Mirësia mund të ndryshojë jetën tonë

Tuana

Nada é por acaso!
wung.jpg


Aung San Suu Kyi

Kur foli dy ditë më parë në Oslo në ceremoninë e tërheqjes së çmimit “Nobel” për paqen, e kuptuam se përse emri i Aung San Suu Kyi shpesh krahasohet me emrat e mëdhenj të Mahatma Gandhi-t apo Martin Luther King. Në një fjalim sa personal, aq edhe universal, ajo shpalosi filozofinë e saj të “mosdhunës” në lidhje me ndryshimet politike, një filozofi e bazuar në besimin budist. Ajo shpjegoi se si vendimi i Komisionit të Nobelit për t’i akorduar këtë çmim të madh të paqes, të cilin ajo e mori pas 21 vitesh nga pamundësia e lëvizjes, shërbeu që çështja e Burmës të mos harrohej në botë. Për fjalimin që mbajti në Oslo me rastin e marrjes së çmimit, ajo tha se nisi që të punonte vetëm një javë më parë. Para saj ishin shumë dinjitarë dhe monarkë, por edhe djemtë e dashur, Kim dhe Aleksandri, ku ky i fundit mbajti një fjalim të shkurtër në vitin 1991, në mungesë të së ëmës që ishte e arrestuar në Burma. Vetëm babai i tyre, bashkëshorti i ndjerë i Kyi, nuk ishte në audiencë, një mungesë të cilën ajo vazhdon ta ndiejë. Ai ndërroi jetë nga kanceri në vitin 1999.

Edhe pse në botë vuajtjet vazhdojnë, të paktën prania e saj e djeshme në sallën prestigjioze të Oslos tregon se në vendin e saj, një nga më problematikët në botë, gjërat kanë filluar të ndryshojnë dhe se ka ende shpresë.

Fjalimi

Një mesazh prekës për shpresën

Shpesh, gjatë ditëve të mia të gjata të qëndrimit në arrest shtëpie, ndieja sikur nuk i përkisja më botës reale, nuk isha më pjesë e saj. Shtëpia në të cilën ndodhesha ishte bota ime, por kishte edhe një botë për të tjerët, një botë në të cilën ata nuk ndiheshin të lirë, por që të paktën ishin së bashku si në një burg gjigant, në një komunitet të madh. E më pas kishte edhe një botë tjetër, një botë të të lirëve.

Secila prej këtyre botëve ishte një planet më vete, një planet i ndryshëm në një univers të ndryshëm. اmimi “Nobel” më çoi edhe njëherë në botën e qenieve të tjera njerëzore, jashtë izolimit tim, përtej zonës së izoluar në të cilën jetoja dhe në njëfarë mënyre më ndreqi sensin e realitetit. Kjo nuk ndodhi sa hap e mbyll sytë. Sigurisht, por ndërsa ditët, muajt dhe vitet iknin njëri pas tjetrit dhe lajmi i çmimit erdhi edhe tek unë, nisa që të kuptoj domethënien e çmimit “Nobel”. Ishte një çmim që më bëri reale edhe njëherë, më ktheu pas në komunitetin e madh të njerëzve dhe çka është më e rëndësishme çmimi “Nobel” tërhoqi vëmendjen para botës për përpjekjet për demokraci dhe të drejta të njeriut në Burma. Ne nuk ishim harruar.

