Merkel:Terrorizmi islamik;,Kërcënimi më i madh,

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Kërcënimi më i madh, Merkel: Terrorizmi islamik -


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Terrorizmi islamik është sfida më e madhe me të cilën përballet Gjermania. Ky ishte thelbi i mesazhit të kancelares gjermane Angela Merkel për vitin e ri, e cila duke ju referuar sulmit me kamion në Berlin, tha se është e pështirë të mendosh që sulmet terroriste kryhen nga njerëz që kanë kërkuar mbrojtje në Gjermani.

Merkel shtoi se 2016 kishte qenë një vit testesh të vështira dhe se kishte besim se Gjermania mund t’i kalonte që të gjitha.

“Ne do të vazhdojmë jetët tona dhe do ti themi terroristëve se ata janë vrasës të mbushur me urrejtje dhe se nuk do të munden të përcaktojnë mënyrën se si ne jetojmë dhe duam të jetojmë. Ne jemi të lirë, të sjellshëm dhe të hapur”, tha Merkel.

Gjermania pësoi disa sulme gjatë vitit të kryer nga azilkërkues, por Merkel duke folur për ngjarjet në Siri dhe sidomos në Alepo, tha se është e rëndësishme që Gjermania të vazhdojë të pranojë njerëzit që i largohen konfliktit.

Ajo tha se kjo reflektohet në demokracinë, vlerat dhe sundimin e ligjit në Gjermani. Duke kritikuar me stil ngadalësinë e BE, Merkel gjithashtu hodhi poshtë zërat se Unioni dhe demokracia parlamentare nuk funksionojnë më.

/ Top Channel
 
Titulli: Merkel:Terrorizmi islamik;,Kërcënimi më i madh,

Opss. Merkel po therret per emer terrorizmin??
Ska faj, kete vit i duhen votat, ajo e din mire se cfare duan te degjojne qytetaret.
 
Titulli: Merkel:Terrorizmi islamik;,Kërcënimi më i madh,

Hahahahahaha, s'ka faj, ajo është më e rrezikshme se Raketat.
 
Titulli: Merkel:Terrorizmi islamik;,Kërcënimi më i madh,

Merkel me mire mos te kishte mbushur Evropen sic e mbushi bashke me kete komunistin tone ktej Cipran.
Tani do u dali gjumi,por eshte teper vone.
Nuk dalin me njerzit shesheve as per festime as gezim si dikur ,nga frika e kamikazve,se kurre si dihet se ku do plasi bomba e rradhes.
 
Titulli: Merkel:Terrorizmi islamik;,Kërcënimi më i madh,

Hahahahahaha, s'ka faj, ajo është më e rrezikshme se Raketat.

Te drejte ke....eshte e rrezikshme sepse i hapi deren gjithe atyre qe iken nga lufta dhe mbushi tere dynjsne me lloj lloj racash.
E pa se cndodhi ne Keln vitin qe shkoi ne nderrimin e viteve ....cdo gje ju kthye boomerang e tani kerkon vota
Zonja merkel e ka humbur kredibilitetin tashme ne vendin e saj....
 
Back
Top