MëSimi apo mëSHimi?

LeVoyageur

Once upon a time...
Nga Rudina اupi

Shtator. Përgatitjet për shkollë na bënë si ujë të gazuar. Vrapuam si bulëza gazi gjithandej. Dhe ia dolëm. Nuk harruam asgjë nga 100 gjërat e përgatitjeve. Madje nuk harruam as merakun: “S’po më zë gjumi! Mezi pres të vijë nesër-a!”, thotë vajza, që e ka ditën e parë të klasës së parë dhe shkolla për të është emocion i ri. Nuk harruam as të luteshim në darkë, që të mos ishim “turn i dytë” dhe që mësuesja të ishte e mirë. Epo, “fillimi i mbarë, gjysma e punës”, apo jo?

Dhe, si të na kishte dëgjuar engjëlli, shkolla ishte paradite dhe mësuesja goxha e mirë dhe e dashur. POR… duket se gjithmonë gjërat e rëndësishme kanë një POR…, DHe kjo e jona që lidhet me arsimin ka dhe një DH nga pas, që na e qelb gjithë mundin. Dhe “fillimit të mbarë” i vjen fundi.

Pasi morëm 10 artikuj (tekste + fletore pune), që mendoj se janë OVER për klasë të parë, shpalosëm mbështjellëset. U shtruam në dysheme dhe, gjithë qejf, filluam t’i mbështillnim e t’i “personalizonim”. T’u jepnim jetë nga jeta jonë: emrin dhe të dhënat e tjera, pështymën për të shfletuar dhe ndonjë shkarravinë së fshehti.

Marrim (që të fillojë mbarë) Matematikën. Gjatë rrotullimit të mbështjelljes, “pa dashje” e shfletuam librin… dhe pozitiviteti u shfry e u shkreh sakaq. Libër pa figura. Vetëm ushtrime. Libër obez. Libri i parë, Matematika ishte si një valixhe e ngjeshur me këmbë që të nxërë një dollap me rroba. Ishte si Autobusi i Uzinës së Autotraktorëve, ku sardelosen njerëzit si në konservë. Ishte një TIRANث e betonizuar, me pallate hundë më hundë – vënë në rresht, pa dritë, pa ajër, pa trotuare. Nuk ishte zbatuar 40×60 e “sipërfaqes së gjelbër” dhe as (…) metër katrorë për frymë në banesë.

Njësoj si çdo gjë tjetër që bëjmë shpesh alla shqiptarçe. Pa një pikë vend ku të shkruash përgjigjen, jo më të kryesh ushtrimin. Si t’ia bëjmë? T’u themi ta ndërrojmë? E para, mësuesja nuk do të “ulë hundën” të pranojë se nuk ka ditur të zgjedhë, e dyta, do të mendojë se po tregojmë tangërllëk para saj që është “specialiste e fushës”, së treti: ndoshta do të na thotë se nuk e ka zgjedhur ajo, por X-i, apo Y-i nga “lart”, nga e djathta apo nga e majta: së katërti se prindërit nuk blejnë libra nga dy herë dhe së fundi… ai është një “tekst i blinduar”. Ka dhe nja 4 shoqërues (bodyguard) të tjerë: fletoren e punës, fletoren e modeluar, fletoren e klasës dhe të shtëpisë. Një “fis” tekst.

Bëj të lexoj një problemë. Ajo bën fjalë për një vajzë që ka lexuar (…) faqe nga një libër dhe i kishin mbetur edhe (…) faqe. Po, a nuk janë në klasë të parë këta fëmijë e nuk dinë ende të lexojnë romane?!

Por libri u mbështoll, është i yni tani, nuk ke ç’i bën, nuk ka as zgjidhje, as zgjedhje. Mbështjellim një libër tjetër më mirë! Lexojmë titullin: “Aftësimi teknologjik”!!!! Si do ta shqiptojë një 6-vjeçar një fjalë me 5 rrokje? T’i vëmë një titull më të përshtatshëm? Ndoshta, “Inxhinieri minorene”. Figurat jo vetëm që nuk kanë asgjë joshëse, siç kanë fëmijët e klasës së parë në çdo vend të botës, por ato janë të frikshme, bardhë e zi, krejt të paqarta e që mund t’i keqkuptosh e keqinterpretosh. Titulli është në ironi të gjallë me teknologjinë e sotme të përparuar me shumë megapiksel të shekullit XXI. Filmat e Diznejit, lodrat me ngjyra u zëvendësohen fëmijëve të gjorë me këtë “gogol” të detyrueshëm.

Por, hë mo, se kryesorja nuk janë figurat, ato janë mbështetëse të tekstit (ai po, që ishte i tëri teknologjik). Me siguri, tekstin e kanë që fëmijët të pasurojnë fjalorin. Që në përmbajtje lexon terma të të gjitha shkencave, si: komunitet, qytetërim, shabllon, produkt; teknologji e materialeve dhe e proceseve, struktura, mekanizma, forca dhe energjia, teknologji e informacionit dhe komunikimit, oksigjen, dyoksid karboni, kalcium, kulturë, veti, përcjell nxehtësinë, struktura natyrore, konstruksion etj. (madje ka edhe fjalë të shkruara me e dhe jo me ë, me c dhe jo me ç). Fjalori – bombastik. Shkrimi – mikroskopik. Fjalitë – kilometrike. Tej për tej: antididaktike.

