Mesuesit e paharrueshem....

albgrl

GIRLICIOUS
Dihet qe marredheniet mesues-nxenes nuk jane perhere te shkelqyera por gjithesesi mendoj qe secili nga ne do kete pasur ndonje mesues qe i ka ngel ne zemer perhere dhe qe ka pasur nje rrespekt te veçante ndaj tij/saj.
Kush kane qene per ju profesoret apo mesuesit me te mire qe keni pasur gjate kohes kur ishit studenta?? Edhe pse iu kane pelqyer keto mesues me shume?? Te cilat lendeve kane qene??
....
 
faktikisht mesuesit qe mbahen me shume mend qoft per mire apo per keq jane mesuesit e gjimnazit(ndoshta se ne periudhen e gjimnazit ata ndikojn ne menyre indirekte ne jeten tone)
gjate gjithe gjimnazit raport shume te mire kam patur me zyshen e letersis pervecse ishte mesuese ishte dhe shoqe me ne(kishim krijuar nje komunikim te kendshem )
ndersa dike qe me ka mbet ne mendje dhe nuk mendoj se do e haroj ndonjehere ka qen presori i matematikes(do e mbaj mend nga frika qe krijonte ne klas)
ps.dikush nga vlora qe ka ber shkollen te Ali Demi mund ta kuptoj se per ke them.
 
Ilirjana!

Emri i mesueses qe kam pas ne klas te pare, ajo qe me ka mesuar abetaren:p
Ne fakt e mbaj mend shume mire, dhe e takoj cdo vite qe kthehem ne shqiperi, ajo ka qen e para dhe e vetmja mesuese e imja shqipetare, duke llogarit qe vetem klasen e pare kam ber ne atje.
Kam shume respekte per te, bile me merr malli ta shoh e ti felas!

Tjeter mesuese qe do mbaj mend, eshte profesoresha e pare e italishtes:p
fillimi ka qen katastrofe e gjalle, por ama, dhe tani ja di per faleminderit per menyren e saj te rrepte, dhe te zgjuar, me te cilen me ka mesuar bazet e italishtes, mbaj mend, qe problemi i pare qe kam pas, kan qen hartimet, puu:D
Zgjenjim total ne fillim, dikur fillova te permisoja, por ama pika e ime e dobet kan qen "doppie" (l'appostolo, casareccio etj etj..) dhe ajo me qe s'dinte me ka te ja mbaje, me thot : shih e beje ti nje hartim pa asnje gabim ortografik dhe une do sjell qerasje per gjith klasen:p ku je gjith klasa te me ndhimu mua:D
me ne fund erdhi ajo dite, dhe qe ne ate perjudhe e pas, skam pas me probleme ortografike!

pastaj keto jane mesuesit e fillimit, se kam sa te duash, te cilit i respektoj i vlersoj jashte mase!
 
Jane dy profesoret qe kam pasur ne gjimnaz qe me kane ngelur ne mendje, me te cilet kam pasur mardhenie te mira dhe per te cilet flas sa here me jepet rasti..:D

Profesor Edi i matematikes, ka qene njesh..shume njeri inteligjent, me nje metode shume te mire mesimdhenieje dhe i vetmi mesues qe vinte ne klase pa libra, apo gjera te tilla, vetem me regjistrin nen sqetull. :)
Dhe profesor Mexhaiti i biologjise, edhe ky njesh..:D
Me metode shume te mire mesimdhenieje gjithashtu, dhe inteligjent.
(+ kane qene lende qe i kisha shume qejf :D )
 
mesuesja ime e pare e ka pasur emrin Laura , dhe nuk do ta harroj kurre
 
Mesuesja ime e pare Gurazie(me ka zgjedhur per klasen e saj:))
Nuk e harroj kurre ta kujtoj ,por dhe ajo cuditerisht pyet gjithmone per mua ,mesa duket gjithmone kur kam dike perzemer po e njejta gje ndodh dhe anasjelltas :D
 
