Meret vendimi i fundit/ Shtyhet data e hapjes se kufijve, ja kur mund të udhëtoni drejt vendeve te BE-së.

aeroporti-rinas.jpg



Eshte shtyre data e hapjes së kufijve për qytetarët e shteteve që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian. Kështu, shqiptarët mund të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së vetem pas datës 30 qershor.


Vendimi u mor në nje takim virtual mes ministrave të brendshëm të Bashkimit Europian, të cilët unanimisht vendosën për këtë datë.


“Një zgjatje e afatit të kufizimeve për udhëtimet në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Europian është propozuar deri në fund të qershorit. Kjo bëhet për të mundësuar një hapje graduale të kufijve të jashtëm.


Ne kemi rënë dakord që hapja e kufijve duhet të bëhet në mënyrë të koordinuar, jo diskriminuese dhe proporcionale mbi bazën e disa kritereve. Kriteret do të përcaktohen nga qëndra europiane e parandalimin dhe kontrollin e sëmnudjeve (ECDC) “, tha Terezija Gras, sekretare e shtetit kroat.



Komisionerja europiane për punët e brendshme, Ilva Johanson, tha se Komisioni Eurooian do të punojë ndërkohë me shtetet anëtare për përcaktimin e kritereve mbi bazën e të cilave do rihapen kufijë e jashtëm të Bashkimit Europian. Ekzekutivi europian pritet të prezantojë rekomandimet pêr kriteret javën e ardhshme .


“Shumica e shteteve anëtare mbështetën një shtyrje të afatit për hapjen e kufijve të jashtëm me dy javë. Kjo u mbështet nga shumë ministra të Brendshëm. Gjithashtu ata mbështetën një qasje të koordinuar për hapjen e kufijve të jashtëm, si edhe përcaktimin e kritereve të qarta. Kishte disa mospërputhje lidhur pikërisht me kriteret që duam të ndjekim. Ne do të vazhdojmë diskutimet me shtetet anëtare para se të propozojmë udhëzimet e Komisioni Europian për hapjen e kufijve të jashtëm“, u shpreh ajo.


Lidhur me kufijtë e brendshëm tê zonës Shengen, shumica e shteteve janë shprehur në favor të hapjes së tyre në 15 qershor dhe disa shtete anëtare në fund të qershorit.

 

Attachments

  • aeroporti-rinas.jpg
    aeroporti-rinas.jpg
    46.3 KB · Shikime: 0
  • aeroporti-rinas.jpg
    aeroporti-rinas.jpg
    46.3 KB · Shikime: 0
E Diel, 7 Qershor 2020 - 20:38 albinfo.ch

biblioteka-clementinum-5.jpg
Ilustrim


Është boro e ditur se biblioteka Klementinum, është shpallur më e bukura në botë, një shembull i hollësishëm i arkitekturës barok, e cila u hap në vitin 1722 si pjesë e universitetit jezuit dhe posedon mbi 20 mijë libra.


Tavani i kësaj biblioteke në Pragë u pikturuan nga Jan Hiebl. Në 1781, drejtori Karel Rafael Ungar themeloi Biblioteca Nationalis, një koleksion të letërsisë në gjuhën eke.


Disa nga librat e rrallë historikë nga kjo koleksion janë dërguar në Google për skanim dhe përfundimisht do të jenë në dispozicion në “Google Books”.


Ashtu si biblioteka e Pragës është një thesar i rrallë dhe pak i njohur, ashtu është e lidhur me disa fakte pak të njohura: Klementinum dikur ishte kolegji i tretë më i madh jezuit në botë; regjistrimi i motit lokal filloi atje në vitin 1775 dhe kishte vazhduar qysh atëherë; ajo është paraqitur në një roman të shkrimtarit të famshëm në gjuhën spanjolle Jorge Luis Borges, përcjell albinfo.ch.
 

