Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Mik i shqiptarëve - kryebashkiaku i ri londrës

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
20160507081412995620.jpg

Kandidati laburist, Sadiq Khan ka fituar garën për kryebashkiak të Londrës.

Zgjedhësit londinezë duket se e kanë vendosur laburistin përpara rivalit të tij më të afërt, konservatorit Zac Goldsmith, ndaj të cilit udhëheq me 44,3% të votave kundrejt 34,8%.

Khan do të bëhet në këtë mënyrë kryebashkiaku i parë mysliman i kryeqytetit britanik. Një ngjarje që bën histori në një qytet ku emigrantët janë pakica më e madhe etnike.

Djalë i emigrantëve pakistanezë, myslimanë, u rrit në një banesë në Londër së bashku me 7 vëllezër.

Me një baba shofer autobusi dhe nënë rrobaqepëse, Khan lindi në Londër në vitin 1970.

U rrit së bashku me 7 vëllezër në një “shtëpi këshilli” në kryeqytetin britanik.

Studioi Drejtësi në Universitetin e Londrës.

Avokat i specializuar për të drejtat humane, në vitin 2005 hyri për herë të parë në Parlament.

U bë politikani i parë mysliman me prejardhje aziatike.

Ish-ministër i Drejtësisë në opozitën laburiste të drejtuar nga Ed Miliband, Khan ishte dhe nënsekretar për komunitetet etnike dhe lokale dhe më pas në vitin 2008 Ministër Transportesh.

Edhe mik i shqiptarëve

Kur mori pjesë herën e fundit në Festivalin e Kulturës shqiptare, një aktivitet komunitetit shqiptar përpara Bashkisë së Londrës, më 8 qershor të vitit të kaluar ai foli me nota pozitive për shqiptarët.

“Unë i dua shqiptarët – (foli në shqip) – dhe mezi pres të bashkëpunoj me ta, si dhe të vizitoj Shqipërinë e Kosovën”, ka deklaruar Sadiq Khan, njeriu që tani do të bëhet kryebashkiaku i metropolit britanik.

//xlpress.tv
 
Titulli: Mik i shqiptarëve - kryebashkiaku i ri londrës

Sadiq Khan, kryetari i pare mysliman i Londres, edhe nje dashamir i shqiptareve.

Titulli: Mik i shqiptarëve - kryebashkiaku i ri londrës

Ky eshte edhe praktikant. Si do ja beje me lokalet e brrave? Se per homosexualet eshte shprehur pro tyre..:)
 
Titulli: Mik i shqiptarëve - kryebashkiaku i ri londrës

Po ja duke pare e duke bere. :P
Le ti leje lokalet e birrave. Kush do le te pije kush sdo mos te pije ;)
 
Titulli: Mik i shqiptarëve - kryebashkiaku i ri londrës

Jam gezuar per dy motive
1- integrim ne fund po ju falim rinin , djersen, inyelektin vendeve ku jetojme ..
2- kush me mire se ai di ceshte emigrimi dhe mbase do bej dicka per te gjith ato emigrant te padokumenta..
I uroj suksese dhe shpresoj te jete vetvetja e mos te harroj sakrificat ..
 
Titulli: Mik i shqiptarëve - kryebashkiaku i ri londrës

haha ne te vertete ka marre pozicion te veshtire. Nuk i mungojne problemet e Londres ne kontradite me besimin.... Dikush e kish kercenuar me vdekje per votimin pro gay.. Nga ana tjeter avokat-mbrojtes i elemnteve te listes se zeze ekstremiste.

E beri betimin e detyres? "Deshmoj qe nuk ka zot tjeter pervec se Allah e Muhameti Profeti i Tij"
Londra ra, si Kostandinopoja. Kush e ka rradhen ??
 
Titulli: Mik i shqiptarëve - kryebashkiaku i ri londrës

Me mbi 44% te votave i bie qe e paskan votuar edhe shume anglez.

Nese e kemi mik urime posti e i shkoft puna mbare Sadikit.

p.s. Kryetar i londres me emer Sadik shume funny.
 