kam nje historik te gjate per mesuesit per vete faktin sepse ashtu i kam patur levizjet e mesusesve dhe te klasave . fatkeqesisht emrin e mesueses te klases se pare nuk e mbaj mend sepse me ate kam bere vetem klasen e pare, dhe klasen e dyte kam qene me nje mesuese tjeter dhe klasen e trete+klase e katert kam patur nej mesuese tjeter (kete po e mbaj mend), dhe them shyqyr qe mesova qe ne klas te pare, sepse po ta kisha lene qe ne klas te trete do kisha ngel ne tetevjecare, kjo mesuesja e klases se trete quhet MYZEJENI, eshte e tmerrshme mo. kur binte shi na thosh gjithmon kush me jap nje cader mua se do me ik goca ne shkoll dhe do me laget, njeher kam shku tek shpia e saj per te pa se mos kishte harru soben ndez dhe i ngjiteshin fasulet. ehhhh ka bema ajo si mesuese. pastaj per sa i perket nga klasa 5-8 kam petur nje mesuese tjeter qe quhet LUDMILLA, na jepte matematik, eshte mesuese e mire, por ne tete vjecare kam pat nje zysh kimie qe se doja fare dhe si shtrig ishte ajo (shum e keqe), kur benim zhurme kishte manin te te godiste. kalova ne gjimnaz, kujdestare viti i 1-2 kam pat nje zysh anglsihteje qe dhe ajo ka qene si mos me keq, nje tip thuthuqe, qe se merrje vesh fare se cfar thoshte (aq me teper ne algisht, qe me la tap fare, u detyrova te shkoja ne kurs qe te mesoja sepse me ate isha aut fare) , kam patur nje profesor teknologjie , ai ka qene i papame fare. o zot cfar nuk i benim sepse ishte shum i urte dhe e tallnim shume, lene nje mesuese biologjie qe kam pat ne vit te 4 ajo ka qene gallat fare , me keq se presori i teknologjise. ehhhhhh cqyfyre qe kam bere me zyshat.
zysh te mire rob zoti kam pat kujdestaren time AIDA ne vit te 3-4, na jepte lenden e psikologjise dhe te filozofise. ajo ka qene zysh njesh, e persosur, per qyfyre dhe per dallavere e kishim te paren, sajonim rrena tek drejtori i shkolles per te shkuar ne eskursion me klasen, sebepi na e kerkon tema e mesimit.
ejjjj se harrova nje presor te gjeografise, dhe ai ka qene alamet cuni king (beqar) dhe ne gocat nuk degjonim presorin, mesimin dmth por shikonim presorin ne kokerllok te syrit, dhe kur vinte vera visheshim me kanatjere me rripa, me bark perjashta dhe presori qe thosh aman o te keqen vishni nje bluze persiepr se na vut ne siklet. hahahahahahahaa.
ehhhhh kam mo ka plot te tille.
tani hapi i fakultetit nuk njoh asnji pedagog per te mire, por ti te them qe SOTIRAQ DHAMO, NAQO-n (vipin e ekonomikut), BASHKIM RUSETI, jan te papame fare, qe sesi do ta zgjidh punen me ato une as vet nuk e di per te marre diplomen. ehhhhhhhhh.....
 
Ate te fillores mendoj qe te gjithe e kujtojne.Edhe pse kam me shume episode te shpifura sesa te bukura,ate e kujtoj...
Pastaj mesuesja e gjuhe leximit ne tetevjeçare,qe ka qene njeri fantastik dhe shume e pergatitur.Gjitheashtu dhe mesuesja e matematikes dhe ajo e biologjise..

Nga shkolla e mesme kujtoj dhe takoj me shume respekt kur kthehem mesuesen e matematikes,te kimise,dhe nje mesues letersie por qe mua nuk me ka bere mesim asnjehere.Thjesht u ka dhene mesim motrave te mia e une me shume neper aktivitete...Sdq mesuesit e shkolles te mesme i takoj gati te gjithe nese shkoj periudhe dimri ne shtepi,pasi u shkoj mu te salla e mesuesve.:D :D
 
Mbaj mend shume mire zyshen qe me ka dhen mesim nga klasa e pare ne klasen e katret. Quhej Rita, ishte shume e rrepte ne klase por shume e dashur jashte klases. Kam gati 8 vite qe nuk e kam pare me. Por kohen kur ajo me ka dhen mesim e kujtoj me nostalgji.
Nga zyshat e shkolles se mesme kujtoj vetem zyshen e Kimise e cila ishte shume e re dhe gjithe klasa sillej aq natyrshem me te. Ishte e pamundur mos ta doje. Nje femer e zgjuar e bukur shume e komunikueshme, dhe gjithashtu nje tip i qeshur qe bente batuta, ndryshe nga profesoret e tjere. Ndoshta vet mosha e saj e re luante rol, ne ate kohe ishte 24 vjece.