Kujt t’i qahem, kujt t’i ankohem?! Më në fund, pas shumë kohësh, ndonjë gazetari-prind i lindi në zemër të trajtojë peshën e rëndë të çantës, në raport me peshën e imët të nxënësit fillor. Sepse në shkollë mësohet si të qëndrosh drejt në bankë, që të mos dëmtohet shtylla kurrizore, apo jo? Por për dëmtimin e “palcës trunore” nga rëndesa e teksteve, kush do t’ia dijë?

Vetiu lind pyetja: Po nga kanë dalë këta libra xhanëm? Përgjigjja: nga “dogana” e ministrisë, siç e do ligji. Po si kaluan këta libra nën hundën e “profesionistëve” që i shqyrtuan? “Epo, hë mo, se nganjëherë miqtë për miqtë janë!”. Këta libra kalojnë nga një juri, përzgjidhen nga një konkurs, që ka “ca kritere”… por me siguri, ata të jurisë i kanë kuptuar “ca ndere”. Kanë parë vetëm trashësinë e letrës, sasinë e faqeve, lidhjen e librit, pullën e të tjera të dhëna teknike, që lidhen me peshën. Me kilogramët. Me gjërat e peshueshme e të dukshme. Ndërsa nga ana didaktike, ngaqë didaktika nuk peshohet, ose kanë mbyllur sytë, ose janë qorra nga vetiu. Sasia e ngjeshur e informacionit, përshtatja e përmbajtjes në raport me grupmoshën, përshtatja e shkrimit/tekstit me figurën, larmia e tematikave, ndërthurja ndërlëndore etj., me sa duket janë “mustaqet e اelos”, për të cilat është turp edhe të diskutohet.

Por, për të pasur një vizion sa më të gjerë të gjendjes së teksteve, futem në një librari dhe u hedh një sy teksteve të tjera, edhe të klasave të tjera. Ishin libra normalë, të pranueshëm, të paktën në pamje të parë, dhe kuptoj se ngërçi qëndronte te përzgjedhja (për fat të keq) e mësueses “sonë” ose e të ngjashmeve të saj diku gjetkë. Vetiu më erdhën pyetjet: “Si ka mundësi që këto tekste të kenë kaluar pragun e konkurrimit në ministri dhe ia kanë hedhur “pa u lagur”? Si ka mundësi që tregu/konkurrenca, ky filtër i ngushtë, nuk i ka nxjerrë jashtë loje tekste si ato që thamë më lart? Cila arsye (profesionalizmi vallë, apo presioni a ryshfeti???) e ka çuar mësuesen “tonë” të zgjedhë ato tekste dhe jo të tjerat që të paktën ishin “normale”?

A duhet që teksti (i bërë me “brumin” e programit dhe me “tëhollësin” e autorëve, shumica e të cilëve kanë grada shkencore) të shihet si e vetmja tabelë qitjeje për mos-mbarëvajtjen dhe rrjedhjes/“pikimit të çatisë” së sistemit tonë arsimor? A nuk është teksti, pra mjeti, si lapsi me të cilin mund të bësh edhe një shkarravinë, edhe një portret a punë arti, pra që varet nga dora që e përdor?

اfarë do të ndodhte nëse, për një provë (larg-qoftë) të linim pa tekste një klasë me nxënës dhe t’i kërkonim mësuesit ta zhvillonte mësimin vetëm me njohuritë që ai ka si profesionist i fushës (i pajisur vetëm me mjete të tjera didaktike)? A është pikërisht fakti që pesha e shkollës mbahet mbi tekstet shkaku që shkolla është bërë “teorike”, dukuri prej së cilës ankohemi të gjithë? اfarë do të jepte ky mësues nëse do t’i hiqnim tekstin e nxënësit, tekstin e mësuesit, testet e gatshme, që i ofrohen mësuesit nga shtëpitë botuese, që ta tërheqin atë si “klient” e nëpërmjet tij qindra klientë-shkollarë? Sa profesionist dhe i aftë do të ndihej ai nëse do të ishte vetë zbërthyesi i drejtpërdrejtë i programit? A vihet në lojë autoriteti i tij si profesionist nëse ai nuk jep asgjë nga vetja, por është thjesht “papagall” i materialeve që i ofrohen?

