Migjeni

CoNNecT

Administrator
Migjeni (pseudonimi i Millosh Gjergj Nikollës) është nga shkrimtarët më të shquar të letërsisë shqiptare. Me një realizëm të thellë, të panjohur deri atëherë në letërsinë tonë, ai pasqyroi jetën e përditshme të shoqërisë shqiptare, sidomos të shtresave të varfëra të qytetit e fshatit, duke demaskuar sistemin e prapambetur shoqëror si dhe fashizmin që po kërcënonte Evropën. Përfaqësuesi më i shquar i realizmit kritik, Migjeni futi në letërsinë tonë me një shkallë shumë të lartë ideoartistike protestën e hapur, ëndërrën për një botë të re dhe optimizmin e thellë.

Migjeni lindi më 23 tetor 1911 në Shkodër, në familjen e një tregtari të vogël, ku shumë shpejt vështirësive ekonomike iu shtuan edhe fatkeqësitë familjare. Kur ishte pesë vjeç, i vdiq nëna, kurse në moshën trembëdhjetëvjeç humbi të atin, e më pas vëllanë e gjyshen me të cilën ai ishte lidhur fort pas vdekjes së nënës. Këto fatkeqësi e bënë Migjenin, që vetiu ishte një natyrë e mbyllur, të tërhiqej nga jeta e moshatarëve të tij. Pasi mbaroi shkollën fillore në Shkodër, ai shkoi për të vazhduar mësimet në Tivar dhe më pas përfundoi seminarin teologjik të Manastirit.

Për një të ri me interesa të gjera si Migjeni, jeta e seminarit ishte mbytëse. Nga leximet Migjeni ra në kontakt me ide revolucionare të kohës që zienin në gjithë Evropën.
Në vitin 1932 Migjeni pasi mbaroi seminarin dhe nuk mundi të sigurojë një bursë për të vazhduar studimet e larta, mbeti pa punë deri sa më 1933 u emërua mësues në Vrakë, një fshat afër Shkodrës. Rruga Vrakë-Shkodër, që ai bëntë përditë me biçikletë, ia keqësoi gjendjen shëndetsore. Gjatë kohës që qëndroi në seminar, Migjeni sëmurej shpesh dhe ishte nën kontroll të vazhdueshëm të mjekut, ngaqë mushkëritë e tij ishin të dobëta dhe rezikoheshin të prekeshin nga turbekulozi, sëmundja tipike e kohës, nga e cila i vdiq edhe nëna.
Ndërkohë, ai kishte filluar të botonte shkrimet e tij në revisten "Illyria". Në to ndihen përshtypjet e para, reagimi shpirtëror i Migjenit ndaj realitetit të zymtë, ndaj mjerimit, ku ishte zhytur edhe fshati, edhe qyteti shqiptar.
 
poezia e migjenit

Poezia e Migjenit, një poezi novatore, u bë shprehëse e fuqishme e pakënaqësisë ndaj realitetit, e urrejtjes ndaj dhunës dhe shfrytëzimit, ndaj mashtrimit politik, shoqëror dhe hipokrizisë. Duke shpërthyer drejtpërdrejt nga jeta e gjallë ajo pasqyroi botën shqiptare në vitet '30 me protestat, dhembjet, ëndërrat dhe shpresat për të ardhmen.
Vëllimin e tij "Vargjet e lira" (1936) Migjeni e hapte me vjershën "Parathënia e parathënieve" ku shpërthente gëzimi i tij se shekulli ka nisur të çlirohet prej skllavërisë shpirtërore. Lajtmotivi i kësaj vjershe e cila është një sintezë e mendimit revolucionar të Migjenit, është vargu: "Përditë prendojnë Zotat", Njeriu po hipën në majën e fronit, po bëhet zot i jetës, i tokës së tij, i vetvetes dhe nuk do t'u përulet më "idhujve".
Pas kësaj vjershat e veta Migjeni i ka ndarë në gjashtë cikle: "Kangët e ringjalljes", "Kangët e mjerimit", "Kangët e perëndimit", "Kangët më vete", "Kangët e rinisë" dhe "Kangët e fundit".
Në ciklin e parë bëjnë pjesë pesë nga vjershat më të mira të Migjenit. Filli që i bashkon këto vepra, është gëzimi për lindjen e "Njeriut të Ri", prej atyre të varfërve të rritur në mjerim, të cilët janë ngritur në luftëra të reja, që të mos humbin më në lojën e përgjaktë të historisë, të mos jenë më skllevër të titajve të tërbuar, por zot të vetes e të një bote të re, ku njeriu të jetë i lirë dhe askush të mos e shkelë personalitetin e tij. Këto luftëra nuk janë grabitqare e as për të siguruar privilegje të reja, si ato të hershmet, por janë luftëra të reja, siç i quan poeti kryengritës. Në këtë cikël kemi edhe protestën ndaj gjendjes së rëndë të shoqërisë shqiptare, ndaj gjithë forcave konservatore, që e mbajnë në vend atë, dhe shpërthimin e entuziazmit për lindjen e "Njeriut", i cili do ta drejtojë kombin drejt një agimi të ri. Në këtë cikël jeton edhe ideja se vetëm në liri mund të shpërthejnë energjitë dhe aftësitë njerëzore. Në gjithë ndryshimet, përmbysjen e botës së vjetër dhe krijimin e botës së re, poeti njeh si protagoniste rininë. Ajo është më e pastra, më e bukura pjesë e shoqërisë, ku ai var shpresat, besimin për fitoret e ardhme, për triumfin e idealit për një jetë të re:

Rini, thueja kangës ma të bukur që di!
Thueja kangës sate, që të vlon në gji.
Nxirre gëzimin tand, të shpërthejë me vrull.
Mos e freno kangën! Le të marri udhë.
(Kanga e rinisë)

poeti është i bindur se asgjë s'mund ta pengojë më lulëzimin e lirisë, ku do të shpërthejë hovshëm gjithë ato këngë, që ende i flenë në shpirt. Kjo është intuita e poetit, i cili ka aftësinë ta ndjejë i pari rrezen e ngrohtë të Diellit të jetës së re:

Por a do të vijë dita kangët me u zgjue
Apo ndoshta shekujt me ne prapë po tallen
Jo, Jo! Se liria filloi me lulzue
Dhe e ndjej nga Dielli (alegorik) valën.

Për identifikimin e figurës Diell ka pasur disa përpjekje për ta zbërthyer e konkretizuar. Por ato vetëm se e kanë vulgarizuar perceptimin poetik të poetit. Mjafton të mbetemi në simbolikën e tij dhe ajo thtë gjithçka. Ai ia ndien rezatimin botës së re, shoqërisë së re, e cila do të jetë e ngrohtë dhe e ndritshme si dielli dhe si ai do të mund të gjallërojë, të zgjojë të rilindë gjithçka që qëndon ende e ndrojtur, e përgjumur në errësirë. Thirrja që Migjeni i drejtonte Rinisë, në këtë vjershë ishte kuptimplotë, optimiste dhe tepër e ngrohtë, intime dhe romantike:

Thueja, kangës, Rini! Thueja kangës gëzimplote!
Qeshu Rini! Qeshu! Bota asht'e jote!

Cikli i dytë i "Vargjeve të lira" nis me "Poemën e mjerimit", kryevepër poetike e Migjenit dhe një prej krijimeve më të bukur të poezisë shqiptare. Poema ka një konceptim e trajtim origjinal. Në fillim poeti sjell figurën e mjerimit të konkretizuar nëpër dhjetëra motive jetësore. Dhe së bashku me fytyrën tragjike të mjerimit në jetën shqiptare, vjen edhe dhembja, dhembja e poetit dhe dhembja që mbyt çdo shoqëri të ngritur mbi dhunën. Kjo dhembje e thellë përfundon në protestën ndaj rendit shoqëror që e krijon mjerimin, dhe në ironi dhe sarkazëm ndaj fesë, e cila s'arrit ta ndryshojë këtë pamje tragjike, megjithë lutjet e mëshirat mijëvjeçare. Pas kësaj poeti konkludon:

Mjerimi s'do mëshirë, por don vetëm të drejtë!

I gjithë cikli pavarësisht nga dhembja e thellë dhe pamja tragjike që krijohet ka tone optimiste, sepse nuk kemi të bëjmë me një dhembje mbytëse, por me dhembje krenare, të cilat sipas poetit, koha do të dijë t'i qetësojë.
Në këtë cikël poeti na jep për herë të parë me shumë art figurën e punëtorit që shfrytëzohet kafshërisht ose endet i papunë, duke thelluar kështu pamjen tragjike të mjerimit.
Gjithashtu në këtë cikël ai trajton edhe temën antifetare ku demaskon institucionet fetare, si bashkëfajtore të asaj shoqërie që pjell mjerimin. Në ciklin e tretë "Kangët e prendimit", Migjeni, sjell pamjen e Evropës kapitaliste para Luftës së Dytë Botërore, ku plagët e tmerrshme shoqërore dhe krizën ekonomike përpiqen t'i mbulojnë me pseudoart, me vepra e filma sentimentalë që e vishnin me ngjyra artificiale lumturie dramën shoqërore e politike. Po përtej kësaj cipe të neveritshme poeti sheh botën e rëndë të shtëllungave të tymit e të avujve, të djersës e gjakut. Në të dy vjershat e këtij cikli poeti sjell imazhin e një bote sonambul që po rrëshqet drejt greminës së shkatërrimit, drejt luftës. Kjo botë e zhytur në mjergull ende s'po e kupton se po i pregatisin një tragjedi të re. Për t'u orientuar në këtë botë të dehur, poeti kthehet nga bota punëtore e uzinave me thirrjen poetike:

Le të dëgjojmë kangën që mshtillet në shllung
Avull, në pika djerse,

Si vazhdim i këtij mendimi poetik, autori duke dashur që vëllimi i tij të ketë një kompozicion kuptimplotë, vendos vjershën "Kangë më vete" ku ai sjell më konkret imazhin e luftës së ardhme me shkaktarin e vërtetë të saj, fashizmin, që po hyn si hajn edhe në Ballkan.
Menjëherë pas kësaj vjen cikli "Kangët e Rinisë", që së bashku me ciklin "Kangët e fundit" janë më intime, më shprehës të shpirtit të poetit, të vuajtjeve, dëshirave, pasioneve të tij.
Te "Kangët e rinisë" bën pjesë vjersha "Ekstazë pranverore", që së bashku me këngët e ringjalljes dhe "Sonet Pranveror", janë krijimet më pasionante, më optimiste e më me ndjenjë të poezisë migjeniane. Aty ndihet thellë himni i triunfit të një bote të re, që do të jetë gjallëruese si një pranverë. A do të arrijë poeti t'a shijojë këtë pranverë? Parandjenja e një vdekjeje që po i afrohet, i jep dhembje poetit që, ndoshta, s'ka për ta parë këtë botë të re. Por gëzimi i triumfit të saj është kaq i madh sa dhembja vjen në përmasa reale e jo në trajtën e pesimizmit.
Te këto dy cikle jeton edhe dashuria e poetit, e cila sjell imazhin e bukur të një dashurie rinore, ku është shkrirë pasioni për vajzën, dëshira për të shijuar gjithçka të bukur, si dhe dashuria për krijimin e jetën në përgjithësi.
Në tetë vjershat e fundit, që i janë shtuar vëllimit më vonë ndihet edhe trishtimi, dhembja dhe pesimizmi i poetit, që e sheh se si po i fiket pak nga pak jeta. Por ato nuk e rëndojnë gjendjen shpirtërore të lexuesit, sepse janë të natyrshme dhe njerëzore.
Në disa vjersha "Rezignata", "Trajtat e mbinjeriut" etj. Migjeni trajton motive filozofike rreth kuptimit të ekzistencës së njeriut, të jetës, të vetëflijimit për të ardhmen e shoqërisë, të botës etj. Trajtimi i këtyre ideve është pak i mjegulluar, sidomos kur poeti sjell edhe mbinjeriun, që mendohet se është nocion që ka evoluar, në krahasim me kuptimin që i pati dhënë krijuesi i tij Niçja. Mbinjeriu i Migjenit, nuk është përbuzësi i vegjëlisë. Ai është një figurë, që merr përsipër të udhëheqë masat drejt një bote të re, ku të ketë kuptimin e vërtetë edhe sakrifikimi edhe ekzistenca, edhe dashuria, pra, të marrë një kuptim të ri jeta. Mendimi në këto vjersha vjen i turbullt dhe lë shteg për t'u interpretuar në mënyra të ndryshme, por ato kanë diçka të përbashkët, optimizmin, dashurinë për njeriun, dashurinë për të renë, për të bukurën.
 