Attachments

  • biblioteka-clementinum-5.jpg
    biblioteka-clementinum-5.jpg
    129 KB · Shikime: 0
  • biblioteka-clementinum-5.jpg
    biblioteka-clementinum-5.jpg
    129 KB · Shikime: 0
E Diel, 7 Qershor 2020 - 18:50 Valdrin Reçica

0129_177221356631338_1247653712764076032_n-536x396.jpg

Elona Meta-Haubrich është mjeke e specializuar në Gjermani dhe njëkohësisht kryetare e “Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë”. Ajo është me prejardhje nga Shqipëria, nga Fieri, një intelektuale me vizion dhe krenare për origjinën e saj. Elona tani është mjeke e specializuar, ushtron detyrën e saj si mjeke familjare në Gjermani dhe pa dyshim biografia e saj është njëra ndër historitë e suksesit të diasporës sonë në fushën e mjekësisë.90178642_3559613730721682_176066055381188608_o.jpg


Duke qenë se jeton dhe punon në Gjermani, Elona Meta- Haubrich, në një intervistë për albinfo.ch, tregon përse Gjermania është një shembull i mirë i menaxhimit të situatës së virusit COVID-19.


Gjermania, sipas statistikave zyrtare, është pa dyshim shteti me më shumë të shëruar nga Covid 19 në Evropë. Sipas mjekes Meta, e gjitha kjo ka ardhur si rezultat i menaxhimit të mirë mjekësor


Po ashtu, mjekja shqiptare thotë se nuk duhet të ketë vend për panik, por duhet të ketë ndërgjegjësim dhe zbatim të rregullave të shpallura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.


Albinfo.ch: Na tregoni me pak fjalë, kush është Elona Meta-Haubrich?


Kam lindur në qytetin Fier, në një ndër familjet më të vjetra fierake, ku stërsgjyshi ka qenë një drejtues me emër për zonën e Fierit. Në kohën e regjimit komunist edhe familja ime, sikundër edhe shumë familje të tjera që kishin pozicione drejtuese dhe prona u shpronësua dhe u internua me zhvendosje të vendbanimit në periferi. Kështu unë së bashku me familjen e gjyshit tim kalova një pjesë të mirë të fëmijërisë sime në qytetin e Patosit.


92779710_2867012660084850_3600565668006592512_n.jpg


Albinfo.ch: Na tregoni rreth rrugëtimit tuaj, sa ishte e vështirë të ambientoheni dhe të punoni si mjeke në Gjermani?


Unë kam mbaruar Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë në vitin 2012, pastaj në mungesë të ofrimit të punësimit, u detyrova të largohesha në tetor të vitit 2013 në Gjermani, me qëllim punësimi dhe zhvillimi profesional. Vitin e parë mësova gjuhën gjermane dhe arrita zyrtarisht të punësohesha në tetor të vitit 2014 si mjeke, ku ndërkohë diploma nuk më ishte njohur. Pas një viti e gjysmë punë arrita të jepja provimet e konvertimit të diplomës shqiptare në Universitetin e Göttigenit. Vazhdova specializimin për „Mjeke familjare“ dhe për momentin jam në klinikën time private, të cilën edhe e drejtoj, si mjeke familje.


Fillimi ishte shumë i vështirë derisa dukej i pamundur, por nëpërmjet këmbënguljes, si e vetmja mënyrë mbijetese, arrita të mbaroja specializimin me shumë sakrifica të mëdha. Njohja me bashkëshortin në vitin 2015 dhe fakti i të pasurit një pjesë të familjes në Gjermani, përkatësisht motrën, ndikuan në vitet në vazhdim pozitivisht në integrimin tim në Gjermani.


Albinfo.ch: A është një shembull i mirë Gjermania në trajtimin e situatës se COVID-19, si po menaxhohet atje kjo krizë?


Po, patjetër Gjermania është më e përgatitur për faktin se është një shtet i fuqishëm me kapacitete të mëdha mjekësore në krahasim me vendet të tjera të Bashkimit Evropian, ku zotëron dyfishin e shtretërve intensivë në kohë krize në krahasim me ato që kanë në kohë normale. Ndërkohë, edhe kultura nordike e përgjegjshme, shumë e informuar si dhe pak e ftohtë çojnë në mirëmenaxhim të krizës pandemike.


