Merkel: Islami gjithmonë do të jetë pjesë Gjermanisë

Princesha

Warrior Princess
V.I.P
1900060_1604347009805351_225286147215439985_n-770x470.jpg


Kancelarja gjermane Angela Merkel, në fjalimin e saj gjatë një iftari që u organizua nga komisionerja e integrimit dhe imigrimit, Ajdan Ozoguz, tha se nuk ka asnjë dyshim se islami i takon gjermanisë dhe kështu do të mbetet.

Duke marrë pjesë për herë të parë në një iftar zyrtarë, Merkel tha se do të merren hapa të tjerë me qëllim të krijimit të një lidhje më të fortë me grupet islame, ndërsa aksionet që merren në emër të islamit, sidomos dhuna janë një shqetësim.

Merkel tha se nuk është e drejtë të dyshohet tek muslimanët apo të diskriminohen për shkak të veprimeve të dikujt tjetër.

Ajo shtoi se shumica e muslimanëve në Gjermani janë qytetarë të cilët e respektojnë kushtetutën dhe ligjet e këtij vendi.

(Islampress)
 
Titulli: Merkel: Islami gjithmonë do të jetë pjesë Gjermanisë

Merkel tha se nuk është e drejtë të dyshohet tek muslimanët apo të diskriminohen për shkak të veprimeve të dikujt tjetër.
e then shum bukur dhe qart.islami nuk mesohet nga individ,, fale zotit se kemi kuranin dhe ato gjen vetem te verteten .
 
Back
Top