Michelle Obama, nje aliene ne Arabi.

Lauri

Anunnak
Michelle Obama thyen kodin, pa shami në Arabinë Saudite

Zonja e parë amerikane Michelle Obama, udhëtoi drejt Arabisë Saudite për t’i bërë nderimet mbretit të ndjerë Abdullah dhe për të uruar Mbretin e ri, Salman.

Por në këtë vizitë, Zonja Obama nuk u duk aspak entuziaste. Për më tepër ajo u shfaq me kokën e zbuluar dhe pa shami, teksa shoqërohej nga bashkëshorti i saj, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Televizioni shtetëror censuroi pamjet duke mjegulluar imazhin e Michelle-s, veprimi i së cilës pati kritika të forta, por edhe lavdërime në mediet sociale.

Por kjo gjë u mohua më vonë nga Ambasada Saudite në SHBA, e cila tha se televizioni shtetëror nuk e kishte censuruar pamjen e Michelle Obamës. Disa e quajtën vendimin për t’u veshur me ngjyrë blu, si një mosrespekt për ceremoninë përkujtimore të mbretit të vdekur, teksa të tjerë e lavdëruan faktin që ajo nuk u mbulua sipas ligjeve saudite.

Veprimi i Zonjës së Parë amerikane nxori në pah kufizimet e mëdha që kanë gratë që jetojnë në Mbretërinë konservatore, të cilat përveç se duhet të mbulojnë flokët e tyre dhe të veshin rroba të gjera të zeza në publik gjatë gjithë kohës, nuk mund të ngasin as makinën.

Gratë në Arabinë Saudite duhet të shoqërohen nga një mashkull kur dalin nga shtëpia dhe nuk u lejohet të votojnë edhe pse kjo e fundit pritet të ndryshojë në 2015-ën. Megjithatë, gratë perëndimore që vizitojnë vendin jo domosdoshmërish duhet të ndjekin të njëjtat rregulla sa i takon veshjes, edhe pse Zonja e Parë e SHBA-së, kishte veshur rroba që i mbulonin krahët dhe këmbët.
/Shekulli Online
Mesazhe per femrat myslimane?

mishel2_zpsa4c3e890.png

mishel_zps570c0008.png

mishel3_zpse2640d08.png
 
Titulli: Michelle Obama, nje aliene ne Arabi.

Mendoj se hmmm ashtu sic jane rregullat duhet ti ndjekesh, qofte shami pa shami
Sepse ne fund nuk kerkohet te dalesh ne bikini, por e mbuluar, se persa i takon mangesive
qe kane femrat atje dihet me kohe, edhe qorri i pranon.
 
Back
Top