Nga universiteti kujtoj pedagogen amerikane me emrin Jeannine Mercer. Nje ish top modele ne amerike gjate kohes qe ka qen ne universitet. Kishte punuar gjithashtu si gazetare edhe ne irak. Nje femer e kompletuar ne te gjitha kuptimet. E adhuroja sepse ajo dinte si te bente per vete dhe studentin me te keq, dhe ate me pak aktiv. Me ka dhen 4 lende ne universitet. Kam mesuar shume prej saj!
Dhe nuk kam per ta harruar kurre sepse gjithmone ja kemi kaluar shume mire sa bashku.
Kujtoj nje here nje episod. Isha ne bibloteke, dhe meqe kisha pak kohe te lire u futa en internet. Ate vit ishte Miss Universi ku konkuronte Eralda Hitaj. Dhe isha duke pare disa foto te Eraldes. Ajo u afrua dhe me pyeti, se cila ishte ajo vajze. I thash-"eshte miss shqiperia qe do konkuroje ne miss univers"
Me buzeqeshi dhe me tha: "Era ti je shume me e bukur se ajo me beso, une kam qen vet modele dhe di te vlersoj nje fytyre te bukur". Sa me eshte bere qejfi kur me tha ashtu :D

Tek foto ketu eshte zysha ndersa jepte mesim! :)
 

Attachments

  • mercer.jpg
    mercer.jpg
    38.9 KB · Shikime: 26
Une perhere ka pasur raport te mire me mesuesit.
Ne 8vjecare , ka pasur nje raport shume te mire, me mesuesin e matematikes dhe gjeometrise. edhe pse ishte mesuesi me nevrik i shkolles , por ne 8vjecare kam qene ner me te miret ne ato lende, shkoja mire sepse me merrte perhere partener per te luajtur Volejboll ne skuadren e tij ne pushim e madh. dhe plus ishte mjeshter i 5katshit dhe luaja perhere partenet me te , kundra mesuesit te Kimise dhe Letersise, ata te dy i kishte inat dhe ishte fiksimi i tij ti rrafte si ne 5katsh dhe ne volejboll, edhe pse me kercenonin mua du mesuesit e tjere nuk e kisha shume problem sepse me mbronte ky. eh cfrare koherash te bukura shkolla 8vjecare, Sivjet kisa nostaligji te shifja gjendjen e shkolles 8vjecare mqs e kam prane shtepise dhe shkolla te shifja ambjetet e jashtme nqs kishin rregulluar ndonje nga fushat sic kane qene dikur , ate te futbollit , volejbollit apo basketbollit, por per fat te keq ishin me gjendje te mjeraur , si tip xhungle.
Pastaj ne shkollen e mesme deri ne gjysmen e vitit te dyte , kam kaluar shume bukur , shumicen e mesueseve i kisha femra dhe ne moshe te re , ne ato koha sapo kishte ardhur demokracia dhe mesimeve ju a kisha varur fare , me shume rrija ne bilardo sesa ne mesim , kur vinte ndonje kontroll shumica e mesuesve me dergonin ndonje te me merrin tek bilardoja , me mesuesen kujdestare te Matematikes , dhe te Biologjise, Vizatimit teknik, kam pasur shume raport te mire , dilja gati cdo dite per kafe me to pas mesimit
Nuk mund te shifja me sy profesorin e frengjishtes vdekja e kisha .
e kam takuar para 5 vitesh dhe me njohti dhe piva nje kafe me te , dhe me tha e di qe me ke urryer , vallai i thashe ta dija qe nuk me fut njeri me burg te kisha vrare :p tani qe e kam kuptuar se cfare gabimi kam bere qe nuk e kam mesuar frengjishten mund te them qe kishte te drejte ai , po nejse te kaluara te harruara.
 
kane qene mesues shume te mire..........do doja te mos i harroja.
 
Une kam pasur nje raport shumete mire me mesuasin e matematikes (ngaqe ndoshta me pelqente edhe si lende, dhe si mesues ishte fantastik), Me mesuesin e kimise gjithashtu se ishte mesuesi kujdestar dhe mua me linte te merresha me plotesimin e rregjistrit, gjithashtu nje raport shume te mire kam pase edhe me mesuesin me te eger te shkolles ate te fizikes.
 