proza migjenit

Problematika, që trajtoi Migjeni në tregimet e në skicat, ishte ajo që trajtohej në publiçistikën dhe në prozën përparimtare të kohës. Ndryshimi qëndron në zbërthimet e thella dhe përgjithësimet e mëdha të Migjenit, në krijimet me një nivel shumë të lartë artistik. Me Migjenin tregimi i realizmit kritik shqiptar njohu kulmin e tij. Tregimet "A don qymyr zotni?", "Studenti në shtëpi", "Të çelën arkapijat", "Historia e njenës nga ato", "Qershijat", "Bukën tonë të përditshme falna sot", në të cilat pasqyrohet jeta e fshatit dhe qytetit shqiptar në problemet më thelbësore dhe dramatike të saj, qëndrojnë përkrah poezisë së tij më të mirë. Migjeni është krijuesi i vetëm i letërsisë sonë të së kaluarës që u shfaq me të njëjtën forcë artistike si në poezi ashtu edhe në prozën e shkurtër. Me tregimin e tij në letërsinë shqiptare motivohet për herë të parë plotësisht në art problemi i shkatërrimit të personalitetit të njeriut në kushtet e një shoqërie despotike. Në tregimet e skicat, ashtu si edhe në poezitë e tij rrihet vazhdimisht ideja se jeta shpirtërore kushtëzohet nga jeta materiale, se vlerat shpirtërore e morale shkatërrohen në kushtet e mjerimit e vuajtjeve të shumta të jetës së shtresave të varfëra. Me dhembje e revoltë ai tregon se si dinjiteti legjendar i malësorit, nderi i malësores, dhe i qytetares së varfër kanë marrë fund në luftën për ekzistencë në vështirësinë për t'i siguruar fëmijës një copë bukë a për ta shpëtuar nga vdekja.
Në krijimtarinë e tij Migjeni shprehu bindjen se përderisa të mos përmbyseshin idhujt e jetës së vjetër, gjithçka, në jetën e qytetit dhe të fshatit do të mbetej në gjendjen ekzistuese, në mjerim dhe varfëri. Në prozën e tij mjerimi, uria, konservatorizmi, patriarkalizmi, degjenerimi, kanë një burim: shtypjen dhe shfrytëzimin, që mbrohen me ligj nga rendi në fuqi. Ky qëndrim ndaj realitetit, i cili ishte një kundërvënie edhe ndaj krijimeve të autorëve konservatorë, jepet nëpërmjet një konflikti të fuqishëm, dramatik. Në këtë prozë kemi një ekuilibrim ndërmjet shpërthimit lirik të emocioneve dhe veprimit dramatik e përdorimit mjeshtëror të fjalës. Ai shkroi me dashuri e pikëllim për ata njerëz, që e shkonin jetën në kthetrat e mjerimit, kurse për shkaktarët e vërtetë të kësaj gjendjeje ai derdhi urrejtjen dhe përbuzjen. Migjeni e trajtoi vesin në prozën e tij si dukuri të një jete që brehej nga kontradiktat e thella dhe jo mbi bazën e instiktit, ndaj ai arriti të sjellë në letërsinë tonë përgjithësime të rëndësishme ideoartistike.
Personazhi i prozës së Migjenit është punëtori i papunë, malësori që i ka harruar hynitë e tij dhe i përgjërohet kokrrës së misrit, nëna që mallëkon pjellën e vet e që detyrohet të shesë vetvehten, e reja dhe i riu të cilëve jeta patriarkale, me ligje e norma mesjetare, u than ndjenjat, shpresat dhe ëndrrat rinore. Në tregimin e tij Migjeni trajtoi problemet më të rëndësishme të kohës dhe u bë shprehës i kontradiktave të saj.
Personazhet e tij janë tipizme të plota të një shtrese të caktuar të shoqërisë së kohës. Ai nuk i përshkruan ato, por i krijon me anë të zbërthimeve të thella psikologjike, nëpërmjet detajeve. Personazheve të tilla si malësorja ("A don qymyr zotni"), Nushi dhe Agla ("Studenti në shtëpi"), ose Bakalli ("Të çelen arkapijet") e Kola ("Bukën tonë të përditshme falna sot"), janë dhënë me forcë të rrallë artistike.
Pjesën më të madhe të krijimtarisë në prozë të Migjenit e zënë skica dhe fejtoni. Në këto krijime të rëndësishme realiteti është pasqyruar me shumë larmi dhe mjeshtëri artistike. Në prozën satirike të tij Migjeni herë kalon në trajtim konkret të problemit të mjerimit, papunësisë, të mohimit të mëshirës kristiane e artit për art. ( Një refren i qytetit tim, Mollë e ndalueme, Në kishë, Luli i vocërr, Zoti të dhashtë, Programi i një reviste, Legjenda e misrit, Bukuria që vret, etj.), herë në trajtim të përgjithshëm në formën e një eseje filozofike të problemeve të dinjitetit të njeriut, të së ardhmes së vendit, të ushtrimit të dhunës për të mposhtur personalitetin e njeriut të thjeshtë etj, (Sokrat i vuejtun apo derr i kënaqun, Ne me Krishtin, Përrallë abisine, Gjysëm ose italian, Mësim gjeografie etj.
Në veprën e tij jeta paraqitet lakuriq, me gjithë shëmtimin e saj dhe ai gjithnjë depërton me art në kuptimin e kësaj të vërtete. Në skicat migjeniane ka një galeri të tërë portretesh. Shumë autorë të brezit të tij e trajtuan me mjeshtëri skicën dhe prozën satirike, por tek asnjë ajo nuk është aq unike dhe origjinale, e thellë e artistike sa te Migjeni. Në prozën e tij Migjeni e mohon realitetin e kohës, gjithçka të keqe, pa mohuar mundësinë e përmirësimit të saj. Ai mohon shfrytëzimin, luftën imperialiste, konceptin patriarkal, vesin, shfrytëzimin e njeriut, po jo njeriun, mohon deri në fund anët e shëmtuara të jetës, por jo jetën. Mohimi i tij nuk ushqen pesimizmin, cinizmin, depresionin, prandaj krijimtaria e tij mbetet gjithmonë e re. Tregimi i tij karakterizohet nga sinteza e mendimit, shqetësimi qytetar dhe psikologjia e thellë e personazheve. Kurse te skicat ku ka pasuri motivesh, Migjeni e shtjellon idenë me anë të të një monologu dramatik të fuqishëm, i cili nis gjithnjë me ironi dhe përfundon me sarkazëm dhe revoltë. Ky monolog u përdor edhe nga autorë të tjerë të viteve '30, sidomos Nonda Bulka, po te Migjeni ai është më i natyrshëm e më i thellë.
Në krijimtarinë e Migjenit kufijtë midis skicës e tregimit shpesh humbasin. Forma origjinale e mendimit të tij, ironia e sarkazma therëse e sidomos monologu dramatik, bëhen te skicat shprehëse të konflikteve të rëndësishme shoqërore e politike të kohës. Prandaj mjaft nga skicat, ku ka edhe portrete të realizuara, është vështirë t'i dallosh nga tregimi.
Duke krahasuar tregimet e Kutelit, Koliqit, me ato të Migjenit, shohim se i pari ka njëfarë adhurimi mistik për të kaluarën, shpreh pakënaqësinë për realitetin ekzistues dhe beson se e ardhmja do të sjellë diçka të mirë, i dyti nuk i kundërvihet realitetit, por përpiqet ta riparojë atë dhe të harmonizohet aty, kurse Migjeni e mohon të kaluarën dhe të tashmen në emër të së ardhmes, të cilën kërkon t'ia rrëmbejë me forcë kohës.
Tregimi i Migjenit është satira e mprehtë e një poeti, që shpërthen me një protestë nga më të fuqishmet e letërsisë sonë të traditës. Ndaj, ndërsa Kuteli është një prozator i shquar, i talentuar i thellë, e Koliqi një prozator i kulturuar, Migjeni është novator. Ai vështroi thellë në shoqërinë e kohës dhe pasqyroi atë, duke e gjykuar dhe dënuar rreptë, në emër të një të ardhmeje më të bukur, pavarësisht se ajo na shfaqet e turbullt e simbolike. Migjeni në prozë na shfaqet si shkrimtar i formuar i realizmit kritik. Me krijimet e Migjenit, për herë të parë në prozë shohim thelbin tragjik të botës shqiptare dhe tregimi shqiptar arriti nivelin ideoartistik dhe shumllojshmërinë problematike të poezisë sonë. Tregimi i tij, bashkë me atë të Kutelit, shënojnë një periudhë pjekurie të letërsisë sonë, sepse individi filloi të vështrohej gjithnjë e më gjerë në një raport të përcaktuar me jetën politiko-shoqërore.
 
vecorite artistike

Pikëpamjet e reja politike e shoqërore, konceptet e përpunuara mbi natyrën e shoqërisë, mbi njeriun dhe artin, krahas artit të tij të ri revolucionar, e bëjnë Migjenin figurën më të madhe të brezit të ri të viteve '30 dhe një nga shkrimtarët më të shquar shqiptarë. Me krijimtarinë e tij novatore letërsia jonë kaloi përfundimisht nga romantizmi ne realizmin kritik. Migjeni si në poezi edhe në prozë pasqyroi me realizëm të thellë shoqërinë shqiptare të kohës, jetën e shtresave më të vogla të qytetit dhe fshatit, iu kundërvu deri në mohim rendit në fuqi, akuzoi fashizmin, stigmatizoi klerin, artin zyrtar dhe arriti të japë një tablo realiste të viteve '30 .
Në krijimtarinë e tij, për herë të parë përftohen figura dhe portrete të plota e shumë të fuqishme të malësorit e punëtorit, të gruas shqiptare e cila ishte viktimë e një shfrytëzimi të dyfishtë.
Revolta e hapur, vuajtjet e thella, dhe optimizmi janë tipare karaktristike të poezisë së tij, e cila shquhet për konceptimin dhe sistemin origjinal të figuracionit. Kurse në prozë ai u shfaq si mjeshtër i portretizmit dhe i dhënies së psikologjisë së tipave të ndryshëm, që përfaqësojnë shtresa e klasa të ndryshme. Si në poezi dhe në prozë, ai solli një satirë shoqërore e politike të fuqishme. Në poezi ai trajtoi vjershën dhe poemën pa subjekt me varg të lirë, që shquhet për mendimin sintezë dhe sistemin figurativ, ku dallohet antiteza, simboli dhe alegoria. Në prozë ai lëvroi tregimin psikologjik, skicën, prozën satirike, që shquhet për tipat, portretet, dialogun, monologun, ritmin e veprimit, mendimin energjik dhe gjuhën e gjallë.
 
Migjeni, i harruari i Shkodrës

Një nga poetët dhe prozatorët më të përmendur jo vetëm të Shkodrës, por edhe të Shqipërisë, një prej më të guximshmëve shkrimtarë të shekullit njëzet dhe më të dashurit e brezave të ndryshëm, Migjeni, po nderohet me një nga titujt më të lartë të kombit. Por në fakt ky shkrimtar dhe poet i magjishëm shkodran, ka vite që në një farë mënyre anashkalohet në qytetin e tij të lindjes, në Shkodrën e tij të dashur për të cilën ai vargëzoi dhe jetoi. Migjeni në Shkodër ka një emër të vendosur në teatrin e qytetit dhe afër tij një bust, i cili me të vërtetë të bën qartë të kuptosh se në fakt përkujdesja është diçka jashtë “modës”në trajtimin e një figure të tillë madhore të letrave dhe autorëve të lartë shqiptarë, të fillimeve të shekullit njëzet. Tashmë nga presidenti Bamir Topi, këtij kolosi të letrave ju akordua titulli “Nderi i Kombit” si poet dhe prozator i talentuar edhe pse me një jetë të shkurtër, lindur në qytetin e rrethuar nga ujërat. Ndërkohë vetë qyteti i tij, i cili ka nderuar me tituj nderi, dhjetëra personazhe, apo edhe persona, nuk është kujtuar ti japë qoftë edhe një titull, por nuk është kujtuar gjithashtu për nder të tij, të organizojë një seminar apo aktivitet të rëndësishëm. Megjithatë në Tiranë në ditët e sotme po nderohet figura e Migjenit, por Shkodra ka kohë që e anashkalon dhe kjo është një bindje e disa prej intelektualëve në qytet, por edhe e nipit të tij, Gjergj Pero. Ai thotë: “Më në fund po nderohet një emër i lënë në harresë dhe se Shkodra duhet të bëjë më tepër për të”. Mirëpo nipi i Migjenit nga e ëma, deklaron me forcë se ka pasur edhe synime të ndryshme për emrin e tij, duke arritur deri aty, sa të propozohet heqjen e emrit të tij nga teatri “Migjeni”. Por ai tregon edhe për shtëpinë muze të “Migjenit” dhe thotë se kjo shtëpi muze ka qenë e tillë që në vitin 1961. Në këtë shtëpi kanë qenë ekspozuar të gjitha reliket e tij, që nga më elementarja dhe deri te vepra dhe dorëshkrimet e poetit të madh ka thënë trashëgimtari i Migjenit. Por me ardhjen e demokracisë dhe daljen e vendimeve të qeverisë për kthimin e pronave, kjo shtëpi u hoq nga lista e shtëpive muze dhe sot efektivisht, reliket dhe dorëshkrimet e tij ndodhen në muzeun e Shkodrës. Pero thotë se është e pajustifikueshme që Shkodra ka ndenjur në heshtje për Migjenin kur dihet fama dhe në sa gjuhë është përkthyer. Migjeni është një nga figurat madhore të letrave dhe kulturës shkodrane shumë i lexuar dhe lakuar në botën e qytetëruar shqiptare dhe jashtë. Ai është një nga risitë e pa përsëritshme të poezisë dhe prozës së guximshme si dhe një trajtues i jashtëzakonshëm i problemeve të kohës. Migjeni me talentin e tij ka nxitur dhjetëra shkrimtarë të ndjekin rrugën e vargut të lirë dhe po ashtu të mendimit të lirë dhe përparimtar dhe modern. Migjeni është nga ato autorë që projektohet në të ardhmen dhe që me krijimtarinë e tij moderne, është bashkëkohor në çdo moment. Tashmë ai është “Nderi i Kombit” dhe patjetër që duhet të ishte edhe “Nderi i Shkodrës” shumë më përpara se shumë prej atyre që e kanë përfituar ndoshta padrejtësisht këtë titull nga Bashkia e qytetit që i ka sjellë në jetë dhe shpesh herë nuk i ka trajtuar mirë kolosë të letrave dhe talentit të pashtershëm shkodran.
 
Zbulohet botimi i ndaluar i Migjenit.

Më 15 mars 1944 në “Revistën letrare”, Mitrush Kuteli jep lajmin për qarkullimin e Vargjeve të Lira të Migjenit. Emri i tij ishte bërë i njohur përmes botimeve në periodikë, por sa ishte gjallë poeti nuk pa me sy të botuar asnjë vepër të vetën. Kjo për të cilën shkruan Kuteli njihet si botimi i parë. Dihet që pati edhe një botim të parë të “Vargjeve të lira” i vitit 1936 që nuk qarkulloi kurrë, por mendohej se ky botim ishte asgjësuar.
Tek shënimi letrar “Të dalim ta presim Migjenin”, Kuteli shkruan për këtë histori më vete të Milosh Gjok Nikollës (1911-1938) një shpirt i bardhë, sulmin e të cilit për drejtësi e liri nuk ja pat ndaluar as dogmatika e theologjive...: “Vetë caktoi formatin e librës, vetë zgjodhi kartën, vetë i bëri korrekturat. Ay në Shkodër, libra në Tiranë – po edhe kësilloj puna mbarohej. Ish i nxituar fort me nxjerrjen e kësaj libre, sepse ndjesija e tij, e hollë parashihte ré të zeza. Mbase edhe munt të parashihte Torre Pellice-n e Italisë, ku duhej të shuhej në Gushtin e vitit nëntë qint e tridhjet e tetë.

Të lutem fort nxitoju të më dalë libra, i pat dërguar fjalë shtypshkronjës. Ja, po të çoj edhe një pjesë të çmimit.
Paratë e siringave këto të Miloshit që duhej të bëheshin kartë e shtypur për të përhapur fjalën e tija.

Dhe përpara se të mbarohej libra (i mungonte kolla e fundit edhe kopertina!) ra nga fuqija qeverija e Mehdi Frashërit edhe vazhduan ngjarjet e Gjirokastrës. Iku lirija e shtypit si ik rrezja e djellit, kur i del përpara reja e zezë.

Dhe kësilloj nuk u dëgjua kënga e fundit e Mjellmës shqipëtare.

Vargjet e lira, të pambaruara, hynë në burgun e qilareve, ku marimangat edhe këmbë-shumjet iu bënë miq e shokë. Vetë Milosh Gjok Nikolla u nis për nj’atë rrugë të gjatë ku kemi për të vajtur – shpejt a von – e ne të gjithë.”

Asnjëherë deri më sot nuk kemi pasur një botim anastatik të këtij botimi, sepse “Vargjet e lira” të vitit 1936 të shtypura në shtypshkronjën “Gutenberg” në Tiranë mendoheshin të asgjësuara. Lajmin se një kopje e këtij botimi ndodhet në Bibliotekën Kombëtare po e japim falë drejtorit të këtij institucioni Aurel Plasari. Sipas tij, gjithnjë është menduar se ky botim nuk ekzistonte por ja që është ruajtur në fondet e Bibliotekës Kombëtare e cila dikur - për kohën ka funksionuar mirë rrjeti i shpërndarjes së botimeve - pasurohej drejtpërdrejtë edhe me kopjet e titujve që vinin nga shtypshkronjat. Në këtë mënyrë ka shpëtuar “Vargjet e lira”.

Nga një krahasim i parë që i bëmë dy botimeve, u vu re që ndërron rendi i poezive dhe botimi i ’44-ës, shtypur në shtypshkronjën “Tirana”, botonjës Ismail Mal’ Osmani, me shënimin “Ndalohet çdo ribotim e përkthim pa lejen e trashëgimtarvet”, përmban, le ta quajmë, një kapitull më shumë, të quajtur “Kangët e fundit”. Këtu bëjnë pjesë poezitë “Frymëzim i pafat”, “Një natë pa gjumë”, “Vuejtja”, “Kanga që s’kuptohet”, “Vetmija”, “Nën flamujt e melankolisë”. Tek botimi i ’36-ës nuk janë as “Hidhet e përhidhet” dhe as “Malli rinuer”, sepse janë shkruar më vonë. “Ndjesitë e mija me valët muzikore/ shkëmbejnë puthje të nxehta/ po si dy dashnorë/ e pa mëshirë shëgjeta/ më therë në krahanor/ edhe më merr malli për jetë mâ gazmore”, shkruan tek “Malli rinuer”.

Por me interes është që të theksohet se tek botimi i vitit 1936 kemi poezinë e mprehtë “Blasfemi” e cila nuk është përfshirë në botimin e vitit 1944. ثshtë thënë se “botonjësi” Ismail Mal’ Osmani me vetëdije nuk e botoi për shkak të toneve të thekura blasfemuese, ashtu siç e thotë që në titull, “Blasfemi” autori i “Vargjeve të lira” i “Novelave të veriut”, më i etiketuari autor shqiptar nga leximet me lenten e sistemeve, si poet i mjerimit, niçean, turbekular, revolucionar, komunist etj.