Me siguri, ministria, në përpjekjen për të kuptuar se ku “i pikon çatia” sistemit tonë arsimor, ka bërë të njëjtën analizë, që ka dalë në përfundimin se mësuesve u ka ardhur koha të testohen. Po pse vetëm mësuesit? Por, a do të testohen edhe drejtorët? (Apo ata janë të lart-emëruar (me zgjedhje nga poshtë) pra, ironikisht “politikisht korrekt”?) Por, a nuk është testimi fyerje për universitet nga të cilat kanë dalë këta mësues e janë diplomuar? A nuk është denigrim për mësuesin, që i vihet në dyshim aftësia profesionale, në raport me profesionet e tjera, të lira të ushtrohen?

A është testimi strategji për t’i dërguar të gjithë mësuesit te kualifikimi i detyrueshëm, prej të cilit nuk dihet se arka e kujt mbushet me lekë? اfarë mbetet nga pedagogjizmi shqiptar nëse heqim pjesën e mësuesve militantë, pjesën me diploma false, pjesën e të korruptuarve për të mbajtur vendin e punës dhe pjesën e mësuesve që japin mësim pa pasur kualifikimin apo arsimimin përkatës? Dakord, të testohen, por për çfarë: ku do të përqendrohet testimi, në anën pedagogjike/didaktike apo në njohuritë e tij të fushës lëndore? اdo të bëhet nëse nga testimi del se mbi 50% e mësuesve nuk e kalojnë testin? Apo do të zëvendësohen pakaluesit me të tjerë? Ku do t’i gjejmë “të tjerët”, nëse në testim do të futen të gjithë mësuesit që janë aktualisht?

Apo kjo do të shërbejë t’u hapen sytë më në fund se “pikimi i çatisë” është pikërisht te trajnimet formale dhe pa bereqet kundrejt cilësisë së mësimdhënies, por ama me dosjen plot certifikata; te mungesa e trajnimeve të duhura që duhet të vlerësohen jo thjesht me kreditet e mara, por me rezultatet e punës drejtpërdrejt te nxënësit; apo fundja te programet dhe lëndët që diplomojnë mësuesit “tanë” (qoftë në Bachelor, qoftë në Master?) A është kjo prova se agjencitë përreth MAS, që përgjigjen për trajnimet dhe kualifikimet e mësuesve nuk kanë pasur efektshmëri në punën e tyre?

Nëse, më në fund kuptohet që këto trajnime janë gjëja e domosdoshme për të bërë, a do të vijojnë ato të bëhen sipas metodës teorike të deritanishme, të mbushur plot me terma që rrallëkush i merr vesh (sepse shumica janë nga gjuhë e huaj prej së cilës përkthehen, por nuk shqipërohen, pale të përshtaten që të kuptohen e reflektohen nga të gjithë, qofshin në zona urbane, qofshin në ato rurale)? Si do të bëhet ndryshimi rrënjësor, me ç’mjete e metoda? A është shumë t’i kërkohet ministrisë të ketë një site interneti (adresë) të dedikuar pikërisht didaktikës e pedagogjisë së aplikuar, ku mësues të ndryshëm të paraqesin konkretisht orë mësimore që të shërbejnë si shembull për shumë të tjerë?

A është shumë t’i kërkohet ministrisë që për këtë revolucion rrënjësor ta shohë si aleate median (vizive), në të cilën të organizojë një emision të hapur, që të vërë në konkurrim/përballje modele dhe performanca të ndryshme mësimdhënëse? A është shumë nëse i kërkohet Ministrisë të organizojë forume të hapura që transmetohen “live” për tema të ndryshme që lidhen me përmirësimin cilësor të mësimdhënies e mësimnxënies, e ku të marrin pjesë të gjithë “palët e interesit” të shkollës: nxënës, prindër, mësimdhënës, profesionistë të fushave arsimore, të ftuar nga vende të huaja dhe përfaqësues të shoqërisë civile? A nuk është mirë që nga ky diskutim “me bazë të gjerë” të kemi të gjithë përfitimet dhe zërin tonë në vendimmarrje?

Pa dashur të jem një gisht që drejtohet diku (sepse të gjithë jemi pasoja të të tjerëve dhe njëkohësisht shkaktarë), siç ndodh shpesh në këtë vend, por duke qenë thjesht një prind që nuk ka ku përplasë kokën, ndjej se duhet të bëj diçka për fëmijën tim. ثshtë fëmijë aq i brishtë, i imët, si të gjithë 6-vjeçarët, sa nuk meriton aspak “të përdhunohet” nga ky lloj shkollimi mu para syve dhe unë, nëna e tij nuk të mund të rri duarkryq, pa bërë asgjë.

Uroj që Ministria e Arsimit, duke qenë në vazhdën e ndryshimeve rrënjësore lidhur me programet kurrikulare dhe me tekstet (monotekstin) shkollore, sa është ende në kohë, t’i ketë parasysh edhe këto mangësi apo bollësi, përveç të dhënave teknike, të matshme; të ketë parasysh që në “stafin e profesionistëve” të mos jenë vetëm peshues malli, që numërojnë numrin e faqeve, çmimin, etj. por të ketë dhe didaktë e psikologë e, patjetër edhe prindër.

Mapo
 
Back
Top