Miguel Hernلndez

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Letra

Nga një tryezë poste
Që kurrë s’mbetet shkretë,
Ku rrinë kujtimi, brenga,
Zemra dhe heshtja vetë,
Posi pëllumba letrat
Degdisen që me natë.
I ndiej tek flatrojnë
Për në shtegtim të gjatë.

Dhe ja ku jam rrethuar
Me burra e me gra
Plagosur nga mungesat,
Nga ndarjet e mëdha.
Letra, pusulla, fjalë,
Që nisen ne hapësirë,
ثndrra ende pa çelur,
Mendime ende pa gdhirë,
Të gjitha marrin rrugën
Drejt vatrës e drejt pragut,
Si ndjenjë dërguar ndjenjës,
Si gjak dërguar gjakut.

Dhe po të jem nën tokë,
Që vdiqa ti mos thuaj,
Më shkruaj dhe nën tokë,
Se unë do të të shkruaj.

Një shtresë e trashë pluhuri
Mbulon letrat që s’duhen,
Aty u zverdhën faqet,
Aty gërmat u shuhen,
Aty humbasin radhët
Ku mallet derdhur qenë,
Aty jep shpirt mellani
Pasi cepat u brenë,
Aty rroposen thellë
(ç’varrezë e lahtarshme!)
Hem ndjenjat e kaluara
Hem dashuritë e tashme.


Dhe po të jem nën tokë,
Që vdiqa ti mos thuaj,
Më shkruaj dhe nën tokë,
Se unë do të të shkruaj.


Po kur të shkruaj unë,
Do dridhet kallamari,
Do skuqet bojë e zezë,
Me flakërima zjarri.
Se kur të shkruaj unë,
Do shkruajnë eshtrat e mia,
Do shkruaj gjaku im
Gjithë gulç nga dashuria.

Do marrë letra udhë
Si shpend ne zjarr kalitur,
Me dy flatra të forta
Dhe një adresë të ndritur,
Si zog që për fole
Qiell, ajër do të ketë,
Mishin, gishtërinjtë e tu
Dhe frymëmarrjen vetë.
Do mbetesh ti e zhveshur
Tek dridhesh me ngadalë,
E gatshme ta ndiesh letrën
Pas gjoksit tënd të valë.


Dhe po të jem nën tokë,
Që vdiqa ti mos thuaj,
Më shkruaj dhe nën tokë,
Se unë do të të shkruaj.


NJë letër dje kam parë
Se si mbeti pa zot,
Mbi sy tek i flatëronte
Dikujt që s’ngrihej dot.
Letrat që mbesin gjallë
Dhe për të rënë tregojnë,
Që regëtijnë si njerëz,
Veç sy s’kanë të shikojnë.

Kur dhëmbëqenzit rriten
Unë ndiej pranë veshit tim
Fërmimn’ e letrës sate
Tamam si një gjëmim.
Dhe mos e marsha zgjuar,
Në gjumë do e marr atë letër
Dhe do kullojnë plagët
Si kallamarë të vjetër,
Do çelin buzët plagët
Drejt puthjeve të tua
Dhe, tek lëvizin heshtas
Do thonë prapë: të dua.


Dhe po të jem nën tokë,
Që vdiqa ti mos thuaj,
Më shkruaj dhe nën tokë,
Se unë do të të shkruaj.
 
Titulli: Migel Ernandes

Vals i te dashuruarve bashkuar pergjithnje
(Miguel Hernلndez)

Kopshtin e perqafimeve
Kurre nuk e braktisen
Rreth trendafilit te kuq
Te puthjes, shtegtuan.
Po! tufanet u rroken
Ti ndajne ligesisht
Me thika te mprehta
Dhe vetetima te ashpra.
Ata pervijuan shtigjeve
te duarve te zbehta.
Ata maten shkrepa
Te shtyre nga era
Mes gojesh te tretura.
Rremuan fundosje anijesh
Me krahe ngulitur
Thelle ne trupat e tyre.
Te debuar, te mbytyr,
Nga dobesi e pafund
Kujtimesh dhe henash,
Te nentorit dhe Marsit,
E pane veten te flakur
Si pluhur i percmuar:
E pane veten te flakur
Por gjithnje t’perqafuar.

###################################

SONET FINAL

Sepse shpuploi kryeengjëjt e akujve
zambaku i borës me dhëmbë thatimë
është dënuar me vajin e shatrivanëve
dhe me hidhërimin e ujrave të stinës

Sepse trupëzoi shpirtin në metale
që zjarri hekurit agimin t’i jepte
nën dhimbjen e kudhrave pakeqardhje
e zvarritën kovaçët e rrebesheve

Ndaj dhimbjes therrëse të gjembit
dhe përbuzjes dërrmuese të trëndafilit
dhe aktit shpërbërës të vdekjes,

E shoh të dhuruar veten, dhe ky rrënim i gjithi
nuk është për fatkeqësi tjetër, apo tjera sende
përveç se të dua ty dhe se të dua ty vetëm.
 
Titulli: Migel Ernandes

NJث SHESH ME PLEQ



Si dëllinja të ashpra, të përgjumura,

Si menhirë të zinj, si bistakë jetimë,

Me gëlqeren e sheshit që u zbardh në kurriz,

Ca pleq që rrinë në diell, tymosin bishta cigaresh.

Ata mbajnë në qafë një shall të kuq,

Kokat dhe bedenat e dobët të tëmthave të tyre

I kurorëzojnë bereta të hirta, me ngjyrë të venitur

Nga byku i një mijë shirje drithrërash,

Nga një mijë rrebeshe.

Ja testamenti i tyre: uji që ka rrjedhur tok me kujtimet,

Gjithnjë i vë në lëvizje mullinjtë e mërzisë.

Pritja, vdekja, pasditja u japin

Thërrime buke, veç për t’ua falur zogjve.

Në fshatrat e mia, të ndërtuara me tulla,

Ata lënë në diell, si litarë të tendosur, jetën e tyre,

Disfatën e ngrohtë të pafajësive të ashpra e të pjekura,

Të poçit me verë dhe të bukëve të saponxjerra nga furra.

Ata ngrenë krahun (eshtra të shenjtë, lëkurë e nderuar)

Para atij që kalon, çfarë miqsh !

I thonë tungjatjeta gjithçkaje që u kalon para syve

Dhe nuk resht së rrjedhuri te brigjet e shpatullave të tyre.

Rrënoja të atdheut tim, manastire pa mushllinza

Dhe me iniciale që lanë në gur skalitësit e lashtë,

Një frizë me pleq gjithë dhembshuri

Që mëngjeseve ngrohin kurmet,

Duke pritur ardhjen tënde.

Ata prehen këtu,

Enë të vëna në tokë, gurë të gjallë

Për flijimin, gur ku fara

Flet për djersën dhe për drithin e saj.

A mos vallë, këtu ardhmëria

Do të ishte një rrjedhë kohëshkurtër shpirtmirësish,

Të korra të shpërndara

Në vise shkëmbore që i përthan dielli

Derisa të bëhen një duaj i përjetshëm ?


Para këtyre mermerëve të fshehtë, rrecka anonime

ثndërritje në sheshin e errët,

Do të përmendet një jetë tjetër, një fëmijëri e jetuar,

Ku edhe ndryshimi, fantazma e tij endacake,

ثshtë një vetmi e lashtë, e përdiellur.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top