“Xhamijat dhe kishat madhështore ndër vende
t’ona të mjerueme...
Kumbonaret dhe minaret e nalta mbi shtëpija/
t’ona përdhecke
Zâni i hoxhës dhe i priftit në një kangë të degjenerueme...
O pikturë ideale, e vjetër njëmijë vjeçe!
Notojnë xhamijat dhe kishat nepër kujtime të fetarve.
Tingujt e kumbonës ngatrohen me zânin e kasnecit
Shkëlqen shejtnija mbi zhguna dhe ndër mjekrra të hoxhallarëve.
O sa engjuj të bukur përpara derës së ferrit...” Janë vargje nga “Blasfemi”

Qysh më 1928 në kushtetutën e Shqipërisë njihet liria e besimit dhe e praktikimit të tyre. Edhe në kushtetutën e korrigjuar më 1939, njihet mbrojtja me ligj dhe respektimi i të gjitha feve.

“Blasfemi” është poezia e ndaluar dy herë nga qarkullimi, më 1936 dhe më 1944.

Botimi i ’36 është i çmuar edhe për kushtet e vështira ku ndodhej poeti. Kutelipërshkruan: “Asohere s’kish dalë në botë editori shqipëtar. Sidoqoftë për Migjenin, jo. Duhej pra që vetë autori të jepte paratë e shtypjes. Edhe këtë e bëri poeti. Ish asohere mësonjës në Pukë. Pra nëpunës, me rrogë të ultë që e merrte, si pas mënyrave të ahershme, në dy-tre muaj një herë. Së këndejmi këputi paradhënjen e dërguar me dorë miku shtypëshkronjës. Të hollat e tija: kursimet e bukës e të ilaçeve që i duheshin aqe fort një trupi të sëmurë!

Kjo ngjiste më 1936.”

Më 26 gusht 1938, poeti dha shpirt pasi vuajti e hoqi shumë në shtratin e vdekjes, në sanatoriumin e Torre Pellice-s. Ishte vetëm 27 vjeç, por asnjë autor tjetër nuk do të kishte ndikiminqë pati vepra e tij për më tepër post mortem.

Në shtatëdhjetëvjetorin e vdekjes dhe në nëntëdhjetëepesën e lindjes, ne nuk kemi të botuar veprën e parë poetike, atë të ndaluarën, të censuruarën, ashtu siç e ka lënë poeti me dorën e tij.



Gazeta: Shekulli
 
eshte shkrimtari im i preferuar,veprat e tij shume reale m`bejn per vete..
kanget e ringjalljes,kanget e mjerimit,kanget e perendimin,kanget e rinise..etj jan t`mrekullushme
 
migjeni eshte i mrekullueshem dhe shum i dhimshem dhe real per kohen e tij....:):):):):):):):)....
 
Titulli: Migjeni

nje poezi qe me ka ngel ne mendje nga i madhi shkrimtar shkodran eshte POEMA E MJERIMIT
kafshate qe skaperdihet ashte or vlla mjerimi
kafshate qe te emt ne fyt e te ze trishtimi
kur shef ftyra te zbehta e syt te jeshilta
qe shikojne si hije e shtrijne durt e mpihta
e ashjtu te shtrime prapa teje mesin tan jeten e vet dri sa te vdesin
 
Titulli: Migjeni

Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi
kur shef ftyra të zbeta edhe sy t’jeshilta
që t'shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
të tan jetën e vet derisa të vdesin.


E mbi ta n'ajri, si në qesendi,
therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,
profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta
shkëlqejnë. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.
Mjerimi ka vulën e vet t'shëmtueme,
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme,
balli që e ka, syt që e shprehin,
buzët që më kot mundohen ta mshefin -
janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,
t'mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës
mbi t'cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm
me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.


Mjerimi s'ka fat. Por ka vetëm zhele,
zhele fund e majë, flamujt e një shprese
t'shkyem dhe të coptuem me t'dalun bese.


Mjerimi tërbohet n'dashuni epshore.
Nëpër skaje t'errta, bashkë me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, t'qelbta, t'ndyta, t'lagta
lakuriqen mishnat, si zhangë; t'verdhë e pisa,
kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta
edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
n'epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja.
Dhe aty zajnë fillin t'marrët, shërbtorët dhe lypsat
që nesër do linden me na i mbushë rrugat.


Mjerimi në dritzën e synit t'kërthinit
dridhet posi flaka e mekun e qirit
nën tavan t'tymuem dhe plot merimanga,
ku hije njerzish dridhen ndër mure plot danga,
ku foshnja e smume qan si shpirt' i keq
tu' ndukë gjitë e shterruna t'zezës amë,
e kjo prap shtazanë, mallkon zot e dreq,
mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randë.
Foshnj' e saj nuk qesh, por vetëm lëngon,
e ama s'e don, por vetëm mallkon.
Vall sa i trishtueshëm asht djepi i skamit
ku foshnjën përkundin lot edhe të fshamit!


Mjerimi rrit fëmin në hijen e shtëpive
të nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive
kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis.


Mjerimi pjek fëmin para se të burrnohet,
don ta msojë t'i iki grushtit q'i kërcnohet,
atij grusht që n'gjumë e shtërngon për fytit
kur fillojnë kllapitë e etheve prej unit
dhe fetyrën e fëmis e mblon hij' e vdekjes,
një stoli e kobshme në vend të buzqeshjes.
Nji fryt kur s'piqet dihet se ku shkon
qashtu edhe fëmia n'bark t'dheut mbaron.


Mjerimi punon, punon dit e natë
tu' i vlue djersa në gjoks edhe në ballë,
tue u zhigatun deri n'gjujë, n'baltë
e prap zorrët nga uja i bahen palë-palë.
Shpërblim qesharak! Për qindenjë afsh
në ditë - vetëm: lekë tre-katër dhe "marsh!".


Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme,
buzët e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
trupin përmendore e një tregtis s'ndytë,
që asht i gjikuem të bijë në shtrat vet i dytë,
dhe për at shërbim ka për të marrë do franga
ndër çarçafë, ndër fëtyra dhe në ndërgjegje danga.


Mjerimi gjithashtu len dhe n'trashigim
-jo veç nëpër banka dhe në gja të patundshme,
por eshtnat e shtrembta e n'gjoks ndoj dhimbë,
mund që t'len kujtim ditën e dikurshme
kur pullaz' i shpis u shemb edhe ra
nga kalbsin' e kohës, nga pesha e qiellit,
kur mbi gjithçka u ndi një i tmerrshmi za
plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
ish zan' i njeriut që vdiste nën tra.
Kështu nën kambët'randë t'zotit t'egërsuem -
thotë prifti - vdes ai që çon jetë të dhunuem.


Dhe me këto kujtime, ksi lloj fatkeqësinash
mbushet got' e helmit në trashigim brezninash.
Mjerimi ka motër ngushulluese gotën.
Në pijetore të qelbta, pranë tryezës plot zdrale
të neveritshme, shpirti me etje derdh gotën
n'fyt për me harrue nandhetenand' halle.
E gota e turbull, gota satanike
tu' e ledhatue e pickon si gjarpni-
dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,
nën tryezë qan-qeshet në formë tragjikomike.
Tê gjitha hallet skami n'gotë i mbyt
kur njiqind i derdh një nga një në fyt.
Mjerimi ndez dëshirat si hyjet errsina
dhe bajnë tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima.


Mjerimi s'ka gëzim, por ka vetëm dhimba,
dhimba paduruese qe t'bajnë t'çmendesh,
që t'ap in litarin të shkojsh fill' e t'varesh
ose bahe fli e mjerë e paragrafesh.


Mjerimi s'don mshirë. Por don vetëm të drejt!
Mshirë? Bijë bastardhe e etënve dinakë,
t'cilt n'mnyrë pompoze posi farisejt
i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak
tu' ia lëshue lypsiti një grosh të holl' n'shplakë.


Mjerimi asht një njollë e pashlyeme
n'ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.
Dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj.

__________________
 
Titulli: Migjeni

RECITAL ` I MALSORIT

O , si nuk kam nje grusht te forte
t`i bij mu ne zemer malit qe s`bezane ,
ta dij dhe ai se c`domethane i dobet -
n`agoni te perdihet si vigan i vrame.


Une - lugat si hij e trazueme ,
trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit ,
endem mbi bark te malit me ujen e zgjueme
dhe me klithma te pakenaquna t`instiktit.


Mali hesht.Edhe pse perdite
mbi lekure te tij , ne loje varrimtare ,
kerkoj me gjete nje kafshate ma te mire...
Por me rren shaka , shpresa genjeshtare.


Mali hesht - dhe ne heshtje qesh.
E une vuej - dhe ne vuejtje vdes.
Po une , kur ? heu ! kur kam per t`u qesh ?
Apo ndoshta duhet me pare te vdes ?
 
Titulli: Migjeni

DY BUZE

Dy buze te kuqe ,
dy deshira te flakta ,
qe afshin ma thithen ,
gezimin ma fiken ,
si fantazma iken
nder do bota te larta...
Dy buze si te pergjakta ,
dy deshira te flakta ,
qe afshin ma thithen
ne buze kur m`u njiten -
andjet m`i trazuen ,
zemren ma terbuen ,
trunin ma helmuen
e ne fund u merguen...
Dy buze te kuqe ,
bukuri fatale ,
te nje grueje sterzane
nje pranvere te tane me morne
nje pjese zemre me nxorne ,
dhe gezimin ma vodhne...
Ato dy buze te kuqe
dhe dy lote te mia
qene shenjat e dhimbjes
kur me vrau bukuria ,
kur me zu dashunia
e me dogji rinia.
 
Titulli: Migjeni

Ekstaza Pranverore

...dhe pranvera erdhi...
Nëpër ftyra tona rrëshqiti nji gëzim
dhe ndër zemra tona ngrehi një fole,
...e një jetë e bukur, e një jetë e re,
me dëshira të shumta po buzqesh në lulzim.
...dhe dallndysha erdhi...
si shpirti n'ekstazë, në hovin e shejt shtri;
me qiellën rroket, me diellin puthet,
dridhen krahët në hare mandej poshtë vërsulet
t'u dhurue në cicrim përshndetje një mijë.
...triumfon bylbyli...
kangëtar plot magji në gemb të trandafiles,
në një tempo të marrë përkdheljet po shfre
e kanga kumbuese, kang' e tij pa fre,
asht si kangë Orfeji ndër telat e lyrës.
...dhe vesa shkëlqen...
në një pikë t'argjant pasqyrohet jeta
tërheqse si andrra dhe si vijzatimi
ndër orët e hyjzimit, kur shpërthen agimi
e rrezet e arta rrëshqasin ndër fleta.
... dhe pranvera erdhi...
Nëpër ftyra tona rrëshqiti një gëzim
dhe ndër zemra tona ngrehi një fole
e një jetë e bukur, e një jetë e re
me dëshira të shumta po buzqesh në lulzim.
--------------------------------------------------

Luli i vocerr
Askush s'e njef Lulin. As shoket e tij, qe perpara tij lozin, nuk e njofin. Ma mire me thane se e njofin, por ata lozin per hesap te vet e Luli i shikon per hesap te vet. Sot gjithkush ka punet dhe telashet e veta, ashtu dhe femijte, ashtu dhe Luli. More Lul! Shume heret ke fillue me shikue punen tande!
Kur Luli hyn n'oborr te shkolles, buza i qeshet nga pak, por askuj, asnji fjale s'i thote. Ece ngadale, tue shikue djathtas e majtas, po gjithnji tue ece deri sa te mbrrije ne cak te vet. Aty, te dera e rrugines shkollore, shume i pelqen te qendroje. Aty asht caku i tij, i praruem me rrezet e ngrofta te diellit ne keto ditet e vjeshtes. Mbeshtetet Luli per mur, grushtat e vogjel i shtje nder xhepa, hunden picrroke te kuqun nga te ftoftit e mengjesit ja sjell diellit dhe...shikon. Gjaja qe ma teper terhjek vemendjen jane cizmet qe i kane te veshun disa shoke te tij. Sa te bukaura jane! Si shkelqejne! - mendon Luli dhe pa dashtje i shkojne syte nder tullumbat e veta, neper te cilat shifen fare mire te pese gishtat e kambeve te zbathuna. Nga kurreshta i afrohet nji shokut qe ka cizmet ma te reja. Ulet dhe shef ne lustrin e cizmes kambet e veta te zbathuna - aq shume shkeqejshin cizmet!!! Mbasi shoku me cizme fluturoi, Luli ngadale shkoi te caku i vet, ne diell, t'i ngrohi kambet. - Por kur ka diell, si ja ban i shkreti Lul? Ndoshta ja bajne hallin apostujt e meshires dhe te dashunis...
Noshta, ndoshta...
Nganjiher i afrohet mesuesi Lulit. Dhe kur Luli e ka ftyren e dlire dhe pa puca, mesuesi ja ledhaton faqet, gushen, e Luli i afrohet, ja merr doren, e shikon me sy pellumbi, dhe kishte me dashte t'i fale dicka mesuesit. Por vjollca nuk ka. Vec ne i falte tollumbat e veta, qe kane hapun gojen si me dashte me e hanger mesuesin. Po, po, tollumbat e Lulit te vocerr kane me e hanger mesuesin.
---------------------------------------------------
A do qymyr Zotni?


Dy thas qymyr mi kal. Prane, malsorja. Trotuari me bllok dyqanesh djathtas, ashtu edhe majtas. Kali dhe malsorja ne parakalim. Qymyri ne konkurs. Shikon Njeriu - artist dhe ia prish syte kjo dis'harmoni. Nje disonance e vrazhde. Malsorja i fryn hundet, prodhimin e njesh per trotuar dhe gishtat i fshin per xhublete. Veprim i thjeshte, por motiv delikat per nje piktor. Thupra ne dore te malsores zhgrryhet pertoke dhe shkruen nje vije kilometric gjate rruges. Qashtu malsorja nenvizon mendimet e veta.

- A do qymyr, zotni?
- Sa?
- Dymbedhjete leke... Po ndalu, thuej ti sa. Pse po ik?
- Ne ket vape dymbedhjete leke? - pyet nje tjeter tue perqeshe.
- Po sa jep ti, pra?
- Jo, mue nuk me duhet.

"Vertet vape ban. Pa kujt i duhet qymyri. Po e mbaj dhjete leke", mendon malsorja dhe ec neper hije rruges se qytetit. Kali leviz ne symbylle. Ndoshta andrron. Tash ne pleqni andrron dashin e dikurshme te peles. Malsorja s'e nget. Nuk e trazon ne knaqsi te tij te pamvarshme. Asht duruesae. Kur dalin ne diell, perdhe zhgrryhet nje hije. Dy hije. Dy hije te ngaterrueme, te kaperthyeme, hija e kalit dhe hija e malsores. Nuk mund ti dallojsh keto dy hije. Nuk mund t'i keputish. Njana pa tjetren nuk shkojne. S'kane vlere. Se vetem bashke perbajne nje tansi. Nje tyansi jetsore. Krk- kkk kthehet qymyri ne shpine te kalit, krkk, krkkk, krk dhe krismat monotone te patkonjve te kalit, qe ndeshin per gure.

Malsorja con kryet. Shikon diellin... koha me u nise. Me u kthye ne malsi. E qymyri s'u shit. Vendosi ta japi ma lire.