Titulli: Mik i shqiptarëve - kryebashkiaku i ri londrës

Epo paska deklaruar se i dashka Shqiptaret,ska sesi ti mohojme miqesine .. :P
 
Titulli: Mik i shqiptarëve - kryebashkiaku i ri londrës

Une nuk e njihja me pare por me pelqeu shume resumeja e tij, emigrant nga familje e varfer, etj.DHe arsyet qe i ka permend Jana. Shpresoj te jete njeri i drejte!
 
Titulli: Mik i shqiptarëve - kryebashkiaku i ri londrës

Hajd ne krahe te lehta! Shpetoj Londra nga ISIS me ket rast.
 
Titulli: Mik i shqiptarëve - kryebashkiaku i ri londrës

Nuk po e marr vesh c'do ne Katedrale ky, fitoj vota per kler te krishtere, apo per kryetar bashkie Lol

Titulli: Mik i shqiptarëve - kryebashkiaku i ri londrës

Lajm qesharak.
I radhes lajm per te mbush portalet.
 
Titulli: Mik i shqiptarëve - kryebashkiaku i ri londrës

Lexoja ne internet me shume pershtypje pozitive se negative per te. Uroj t'i shkoj puna mbare dhe t'punoje me drejtesi.
 
Titulli: Mik i shqiptarëve - kryebashkiaku i ri londrës

Sa lehte na fusin ne xhepin e tyre te huajt ne shqipeve !!
Ka thene robi nje llaf dhe na doli mik i shqiptarve !!!
Une mendova mos e ka nusen shqiptare ky .
Pune te mbare ketij dhe Partis se tij , se kishin projekte ambicjoze !
Kurse persa i perket faktit qe eshte bir emingrantesh dhe do i perkrahi emigrantet
as qe e besoj fare . Keta tipa jan prodhime te Partive qe i perkasin dhe ju sherbejne
me shume perkushtim . Jan personazhe te fabrikuara dhe pa personalitet .
Nuk vendos asgje Sadiku , ai thjeshte zbaton urdherat e partis .
Eshte si puna e Obames qe po qendron tete vite ne pushtet dhe nuk ja beri njeher bam .
Per emigrantet keta jan me te eger , sepse duke e ditur mire sa duron emigrati ,
tregohen me te pameshirshem .
 
Redaktimi i fundit:

Arsyetim llogjik por ndjenjat... perjetimet lene shenj ..bam ky zt e ka ber pa nisur mire detyren me ngritjen e zerit mbi mbrojtjen e besimit dhe me voten pro per te ashtu quajturit "shpirtera te burgis ne trupe qe sju perkasin...ama ke te drejt ne fund eshte politike!
 
Titulli: Mik i shqiptarëve - kryebashkiaku i ri londrës

Politika i prishe t'gjithe, nese jane piune te dikujt, perndryshe, nuk kane ymer t'gjate :D
 
Titulli: Mik i shqiptarëve - kryebashkiaku i ri londrës

Filloj qe diten e pare ti dale boja origjinale keti pakistanezit ; nqs fiton Trump une sipas parimeve te besimit nuk do vendos kembe ne usa.....
i intervistuar nga Time.

Ps. Filloj pune me parime fetare personale ky, ne nje qytet si Londra multietnike Lol
 
Titulli: Mik i shqiptarëve - kryebashkiaku i ri londrës

Diten e pare paska dal me autobus ne pune.

Ngelen duke e kopju Shpend Ahmetin. :p
 
Titulli: Mik i shqiptarëve - kryebashkiaku i ri londrës

Une them ta leme te shkretin te marre fryme njeher. Pas disa muajsh fillojme dhe e analizojme :P
 
Titulli: Mik i shqiptarëve - kryebashkiaku i ri londrës

I uroj pune te mbare dhe pa felliqesira si shumica e politikaneve.. sa per shqipetaret edhe te deshiroj te ndihmoj, smundet se ne kemi politikanet tane te shkaterruar qe na shkaterroj dita dites... na morren ne qafe....
 
Konkursi Letërsisë

  • C'est la vie

    Votat: 6 75.0%
  • Harro të më harrosh

    Votat: 3 37.5%
  • Mëngjese pranvere

    Votat: 1 12.5%
Back
Top