Francezët thonë se të ikësh është si të pësosh një vdekje të vogël. Të harrohesh gjithashtu është si të vdesësh pak nga pak. Kur takova punëtorët emigrantë burmezë dhe refugjatët gjatë vizitës së fundit që bëra në Tajlandë, shumë veta m’u lutën: “Mos na harroni”. Ata donin të thoshin: mos harroni vuajtjen tonë, mos harroni të bëni ç’të mundni për të na ndihmuar, mos harroni se edhe ne i përkasim botës suaj. Kur Komiteti i اmimit Nobel më dha këtë çmim, ai njëherazi po pranonte dhe njihte situatën e rëndë dhe shtypjen që po pësonte populli i Burmës nga regjimi në fuqi. Ndaj për mua akordimi i këtij çmimi ishte shumë, shumë më tepër se një çmim personal, por ishte mbi të gjitha edhe një shqetësim i këtij komiteti për të shtrirë demokracinë dhe të drejtat e njeriut përtej kufijve kombëtarë. Për sa më takon, ky çmim çeli një derë në zemrën time. Lufta e Parë Botërore shkaktoi një humbje të madhe të rinisë, të potencialit të pafund të të rinjve. Ajo ishte një kasaphanë e pamëshirshme që zhbëri forcat pozitive të planetit tonë. Dhe cila ishte arsyeja? Po kalonim thuajse një shekull nga ajo gjëmë dhe ne ende nuk dimë që t’i japim përgjigje. Por ndërkohë a jemi më pak të dhunshëm edhe sot? A nuk jemi ende fajtorë edhe sot, edhe pse në një shkallë më pak të dhunshme për atë që po ndodh rreth nesh, në planetin tonë dhe në lidhje me të ardhmen tonë dhe atë të planetit në të cilin jetojmë? Lufta nuk është fushëbeteja e vetme ku paqja goditet për vdekje. Sa herë që vuajtjet injorohen aq herë farat e konfliktit do të jenë të gatshme të mbijnë menjëherë, sepse vuajtja degradon dhe duke u fermentuar shndërrohet në inat dhe në tërbim. Jemi me fat që jetojmë në një epokë të mirëqenies sociale dhe asistencës njerëzore që është më se e nevojshme. Unë jam me fat që jetoj në një epokë kur fati i të burgosurve të ndërgjegjes kudo është shndërruar në një shqetësim të forcave që përfaqësojnë të mirën, në një epokë kur demokracia dhe të drejtat e njeriut janë pranuar gjerësisht, edhe pse jo universalisht. Nëse më pyesin se përse luftoj për demokracinë e Burmës, përgjigjja është sepse besoj se institucionet demokratike dhe praktikat demokratike janë të nevojshme për të garantuar të drejtat njerëzore. Gjatë vitit të fundit ka pasur shenja se shpresat e atyre që besojnë për demokraci dhe liri në Burma do të realizoheshin nga pak. Në fakt janë ndërmarrë hapa drejt demokracisë, por nëse jam pro një optimizmi të kujdesshëm, kjo nuk do të thotë se nuk kam besim në të ardhmen, por se nuk dua që të inkurajoj besimin e verbër. Burma është një vend me shumë etni e besime dhe e ardhmja e tij mund të jetë në paqe vetëm në frymën e bashkimit të vërtetë.

Që kur arritëm pavarësinë në vitin 1948, nuk mund të thuash se ka pasur ndonjë periudhë relativisht të gjatë kur vendi ynë ka gëzuar një paqe të vërtetë. Ne nuk kemi qenë të aftë që të zhvillojmë besimin e mirëkuptimin dhe të shmangnim shkaqet e konfliktit… Ne shpresojmë që marrëveshja e pushimzjarrit do të çojë në marrëveshje të mëtejshme politike të bazuara në aspiratat e popullit dhe shpirtin e bashkimit. Partia ime, Lega Kombëtare për Demokraci, dhe unë, jemi të gatshëm e me vullnet të plotë që të luajmë një rol të madh në këtë proces dhe në atë të pajtimit kombëtar.

