Minarja e xhamisë del mbi sipërfaqen e liqenit (FOTO)

Kresha

A pretty face can never trick me








Ndërtimi i digës në kanionin e lumit Qorum kishte filluar në vitin 1988, ndërsa ceremonia e mbushjes me ujë ishte realizuar në një datë simbolike, me 12.12.2012 ku ishin të pranishëm zyrtarë të lartë shtetëror në krye me të parin e qeverisë turke, Rexhep Taip Erdoan.


Me rënien e nivelit të ujit në digën që ndodhet në hidroelektranën në qytetin Artvin që ndodhet në verilindje të Turqisë është shfaqur një pamje interesante dhe e pazakontë mbi sipërfaqen e liqenit. Aty shihet minarja e një xhamie e cila ishte përmbytur në fund të vitit 2012 bashkë me fshatin Narlik kur diga ishte mbushur me ujë,njofton portali Almakos.

Ndërtimi i digës në kanionin e lumit Qorum kishte filluar në vitin 1988, ndërsa ceremonia e mbushjes me ujë ishte realizuar në një datë simbolike, me 12.12.2012 ku ishin të pranishëm zyrtarë të lartë shtetëror në krye me të parin e qeverisë turke, Rexhep Taip Erdoan.

Bëhet fjalë për digën më të madhe në Turqi, e cila për nga madhësia renditet e gjashta në tërë botën, me lartësi prej 249 metrash. Thellësia maksimale e digës është 392 metra, ndërsa ajo minimale 348 metra. Nivelet e ujit ditët e fundit kanë arritur në 361 metra dhe kjo ka bërë që mbi sipërfaqe të del minarja e xhamisë, e cila banorëve të asaj ane iu ka zgjuar nostalgjinë për fshatin e dikurshëm të qetë, Narlikun, i cili u përmbyt nga uji së bashku me disa fshatra të tjerë.


//gazetaexpress
 
Back
Top