Milani i Seedorf e nis mirë, fiton ndaj Veronas

cent

...Lontano
Klarens Sedorf debutonte në stol për Milanin dhe trajneri kuqezi që në ndeshjen e tij të parë kërkonte të merrte fitoren jo më kot propozoi një skuadër sulmuese me Balotellin përpara, të mbështetur nga Kaka, Robinho e Honda, që luante sfidën e tij të parë si titullar.
2cwx7jb.jpg
Fillimi ishte i mirë për Milanin që kishte shumë dëshirë, të paktën deri në momentin kur Verona u organizua duke ia bërë jetën e vështirë kuqezinjve. Kaka dhe Balotelli patën rastet më të mira për vendasit po u ndalën nga ana e Rafael që u tregua i saktë. Ndërkohë që Montolivo në minutën e 45-të provoi dhe një silur nga distanca, i cili përfundoi ngjitur me shtyllën.

Në pjesën e dytë, Verona tregoi se pse gjendet në zonat e larta të renditjes duke vënë në vështirësi Milanin. Katër lojtarët ofensivë të Milanit përfunduan shpesh duke shkelur këmbët e njëri-tjetrit në vend që të krijonin hapësirat e nevojshme për golin. Dhe kur Robinho provoi goditjen në të 68-tën topi u përplas në shtyllë. Megjithatë në minutën e 82-të, Gonzalez do t’i bënte një dhuratë Milanit, pasi do të rrëzonte në zonë Kakan, që me shumë gjasa do të përfundonte me gjithë top në fundore. Nga pika e bardhë Balotelli nuk gaboi duke shënuar dhe golin e parë të epokës Sedorf, atë që vlen fitoren dhe ndoshta dhe kthesën në sezonin kuqezi.
/S.Sport
 
Titulli: Milani i Seedorf e nis mirë, fiton ndaj Veronas

Ec aty forca milan
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top