Paqja e botës është e pandashme. Për sa kohë që forcat negative marrin më të mirën e forcave pozitive kudo, ne të gjithë jemi në rrezik. Pyetja mund të ishte në këtë rast: a është e mundur që të eliminohen të gjitha forcat negative? Përgjigjja e thjeshtë është jo. ثshtë natyra njerëzore ajo që përmban në vetveten e saj edhe pozitiven, edhe negativen. Megjithatë është brenda aftësive njerëzore, gjithashtu, që të punohet për të forcuar të mirën dhe për të minimizuar, apo neutralizuar të keqen. Paqe absolute në këtë botë do të ishte një objektiv i pamundur, i paarritshëm, por ky qëllim duhet të mbetet objektivi i udhëtimit tonë, pikëmbërritja ku duhet të ngulim sytë sikundër bën edhe ai udhëtari i shkretëtirës që në errësirën e natës kapet vetëm pas yllit më të shndritshëm të qiellit për t’u orientuar, duke e ditur që ai është i vetmi që do t’i japë shpëtimin. Edhe nëse nuk do të mundim të arrijmë paqen perfekte në tokë, sepse paqja perfekte nuk është e mundur këtyre anëve, përpjekja e përbashkët për të arritur paqen di të bëjë bashkë njerëz dhe kombe në besimin dhe vlerën e përbashkët të miqësisë dhe do të ndihmojë komunitetin njerëzor që të jetë më human, më i sigurt dhe më i dashur.

Kam mësuar shumë gjatë jetës sime nga vlera e mirësisë. اdo të mirë që kam marrë, e madhe, apo e vogël, më ka mësuar se bota jonë ka kaq shumë nevojë për mirësi dhe ajo nuk do të ishte kurrë e tepërt. Të jesh i mirë do të thotë që të kundërpërgjigjesh me ndjeshmëri dhe njerëzillëk e ngrohtësi ndaj nevojave të të tjerëve. Qoftë edhe një prekje e vogël mirësie mund të lehtësojë një shpirt të rënduar dhe të lodhur. Mirësia mund të ndryshojë jetën e njerëzve. Si përfundim, qëllimi ynë duhet të jetë ai i krijimit të një bote në të cilën nuk do të ketë më të shpërngulur, refugjatë, të pastrehë dhe të pashpresë, një botë ku çdo cep i saj të jetë një vend i shenjtë, në të cilin banorët e planetit të kenë mundësinë që të jetojnë në liri dhe në paqe. اdonjëri prej nesh është i aftë që të kontribuojë për një botë të tillë. Le të kapim duart e njëri-tjetrit dhe të përpiqemi të krijojmë një botë të paqtë, në të cilën të flemë në paqe dhe të çohemi në lumturi.

Kur u bëra pjesë e lëvizjes pro demokraci në Burma, nuk më ka shkuar kurrë në mendje se dikur mund të nderohesha me një çmim. اmimi për të cilin po punonim dhe luftonim ishte ai për një shoqëri të lirë, të drejtë, ku njerëzit të ishin të aftë që të shprehnin potencialin e tyre të plotë. Përpjekja jonë ishte nderi ynë. Historia na dha mundësinë që të jepnim më të mirën për një kauzë në të cilën besonim. Kur Komiteti i Nobelit zgjodhi të më nderonte, rruga që kisha zgjedhur me vullnetin tim të lirë u bë më pak e vështirë dhe e vetmuar. Për këtë e falënderoj komitetin, popullin e Norvegjisë dhe popujt kudo në botë, mbështetja e të cilëve e forcoi besimin tim në përpjekjen e përbashkët për paqe.

Lufta

Por ndërkohë a jemi më pak të dhunshëm edhe sot? A nuk jemi ende fajtorë edhe sot, edhe pse në një shkallë më pak të dhunshme për atë që po ndodh rreth nesh, në planetin tonë dhe në lidhje me të ardhmen tonë dhe atë të planetit në të cilin jetojmë? Lufta nuk është fushëbeteja e vetme ku paqja goditet për vdekje. Sa herë që vuajtjet injorohen, aq herë farat e konfliktit do të jenë të gatshme që të mbijnë menjëherë, sepse vuajtja degradon dhe duke u fermentuar shndërrohet në inat dhe në tërbim

E keqja

A është e mundur që të eliminohen të gjitha forcat negative? Përgjigjja e thjeshtë është jo. ثshtë natyra njerëzore ajo që përmban në vetveten e saj edhe pozitiven, edhe negativen. Megjithatë është brenda aftësive njerëzore, gjithashtu, që të punohet për të forcuar të mirën dhe për të minimizuar, apo neutralizuar të keqen. Paqe absolute në këtë botë do të ishte një objektiv i pamundur, i paarritshëm, por ky qëllim duhet të mbetet objektivi i udhëtimit tonë, pikëmbërritja ku duhet të ngulim sytë sikundër bën edhe ai udhëtari i shkretëtirës, që në errësirën e natës kapet vetëm pas yllit më të shndritshëm të qiellit për t’u orientuar, duke e ditur që ai është i vetmi që do t’i japë shpëtimin