- O ti djale, sa asht sahati?
- Djaloshin e terheq bukuria e malsores. Miqesisht i afrohet dhe i thote sa asht ora. E pyet sa e mban qymyrin. Ban pazarllek, edhe pse s'ka qellim ta bleje. Por malsorja asht e bukur dhe e re. Pse mos te kuvendoje pak me te? "Asht e ndyte, - konstaton djaloshi. Sa teveqele jane keto katundaret. Nuk te kuptojne. Duhet me i thane... dhe ate qe nuk thohet." Keshtu mendon djaloshi dhe e shikon malsoren si bir zotnie sherbtoren e re te veten. "Teveqele! Teveqele! S'kupton asgja!". Dhe djaloshi shkon ne pune te vet. E malsorja fillon te shqetesohet per kthimin ne malsi. Shikon diellin, si gjithnji po afrohet nga perndimi. Si ka per tu kthye ne malsi neper terr? Me te vertete, ajo nuk dron prej lugetenve dhe bubazhelave por... t'ishte plake nuk do kishte aspak frige, por... Kujtohet si nja dy tri heresh i jane vu mbrapa do njerez, dhe se pari se c'lypshin prej saj... Pra, nuk i dron bubazhelat si qytetaret, por njerezit... Njerezit i ka ajo frige. E pse? Pse asht e re dhe pak e bukur.

- Nje dhimbe e kandshme shtrengon zemren e malsores.
- Sa e ke at qymyr fisnike?

Malsorja siellet. E njef njeriun q'e pyet. Ia ka shite edhe nji here qymyrin. I thote:

- Tete leke!
- Jo, shtrenjte e ke... Me ke idhnjue ate dite, - i thote njeriu dhe shikon majtas e djathtas.


Malsorja qeshet, disi e turpnueme. E mshef ftyren. Kuqet.

Malsorja qeshet, disi e turpnueme. E mshef ftyren. Kuqet. Nuk i con syte ne njeriun. Pyet e frigueme:

- Sa per ty pra?
- Pese!
- Merre shtate!
- Hajde per gjashte!

Malsorja rri pezull. Mendohet. Shikon diellin - Ia pash hajrin! - thote, dhe i shkon mbrapa blesit. E ai njeri q'aty , ai qe tash po ec perpara saj, peshon shume rande ne kujtesen e malsores, e cila kuqet e skuqet nga turpi.
 
Titulli: Migjeni

Të Bijtë e Shekullit të Ri

Na të birtë e shekullit të ri,
që plakun e lamë në "shejtnin" e tij
e çuem grushtin për me luftue
ndër lufta të reja
dhe me fitue...
Na të birtë e shekullit të ri,
filizat e një toke së rimun me lot,
ku djersë e ballit u dikonte kot
se dheu ynë qe kafshatë e huej
dhe në marrzi duhej shum shtrejtë t'u paguhej.
Na të birtë e shekullit të ri,
vllazën të lindun e të rritun në zi,
kur tinglloi çast' i ynë i mbramë
edhe fatlumë
ditëm me thanë :
S'duem me humbë
në lojë të përgjaktë të historis njerzore,
jo! jo! s'i duem humbjet prore
duem ngadhnim!
ngadhnim, ndërgjegje dhe mendimi të lirë!
S'duem, për hir
të kalbsinave të vjetra, që kërkojnë "shejtnim",
të zhytemi prap në pellgun e mjerimit
që të vajtojmë prap kangën e trishtimit,
kangën monotone, pa shpirt, të sklavnis
të jem' një thumb i ngulun ndër trutë e njerzis.
Na të birtë e shekullit të ri,
me hovin ton e të ndezun peshë,
ndër lufta të reja kemi m'u ndeshë
dhe për fitore kem' me ra fli.
----------------------------------------------------
Idhuj pa krena


Nje tufan i tmerrshem i shembi idhujt.Disa i bani pluhun e disa i la pa krena.Tufani i tmerrshem nuk fryni as nga nje ane e horizontit,dha as nga qiella ,por duel nga zemra e dheut .Cdo gja qe del nga zemra asht ose perkdhelse si andja me intime ,ose e tmerrshme si tufani qe shemb idhujt.
U tret pluhuni i idhujve q`u shemben krejt,dhe s`u mbet fara,e idhujt qe mbeten pa krena qendrojne si deshmoret e shemtuem e nje jetes se perndueme.
Idhuj pa krena!Shemtim i natyres!E njerezit qe jetojne ne mes tyne enden si te harlisun.Ata qe kishin lindun para se t`u shembeshin idhujt dhe i pan me syt e vet ne bukurine e tyne ceremoniale ,ata tash renkojne ,psheretijne per kohen e idhujve te vjeter,dhe tue vdekun shpresojne se keta idhuj do t`i shpetojne .E ata qe lindin ne kohen e idhujve pa krena s`dine ka t`ia mbajne .Duen t`adhurojne ,po c`ka t`adhurojne ?Idhuj pa krena?...Duen te besojne ,por c`ka te besojne ?Idhujt pa krena?Kush mund te adhuroje te shemtuemen ?Kush mund te besoje ne nje zot pa krye?Cdo gja qe s`ka krye asht kufome e kufoma s`e ka vendin mes te gjalleve.Kufoma duhet varrose.Perndryshe ,e perlyemja me te ka per te qene katastrofale .E katastrofa asht katastrofe!Zhduk kombe!
(Kombi yne me te vertete s`u zhduk.Por arsyeja asht vetem se dhe kojshite tone t`aferm qene pak a shume te nje fati si ne.)
Idhuj pa krena!Flite e kohes ,e cila gjithcka perpin ,dhe fli te fatalitetit.Qendrojne ashtu te gjymtuem vetem e vetem pse s`duel njeriu i zoti te ndertoje idhujt e ri.Por,heret a vone ,ai do te dali .Dhe idhujt e ri qe do t`i ndertoje ai ,kane per t`u adhurue nga turmat .Se landa e tyne ka per te qene moral i kohes ,model`i tyne -njeriu i socem.
Idhujt pa krena!Ne varrimin e tyne kumonet kane per te plase se ramit,minaret kane per ta thye kurrizin se faluni dhe zhrecve do t`u keputen telat e fytit se kenduemi.Dhe do te vije heshtja.Se cdo vikame fillon dhe mbaron me heshtje .Mbasandaj do te filloje puna...
----------------------------------------------


Historia e njenës nga ato (nje nga penat e arta te migjenit )


Kush nuk e kujton? Kush e kujton, or shok, ate? Ke? Cilen? Cilen? - Ate! Njenën nga ato! - Po cila asht njena nga ato? Ato jan shume! Cili i ri (ose plak) nuk njef se paku dhete nga ato?! Pse ato jane shume. Pse shume ka meshkuj, shume ka pare, prandaj duhet ne numer relativ te kene dhe trupna qe shiten... Pra, kush asht njajo njena nga ato?
- Lulja, Lukja ! A s'e kujtoni Luken? S'e besoj... shtiheni... Apo ndoshta do mohoni dhe se e njihni? Me falni, por ketu nuk shkon ajo e famshme: kush guxon - fiton! Kjo shkon ngjeti! Do mohoni dhe se e njihni Luken? Me pretekst se jeni te ndershem... Te mos kini, te mos kini frige se nuk do ju quej te pandershem. Por ju, se paku, me siguri do njihni ndonjenen nga motrat legjitime te Lukes, asht njesoj si me njofte Luken vete. Jeta e tyne asht nje. Te gjitha jane njesoj dhe te gjitha ju apin ate qe kerkoni - me pare ne dore.
E Lukja e mire, Lukja e mshireplote - se ajo ishte njelloj hyjneshe - Lukja e deshrueme me te vertete askujt nuk i thoshte jo. Vijshin studentat, jo me ndoj qellim te keq, vijshin vetem me percjelle ndoj shok i cili gjithashtu ishte student. Kur kryente pune me te parin, Lukja i thoshte tjetrit: sa leke ke ne xhep? - Kater. - Hajde, - i thoshte te dytit, te tretit e te katertit me radhe dhe i çonte n'ode te saj. E pra, taksa e saj ishte tre frange. Por Lukja ishte ma shpirtmire, ma humanitare se shum vete te cilve ashtu i duhet me qene.
Se pari studentat, me te hymen mbrenda, kuqeshin, por kur vijshin per se dyti, para se te hyjne shikojshin djathtas e majtas mos t'i shofi kush, dhe mandej shpejt neper dere fut brenda si plumb pushke. Lukja kanjehere merrte poze serioze dhe u bertiste: - Pse keni ardhe? Ke kerkoni? Nuk asht ketu ai qe kerkoni...
Studentat hutoheshin, iu merrte fjala ne goje, shikojshin shoqi-shoqin, skuqeshin ne ftyre dhe niseshin te kthehen. Atehere Lukja plaste gazit, qeshej me gjithe zemer dhe i merrte per dore n'ode te saj. Kanjehere ziheshej me ta, pse ndonjeni nga ata ia puthte krahun e zhveshun, e kapte ose e ledhatonte per ftyre, ashtu si ka te drejte te kapi gruen e vet vetem burri qe ka vue kunore te prifti ose te hoxha, atehere Lukja i thoshte:
- Mos luej, more vagabond! Rri urte, - dhe ia kersite shuplake ftyres.
Djaloshi nuk tundej, qeshej dhe mundohej t'ia kapi doren. Kur keta vonoheshin ne kafe ne bashkefjalim e siper, ajo u thoshte te gjithve: ikni se po iu vine babat ose kanjihere i thoshte vetem ma te riut:
- Shko, se asht bame vone... Tash asht kohe me t'ardhe yt ate.
Ne keto fjale plaste gazi e rralle ngjante qe t'idhnohej djali tue thane:
- Baba i em asht i ndershem, nuk asht si une...
Atehere shoket dhe Lukja vete qesheshin ma me zemer per trashamansine, idiotizmen e shokut.
Ndonjeni per tallje e pyete Luken:
- Luke, ku e ke, pash zotin, xhybleten?
- Hajde me e pa ne dhome...
- Me gjith qejf...
- Po a ke tre frange?
- Po, kam tre leke...
- Hik, more zog... me tre leke do me pa Ameriken...

Por thash se Lukja ishte ma humanitare se ata te cilve u duhet ashtu me qene. Ndoj te ri, qe s'e fitonte lekun vete, e pranonte edhe me tre leke, natyrisht kur kish nge.
Rreth emnit Luke, vecanerisht rreth trupit te saj, ishte krijue njefare aureole(nimbusi) si rreth krenave te shejtenve. Aq sa ndonjenit i vinte dhe keq qe e quejne Rrugaçe, dhe mundoheshin ta zbusin kuptimin e fjales tue i thane prostitute, grue publike,grue problematike - me emna te cilet i kishin gjete tue lexue libra. Sidomos njenit, i cili nuk shqiptonte kurr fjale te ndyeta, i vinte keq ta quejshin Luken Rrugaçe. Vete ai le qe s'e quente kurr, por edhe kur thoshte kush, atij i dhimbste veshi sikur gerdhishte dikush sahanin me maje te pirunit. Fjala Rrugaçe ishte per te nje disonance e vrazhde ne melodine harmonike qe premtonte Lukja. Me e quejte Luken Rrugaçe, i dukej njesoj si me e quejte priftin grue pse ka veshe ragjen (veladonin). Ai edhe e perhapi nder shkoje fjalen prostitute. Sentimentalizma e te rijve per Luken shkone edhe ma thelle; shpeshhere rrifeshin shoq me shoq vetem e vetem per hatrin e saj.

Prodhon nana - toke, prodhon krijesa me shpirt dhe pa shpirt, prodhon dhe krijon si me miliona vjet dhe me sekonda, prodhon trajta te cilat ngrofen njena me tjetren per me prodhue prap trajta te tjera e te reja per te vazhdue jeten. Dhe e njejte asht: si deshira e nje krymbi dhe deshira e njeriut. Me prodhue. Vetem se krymbi s'e din se prodhon, s'e ka ndergjegjen e prodhimit, e njeriu po, e din, e kupton, e ndjen bashke me energjite qe treten, te cilat duhet te treten. Dhe ketu, vetem ketu, jo ne ndoj naltesim tjeter imagjinues te njeriut por ne ndergjegjen e krijimit qendron ndryshimi ne mes te krymbit dhe te njeriut. Krymbi krijon, ban punen e vet te krymbit (bren drunin) dhe vazhdon rodin; njeriu krijon, prodhon vepra teknike, artitekture, arti, letersie njesoj si prodhon dhe rodin e vet njerzuer. Jane energjite qe duhen trete simbas zotsis te çdo njeriu, energjite qe burojne te gjitha nga nje burim.
Melankolia, mendimi, shum here nervoza, jane efektet e energjis se grumbullueme, e cila s'ka se ku te shfreje. Dhe fantazia e te rijve krijon aureole shejtensh rreth trupit te nje grueje qe shitet, e cila, instinktin prodhues e ka lidhe me interesa materiale, pse shoqnia, drejt ose zhdrejt, e detyroi.
E ne dhomen e Lukes treteshin energjite e te rijve. Te mos u tretshin aty, do treteshin ngjeti, ne menyre te panatyrshme, te rafinueme, te shpikun vetvetiu, tue u bashku intelekti me epsh.
- Luke, keshtu-keshtu... Sa te bukur i ke syt..., - i fliste djaloshi.
Ajo heshte.
- Sa te bukur e ke kete... kete... kete...
- Praj, more vagabond! Hajt, mbaroje punen per te cilen ke ardhe...
Nje kaperdisje n'intimitet ma te lakuriqet, marrje fryme e parregullt, kanjehere ndoj kafshim, ndoj afsh ose edhe ndoj shuplake per trup te lakuriqet...
Kanjehere dhe Luken e zente nje trishtim i pakufishem. I dhimbste ajo gja qe e quejme shpirt, por vetem kanjehere, pse po t'i dhimbste me shpesh zotnia do ta qite jashte, pse Lukja atehere ne ato çaste te rralla thente gota, çinia, pasqyra, dhe çka t'i vinte per dore. N'ato çaste as nuk pranonte vizita. Ndoshta i dhimbste shpirti Lukes, pse te gjitha energjite e djemve neper te shkojshin kot? Ndoshta dhe ajo donte qe te prodhoje, si prodhon nana - toke dhe çdo krijese tjeter? O sa trishtim, puthuej dhimbe fizike ndiente, kur u kujtonte se asht nje grue qe nuk prodhon. Nje kukull, nje loder me pase per t'ia kushtue dhe harrue gjithe ato oret e mbrapshta kur e shef te zhigatun ne balte.
 
Pe: Migjeni

Vjeshtë në natyrë dhe vjeshtë

ndër ftyra tona.

Afshon erë e mekun, lëngon i

zymtë dielli,

Lëngon shpirt' i smum ndër

krahnore tona,

Dridhet jet' e vyshkun ndër

gemba të një plepi.

Ngjyrët e verdha lozin në vallen e

fundme -

(dëshirë e marrë e gjethve që një

nga një vdesin!)

Gëzimet, andjet tona, dëshirat e

fundme

Nëpër balta të vjeshtës një nga

një po shkelin.

Një lis pasqyrohet në lotin e

qiellit,

tundet dhe përgjaket në passion

të viganit:

"Jetë! Jetë unë due!" - e frymë

merr prej fellit,

si stuhi shkyn ajrin … por në fund

ia nis vajit.

Dhe m'at vaj bashkohet horizont'

i mbytun

në mjegull përpise. Pemët degët

e laguna

me vaj i mshtjellin në lutje - por

kot! e dinë, të fikun,

se nesër do vdesin … Vall! A ka

shpëtim ndokund?!

Mallëngjehet syni, mallëngjehet

zemra

n'orën e vorresës, kur heshtin

damaret,

e vorri naltohet nën qiella ma

t'epra

me klithëm dëshprimi që në

dhimbë të madhe zvarret.

Vjeshtë në natyrë dhe vjeshtë në

ftyra tona.

Rënkoni dëshirat fëmitë e jetës

së varfun;

Rënkoni në zije, qani mbi kufoma,

Që stolisin vjeshtën nëpër gemba

të thamun.



 
Pe: Migjeni

Melodi e këputun

lot i kjartë nga syni
i një grues së dashun…
andje e përplasun,
xhevahir i tretun,

një andërr e shkelun,
buzë e paputhun
në melodin e këputun.