Albinfo.ch: Cilat janë masat që janë marrë në Gjermani dhe çfarë strategjie po ndiqet në fushën e mjekësisë?


Karantinimi si e vetmja rrugëzgjidhje si dhe mospërzierja e pacienteve të spitaleve akute me pacientët e dyshuar për Coronavirusin, siç ndodhi në Itali, ku u infektuan të sëmurët në spital, por edhe personeli mjekësor. Përveç kësaj, nxorën dy rregulla të forta për kriteret në lidhje me kryerjen e testit. Duhet të testohen vetëm:


  1. personat që kanë shqetësime akute të frymëmarrjes të çdo lloj shkalle ose shqetësime të përgjithshme specifike dhe që kanë qenë në kontakt me personat e infektuar të vërtetuar, dhe
  2. personat me shqetësimet akute të frymëmarrjes të çdo lloj shkalle dhe që në 14 ditëshin e fundit kanë qenë në zonat e rrezikut me pandeminë. Personat që nuk kanë shqetësime nuk duhet të bëjnë testin, pasi kjo ngarkon sistemin shëndetësor dhe ka edhe pasoja ekonomike të shmangshme, duke qenë se testi PCR është i kushtueshëm.
infermieret-corona-zvicer.jpgKeystone
Albinfo.ch: Sipas statistikave, ka një numër të madh të të shëruarve në Gjermani, por cilët janë hapat që duhet të ndjekë një i shëruar (a duhet prapë t’i nënshtrohet një testi të tretë)?


Që pacienti të quhet i shëruar, duhet të kaluar të paktën 10 ditë pas vendosjes së diagnozës dhe përveç kësaj, pacienti të ketë kaluar 48 orë pa ethe si dhe 24 orë pa shqetësime të tjera si, kollë apo simptoma të përgjithshme. Por, ajo që vendos është testi i dytë që përsëritet dy herë, me një diferencë kohe prej 24 orësh. Një test i passhërimit nuk është i rekomandueshëm. Personat që e kanë kaluar një herë infeksionin, janë imunë, por sa kohë zgjatë imuniteti, nuk dihet. Rasti aktual është në Korenë e Jugut, ku 51 persona janë përsëri të sëmurë me COVID 19 pozitiv, kjo për faktin se antitrupat që ishin formuar nuk kanë qenë të mjaftueshme. Gjithsesi „virologët“ do të diferencojnë nëse është riinfektim apo riaktivizim i virusit. Testi mund të dalë pozitiv edhe pse pacienti është i shëruar pasi PCR detekton gjenomen e virusit jo virusin infektoz, kështu që edhe pas shërimit mund të ndodhë që testi të dalë pozitiv, pasi gjenoma e virusit është akoma në trup, por jo virusi infektoz siç ka qenë rasti i Ebolës apo është në rastin e fruthit, ku gjenoma e virusit qëndron në trup mbi disa muaj pas shërimit, por jo virusi infektoz.


Albinfo.ch: A është më i madh paniku te njerëzit se sa vetë virusi?


Në fakt, nuk duhet të ketë panik, sepse ul imunitetin dhe ka efekte negative sesa pozitive. S‘duhet të ketë vend për panik, por ndërgjegjësim dhe zbatim të rregullave të shpallura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.


Albinfo.ch: Shumë pacientë të prekur me koronavirus që nuk kanë ankesa të mëdha, zgjedhin të vetëtrajtohën në shtëpi, pra në kushte izolimi, çfarë duhet të kenë kujdes këta persona dhe çfarë terapie u nevojitet atyre?


Trajtimi i personave të prekur me pak simptoma është simptomatik, do të thotë luftohen vetëm shenjat joshkaktare, pra rekomandohen medikamentet që ulin temperaturën dhe minimizojnë dhimbjen, siç është Paracetamoli, ushqimi i mirë proteinik, marrja e vitaminave dhe një mirëqenie emocionale dhe psikike janë të nevojshme.


Albinfo.ch: A janë masat e duhura dhe a jeni e kënaqur nga këndi i përgjithshëm i situatës së menaxhimit në Shqipëri dhe Kosovë?