Mirësia

Qoftë edhe një prekje e vogël mirësie mund të lehtësojë një shpirt të rënduar dhe të lodhur. Mirësia mund të ndryshojë jetën e njerëzve. Si përfundim, qëllimi ynë duhet të jetë ai i krijimit të një bote në të cilën nuk do të ketë më të shpërngulur, refugjatë, të pastrehë dhe të pashpresë, një botë ku çdo cep i saj të jetë një vend i shenjtë, në të cilin banorët e planetit të kenë mundësinë të jetojnë në liri dhe në paqe. اdonjëri prej nesh është i aftë që të kontribuojë për një botë të tillë. Le të kapim duart e njëri-tjetrit dhe të përpiqemi të krijojmë një botë të paqtë, në të cilën të flemë në paqe dhe të çohemi në lumturi

اmimi

Kur u bëra pjesë e lëvizjes pro demokraci në Burma, nuk më ka shkuar kurrë në mendje se dikur mund të nderohesha me një çmim. اmimi për të cilin po punonim dhe luftonim ishte ai për një shoqëri të lirë, të drejtë ku njerëzit të ishin të aftë që të shprehnin potencialin e tyre të plotë. Përpjekja jonë ishte nderi ynë. Historia na dha mundësinë që të jepnim më të mirën për një kauzë në të cilën besonim. Kur Komiteti i Nobelit zgjodhi të më nderonte, rruga që kisha zgjedhur me vullnetin tim të lirë u bë më pak e vështirë dhe e vetmuar. Për këtë e falënderoj komitetin, popullin e Norvegjisë dhe popujt kudo në botë, mbështetja e të cilëve e forcoi besimin tim në përpjekjen e përbashkët për paqe/Botasot/
 
Qoftë edhe një prekje e vogël mirësie mund të lehtësojë një shpirt të rënduar dhe të lodhur. Mirësia mund të ndryshojë jetën e njerëzve.
??
 
Kjo Ayung San Suu Kyi i kishte filma keto.
Sa erdhi ne pushtet vuri ne jete nje gjenocid te pashembullt kunder myslimaneve, nuk kurseu as femijet.
Jo me kot Mianmari sot eshte ne lufte civile dhe ajo e arrestuar nga puçistet ushtarake.
 
  • Më pëlqen
Reactions: D.
Jam kurioze miresia eshte virtyt qe e ka prejardhjen ne gjeneze apo i diktuar gjate rritjes?
 
Mendoj se eshte shume me teper e kultivuar se sa e trasheguar
po duke marre parasysh qe kultivimi i individit rrenjet ne familje i ka
mendoj se eshte tipike e dardha bie nen dardhe
njerez te rritur me dashuri , miresine e kane te injektuar ne gjak
 
Ah miresia... ta kishin te gjithe as do vihej re si virtyt.
Por ne boten e egoizmit manipulimit.. perfitimit sadizmit etj etj ... miresia eshte thike me dy presa.
Kujdes kur lufton me perbindesha... se perfundon perbindesh vete..
Kujdes kur sheh ne nje hon te thelle.. se behesh pjese e tij .
Sigmund Freud
 
Lum kush e ka!
por tek njeriu jeton dhe e keqja dhe e mira. Ka raste kur ushqen me sh te paren se te dyten.
 
Permirsimi brenda vetes sone,eshte nje detyre morale perpara vetvetes sone.
 
Lum kush e ka!
por tek njeriu jeton dhe e keqja dhe e mira. Ka raste kur ushqen me sh te paren se te dyten.
E ndaj komplet këtë mendim 👍
E mira dhe e keqja jetojnë mbrenda nesh si dy qënie të gjalla: varet nga ne cilen po ushqejmë .!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top