Nga vaji i heshtun shkunden supat e zhveshun,
verbojnë nga zbardhimi…
e ther, ther hidhnimi
për çasteet e rrëshqitun,

për fatin e ikun,
për gëzimin e humbun
në melodin e këputun.
Brrylat ndër gjujë të mpshtetun, ftyrë në shplakë e fundosun:

Qan grueja e pikllueme
me zemër të piskueme
(një kitarë e gjymtun,
za kange i mbytun

në buzë nga dhimb’ e puthun
në melodin e këputun).
Hesht njeriu pran grues që qan e turpnueme…
syni i venitet

në të loti vërvitet,
diçka nxjerr nga xhepi
grues ia lë – dhe së shpejti
e len gruen e humbun

në melodin e këputun.
Por kur vjen ndoj tjetër, epshi kapërthehet,
gjaqet turbullohen,
përzihen, përvlohen,
çohen peshë, tërbohen

… e vetëm ndëgjohen
ahtët e molisun
në melodin e grisun.
 
Pe: Migjeni

Një murgeshë e zbetë, që bashkë me mkatet e botës
bar dhe mkatet e mia mbi supet e vet të molisun,
mbi supat e verdhë si dylli që i ka puth hyjnia
- kaloi rrugës së qytetit si ejll i arratisun…

Një murgeshë e zbetë, e ftohtë si rrasa e vorrit,
me sy boj hini si hini i epsheve të djegna të gjallesës,
me buzë të holla të kuqe, dy gajtana pshertimet që mbysin
- ma la der' vonë kujtimin, kujtimin e ftohtë të kalesës.

Prej lutjesh (jo tallse!) duel dhe në lutje prap po shkon…
Lutjet i flejnë gjithkund: ndër sy, ndër buzë, ndër Gishta.
Pa lutjet e saj bota, kushedi, ç'fat do kishte?
Por dhe nga lutjet e saj ende s'i zbardhi drita.

O murgeshë e zbetë, që çon dashni me shënjt,
që n'ekstazë para tyne digjesh si qiriu pranë lterit
dhe ua zbulon veten… Smirë ua kam shejtënvet:
Mos u lut për mue, se due pash më pash t'i bij ferrit.

Unë dhe ti, murgesh, dy skaje po të një litari;
të cilin dy tabore ia ngrehin njeni-tjetrit -
lufta asht e ashpër dhe kushedi ku do t'dali,
prandaj ngrehet litari edhe përplasen njerzit.


Kangët e Pakëndueme

Thellë në veten teme flejnë kangët e pakëndueme
të cilat ende vuejtja as gëzimi s'i nxori,
të cilat flejnë e presin një ditë ma të lumnueme
me shpërthye, m'u këndue pa frigë e pa zori.

Thelltë në veten teme kangët e mia jesin...
e unë jam vullkani që fle i fashitun,
por kur t'i vijë dita të gjitha ka me i qitun
në një mijë ngjyra të bukra që nuk vdesin.

Por a do të vijë dita kangët me u zgjue?
Apo ndoshta shekujt me ne prap po tallen?
Jo! Jo! Se liria filloi me lulzue
dhe e ndjej nga Dielli valën.

0 kangët që fleni reliktet e mia
q'ende s'keni prekun as një zemër të huej,
vetëm unë me ju po kënaqem si fëmia
unë djepi juej; ndoshta vorri juej
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Migjeni

[h=1]Migjeni pa te fshehta[/h]
Të vërtetat më kundërthënëse janë pohuar gjatë dy dekadave të fundme. Sipas hartuesve të teksteve shkollore, dy prej problemeve më të ndërlikuara të jetës së tij vetjake janë ortodoksia dhe sëmundja. Për sëmundjen pak a shumë dihet se çfarë ka ndodhur. Ndërsa ortodoksia mbetet një pikëpyetje: askush nuk e di se çfarë kanë në mendje autorët.

Në vitin 1944, në numrin e tretë të revistës “Kritika”, Arshi Pipa, atëherë një i posadiplomuar, shkruante se “Vargjet e lira” Migjeni i dorëzoi për shtyp në tipografinë “Gutemberg”, pastaj befas urdhëroi që vëllimi të mos qarkullonte, sepse ishte i papërfunduar. Vëllimi, sipas A. Pipës, ishte shtypur në një mijë kopje dhe mbeti në magazinat e “Gutemberg”-ut jo për shkak të ndonjë urdhri ndalues, por për shkak të vullnetit të Migjenit vetë. Pipa vijon e thotë se “Vargjet e lira” njiheshin prej botimit në të përmuajshmet e kohës, madje ai saktëson se në të njëjtin numër të “Kritikës”, e para revistë me profil studimet letrare, ku bashkëpunonte dhe M. Kuteli, ishte radhitur për botim dhe një punim i dorëzuar prej tij.

“Vargjet e lira” patën një botim në vitin 1944. Megjithëse i konsideruar si poet i privilegjuar prej shkencës letrare bolshevike, “Vargjet e lira” të Migjenit nuk njohën botim tjetër deri në vitin 1954. Ishte Gjovalin Luka, një prej veprimtarëve të grupit komunist të Shkodrës, i ardhur prej krahut perëndimor të Comintern-it, që u kujdes për këtë botim, i cili konsiderohet më i ploti deri më sot, shprehës i vullnetit të autorit vetë. Megjithëse Gjovalin Luka besonte dhe paraqiste të dhëna që Migjeni kishte pasur lidhje me grupin komunist të Shkodrës, çka politikës kulturore-letrare dhe botuese të kohës i interesonte mjaft, fati i këtij botimi ishte përsëri i mbrapshtë. Pas një bisede me E. Hoxhën vetëm një vit më pas Gjovalin Luka u dënua politikisht si karrierist dhe i pasinqertë. Vëllimi i poezive dhe prozave të Migjenit u hoq sërish nga qarkullimi, një fakt i mohuar përgjatë më shumë se katër dekadave. Nuk u mor vesh kurrë një arsye e vërtetë e dënimit të tij.

Migjeni do të njihej prej shumë brezash përmes botimit të vitit 1958, përgatitur dhe realizuar nga një prej jetëshkruesve më të besueshëm të Migjenit, Skënder Luarasi, kjo edhe për shkak të lidhjeve familjare. Por, sikurse kanë vërejtur studiues dhe dashamirës të letërsisë së poetit, që këtë vit do të mbushte 100 vjet, këtij vëllimi i mungojnë disa prej poezive të fundme (“kangëve të fundit”). Një botim me kritere filologjike dhe tekstologjike ende mungon.

Nga këto fakte të thjeshta mund të kuptohet se disa të vërteta të thëna për Migjenin disi vihen në diskutim. Së pari, a duhet besuar A. Pipa, që Migjeni e ndaloi vetë qarkullimin e librit të tij të vetëm? Apo duhet besuar ajo që është shkruar në historitë e letërsisë shqipe deri më 1990-n, që “Vargjet e lira” i ndaloi censura e rreptë e mbretërisë? Në anën tjetër, shtrohet pyetja e pashmangshme: Pse komunistët e ndaluan botimin e vitit 1954, a ishte një argument i mjaftueshëm qëndrimi ideologjik i Gjovalin Lukës? Në fund të fundit, kjo pyetje mund të shtrohet edhe në formën: A e kanë ndaluar ose a e kanë censuruar komunistët librin e Migjenit?

Shumë pyetje shtohen duke lexuar kujtimet e pabotuara të Avdulla اangës, një prej miqve më të afërm të poetit, dorëzuar muzeut historik të qytetit të Pukës përmes mikut të tij S. Zogu, një kopje të të cilave kemi pasur rastin t’i këshillojmë në dorëshkrim. Sipas kujtimeve të A. اangës, Migjenin nuk e internoi Ministria e Arsimit e mbretërisë, as mbreti vetë a mëkëmbësit e tij, por kishte kërkuar vetë të emërohej në një shkollë periferike, me klimë malore, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Për këtë ka edhe dëshmi arkivistike, duke përshirë një kërkesë të poetit, ku i parashtrohet ministrisë superiore situata shëndetësore e tij dhe i kërkohet pikërisht sa kujton miku i tij. Ky është një prej atyre fakteve të thjeshta që dëshmon se jetëshkrimi i Migjenit është paraqitur shtrembër për dekada me radhë, duke qenë se ai nuk ishte i internuar në Pukë, i larguar për shkak të rrezikshmërisë, por i sistemuar në një shkollë komunale ku mund të gjente edhe klimë të përshtatshme për shëndetin.

Dy të vërteta janë të paqortueshme. Gjatë gjithë periudhës bolshevike me Migjenin u bënë manipulime, deri për ta paraqitur si një avant-garde të letërsisë revolucionare, për të mos thënë të realizmit socialist. Për këtë do të mjaftonin “ndreqjet” gramatikore që u janë bërë metaforave të tij: shkrimi me të madhe i njësive përbërëse të idiomave të tilla si “Njeriu i Ri”, “Epokë e Re”, “Kohë e Re”, “Shekulli i Ri”, duke nënkuptuar me to komunizmin. Por nga të njëjtit interpretues të jetës dhe veprës së Migjenit nuk është preferuar të flitet për mundësinë që ai të kishte pasur lidhje të organizuar me komunistët e Shkodrës, ku jetonte, ose me komunistët e Korçës (duke qenë se te “Bota e re” publikoi rregullisht letërsi dhe publicistikë). Ndërsa gjatë dy dekadave të fundme, një hakmarrje e padenjë dhe e pamerituar iu kthye si shpërblim poetit të “Vargjeve të lira” në epokën e lirisë.

Thënë në një mënyrë më të thjeshtë, qëndrimet ndaj pyetjes nëse Migjeni kishte lidhje me grupin komunist të Shkodrës, ku vepronin ndërkaq Z. Mala, Gj. Luka, Q. Stafa, V. Shanto dhe të tjerë, janë ndarë më dysh: Poezia “Një natë pa gjumë” i kushtohet Afërdita Shahinit, veprimtare pak a shumë e njohur e këtij grupi, apo Andrea Stefit, edhe ky i lidhur me komunistët, por më vonë i cilësuar “trockist” (A. Pipa). Këtë konfuzion e nxitën dhe inicialet e emrit dhe mbiemrit, që Migjeni i shënjoi në hyrje të poezisë “Një natë pa gjumë”: A. S. Në dy dekadat e fundme pikëpyetjeve të posashqiptuara u është shtuar edhe një e tretë: nëse ishte vërtet dedikimi për Afërdita Shahinin, a ishte ky një dedikim programatik, angazhues, apo ishte thjesht një shprehje ndjenje e lashtë njerëzore, siç ndodh rëndom me njeriun dhe poezinë? Një pikëpyetje e tillë ka dalë dhe nuk ka marrë përgjigje dhe për “zonjushën Bojka”, paraqitur me inicialet Z. B., për të cilën kërkuesit kanë mendime të ndryshme.

Dyshimtarët e mundësisë së një lidhjeje harmonike dhe mirëkuptimi midis Migjenit dhe grupit të komunistëve të Shkodrës gjejnë pikërisht te poezia “Trajtat e mbinjeriut”, me nëntitull “Dithyramb Nietsche-an”, një replikë mospajtuese e poetit. Me të drejtë është konsideruar se “Corvus”, autori i kujtimeve për këtë episod, pseudonim i Andrea Stefit, më shumë ka konfirmuar me kohën e re pikëpamjen e vet se ka dëshmuar një provë.

ثshtë e tepërt të përmendet se për Migjenin ka dalë edhe pyetja për përkatësinë e identitetit të tij etnik. Ndërsa në periudhën bolshevike injorohej thuajse deri në përjashtim mundësia që Migjeni të kishte përdorur në komunikim serbishten, në dy dekadat e fundme ka më shumë përqendrim te gjuha e përdorur nga poeti në komunikimin familjar. Dhe kjo është parë jashtë kontekstit historik, duke abstraguar faktin që në vendin e tij të origjinës, në Rekë të Dibrës, popullsia mbahej në besimin pravosllav, dhe kjo do të thoshte se sllavishtja ishte gjuhë liturgjie e do të linte gjurmë në formimin e njeriut. ثshtë parë kryesisht e lidhur me letërkëmbimin, një pjesë e të cilit mbetet ende i pabotuar, por dhe me ndonjë preferencë të njësuar të tij, si porosia për librin “Nečista krv” - “Gjaku i papastër”, roman i Bora Stanković-it nga Vranja. Pyetja themelore, që do ta zgjidhte problemin: ç’fenomen letrar-estetik është Migjeni, cilës letërsi i takon, mbetet ende pa një përgjigje bindëse. Nuk munguan në dy dekadat e fundme që në vlerësimin e Migjenit të shfaqet dhe vrazhdësia e paragjykimit të tjetrit, sidomos të fqinjit.

Migjeni, ndërkaq, pret 100-vjetorin e vet me indiferencë: me një shtëpi muze të shkatërruar tërësisht, me një rrudhje të dukshme në tekstet shkollore, me një vëmendje të shpërqendruar prej vlerave të padiskutueshme të letërsisë së tij, si shthurja e vjershërimit tradicional dhe e miteve të së shkuarës dhe të orientuar drejt problemesh dytësore dhe tretësore. E kanë bërë revolucionar e parakomunist, por jo me lidhje të organizuar në jetën e grupeve komuniste; ateist, antimonarkist, antiklerik; ndërsa në kohët e reja po e shtrëngojnë fort gati-gati si pa vend në traditën letrare të Shkodrës duke qenë jashtë “shkollës jezuite” dhe “shkollës françeskane”, megjithëse vetë njeriu që i përdori i pari këto terma, E. Koliqi, qysh në mesin e viteve 1930 e çmoi si poet premtues.

Autori i “Vargjeve të lira”, siç ka shkruar A. Pipa, shqiptoi në veprën e tij mitin e Perëndimit. Jo si një mit romantik, si në poezitë e Naimit, por si një vokacion epokal. Askush nuk mund të thotë me siguri nëse dy Shqipëritë e gjysmës së dytë të shekullit të 20 e në vijim ishin vërtet ëndrra e poetit. Por me siguri mund të thuhet se ende shqiptarët nuk e kanë lexuar mirë Migjenin. Dhe me sa duket dhe ky jubile do të kalojë pa ndonjë të re të shënjuar./Shqiperia
 
Pe: Migjeni

Migjeni ne Torino ku iku te kurohej.


Ketu ndodhet bashke me motren Ollga, po ne Torino.
 
Historia e njenës nga ato (MIGJENI)

Kush nuk e kujton? Kush e kujton, or shok, ate? Ke? Cilen? Cilen? - Ate! Njenën nga ato! - Po cila asht njena nga ato? Ato jan shume! Cili i ri (ose plak) nuk njef se paku dhete nga ato?! Pse ato jane shume. Pse shume ka meshkuj, shume ka pare, prandaj duhet ne numer relativ te kene dhe trupna qe shiten... Pra, kush asht njajo njena nga ato?

- Lukja, Lukja ! A s'e kujtoni Luken? S'e besoj... shtiheni... Apo ndoshta do mohoni dhe se e njihni? Me falni, por ketu nuk shkon ajo e famshme: kush guxon - fiton! Kjo shkon ngjeti! Do mohoni dhe se e njihni Luken? Me pretekst se jeni te ndershem... Te mos kini, te mos kini frige se nuk do ju quej te pandershem. Por ju, se paku, me siguri do njihni ndonjenen nga motrat legjitime te Lukes, asht njesoj si me njofte Luken vete. Jeta e tyne asht nje. Te gjitha jane njesoj dhe te gjitha ju apin ate qe kerkoni - me pare ne dore.

E Lukja e mire, Lukja e mshireplote - se ajo ishte njelloj hyjneshe - Lukja e deshrueme me te vertete askujt nuk i thoshte jo. Vijshin studentat, jo me ndoj qellim te keq, vijshin vetem me percjelle ndoj shok i cili gjithashtu ishte student. Kur kryente pune me te parin, Lukja i thoshte tjetrit: sa leke ke ne xhep? - Kater. - Hajde, - i thoshte te dytit, te tretit e te katertit me radhe dhe i çonte n'ode te saj. E pra, taksa e saj ishte tre frange. Por Lukja ishte ma shpirtmire, ma humanitare se shum vete te cilve ashtu i duhet me qene.

