Mi nxirrni duart nga tabuti, që njerëzit të dinë, se sulltani e ka braktisur këtë botë me duar bosh

Arfenilla

Themelues i Forumit
46855001_2019700318109811_5103939448651907072_n.jpg

Mi nxirrni duart nga tabuti, që njerëzit të dinë, se sulltani e ka braktisur këtë botë me duar bosh
Transmetohet se Sulltan Sulejman el-Kanuni ka thënë: “Kur të vdes, mi nxirrni duart nga ‎tabuti, ashtu që njerëzit të dinë se madje edhe sulltani e ka braktisur këtë botë me duar ‎bosh.”‎
Sulltan Sulejmani ka qenë njëri nga sulltanët më të famshëm dhe më të fuqishëm osmanë. Nuk ‎mendoj se ndonjë tjetër sulltan, përveç sulltan Mehmed Fatihut, ishte i barabartë me të. Sepse ‎Sulltan Fatihu u bë bartës i dekorimit pejgamberik edhe para se të vinte në këtë botë. Për të ka ‎treguar Muhamedi (savs), në hadithin e tij, duke thënë: “Sa i mrekullueshëm është ‎komandanti që do ta marrë Kostandinopojën dhe sa e mrekullueshme që është ushtria ‎e tij!”‎
Sa i përket Sulltan Sulejmanit, ai ishte sulltan osman, pushteti i të cilit zgjati 46 vjet. Ai e ‎udhëhoqi xhihadin dhe udhëhoqi shumë beteja të mëdha. Ishte i pari që sundoi kryeqytetet e ‎Lindjes dhe të Perëndimit, nga Athina deri në Sofje, Budapest, Beograd, Jerusalem, Damask, ‎Bagdad, Kajro dhe Tabriz. Ai ishte hafëz i Kuranit, ka folur turqisht, arabisht dhe persisht, kurse ‎nofkën el-Kanuni e ka marrë në bazë të reformës së gjyqësorit të cilën e ka vendosur dhe ‎përparimit të gjendjes së përgjithshme në vend.‎
Nëse një njeri i varfër do të na fliste për asketizëm dhe modesti, ndoshta do të thoshim: po ai ‎është i detyruar në këtë gjendje dhe nuk është kurrfarë heroi. Por kur për asketizëm na flet ‎sundimtari i botës së njohur të atëhershme, kjo është befasi e vërtetë. Sulltan Sulejmani deshi të ‎jetë vaiz dhe këshilltar në prag të vdekjes, ashtu siç ishte edhe gjatë jetës së tij. Ai deshi të ‎thoshte se nga kjo botë do të shkojmë me duart bosh ashtu siç kemi ardhur.‎
Unë assesi nuk dua të them se paratë janë të vogla dhe të parëndësishme, të cilat nuk duhet të ‎mblidhen dhe të grumbullohen. Përkundrazi, sa e mirë është pasuria në duart e një njeriu të ‎mirë dhe të ndershëm. Paraja (pasuria) është forca lëvizëse e jetës së dynjasë, kështu ka ‎qenë më parë dhe kështu do të mbetet edhe pas nesh. Përkatësisht, paraja është rrota e jetës, ‎por jo jeta. Pra, ajo është mjeti por kurrsesi nuk është edhe qëllimi. Megjithatë, kur ajo bëhet ‎qëllim, atëherë njeriu bëhet punëtor me pagës për pasardhësit e tij. Kjo na e kujton rastin e një ‎shoferi të një njeriu të pasur, i cili vdiq dhe i la pasuri të madhe gruas së tij, dhe pastaj gruaja e ‎martua me atë shoferin, i cili tha: “Unë kam menduar se po punoj për zotërinë tim, por në ‎fakt, ai paska punuar për mua gjithë jetën e tij.”‎
Mblidhni pasuri dhe përpiquni të jeni sa më të pasur, ashtu që ta bëni jetën tuaj më të lehtë, dhe ‎t’i lini trashëgimtarët tuaj sa më të pasur, që të jenë të pavarur nga njerëzit e tjerë, por mos ‎harroni, që duke mbledhur pasuri edhe të jetoni. Dhe, gjithashtu, mos harroni, se gjërat më të ‎shtrenjta në jetë janë ato që nuk kanë çmim! Pyetni njerëzit e pasur të cilët janë sëmurë nga ‎sëmundje të rënda, sesa vlejnë paratë dhe pasuritë e tyre. Pyetni njerëzit e pasur të cilët janë të ‎privuar nga pasardhësit, se sa vlen pasuria e tyre. Ne të gjithë jemi të pasur, nëse ua dimë ‎vlerën e gjërave dhe jo çmimin e tyre.‎
Të lindësh si muslimanë dhe të jetosh si muslimanë, vlen më shumë se pasuria e Karunit, më ‎shumë se faraoni dhe pushteti i tij, dhe më shumë se pushteti dhe pasuria e të gjithë mbretërve ‎dhe sulltanëve të tokës.‎
Ne të gjithë e dimë se me para mund të blihen ilaçet, por jo edhe shëndeti, mund të blihet shtrati, ‎por jo edhe gjumi i rehatshëm. Ne duhet diturinë që posedojmë ta kthejmë në sjellje dhe ndjenja. ‎Mund të betohem se shumë pallate që ne i shohim janë vetëm varre ku janë të varrosur njerëzit e ‎gjallë, se shumë hallka dhe qafore floriri, janë vetëm pranga në duart dhe qafat e grave që kanë ‎gjithçka, përveç shijes së dashurisë së vërtetë.‎
Prandaj, mblidhni para dhe ruani ato, por mos harroni të ruani diçka edhe për tabutin dhe për ‎sëndukun e të vdekurit.
Përkthim: Miftar Ajdini
 
E di se cili do ishte veprim qe do ngjallte respekt nder shqiptar per kete sulltanin...? Sikur te shporrej nga Arberia dhe t'i linte djemte shqiptar te qendronin ne atdheun e vete, jo te vdisnin ne luftra per lavdine e perandorise, dhe as taksat e shqiptareve te mos shkonin ne Stamboll.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top