Karantinimi ka sjellë efektet e veta pozitive, ishte e domosdoshme, pasi kapacitetet mjekësore të Shqipërisë dhe Kosovës janë tepër të vogla, kështu nuk mund të përballonin pacientët me probleme të frymëmarrjes. Ndërkohë, duke qenë se dhe pjesa më e madhe e shqiptarëve janë të papunë, kjo nuk ka ndikuar shumë në rënie të ekonomisë, siç ka ndodhur në vendet e tjera të Evropës, ku shtetet evropiane po mbulojnë të ardhurat mujore të popullatës në karantim dhe pasojat e mbylljes së kompanive të mëdha.





Platforma Online e mjekëve nga diaspora


Ne si Federatë e Mjekëve Shqiptarë në Evropë ndiejmë përgjegjësinë për t‘u qëndruar afër bashkëkombësve tanë shqiptarë kudo që janë, me informacione profesionale mjekësore nga specialistët më të mirë të mjekësisë në Evropë, por edhe një mbështetje psikologjike për t‘u treguar shqiptarëve të të gjitha trevave që nuk jeni vetëm.

 

Attachments

  • infermieret-corona-zvicer.jpg
    infermieret-corona-zvicer.jpg
    247 KB · Shikime: 0
  • 92779710_2867012660084850_3600565668006592512_n.jpg
    92779710_2867012660084850_3600565668006592512_n.jpg
    186.1 KB · Shikime: 0
  • 90178642_3559613730721682_176066055381188608_o.jpg
    90178642_3559613730721682_176066055381188608_o.jpg
    57.7 KB · Shikime: 0
  • infermieret-corona-zvicer.jpg
    infermieret-corona-zvicer.jpg
    247 KB · Shikime: 0
  • 92779710_2867012660084850_3600565668006592512_n.jpg
    92779710_2867012660084850_3600565668006592512_n.jpg
    186.1 KB · Shikime: 0
  • 90178642_3559613730721682_176066055381188608_o.jpg
    90178642_3559613730721682_176066055381188608_o.jpg
    57.7 KB · Shikime: 0
  • 0129_177221356631338_1247653712764076032_n-536x396.jpg
    0129_177221356631338_1247653712764076032_n-536x396.jpg
    22.5 KB · Shikime: 0
  • 0129_177221356631338_1247653712764076032_n-536x396.jpg
    0129_177221356631338_1247653712764076032_n-536x396.jpg
    22.5 KB · Shikime: 0
rama-2-590x354.jpg

Lajme
Rihapja e transportit publik, Rama jep njoftimin e

Ако го јадете ова за појадок, можете да ослабнете 14 кг
Dietonus

Kryeministri Edi Rama reagon për rinisin e shërbimit të transportit publik, duke filluar nga 15 qershori.


Përmes një njoftimi në “Facebook”, Rama njofton se qeveria do ta mbështesë këtë sektor përmes njohjes si shpenzim të zbritshëm të 100% të konsumit të naftës, si dhe duke mos iu marrë taksa deri më 31 dhjetor 2020.
Mesazhi i Ramës:
? TË HËNËN 15 QERSHOR RINIS SHËRBIMI I TRANSPORTIT URBAN DHE NDËRURBAN, SIPAS PROTOKOLLIT TË MIRATUAR TË SIGURISË SHËNDETËSORE
QEVERIA DO TA MBËSHTESË KËTË SEKTOR PËRMES:
• NJOHJES SI SHPENZIM TË ZBRITSHËM TË 100% TË KONSUMIT TË NAFTËS
• ZERO TAKSA DHE PO ASHTU ZERO TARIFA VENDORE DERI NË 31 DHJETOR 2020
? BRENDA 2020 DO TË KRYHET REFORMA E PLOTË LIGJORE/FISKALE E SEKTORIT DHE NË 1 JANAR 2021 DO TË NISË ZBATIMI I SAJ ME BILETËN ELEKTRONIKE SI HAP I PARË
NDALOHET KATEGORIKISHT RRITJA E ÇMIMIT TË BILETËS PËR QYTETARËT