Se pari studentat, me te hymen mbrenda, kuqeshin, por kur vijshin per se dyti, para se te hyjne shikojshin djathtas e majtas mos t'i shofi kush, dhe mandej shpejt neper dere fut brenda si plumb pushke. Lukja kanjehere merrte poze serioze dhe u bertiste: - Pse keni ardhe? Ke kerkoni? Nuk asht ketu ai qe kerkoni...

Studentat hutoheshin, iu merrte fjala ne goje, shikojshin shoqi-shoqin, skuqeshin ne ftyre dhe niseshin te kthehen. Atehere Lukja plaste gazit, qeshej me gjithe zemer dhe i merrte per dore n'ode te saj. Kanjehere ziheshej me ta, pse ndonjeni nga ata ia puthte krahun e zhveshun, e kapte ose e ledhatonte per ftyre, ashtu si ka te drejte te kapi gruen e vet vetem burri qe ka vue kunore te prifti ose te hoxha, atehere Lukja i thoshte:

- Mos luej, more vagabond! Rri urte, - dhe ia kersite shuplake ftyres.

Djaloshi nuk tundej, qeshej dhe mundohej t'ia kapi doren. Kur keta vonoheshin ne kafe ne bashkefjalim e siper, ajo u thoshte te gjithve: ikni se po iu vine babat ose kanjihere i thoshte vetem ma te riut:

- Shko, se asht bame vone... Tash asht kohe me t'ardhe yt ate.

Ne keto fjale plaste gazi e rralle ngjante qe t'idhnohej djali tue thane:

- Baba i em asht i ndershem, nuk asht si une...

Atehere shoket dhe Lukja vete qesheshin ma me zemer per trashamansine, idiotizmen e shokut.

Ndonjeni per tallje e pyete Luken:

- Luke, ku e ke, pash zotin, xhybleten?

- Hajde me e pa ne dhome...

- Me gjith qejf...

- Po a ke tre frange?

- Po, kam tre leke...

- Hik, more zog... me tre leke do me pa Ameriken...

Por thash se Lukja ishte ma humanitare se ata te cilve u duhet ashtu me qene. Ndoj te ri, qe s'e fitonte lekun vete, e pranonte edhe me tre leke, natyrisht kur kish nge.

Rreth emnit Luke, vecanerisht rreth trupit te saj, ishte krijue njefare aureole(nimbusi) si rreth krenave te shejtenve. Aq sa ndonjenit i vinte dhe keq qe e quejne Rrugaçe, dhe mundoheshin ta zbusin kuptimin e fjales tue i thane prostitute, grue publike,grue problematike - me emna te cilet i kishin gjete tue lexue libra. Sidomos njenit, i cili nuk shqiptonte kurr fjale te ndyeta, i vinte keq ta quejshin Luken Rrugaçe. Vete ai le qe s'e quente kurr, por edhe kur thoshte kush, atij i dhimbste veshi sikur gerdhishte dikush sahanin me maje te pirunit. Fjala Rrugaçe ishte per te nje disonance e vrazhde ne melodine harmonike qe premtonte Lukja. Me e quejte Luken Rrugaçe, i dukej njesoj si me e quejte priftin grue pse ka veshe ragjen (veladonin). Ai edhe e perhapi nder shkoje fjalen prostitute. Sentimentalizma e te rijve per Luken shkone edhe ma thelle; shpeshhere rrifeshin shoq me shoq vetem e vetem per hatrin e saj.

Prodhon nana - toke, prodhon krijesa me shpirt dhe pa shpirt, prodhon dhe krijon si me miliona vjet dhe me sekonda, prodhon trajta te cilat ngrofen njena me tjetren per me prodhue prap trajta te tjera e te reja per te vazhdue jeten. Dhe e njejte asht: si deshira e nje krymbi dhe deshira e njeriut. Me prodhue. Vetem se krymbi s'e din se prodhon, s'e ka ndergjegjen e prodhimit, e njeriu po, e din, e kupton, e ndjen bashke me energjite qe treten, te cilat duhet te treten. Dhe ketu, vetem ketu, jo ne ndoj naltesim tjeter imagjinues te njeriut por ne ndergjegjen e krijimit qendron ndryshimi ne mes te krymbit dhe te njeriut. Krymbi krijon, ban punen e vet te krymbit (bren drunin) dhe vazhdon rodin; njeriu krijon, prodhon vepra teknike, artitekture, arti, letersie njesoj si prodhon dhe rodin e vet njerzuer. Jane energjite qe duhen trete simbas zotsis te çdo njeriu, energjite qe burojne te gjitha nga nje burim.

Melankolia, mendimi, shum here nervoza, jane efektet e energjis se grumbullueme, e cila s'ka se ku te shfreje. Dhe fantazia e te rijve krijon aureole shejtensh rreth trupit te nje grueje qe shitet, e cila, instinktin prodhues e ka lidhe me interesa materiale, pse shoqnia, drejt ose zhdrejt, e detyroi.

E ne dhomen e Lukes treteshin energjite e te rijve. Te mos u tretshin aty, do treteshin ngjeti, ne menyre te panatyrshme, te rafinueme, te shpikun vetvetiu, tue u bashku intelekti me epsh.

- Luke, keshtu-keshtu... Sa te bukur i ke syt..., - i fliste djaloshi.

Ajo heshte.

- Sa te bukur e ke kete... kete... kete...

- Praj, more vagabond! Hajt, mbaroje punen per te cilen ke ardhe...

Nje kaperdisje n'intimitet ma te lakuriqet, marrje fryme e parregullt, kanjehere ndoj kafshim, ndoj afsh ose edhe ndoj shuplake per trup te lakuriqet...

Kanjehere dhe Luken e zente nje trishtim i pakufishem. I dhimbste ajo gja qe e quejme shpirt, por vetem kanjehere, pse po t'i dhimbste me shpesh zotnia do ta qite jashte, pse Lukja atehere ne ato çaste te rralla thente gota, çinia, pasqyra, dhe çka t'i vinte per dore. N'ato çaste as nuk pranonte vizita. Ndoshta i dhimbste shpirti Lukes, pse te gjitha energjite e djemve neper te shkojshin kot? Ndoshta dhe ajo donte qe te prodhoje, si prodhon nana - toke dhe çdo krijese tjeter? O sa trishtim, puthuej dhimbe fizike ndiente, kur u kujtonte se asht nje grue qe nuk prodhon. Nje kukull, nje loder me pase per t'ia kushtue dhe harrue gjithe ato oret e mbrapshta kur e shef te zhigatun ne balte.
 
Pe: Migjeni

Poezia Nen Flamijt e Melankolise eshte shume, shume aktuale...duket sikur Migjeni e ka shkruar dje ne darke :)

Nen Flamujt e Melankonise


Ne vendin tone
kudo valojne
flamujt e nje melankolie
te trishtueshme...
... dhe askush s'mund te thote
se ketu rron
nje popull qe nderton
dicka te re.
Aty ketu ne hijet
e flamujve
mund te shifet
nje mund, nje perpjekje
e madhe permbi vdekje
per te pjelle dicka te madhe,
per te qite ne drite nje xhind!
Por, (o ironi)
nga ajo perpjekje lind
vetem nje mi.
Dhe keshtu kjo komedi
na plas dellin e gazit,
nsa prej marazit
pelcasim.
Ne prakun e cdo banese
ku ka ndoj shenj jetese
valon nga nje flamur
melankolie te trishtueshme



Vuejtja


Ka do dit
qe po shof fare mire
se si nga vuejtja syt po me madhohen,
neper ball dhe ftyre rrudhat po me shtohen
e si buzqeshja m'asht e hidhun...
... dhe po ndij
se si mengjeset e mia
nuk jane ma mengjese hovi e pune,
as ndertimi, por te shtymt dita me dite
e nje jete qe s'durohet.
Dalngadale po shof
si jeta nje nga nje
secilin ndjesi
me tradhti
po ma vulos
dhe s'po me mbete asgja
qe me u nda
si shej gezimi,
perpara
nuk e dishe, ojete,
se kaq i tmerrte
asht grushti i yt
qe mbyt
pa meshire.
Por kot
ne pasqyre po shof
se si nga vuejtja syt po me madhohen
neper balle dhe ne ftyre rrudhat po me shtohen,
dhe shpejt do te bahem
flamur i vjetruem
i rreckuem
nderluftat e jetes.

Te Lindet Njeriu


Te lindet nje njeri
nga gjin' i dheut tone te rim me lot te vaket,
nga thalb' i shpirtit tone qe shkrihet ne deshire te flaket
per nje gen te ri,
Te lindet nje njeri!
Pa hyll ne ball por qe me fjale te pushton,
qe te rremben qetsin e ban gjakun te te vloje rrkaje,
e ban synin ligshtin ta zhgjetoje,
qe neper shekuj ndergjegjen na tradhton.
Te dali nje njeri!
Te mkambi nje Kohe te Re!
Te krijoje nje Epope!
Nder lahuta tona te kendohet Jeta e Re...
Te gjithe kombet po dehen n'epopea te veta,
flake e zjarrmit te tyne na i perzhiti ftyrat
dhe neper to nje nga nje po shtohen rrudhat,
e nen kambe e mbi krye tinze po na ikjeta.
(Liri! - Po, liri dhe gaforrja gezon,
por gaforre asht...
Liri, ku plogsi ndergjegje gjallon,
jo, liri nuk asht!),
Te lindet nje njeri
i madh si madhni
dhe ndergjegjet tona t'i ndezi ne dashni
per nje ide te re, ideal bujar,
per nje agim te lum e te drejte kombtar.

Balade Qytetese


Mbrame
qiella dhe hyjt e vrame
nje ngjarje te trishtueme pane:
Hije... jo! por nje grue
me ftyre te zbete edhe me sy
te zez si jeta e saj,
me buzen te vyshkuna ne vaj,
me plage ne gjoks e stolisun
me veshje dhe me shpirt te grisun,
me hije grueje,
nje kens keso bote,
nje fantom uje
vallzonte valle ne rruge te madhe.
Dy hapa para, dy hapa mbrapa
me kambe te zbathun,
me zemer te plasun.
Dy hapa djathtas, dy hapa majtas,
me floke te thime,
me ndjesi te ngrime.
(Dikur,
kur gjit' e saj me kreni
shpertheheshin n'arome,
kur ish e njome
atehere e dashunojshin shum zotni.
E sot?)
Jeta e saj asht kjo vall' e cmendun
ne rrugat e qytetit tone,
nje jeten e fikun, nje jete e shterun,
shpin i molisun, zemer e therun,
nje za vorri, nje jehone
qe vallzon naten vone
neper rrugat e qyteti tone.
 
Pe: Migjeni

Një Natë pa Gjumë - Migjeni

Pak dritë! Pak dritë! Pak dritë, o shok, o vlla.

Të lutem, pak dritë në kët natë kur shpirti vuen,

kur të dhemb e s'di ç'të dhemb, e syni gjum nuk ka,

urren nuk din ç'urren, don e s'din se ç'don.

Pak dritë! 0 burrë! 0 hero' ngado që të jesh. ....

Burrë që shkatrron edhe që ndërton sërish!

Pak dritë vetëm, të lutem, mshirë të kesh,

se do çmendem në kët natë pa gjumë dhe pa pishë.

Oh! ta kisha pishën të madhe edhe të ndezun!

Me flakën e pishës në qiellin e ksaj nate

ta shkruejshe kushtrimin... Ehu Burrë i tretun

Do ta shifsha vallen tande në majë të një shpate.

Por pishë nuk kam e vetëm janë burrat, shokët...

Dergjem n'errsin pa gjumë dhe pa dritë...

Askush s'më ndigjon, çirren kot më kot...

Hesht more, hesht! por qëndro, o shpirt.

Gjeli këndon dhe thotë se asht afër drita

Gjel, rren a s'rren? cila asht fjala e jote?

Kur ti këndon thonë se asht afër drita...

Por un s'besoj sonte në fjalët e ksaj bote.

Hiqmuni qafe, mendimet

O jastëk ty të rroki, të përqafoj si shpëtimin,

më fal atë që due: gjumin dhe andr'min

e dy buzve që pëshpërisin ngushllimin.
 
Pe: Migjeni

Pesha e fatit

Na shtypi fati e na bani krymba
ne kensit dykambesh qe zbuluem hy'n
edhe aq me teper e ngaterruem ny'n...
shpirtent tone skyfera deshen te bahen pellumba.

(Rrini, mos skyfera! Pse te baheni pellumba?
Mizat e parajsit ne jeten mbrapa vorrit
kane me iu merzitun -- dhe mandej prej zorit
do te pelcisni... Prandej: pse te baheni pellumba.)

Fat i yne mizor -- shpate e Damokleut
Si vall! Te gjitha perpjekjet na deshtuen ne terr?
E jeta na bahet ma zi se sketerre.
Te vertetat, as rrenat, s'i ndihmuen Dheut.

Te vertetat dhe rrenat? -- Xhevahiret e cmuem
Me ta kur te duesh e shet dhe e blen boten.
Por mos mendo se me ta do t'ia ndreqish rroten...
Jo se i pelqen jetecale me shkuem.

Me calue n'ane te djathte, me calue n'ane te majte...
Si paljaco i gjore qe kah t'ia mbaje s'di,
mbasi kamben e theu ne akrobaci
jet' e tij asht helm me asnje pike mjalte.
 
Pe: Migjeni

Zonjusha Bojka...

Buzmramja u dridhte ndër afshet e mbramë
të diellit përndimuer
me kuqlim e tisa purpuer,
me kaltrina të kullueta në qiellë e në sy tand...
ku në fund u pasqyronte një dashni e lume
si vegimet e fatbardhsis në limل ,
mbi të cilin tërthuer fluturon një pëllumb
dhe gëzime të pamatna gugon po pra.
Zojushë, q'at buzmramje,
unë andrroj me andje
dhe me një dashni të pastër
ata dy sy tuej të kaltër,
që m'u falne letë
me një shikim diskret.
 
Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni)

3193.jpg


Millosh Gjergj Nikolla ─ ky është emri i tij i vërtetë, se Migjeni, është pseudonimi ose emri i tij i pendës. Ishte poet dhe prozator shqiptar i shquar i viteve 1930. Migjeni konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të lexuar e më të rëndësishëm të letërsisë shqipe të shekullit të 20-të. Për epokën ishte një zë krejtësisht novator nga brendia dhe forma dhe ndikimi mbi letërsinë shqipe të kohës ishte i madh.
Konsiderohet që Migjeni kaloi nga një romantizëm revolucionar në realizëm kritik gjatë jetës së tij. Ai pasqyroi varfërinë e thellë të viteve kur jetoi, dhe duke u dalë zot heronjve të krijimeve të tij si "Bukën tonë të përditshme falna sot", "Bukuria që vret", "Mollë e ndalueme", "Legjenda e misrit", "A don qymyr zotni ?", etj. fshikulloi ashpër indiferentizmin e klasave të kamura ndaj vuajtjeve të popullit.
Ndikimi i Migjenit mbi rrethet e rinisë anticifligare qe i ndjeshëm ne vitet kur shkroi. Një shtysë te posacme mori përhapja e krijimtarisë se tij pas Luftës së Dytë Botërore, kur regjimi komunist mori përsipër botimin e plotë të veprave, të cilat në vitet 1930 kishin qenë pjesërisht të pabotuara.


