komsomolets”.

Paratë që janë që të gjitha të prerjes 100 euroshe, kanë ardhur në aeroportin “Sheremetyevo” të Moskës nga Frankfurti më 7 gusht 2007, dhe që prej atëherë ndodhen të ngrira.

Burime nga Rusia thonë se, autoritetet kanë dështuar të zgjidhin lëmshin në lidhje me identitetin e marrësit të parave, që kanë mbërritur në aeroport si ngarkesë pa marrës të specifikuar.

Dy teoritë më të besueshme për origjinën e parave kanë lidhje me ish-liderin e Irakut, Sadam Hysein dhe me ish-liderin e Libisë, Muamar Gedafi. Pretendohet se, tirani ka dërguar 7.5 miliardë paund në Moskë me çanta diplomatike para se të rrëzohej nga pushteti, raporton "Daily Mail".

“Ka edhe mundësi të tjera”, ka thënë një burim i sigurt për gazetën. Një shpjegim tjetër është që paratë të kenë lidhje me zyrtarët e korruptuar rus. Bileta për dërgimin e ngarkesës mban emrin e 45-vjeçarit, Farzin Koroorian Motlagh.

Të dhënat e pasaportës së tij tregojnë se ai është iranian, por dogana ruse dhe agjenci të tjera, nuk janë të bindura që ai është poseduesi i fundit i parave. Ai nuk është paraqitur ende në Moskë për të pretenduar marrjen e parave.

Motlagh (i njohur si Farzin Ali Karoryan Mutlaq) në 2010-n u akuzua se ishte “truri” i tentativës për të vjedhur 14 miliardë nga Banka Qendrorë në Abu Dhabi duke paraqitur dokumente false. Ai ka shmangur dënimin në Emiratet e Bashkuara Arabe duke u larguar për në Iran.

Qeveria ruse deri tani nuk i ka marrë këto para. Por mesa duket ne kurrë nuk do ta marrim vesh se nga kanë ardhur këto para.///Shekulli Online/F.S./
 
Back
Top