Mijëra myslimanë protesta kundër “Charli Hebdo” në Pakistan

LeVoyageur

Once upon a time...
proteste-655x356.jpg

Mijëra myslimanë dolën në rrugët e qytetit më të madh të Pakistanit Karaçi, të enjten për të protestuar kundër revistës franceze satirike “Charli Hebdo”, e cila publikoi karikaturat e Profetit Muhamed.
Kjo nuk është hera e parë që Pakistani proteston për këtë ngjare, madje zemërimi është rritur më shumë ditët e fundit në lidhje me karikaturën e fundit të Profetit Muhamed, e cila u botua në kopertinën e parë të “Charlie Hebdo” pas sulmit në zyrat e saj nga ektremistët që vranë 12 persona më 7 janar.
Më parrulla, pankarta dhe flamuj të gjelbër në duar, rreth 5000 vetë marshuan në një nga rrugët kryesore në qendër të qytetit Karaçi.
Ngjyra e gjelbër nuk është e rastësishme, pasi besohet se ka qenë një nga të preferuarat e Profetit të shenjtë. Në kor dhe me zë të lartë, protetuesit këndonin:”Unë jam i pranishëm Profet i Perëndisë, dhe Vdekja është e pranueshme në shërbim të Profetit”.
Sarwat Ejaz kadri, kreu i partisë fetare sunite Tehreek, i pranishëm në tubim shprehet:
“Askush nuk duhet të kryejë akte terroriste me justifikim fenë, askush nuk duhet të fyejë ndjenjat e tjetrit, askush nuk duhet të prishë paqen në botë. Ne kërkojmë bojkotin e publikimeve sociale, të produkteve të tyre,në mënyrë që ata të kuptojnë se kanë dëmtuar paqen e botës “, thotë ai.
Kadri dhe të tjerë klerikë kanë udhëhequr protestën e organizuar nga disa grupeve fetare, pasi sipas tyre përshkrimi i Profetit Muhamed konsiderohet fyese nga myslimanët dhe karikaturat kanë shkaktuar shumë zemërim dhe ankth në radhët e konservatorëve pakistaneze.
Teksa protesta të mëdha priten edhe të premten, Asambleja Kombëtare e Pakistanit dhe Senati kanë miratuar rezolutë unanime kundër publikimit të karikaturave.
ora news
 
Titulli: Mijëra myslimanë protesta kundër “Charli Hebdo” në Pakistan

Nuk jane myslimanet qe protestojne, keta jane cifut dhe amerikan.
Ps. Dasma sa po ka filluar, tani jemi ne tantipaste, prisni edhe pak do kete edhe mish...!!
 
Titulli: Mijëra myslimanë protesta kundër “Charli Hebdo” në Pakistan

Mish te pjekur ne hell yam yam :p lol


He mo tashi boll me kete charlie na e sollet ne maje te hundes
i iku lezeti i iku
na u be si rob i shtepise, lat nam
 
Back
Top