Familja dhe rinia e hershme

Migjeni lindi më 13 tetor 1911 në Shkodër në një familje ortodokse. Mbiemri i Millosh Gjergj Nikollës vjen nga gjyshi i tij Nikolla Dibrani nje shqiptar i ardhur nga krahina e Rekës (sot në Maqedoni) ku ishte pjesë i komunitetit ortodoks që lindi një emër tjetër në lëmin e poezisë, Josif Jovan Begerin. Nikolla Dibrani ishte larguar nga krahina e lindjes në gjysmën e dytë të shek. XIX dhe u zhvendos në Shkodër ku punoi si murator dhe më vonë u martua me Stake Milanin nga Kuçi. Para se të vdiste në 1876, u bë me dy djem: Gjergjin (1872-1924), i ati i Milloshin dhe Kriston[1].
Gjergji, i ati, zotëronte një bar dhe ishte një anëtar shumë i respektuar i komunitetit. Vlen për tu përmendur zgjedhja e tij si përfaqësues i Shkodrës në Kongresin e Beratit më 1922 (ku u shpall Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë nga Fan Noli).[2] Gjergji ishte i martuar martua me Sofia Kokoshin (e ëma Migjenit) në 1900. Më 1910 Gjergji zuri një ushqimore dhe dhjetë vjet më vonë, kur vdiq baxhanaku Ilia Trimçev, mori ëmbëltoren e tij, të cilën e mbajti gjersa vdiq, më 21 mars 1924, në moshën pesëdhjetë e dy vjeç. Në këtë dyqan e ndihmoi fëmija i parë i shtëpisë, Nikolla, që pati lindur më 30 tetor 1901 dhe vdiq një mot pas t'et nga pleuriti. E ëma vdiq që në 1916 duke lënë gjashtë fëmijë (dy djem e katër vajza). Si i shoqi, Sofia gëzonte nam të mirë në rrethet shoqërore dhe ish edukuar në seminarin katolik të Shkodrës, të drejtuar nga murgesha italiane.[2] E dërrmuar nga këto fatkeqsira që e pllakosën njëra pas tjetrës, vdiq më 1926 edhe gjyshja tetëdhjetëvjeçare. Ndër gjashtë fëmijët, Milloshi dhe e motra më e vogël, Ollga, u shkolluan në shkollën fillore serbe në Shkodër [2]. Shtëpia ku lindi poeti nuk ekziston më prej shumë vitesh. Ajo ishte e ndërtuar në oborrin e shtëpisë së Trimçeveve dhe pikërisht kjo shtëpi u bë edhe Muzeu i Migjenit nga viti 1961 deri në vitin 1993.

Jeta e veprimtaria

Arsimin fillor e mori në qytetin e lindjes në një shkollë serbo-ortodokse dhe nga 1923 deri më 1925 u shkollua në Tivar ku vetëm në serbisht ka notën mirë, ku e motra Lenka ishte shpërngulur martuar atje me Llazar Jovanin, familja e të cilit e kishte origjinën nga Kavaja. Daja, Jovan Kokoshi, e lajmëroi se i pati nxjerrë bursë për në gjimnazin e Manastirit. U nis atje në vjeshtë të 1925. Pasi përfundoi semi-maturën më 1927 me rezultate të mira, për vjetin shkollor 1927-1928, kundër dëshirës së tij, e regjistruan në Seminarin ortodoks "Jan Shën Teologu" po në atë qytet. Në gjimnazin e Manastirit ka po t'atillë notë në serbisht, në histori e fizikë, dhe "mjaftueshëm" në matematikë; në zell ka notën tre. Edhe në seminar gjatë vitit të parë Milloshi ka vetëm "mirë" në serbisht, greqisht, latinisht, frëngjisht, porse vitin e dytë në gjithë këto gjuhë, sikundër edhe në rusisht, qëndron "shumë mirë"; vetëm në letërsinë kishtare ka "mirë" dhe "i shkëlqyer" në pedagogji, metodikë, gjimnastikë, dhe në këngë. Në klasën e tretë zbret përsëri në "mirë" në gjuhët klasike dhe në mësimin kryesor, "Shkrimet e Shenjta". Në latinisht as në klasën e katërt s'e ka përmirsuar notën, porse tani është i shkëlqyer në rusisht dhe shumë mirë në greqisht; notën "mirë" e ka në "Dogmatikë" (teologji), në psikologji e logjikë. Në vjetin e pestë, në të fundit, është shumë mirë në latinisht dhe pergjithësisht vetëm "mirë" në mësimet fetare të Seminarit. I ka dhënë rëndësi gjuhëvet frëngjisht e rusisht, me të cilat lexonte drejtpërdrejt autorët më të vështirë. Në diplomën e lëshuar prej drejtorisë së shkollës më 18 qershor 1932, cilësohet "bir i Gjergjit, tregtar". Me atë "Dëftesë Pjekurie" e shpalli kandidat t'aftë për shërbim kishtar, për mësim të fesë dhe për studime intelektuale të larta në fakultetet universitare. Me dëftesën e pjekurisë në xhep, Milloshi u nis më 22 qershor 1932 nga Manastiri për në Tivar, tek e motra, Lenka. Në pasaportën që pati marrë në Manastir prej konsullatës shqiptare lexohen shënimet e titullarit: "Shtati i lartë, balli i rregullt, sytë gështenjë, hunda e rregullt, goja normale, flokët gështenjë, mjekra e mustaqet e rruara, ngjyra e bardhë, shenja të veçanta s'ka". Në vitet 1933-1937 punoi si mësues filloreje në Vrakë, Shkodër dhe në Pukë. Kjo është edhe koha kur zhvilloi veprimtarinë letrare. Shkrimet e para i botoi më 1934, bashkëpunoi në revistat "Iliria", "Bota e re" etj. Më 1936 veprat e veta poetike i përmblodhi në librin "Vargje të lira", të cilin censura nuk e la të qarkullojë. Takon Petro Markon para se ai të nisej për në Spanjë. Kalon një verë me rioshin Lazër Radi, gjë që do frymzonte këtë të fundit t'i kushtonte një libër kujtimesh. Nga fundi i vitit 1937 shkoi në Itali për tu shëruar nga sëmundja e mushkërive. La në dorëshkrim një pjesë të rëndësishme të prozës së tij.
Migjeni kishte bindje të përparuara për kohën e tij, me të cilat filloi të brumoset që në bankat e shkollës nën ndikimin e veprave të autorëve përparimtarë. Punën si shkrimtar e nisi kur në letërsinë shqiptare po forcohej rryma demokratike me shkrimet e tij realiste, thellësisht novatore nga brendia dhe forma, dha ndihmë të madhe në zhvillimin e saj të mëtejshëm.
Në themel të veprimtarisë së Migjenit qëndron aspirata për një botë të re, ku njerëzit e thjeshtë të jetojnë të lirë dhe të lumtur me dinjitet njerëzor dhe pa frikë për të nesërmen. Ky humanizëm aktiv përshkon tej e ndan veprën e tij. Në poezitë e para, si "Zgjimi", "Të birt' e shekullit të ri", "Shkëndija", "Shpirtënit shtegtarë", etj. pakënaqësia e thellë ndaj realitetit çifligaro-borgjez dhe ëndrra e autorit për një të ardhme të bukur u shpreh me figura të gjalla romantike. Poeti u ngrit kundër amullisë shoqërore dhe forcave që mbanin vendin në errësirë ("kalbësinave që kërkojnë shejtnim"). Kritika e rreptë e gjendjes së rëndë të vendit u gërshetua në këto vepra me dëshirën e zjarrtë për "një agim të lum e të drejtë kombëtar", me grishjen për të luftuar për ditë më të bukura. Për zhvillimin e Migjenit si shkrimtar është karakteristik kalimi i tij i shpejtë nga romantizmi revolucionar në realizmin kritik.
Pasqyrimi i varfërisë së thellë të masave zë vend qendror në botimet e Migjenit për shkrimtarin kishte rëndësi të madhe shoqërore që të dilte në dritë sa më qartë humnera e vuajtjeve, ku e kishte hedhur popullin regjimi reaksionar. Heronjtë e veprave të tij më të mira ("Bukën tonë të përditshme falna sot", "Bukuria që vret", "Mollë e ndalueme", "Legjenda e misrit", "A don qymyr zotni ?", etj.) ishin të papunë që rropateshin gjithë ditën për të nxjerrë kafshatën e gojës, malësorë që qëndronin në zgrip të jetës, të mjerë që nuk u kishte ecur në jetë dhe ishin flakur jashtë shoqërisë. Në "Poemën e mjerimit", veprën e tij më të shquar, Migjeni përshkroi në tablo të gjallë dhe rrëqethëse të gëlltitjes së vështirë të masave të shtypura dhe të shfrytëzuara, të venitjes së tyre fizike nën grushtin e mjerimit, që sundonte në vend dhe mbrohej nga monarkia çifligaro-borgjeze. Në një varg shkrimesh, si "Zoti të dhashtë" etj., Migjeni fshikulloi ashpër indiferentizmin e klasave të kamura ndaj vuajtjeve që hiqte populli. Shtresat e privilegjuara Migjeni i pasqyroi kryesisht në jetën e tyre vetjake, ai tregoi moralin hipokrit dhe despotizmin që karakterizonte marrëdhëniet e tyre familjare ("Të çelen arkapijat", "Studenti në shtëpi"). Në "Studenti në shtëpi" vuri në lojë inteligjencien borgjeze, si forcë e paaftë për të luftuar për ideale të larta. Migjeni goditi haptazi dhe me forcë artin dhe shtypin zyrtar ("Kanga skandaloze", "Programi i një reviste", "Novelë mbi krizën" etj.) Skamorët, të cilët i urrenin shtypësit, por ende nuk guxonin të ngriheshin kundër tyre, Migjeni i pasqyroi me simpati të thellë. Në skicat "Luli i vocërr" dhe sidomos te "Zeneli", shkrimtari vuri në dukje aftësitë intelektuale të masave dhe dëshirën e zjarrtë për ndryshime në gjendjen e tyre shoqërore. Shkrimtari tregoi edhe shfaqjet, sado të zbehta të protestës së tyre ndaj padrejtësisë shoqërore ("Mollë e ndalueme"). Rrëfimi i thjeshtë dhe konciz, imtësitë, që zbulojnë thelbin e dukurisë, fryma polemike, psikologjizmi i hollë, prirja për t'i dhënë personazhet me disa viza, figurat poetike shprehëse, ironia - këto janë veçoritë kryesore të stilit të Migjenit. Shkrimet e tija lanë gjurmë të dukshme në letrarët e rinj të kohës.
Me mohimin e shoqërisë çifligaro-borgjeze dhe aspiratën e fortë për një të ardhme më të mirë për masat e popullit, Migjeni pati ndikim të ndjeshëm në rrethet e rinisë përparimtare ; me veprat e tij ndihmoi në formimin shpirtëror të saj. Këtë rol ato e luajtën edhe në vitet e qëndresës kundër pushtuesit fashist, kur qarkullonin dorë më dorë.
Pas اlirimit trashëgimi letrar i Migjenit u bë i njohur plotësisht. ("Veprat" e plota të Migjenit janë botuar tri herë: 1954, 1957, 1961, kanë dalë edhe një varg botimesh të tipave të ndryshëm). Shkrimet poetike dhe në prozë të Migjenit janë përkthyer në disa gjuhë të huaja. Për jetën dhe shkrimet e tija janë botuar studime e artikuj të shumtë.
Me interesimin e Republikës Popullore të Shqipërisë eshtrat e Migjenit u sollën në atdhe në 1956. Iu dha titulli "Mësues i Popullit" post-mortem në vitin 1957.



BALADث QYTETSE

Mbramë
qiella dhe hyjt e vramë
një ngjarje të trishtueme panë:
Hije... jo! - por një grue
me ftyrë të zbetë edhe me sy
të zez si jeta e saj,
me buzën të vyshkuna në vaj,
me plagë në gjoks e stolisun
me veshje dhe me shpirt të grisun,
me hije grueje,
një kens këso bote,
një fantom uje
vallzonte valle në rrugë të madhe.
Dy hapa para, dy hapa mbrapa
me kambë të zbathun,
me zemër të plasun.
Dy hapa djathtas, dy hapa majtas,
me flokë të thime,
me ndjesi të ngrime.
(Dikur,
kur gjit' e saj me kreni
shpërtheheshin n'aromë,
kur ish e njomë -
atëherë e dashunojshin shum zotni.
E sot?)
Jeta e saj asht kjo vall' e çmendun
në rrugat e qytetit tonë,
një jetën e fikun, një jetë e shterun,
shpin i molisun, zemër e therun,
një za vorri, një jehonë
që vallzon natën vonë
nëpër rrugat e qytetit tonë.


Blasfemi

Notojnë xhamiat dhe kishat nëpër kujtime tona,
e lutjet pa kuptim e shije përplasen për muret e tyne
dhe nga këto lutje zemra zotit ende s'iu thye,
por vazhdoi të rrahi ndër lodra dhe kumbona.

Xhamiat dhe kishat madhshtore ndër vende të mjerueme...
Kumbonaret dhe minaret e nalta mbi shtëpia tona përdhecke...
Zani i hoxhës dhe i priftit në një kangë të degjenerueme...
0 pikturë ideale, e vjetër një mijë vjeçe!

Notojnë xhamiat dhe kishat nëpër kujtime të fetarve.
Tingujt e kumbonës ngatrrohen me zanin e kasnecit,
Shkëlqen shejtnia mbi zhguna dhe ndër mjekra të hoxhallarve
0, sa engjuj të bukur përpara derës së ferrit!

Mbi kështjellat mijvjeçare qëndrojnë sorrat e smueme,
krahët i kanë varë pa shpresë-simbojt e shpresave të humbune
me klithma të dëshprueme bajnë fjalë mbi jetë të pëmdueme,
kur kështjellat mijvjeçare si xhixha shkëlqejshin të lumtuna.


Dy Buzë...

Dy buzë të kuqe,
dy dëshira të flakta,
që afshin ma thithën,
gëzimin ma fikën,
si fantazma hikën
ndër do bota të larta...
Dy buzë si tëpërgjakta,
dy dëshira të flakta,
që afshin ma thithën
në buzë kur mu njitën
andjet m'i trazuen,
zemrën ma tërbuen,
trurin ma helmuen
e në fund u mërguen...
Dy buzë të kuqe,
bukuri fatale,
të një gruaje stërzane
një pjsë zemre më nxorne,
një pranverë të tanë më morne
dhe gëzimin ma vodhne...
Ato dy buzë të kuqe
dhe dy lote të mija
qenë shenja të dhimbjes,
kur më vrau bukuria,
kur më zu dashunia
e më dogji rinia.


Ekstaza Pranverore

..dhe pranvera erdhi...
Nëpër ftyra tona rrëshqiti nji gëzim
dhe ndër zemra tona ngrehi një folë,
e njëjetë e bukur, e një jetë e rë,
me dëshira të shumta po buzqesh në lulzim.
...dhe dallndysha erdhi...
si shpirti n'ekstazë, në hovin e shejt shtri;
me qiellën rroket, me diellin puthet,
dridhen krahët në hare - mandej poshtë vërsulet
t'u dhurue në cicrim përshndetje një mijë.
...triumfon bylbyli...
kangëtar plot magji në gemb të trandafiles,
në një tempo të marrë përkdheljet po shfre
e kanga kumbuese, kang' e tij pa fre,
asht si kangë Orfeji ndër telat e lyrës.
...dhe vesa shkëlqen...
në një pikë t'argjant pasqyrohet jeta
tërheqse si andrra dhe si vijzatimi
ndër orët e hyjzimit, kur shpërthen agimi
e rrezet e arta rrëshqasin ndër fleta.
... dhe pranvera erdhi...
Nëpër ftyra tona rrëshqiti një gëzim
dhe ndër zemra tona ngrehi një fole
e një jetë e bukur, e një jetë e re
me dëshira të shumta po buzqesh në lulzim.
 
Titulli: Migjeni

Millosh Gjergj Nikolla ─ ky është emri i tij i vërtetë, se Migjeni, është pseudonimi ose emri i tij i pendës. Ishte poet dhe prozator shqiptar i shquar i viteve 1930. Migjeni konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të lexuar e më të rëndësishëm të letërsisë shqipe të shekullit të 20-të. Për epokën ishte një zë krejtësisht novator nga brendia dhe forma dhe ndikimi mbi letërsinë shqipe të kohës ishte i madh.