uuuuuuuuuuuuuuuu tani me duhet nje roman x te folur x to....
mesuesja qe nuk harroj kurre ka qene FLORA LLESHI kl.1 fillore...
me e dashura,punonte me pasion dhe nuk lodhej kurre me ne...
ne 8-vj LUCIE KACORRI mesuese gjeografie (kujdestare)...me te ora e mesimit ishte fantastike...
edhe pse gjeografine nuk e pelqeja si lende ajo dinte si te ta fuste ne gjak,te nxiste ta stuioje dhe kjo me deshire kuptohet...
ne gjimnaz VALBONA RECI mesuese gjeografije(kujdestare)...ishte dhe eshte e shkelqyer...ishte e ashper,sh ironike po x klasen dhe nxenesit e vet jepte shpirtin..
na xkrahte gjithmone,duke dale kunder te gjitheve...una vera donna!!!
dhe mesuesii matematikes LLESH BECIRI kam nje rrespekt jashtzakonisht te madh x te...eshte nje nder me te miret!!!
ndersa tani ne universitet eshte prof.GRUPPIONI GIORGIO che è un tesoro...il prof più buono che esiste al mondo direi...
ai jep paleontologia umana...ta shpjegon aq mire dhe bukur qe te futet menjehere ne tru lex i tij...
pa lene pas prof.DEGNI PAOLA che anche lei è uguale..dolcissima,buona....
prof degni jep papirologia...nn mancherei mai x nessuna ragione alle sue lezioni...
nje puthje te gjitheve:)
 
Hane Ozuni, mesuese e historise. Figure e respektuar ne gjithe gjimnazin, zoteronte respekt dhe reputacion te hekurt.
Kishte mbaruar te larten me te gjitha notat optimale e per arsye dytesore nuk ishte pozicionuar ne vendin qe i tkaonte, mirepo perfituam ne nxenesit ne kete rast.

Cdo themel imi eshte ndertuar mbi ideologjine e saj, pasi metoda e shpjegimit te misimit i ngjante nje filmi me episode, ku ngjarjet sa vinin e nderlikoheshin me teper, nese nuk ndiqje pjeset sipas rradhes.

Me ka bere ta dua dhe ta mesoj lenden e historise. Logoja e saj ishte : " Kush nuk e meson historine, eshte i destinuar ta perserise lol"
 
Aman se kam pasur nje mesuese ne klas te par deri ne klas te 4 dajak qe ma ka fut ta mbaj mend sot e ksajt dite aman kur e kujtoj me drridhen leshte :D
 
Eli Dhima.. me ka dhene gjuhe-lexim ne tetevjeçare.
Serioze, e embel, e qete. S'e kam degjuar te ngreje njehere zerin apo te humbase durimin. Ka arritur te me transmetoje pasionin e saj per drejtshkrimin dhe gjuhen shqipe. Te pakten me ka rrenjosur deshiren per te kerkuar perfeksionin, tjeter çeshtje se sa ia arrij une. I dedikoja gjysmen e hartimeve qe benim ne klase, ne menyre direkte apo indirekte :p. Dhe ajo si hakmarrje me nxirrte para klases t'i lexoja, duke e ditur qe ishte gjeja qe me vinte me shume ne siklet. Nuk e kam idene ku mund te jete, po çfare s'do jepja ta takoja pas kaq kohesh.
 
Mua me kane ngel ne zemer te gjithe se me kapnin nga veshet dhe me ngrinin ne ajer

po njonin e kam pas fiksim fare atij i vidhja piagion dhe dilja nga gjergji ose naimi per te gjujt hahahahhaah kohe te bukra lol
 
..n'klasen e 6-7-8 profesori i gjuhes dhe historis, teper njeri i mir + qe ngjajke shum me gjyshin tem kshtu qe shum e kom dasht yesh...tash osht n'pension dhe shpesh e takoj se jeton edhe afer meje me shpi, osht krijes shum e hareshme dhe e komunikushme...

..n'3 vitet a para t'gjimnazit profesoresha e "diritto dhe economia politica", kuku qfar gru e omel o Zot...teper teper diqka, smunesh mos me dasht, e thirrshum Heidi se u kan omelsin dhe faqekuqe bash sikur ajo..
 
Ne shkollen fillore ne klasen e 6-te kame pas nje arsimtare te matematikes qe me pyeti une nuk e dita detyren me zgjedhe :( masanej tha ai... a po e merr 1-she apo 2 kompasa me mi dhan ne dure d.m.th. me mi meshue dy durte me kompas :( une atehere nuk dojsha me marr 1-she i qita durte :qaj: :qaj: :qaj: dhe me meshoj me kompas ne dure :qaj: :qaj: ah :( sa me dhimten...
ndersa ne shkollen e mesme e kame pas nje profesoresh te infromatikes ka qen si nga pamja fizike e bukur ... edhe keshti si profesoresh ka qene e mrekullushme :puc sa her e takoj qafemi :kercim: :D
 
