-
- Anëtarësuar më
- Apr 15, 2011
-
- Mesazhe
- 25,031
-
- Reagimet e mara
- 13,024
-
- Mosha
- 38
-
- Vendndodhja
- Diku Neper Planet
Tajkuni kinez që ka premtuar të shpenzojë 77.3 milionë dollarë brenda tre vjetëve për të ndihmuar futbollin në Kinë, e ka marrë si fyerje krahasimin e tij me pronarin rus të Chelseat, Roman Abramovich.
Wang Jianlin, kryetar i kompanisë “Dalian Wanda”, ka thënë se rruga e tij drejt pasurisë nuk ka qenë e njëjtë me atë të Abramovichit.
“ثshtë turp të krahasohesh me miliarderin rus. Ndihem i turpëruar kur krahasohem me të. Ai e ka bërë pasurinë duke monopolizuar resurset natyrore të shtetit të tij. Unë kam ngritur biznesin tim, hap pas hapi, duke garuar ndershëm në treg”, ka thënë Wang.
Wanga ka insistuar se ai nuk do të përdorë futbollin kinez si “rekreacion” privat të tij. Ai thotë se futbollit kinez i nevojiten paratë për t’u ngritur në këmbë.
“Ky investim është i nevojshëm për të nxjerrë futbollin nga ‘lloçi’. Abramovichi e trajton futbollin si kënaqësi të jetës së tij luksoze, derisa unë jam vërtet i brengosur për gjendjen e mjerë të futbollit në shtetin tim. Unë po mundohem ta ngriti futbollin”, ka thënë Wang.
Kompania “Dalian Wanda” nuk është e re në skenën e futbollit në Kinë. Në vitin 1993 formoi ekipin profesionist të futbollit “Dalian Wanda”, mirëpo kompania e shiti klubin në vitin 2000 e pakënaqur me përparimin e futbollit në Kinë.
Futbolli i Kinës është zhytur në krizë në vitet e fundit. Tifozët janë larguar shkaku i skandaleve të korrupsionit, të manipulimit të ndeshjeve dhe të dhunës në fushë.
“Pas gjithë atij korrupsioni, unë e kam urryer këtë lojë në atë kohë. Nuk mund të them se e dua ende futbollin. Mirëpo, si ndërmarrës ndiej përgjegjësi dhe mundohem ta shtyjë futbollin para”, ka thënë Wang.
Share
20