Konsiderohet që Migjeni kaloi nga një romantizëm revolucionar në realizëm kritik gjatë jetës së tij. Ai pasqyroi varfërinë e thellë të viteve kur jetoi, dhe duke u dalë zot heronjve të krijimeve të tij si "Bukën tonë të përditshme falna sot", "Bukuria që vret", "Mollë e ndalueme", "Legjenda e misrit", "A don qymyr zotni?", etj. fshikulloi ashpër indiferentizmin e klasave të kamura ndaj vuajtjeve të popullit.

Ndikimi i Migjenit mbi rrethet e rinisë anticifligare qe i ndjeshëm ne vitet kur shkroi. Një shtysë te posacme mori përhapja e krijimtarisë se tij pas Luftës së Dytë Botërore, kur regjimi komunist mori përsipër botimin e plotë të veprave, të cilat në vitet 1930 kishin qenë pjesërisht të pabotuara.

Familja dhe rinia e hershme

Migjeni lindi në një familje ortodokse. Mbiemri i Millosh Gjergj Nikollës vjen nga gjyshi i tij Nikolla Dibrani nje shqiptar i ardhur nga krahina e Rekës (sot në Maqedoni) ku ishte pjesë i komunitetit ortodoks që lindi një emër tjetër në lëmin e poezisë, Josif Jovan Begerin. Nikolla Dibrani ishte larguar nga krahina e lindjes në gjysmën e dytë të shek. XIX dhe u zhvendos në Shkodër ku punoi si murator dhe më vonë u martua me Stake Milanin nga Kuçi. Para se të vdiste në 1876, u bë me dy djem: Gjergjin (1872-1924), i ati i Milloshin dhe Kriston[1].
Gjergji, i ati, zotëronte një bar dhe ishte një anëtar shumë i respektuar i komunitetit. Vlen për tu përmendur zgjedhja e tij si përfaqësues i Shkodrës në Kongresin e Beratit më 1922 (ku u shpall Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë nga Fan Noli). Gjergji ishte i martuar martua me Sofia Kokoshin (e ëma Migjenit) në 1900. Më 1910 Gjergji zuri një ushqimore dhe dhjetë vjet më vonë, kur vdiq baxhanaku Ilia Trimçev, mori ëmbëltoren e tij, të cilën e mbajti gjersa vdiq, më 21 mars 1924, në moshën pesëdhjetë e dy vjeç. Në këtë dyqan e ndihmoi fëmija i parë i shtëpisë, Nikolla, që pati lindur më 30 tetor 1901 dhe vdiq një mot pas t'et nga pleuriti. E ëma vdiq që në 1916 duke lënë gjashtë fëmijë (dy djem e katër vajza). Si i shoqi, Sofia gëzonte nam të mirë në rrethet shoqërore dhe ish edukuar në seminarin katolik të Shkodrës, të drejtuar nga murgesha italiane.[2] E dërrmuar nga këto fatkeqsira që e pllakosën njëra pas tjetrës, vdiq më 1926 edhe gjyshja tetëdhjetëvjeçare. Ndër gjashtë fëmijët, Milloshi dhe e motra më e vogël, Ollga, u shkolluan në shkollën fillore serbe në Shkodër. Shtëpia ku lindi poeti nuk ekziston më prej shumë vitesh. Ajo ishte e ndërtuar në oborrin e shtëpisë së Trimçeveve dhe pikërisht kjo shtëpi u bë edhe Muzeu i Migjenit nga viti 1961 deri në vitin 1993.
Jeta e veprimtaria

Arsimin fillor e mori në qytetin e lindjes në një shkollë serbo-ortodokse dhe nga 1923 deri më 1925 u shkollua në Tivar ku vetëm në serbisht ka notën mirë, ku e motra Lenka ishte shpërngulur martuar atje me Llazar Jovanin, familja e të cilit e kishte origjinën nga Kavaja. Daja, Jovan Kokoshi, e lajmëroi se i pati nxjerrë bursë për në gjimnazin e Manastirit. U nis atje në vjeshtë të 1925. Pasi përfundoi semi-maturën më 1927 me rezultate të mira, për vjetin shkollor 1927-1928, kundër dëshirës së tij, e regjistruan në Seminarin ortodoks "Jan Shën Teologu" po në atë qytet. Në gjimnazin e Manastirit ka po t'atillë notë në serbisht, në histori e fizikë, dhe "mjaftueshëm" në matematikë; në zell ka notën tre. Edhe në seminar gjatë vitit të parë Milloshi ka vetëm "mirë" në serbisht, greqisht, latinisht, frëngjisht, porse vitin e dytë në gjithë këto gjuhë, sikundër edhe në rusisht, qëndron "shumë mirë"; vetëm në letërsinë kishtare ka "mirë" dhe "i shkëlqyer" në pedagogji, metodikë, gjimnastikë, dhe në këngë. Në klasën e tretë zbret përsëri në "mirë" në gjuhët klasike dhe në mësimin kryesor, "Shkrimet e Shenjta". Në latinisht as në klasën e katërt s'e ka përmirsuar notën, porse tani është i shkëlqyer në rusisht dhe shumë mirë në greqisht; notën "mirë" e ka në "Dogmatikë" (teologji), në psikologji e logjikë. Në vjetin e pestë, në të fundit, është shumë mirë në latinisht dhe pergjithësisht vetëm "mirë" në mësimet fetare të Seminarit. I ka dhënë rëndësi gjuhëvet frëngjisht e rusisht, me të cilat lexonte drejtpërdrejt autorët më të vështirë. Në diplomën e lëshuar prej drejtorisë së shkollës më 18 qershor 1932, cilësohet "bir i Gjergjit, tregtar". Me atë "Dëftesë Pjekurie" e shpalli kandidat t'aftë për shërbim kishtar, për mësim të fesë dhe për studime intelektuale të larta në fakultetet universitare. Me dëftesën e pjekurisë në xhep, Milloshi u nis më 22 qershor 1932 nga Manastiri për në Tivar, tek e motra, Lenka. Në pasaportën që pati marrë në Manastir prej konsullatës shqiptare lexohen shënimet e titullarit: "Shtati i lartë, balli i rregullt, sytë gështenjë, hunda e rregullt, goja normale, flokët gështenjë, mjekra e mustaqet e rruara, ngjyra e bardhë, shenja të veçanta s'ka". Në vitet 1933-1937 punoi si mësues filloreje në Vrakë, Shkodër dhe në Pukë. Kjo është edhe koha kur zhvilloi veprimtarinë letrare. Shkrimet e para i botoi më 1934, bashkëpunoi në revistat "Iliria", "Bota e re" etj. Më 1936 veprat e veta poetike i përmblodhi në librin "Vargje të lira", të cilin censura nuk e la të qarkullojë. Takon Petro Markon para se ai të nisej për në Spanjë. Kalon një verë me rioshin Lazër Radi, gjë që do frymzonte këtë të fundit t'i kushtonte një libër kujtimesh. Nga fundi i vitit 1937 shkoi në Itali për tu shëruar nga sëmundja e mushkërive. La në dorëshkrim një pjesë të rëndësishme të prozës së tij.
Migjeni kishte bindje të përparuara për kohën e tij, me të cilat filloi të brumoset që në bankat e shkollës nën ndikimin e veprave të autorëve përparimtarë. Punën si shkrimtar e nisi kur në letërsinë shqiptare po forcohej rryma demokratike me shkrimet e tij realiste, thellësisht novatore nga brendia dhe forma, dha ndihmë të madhe në zhvillimin e saj të mëtejshëm.
Në themel të veprimtarisë së Migjenit qëndron aspirata për një botë të re, ku njerëzit e thjeshtë të jetojnë të lirë dhe të lumtur me dinjitet njerëzor dhe pa frikë për të nesërmen. Ky humanizëm aktiv përshkon tej e ndan veprën e tij. Në poezitë e para, si "Zgjimi", "Të birt' e shekullit të ri", "Shkëndija", "Shpirtënit shtegtarë", etj. pakënaqësia e thellë ndaj realitetit çifligaro-borgjez dhe ëndrra e autorit për një të ardhme të bukur u shpreh me figura të gjalla romantike. Poeti u ngrit kundër amullisë shoqërore dhe forcave që mbanin vendin në errësirë ("kalbësinave që kërkojnë shejtnim"). Kritika e rreptë e gjendjes së rëndë të vendit u gërshetua në këto vepra me dëshirën e zjarrtë për "një agim të lum e të drejtë kombëtar", me grishjen për të luftuar për ditë më të bukura. Për zhvillimin e Migjenit si shkrimtar është karakteristik kalimi i tij i shpejtë nga romantizmi revolucionar në realizmin kritik.
Pasqyrimi i varfërisë së thellë të masave zë vend qendror në botimet e Migjenit për shkrimtarin kishte rëndësi të madhe shoqërore që të dilte në dritë sa më qartë humnera e vuajtjeve, ku e kishte hedhur popullin regjimi reaksionar. Heronjtë e veprave të tij më të mira ("Bukën tonë të përditshme falna sot", "Bukuria që vret", "Mollë e ndalueme", "Legjenda e misrit", "A don qymyr zotni ?", etj.) ishin të papunë që rropateshin gjithë ditën për të nxjerrë kafshatën e gojës, malësorë që qëndronin në zgrip të jetës, të mjerë që nuk u kishte ecur në jetë dhe ishin flakur jashtë shoqërisë. Në "Poemën e mjerimit", veprën e tij më të shquar, Migjeni përshkroi në tablo të gjallë dhe rrëqethëse të gëlltitjes së vështirë të masave të shtypura dhe të shfrytëzuara, të venitjes së tyre fizike nën grushtin e mjerimit, që sundonte në vend dhe mbrohej nga monarkia çifligaro-borgjeze. Në një varg shkrimesh, si "Zoti të dhashtë" etj., Migjeni fshikulloi ashpër indiferentizmin e klasave të kamura ndaj vuajtjeve që hiqte populli. Shtresat e privilegjuara Migjeni i pasqyroi kryesisht në jetën e tyre vetjake, ai tregoi moralin hipokrit dhe despotizmin që karakterizonte marrëdhëniet e tyre familjare ("Të çelen arkapijat", "Studenti në shtëpi"). Në "Studenti në shtëpi" vuri në lojë inteligjencien borgjeze, si forcë e paaftë për të luftuar për ideale të larta. Migjeni goditi haptazi dhe me forcë artin dhe shtypin zyrtar ("Kanga skandaloze", "Programi i një reviste", "Novelë mbi krizën" etj.) Skamorët, të cilët i urrenin shtypësit, por ende nuk guxonin të ngriheshin kundër tyre, Migjeni i pasqyroi me simpati të thellë. Në skicat "Luli i vocërr" dhe sidomos te "Zeneli", shkrimtari vuri në dukje aftësitë intelektuale të masave dhe dëshirën e zjarrtë për ndryshime në gjendjen e tyre shoqërore. Shkrimtari tregoi edhe shfaqjet, sado të zbehta të protestës së tyre ndaj padrejtësisë shoqërore ("Mollë e ndalueme"). Rrëfimi i thjeshtë dhe konciz, imtësitë, që zbulojnë thelbin e dukurisë, fryma polemike, psikologjizmi i hollë, prirja për t'i dhënë personazhet me disa viza, figurat poetike shprehëse, ironia - këto janë veçoritë kryesore të stilit të Migjenit. Shkrimet e tija lanë gjurmë të dukshme në letrarët e rinj të kohës.
Me mohimin e shoqërisë çifligaro-borgjeze dhe aspiratën e fortë për një të ardhme më të mirë për masat e popullit, Migjeni pati ndikim të ndjeshëm në rrethet e rinisë përparimtare ; me veprat e tij ndihmoi në formimin shpirtëror të saj. Këtë rol ato e luajtën edhe në vitet e qëndresës kundër pushtuesit fashist, kur qarkullonin dorë më dorë.
Pas اlirimit trashëgimi letrar i Migjenit u bë i njohur plotësisht. ("Veprat" e plota të Migjenit janë botuar tri herë: 1954, 1957, 1961, kanë dalë edhe një varg botimesh të tipave të ndryshëm). Shkrimet poetike dhe në prozë të Migjenit janë përkthyer në disa gjuhë të huaja. Për jetën dhe shkrimet e tija janë botuar studime e artikuj të shumtë.
Me interesimin e Republikës Popullore të Shqipërisë eshtrat e Migjenit u sollën në atdhe në 1956. Iu dha titulli "Mësues i Popullit" post-mortem në vitin 1957.
 
Titulli: Migjeni

Migjeni - Shpirtënt Shtegtarë
Mbrame nje erë e ftohte acar fryni nga ana e maleve,
i shkundi shpirtent tone - bashke me gjethe te kesa) vjeshte
i muei andej kah dielli hijen si te pergjaket ua leshon zalleve
- ne Perndim, ku shtret e shkimet dnta ne pamundsme e vet
Enden shpirtent tone neper vise te Pemdimit te mrekullueshem,
bajne te fala dhe me thane vendeve te shuguruem
e te pertnme nder fluide te hekunt te zjarrmit - adhurueshem
e me nje credo gezojne qiellen me çagje e te tymuem
ne cilen, diku ne skaj merimanga fatin tnllon
vetes dhe njerzis poshte, qe damaret i rrahin
(si te rrahunt trompete ne vorrese) - ndersa tue qa, kumbon
e thrret kumbon' e fabnkes, i njemijti fishkellim si nje fsham
shkyn ajrin
Shpirtent tone me nje dashni tragjike ato vise i duejne.
n'eter te kulluet u bajne fli ndjenjat e vet ma te holla
E ne nesermen fatale kundrojme nje horizont me njolla
shtegtare te merguem. shpirtent tone n"ongjine po kthejne
 
Titulli: Migjeni

Migjeni - Ndeshja
0 grue, që të ndesha në ditn e fatkobit tem,
kur prirja njellte e syt shikojshin zi
e ndjejshe veten se dhe unë jam fli
të një ndjesi
si ti.

0 gme, q'u ndeshme ditne e fatkobit tonë
zemër për zemër edhe ball për ball
e ndjesitë n'u shprehën me mall
më një vall':
sahall...

Dhe kështu në rrugë të madhe e shitme zemrën tonë,
njerzve që vetëm një të përqeshun dhanë për të
e shkuen të kënaqun e tu' u gëzue - pse
panë mfshehsinat intime të kësaj jetesës sonë.

E na, dhe një dhimbë të sinqertë tue ndijë,
vuejshim me zemër të ndrydhun si dy fëmijë
të humbun ndër vise të hueja natën, vonë,
o grue, q'u ndeshme në ditn e fatkobit tonë.
 
Titulli: Migjeni

Migjeni - Vetmia
Më plak mërzitja
që vetmiamë sjell;
përbuzja, urrejtja
të gjith sendet m'i mbështjell
që kam shumë anmiq
të liq
në këto sende pa shpirt,
Nuk flasin.
As sy s'kanë.
Po mue më bahet
se aty janë
vetëm që të më plasin
zemrën.
Së paku, të më shajnë:
I mallkuem!
Së paku, të anë tallin:
I uruem!
Së paku, të më këndojnë:
-I yni zot!
Ose të më thonë:
- Jeton kot!
Të flasin, të flasin se fjalë due
në kët vetmi me ndigjue.
Ose të më tregojnë historinë
e tyne, autobiografinë:
ndoshta ty do gjej gjasim
mejeten tcme pa tingllim
që në vetmi po e kaloj -
dhe s'po dij a rroj e s'rroj.
Sendet heshtin. - sa të pamëshirë!
Më bajnë dhe mue të hesht me pahirë,
pse gojë s'kanë
dhe nuk flasin,
aty janë
vetëm të më plasin
zemrën teme që po vuen
dhe në mërzi vetveten truen.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top