Mesazhi rrëqethës i studentit në tragetin e fundosur: Të dua nënë

cent

...Lontano
Ky është një nga ato mesazhet rrëqethëse, ku fjalët janë të tepërta. Bëhet fjalë për një student, i cili mendonte se ishte në momentet e tij të fundit të jetës. Ai i shkroi një mesazh të ëmës, ku thoshte: “Të dua nënë”. Teksti është dërguar nga një student që ndodhej në bordin e tragetit që u fundos ditën e djeshme në Korenë e Jugut, dërguar mamasë së tij pasi ai kishte frikë për jetën.
fd4s2s.jpg
“Mami, unë po ta dërgoj këtë tani, sepse unë kam frikë se unë nuk do të jem në gjendje për ta thënë më vonë, të dua”- kjo është përmbajtja e mesazhit që i ka dërguar nënës së tij një student. Trageti i madh që mbante 475 pasagjerë dhe 150 automjete u përmbys duke u mbytur në brigjet e Koresë së Jugut në orët e para të mëngjesit të djeshëm.

Gjashtë njerëz tani janë konfirmuar të vdekur me 280 ende të humbur, duke përfshirë edhe shumë studentë të shkollave të mesme. Një prej tyre në bord të anijes, i cili në mënyrë të qartë mendonte se nuk do të mbijetonte, i dërgoi këtë mesazh me tekst mamasë së tij.

Nëna e tij, në mosdijeni për rrezikun që ishte djali i saj, u përgjigj: “Pse? Unë po pyesja veten pse nuk po e kontrolloje messenger. Edhe unë biri im, të dua”, Siç është raportuar nga mediat e huaja, se studenti u shpëtua më vonë nga anija e mbytur.

/BalkanWeb
 
Pe: Mesazhi rrëqethës i studentit në tragetin e fundosur: Të dua nënë

:'(........gjynah
 
Back
Top