102744332_1393517044171162_4296999291396076498_o.jpg
Më të vizituarat
 

Attachments

  • 102744332_1393517044171162_4296999291396076498_o.jpg
    102744332_1393517044171162_4296999291396076498_o.jpg
    119.4 KB · Shikime: 0
  • rama-2-590x354.jpg
    rama-2-590x354.jpg
    33.8 KB · Shikime: 0
  • 102744332_1393517044171162_4296999291396076498_o.jpg
    102744332_1393517044171162_4296999291396076498_o.jpg
    119.4 KB · Shikime: 0
  • rama-2-590x354.jpg
    rama-2-590x354.jpg
    33.8 KB · Shikime: 0
Aid.jpg



Aida Shtino mbetet prej vitesh një nga moderatoret më të dashura për publikun. Dikur të gjithë e ndiqnin me kuriozitet të madh emisionin e saj “Njerëz të humbur”, ndërsa sot Aida i mungon ekranit.
Moderatorja është rikthyer sot me një intervistë për “Gazeta shqiptare”, ku tregon si ia shkatërruan emisionin, çështjet e pazgjidhura që i kanë mbetur peng nga “Njerëz të humbur”, e deri tek jeta e saj personale.
640-0-5edbf2b8c361f.jpg
Për emisionin ajo tregon:
“Fatkeqësisht ma mbyllën. Dhe ajo ka qenë dita ime më e mërzitur gjatë gjithë kohës të punës sime. Jam përpjekur shumë ta mbaja me mish e me shpirt, madje disa muaj e kam paguar vetë nga financat e mia personale stafin tim, sepse doja që ajo punë të vazhdonte dhe për këtë nuk jam penduar.
Atë ditë kur kam parë të më prishin studion dhe kur erdhi urdhri se duhej të lija zyrat, kam marrë makinën dhe kam shkuar diku vetëm dhe ka qenë një nga ato momente, ku jam ligështuar dhe mendoja se ku gabova? Pse? Si mundet të mbyllet gjithë ajo punë?
Gjithë ato struktura të ngritura në të gjithë botën në kërkim të atyre që mungonin, në kërkim të fëmijëve të zhdukur. Të gjitha i shkatërruan.
Në fakt janë shumë “pse” që unë edhe sot nuk u jap dot përgjigje. Për mua, ai nuk ishte vetëm një emision televiziv, por ishte një mision ku ne, një grup gazetaresh po bënim diçka që nuk po e bënte as policia. Ju jeni dëshmitarë vetë të rasteve që ne kemi gjetur”.

640-0-5edbf2b64d985.jpg
E pyetur se cila histori i ka mbetur në mendje, Aida shprehet:
“Ka shumë histori. Por sigurisht do të veçoja historitë e fëmijëve të zhdukur. Sa shumë kemi kërkuar dhe atë periudhë pak nga pak po zbulonim atë pazëll që shoqëronte humbjet e tyre.


Kur dëgjoj të flitet për historinë e Bleonës apo fëmijëve të tjerë, më vjen keq që nuk bëhen kërkime në thellësi, por thjesht publikohen sa për të bërë lajm. Historia e Bleonës ka dëshmitarë dhe ata dinë gjithë të vërtetën se çfarë ndodhi me vajzën. Këtu nuk e kuptoj pse nuk vepron policia e prokuroria”.
“Ishte një moment kur unë mendova e nisur nga emisioni, se me gjithë ato raste të humburish, do të duhej një impenjim më i madh në rang shtetëror. Kjo qe arsyeja pse u futa në politikë. Për të qenë një zë i atyre njerëzve që vinin tek unë dhe kërkonin ndihmë e që për vite të tëra nuk ishte bërë asgjë. Politikës i dhashë shumë kohë, impenjim, përkushtim. Nga politika mora një shije të hidhur. Kuptova sesi funksionojnë gjërat në këtë vend”, tregon Aida për “Gazeta shqiptare”.

