Mësime nga tërmeti i Turqisë -Një foto sa një mijë fjalë...

Kresha

A pretty face can never trick me
FB_IMG_1676804191861.jpg

Mësime nga tërmeti i Turqisë
Një foto sa një mijë fjalë...

Të gjithë ne jemi të dhënë pas së ardhmes, thuajse nuk e jetojmë të tashmen fare. Jemi të dhënë pas familjes, punës, angazhimeve, pasurisë dhe çdo gjëje tjetër. Aq shumë jemi të dhënë saqë nganjëherë japim përshtypjen se jemi të përhershëm, jemi të pavdekshëm dhe të paprekur.

Të tillë ishin edhe ata që jetonin në vendin ku ra tërmeti në Turqi, edhe ata kishin plane sikur ne, mendonin sikur ne por...

Sa qel e mbyll sytë, bota u shemb para tyre. Çdo gjë u rrënua dhe jeta e tyre, bota e tyre, planet dhe ëndrrat e tyre u rrënuan.

Çdo gjë mbeti nën gërmadha, ashtu siç do të mbesim edhe ne nën dheun e tokës, në varrezat tona...

Këtë e dëshmon më së miri kjo foto e një prej shumë familjeve që u shuan gjatë atij termeti.

Foto në të cilën gërshetohet jeta dhe vdekja. Për të na treguar se këto dyja, sado që na duken larg njëra tjetrës, ato jetojnë të mishëruara njëra me tjetrën. Jetojnë si një trup me shpirtin e tij.

Foto ku ai frigorifer na tregon përpjekjen tonë për të jetuar. Ku shihet edhe ushqimi i ruajtur për të nesërmen. Kjo nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër shohim gërmadha që na tregojnë vdekjen dhe rrënimin që do të ndodhë në sytë tonë.

Nëse e shohim mirë dhe me vëmendje do të shohim se sado që është e rëndë, gllabëruese dhe e pamëshirshme vdekja. Ajo përsëri nuk mund të rrënojë jetën në tërësi. Ngase, kjo tokë është krijuar për jetë, për mbijetesë dhe për vazhdimësi...

Prandaj, pavarsisht asaj që mund të ndodh duhet që të përpiqemi sikur të jetojmë përherë por edhe të përgatitemi për botën tjetër sikur të kemi për të vdekur në këtë çast kur po e lexojmë edhe këtë shkrim, ato po e shikojmë këtë foto.

Nuk duhet lejuar që njëra apo tjetra të mbizotëron ngase kështu do prishet ekuilibri dhe prishja e tij do të çojë njeriun drejt çrregullimit të natyrshmërisë së tij.

Vetëm të ekuilibruar mes jetës dhe vdekjes, mes shpresës për mëshirën e Zotit dhe frikës nga ndëshkimi i Tij, ne mund të jemi mëkëmbësit e vërtetë të Zotit në këtë tokë...

(E huazuar)
 
Mesim?? Ore ju jeni ne vete?
Nese e ka bere Zoti, mire ka bere??
Po nese eshte vec teknologji HAARP, normalisht e shkruar* nga Zoti e ekzekutuar nga njerezit?
Tani mesim eshte qe te vdesin mijra njerez?? Une skam fjale kur lexoj tema te tilla!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top