Mujasere... profesoresh e gjuhes shqipe, ne gjimnaz.. Nga ajo mesova shume, pervec per letersin ajo me dhuroi edhe nje kujdes te vecant dhe me mesonte dhe keshillonte si nje nene femijen e vet.. E respektoja shume, dhe ishte nga gjithe e respektuar... Kam pas edhe shume te tjere ne tetvjecare nuk i harroj dhe sbesoj pasi tash jam kolege e tyre, punoj bashk me te... mesuesit e mi jane koleget e mi.. hata fare...
 
nuk do e harroj kurre mesuesen e lteresise qe kam patur deri semestrin e pare te vitit te dyte,se me pas doli ne pencion.mesuese canin.ajo ishte engjell.................mesuesja me e mire.gjithe klasa qajti kur ajo u nda me ne.............i pata ber nje ese.e lexova para saj dhe klases.ishin shum emocione te forta.............
 
Mesuesja e klases se 1 (pare) ka qen mesuese Myzaferja, e kam takuar dhe para ca viteve kur isha ne shqiperi. Ajo me njofti dhe me foli, un se njofta dhe mami me tha : he mi se mban mend zysh Myzaferen ? Qyqaaaaaa, thash une, sa qeke plak mi zyshe :p

Profesor Haxhiun qe na jepte histori ne tetevjecare e pash ket vit. Me erdhi zor sepse un i kam pas tall shume mesuesit, sidomos ate Haxhiun. Kur vite afer bankes time un ulja bluzen, dmth nxirrja nje dekolte te thelle dhe fusja stilolapsin mes gjo..it hahahahah ai u skuqte dhe ngaterronte fjalet. Njeher donte te me nxirrte nga klasa dhe une e shtyva dhe ai ra tek soba, u rrezu keq dhe mua me erdhi keq por asnjeher si kam thene me fal.

Ne klase te shtate u perjashtova nga shkolla se peshtyva zyshen e matematikes, por un isha tu honger fara ne mesim dhe ajo u afru aq shume sa i ran farat ne fytyre, ca faji kisha una :p Kur shkova ne gjimnaz burri asaj ishte drejtor atje... dhe me foli per ate incindent. Mos thash me vete kushedi sa vite do me shkoje gjimnazi. :D Mas ca muajve e lash shkollen vet ;)
 
zyshat me te mira ne bote per mua jan 3. zysh Gilta ( ekonomi) , zysh Irma (ekonomi) dhe zysh Filja (matematik).
Jan me te miraaaaat i dua shuuume dhe jan te paharrueshmeee
i puuth foort
 
me e mira ka qene zysha e biologjise qe me ka fut nje shpulle qe ta mbaj mend per tere jeten ..sepse kopjova dhe qe ate dite skam bo ndonjehre kopje jo prej frikes por prej gjurmeve mbreslenese te shpulles se asaj zyshe
 
mesuese luli ... nga klasa e pare e deri ne te 3-ten ....se arroj kurre .... shkumesat qe ka konsumuar ajo ne koken time :D
mesuese flutura ... nga klasa e 4 deri ne te 5 .... i ngjante aq shume nuses se xhaxhait tim saqe gjithnje mendoja mos ish ajo e nuk ndihesha :D
mesuese aferdita ... nga klasa e peste deri ne te teten ....mesuese spektakolare ....grup i shkelqyer
 
mua mesuesja e matematikes.......me thoshte perhere: pse e ke fytyren te trishtuar??
 
Quhej Arta, ne fillore tek S. Gabrani. E kujtoj gjithnje sepse parashikimi i saj u vertetua.

Ndersa ketu, mesuesin e juridikut e kujtoj sepse kishte shprehje te paharruara. "Cfare do qe te besh beje mire" ishte shprehja e pare qe na tha.
 
Titulli: Mesuesit e paharrueshem....

Un pergjithsisht kam pasur mardhenje te mira me mesueset!
Por nuk harroj mesuesen e pare Besa qe akoma e takoj dhe flas me te,si dhe nje profesor Gjuhe Letersi [Liri] ne tetevjecare qe me bonte me msu nga zori,se me ngrente ne mesim dhe un skisha mesuar fare dhe nuk me vente 4 por me thoshte qe te do coj neser!prap te nesermen keshtu e derisa te isha i pergatituar,ateher me vente note :D :D :D
Pastaj mesoja vete un se e kisha pak seder :D ihihihi
 
Pe: Mesuesit e paharrueshem....

Mesuese Florina e fillores, e takoje dhe tani pasi kam te bej me te. Por me shume me ka lene mbresa ajo e gjuhe-letersise ne klasen e 5-te, Presore Marjana. Fliste me nje embelesi dhe me nje nderthurje fjalesh te jashte zakonshme, aq sa e kujtoje dhe sot :).
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top