640-0-5edbf2b7c448b.jpg
Moderatorja gjate kesaj kohe pandemie ka shkruar një libër dhe pret ta publikojë së shpejti.
“Po këtë kohë pandemie unë e kam kaluar me lexime dhe kam shkruar. Kam bërë një analizë me veten dhe jam munduar të kuptoj shumë gjëra, që më parë as nuk i kisha vënë re për shkak të ritmit të shpejtë të jetës. Përfundova një libër që do ta botoj së shpejti dhe besoj do të jetë me interes edhe për publikun”.
Aida-Shtino-PD-Mediu-Idrizi.jpg
E pyetur për divorcin, Aida u shpreh:
“Fillimi mbas divorcit ishte shumë i vështirë dhe sidomos kur je person publik e ke akoma më të vështirë, sepse nuk ke jetë personale, ti i takon publikut. Sot çdo gjë i ka kaluar normalitetit.
Çdo njeri ka gjetur rrugën e tij. Për mua si nënë beqare ka qenë e vështirë, por jam tip luftëtare dhe në çdo moment luftoj pa e humbur kurrë besimin në Zot dhe në familjen time, që me ka qëndruar gjithmonë pranë në kohët e mia të vështira.
Unë jam optimiste nga natyra dhe mendoj gjithmonë pozitivisht se e ardhmja do të jetë më e mirë. Dhe këtë do t’u sugjeroja të gjithëve, mblidhini fuqitë edhe në ditët tuaja më të vështira, mendoni pozitivisht dhe largojeni errësirën nga mendja dhe zemra juaj, duke mbajtur vështrimin drejt dritës. Ky është sekreti i kësaj jete”.

4.png
Ndërsa për marrëdhënien me djalin, moderatorja tregon:
“Jam një nënë si të gjitha, e përkushtuar. Tani ai është këshilltari im më i mirë. Ai është arkitekt dhe megjithëse jemi larg, ne jemi të lidhur shumë. Diskutojmë me orë e flasim për shumë gjëra”.
Burimi: Gazeta shqiptare
 

Attachments

  • 640-0-5edbf2b8c361f.jpg
    640-0-5edbf2b8c361f.jpg
    47.7 KB · Shikime: 0
  • 640-0-5edbf2b64d985.jpg
    640-0-5edbf2b64d985.jpg
    68.2 KB · Shikime: 0
  • 640-0-5edbf2b7c448b.jpg
    640-0-5edbf2b7c448b.jpg
    78.8 KB · Shikime: 0
  • Aida-Shtino-PD-Mediu-Idrizi.jpg
    Aida-Shtino-PD-Mediu-Idrizi.jpg
    59.2 KB · Shikime: 0
  • 4.png
    4.png
    564.6 KB · Shikime: 0
  • Aid.jpg
    Aid.jpg
    23.9 KB · Shikime: 0
  • 4.png
    4.png
    564.6 KB · Shikime: 0
  • Aida-Shtino-PD-Mediu-Idrizi.jpg
    Aida-Shtino-PD-Mediu-Idrizi.jpg
    59.2 KB · Shikime: 0
  • 640-0-5edbf2b7c448b.jpg
    640-0-5edbf2b7c448b.jpg
    78.8 KB · Shikime: 0
  • 640-0-5edbf2b64d985.jpg
    640-0-5edbf2b64d985.jpg
    68.2 KB · Shikime: 0
  • 640-0-5edbf2b8c361f.jpg
    640-0-5edbf2b8c361f.jpg
    47.7 KB · Shikime: 0
  • Aid.jpg
    Aid.jpg
    23.9 KB · Shikime: 0
ora-policore-1-1.jpg


Një pjesë e popullatës nuk merr vesh në asnjë anë. Nëse ia jepje, pse i ke dhënë? Nëse nuk i jep përse nuk i ke dhënë!?- tha Zharko Karaxhovski, Komisioni për sëmundje infektive.
Ky është qëndrimi i kryetarit të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse për orën policore. Sonte nuk do të ketë ndalesë për lëvizje. Por si do të jetë nga nesër, nuk dihet. Qeveria do të vendosë për atë nesër. Komisioni ka rekomanduar përsëri të ketë orë policore e cila do të fillonte nga ora 22 deri në orën 5 të mëngjesit, vetëm në Shkup, Tetovë, Kumanovë dhe Shtip.
“A do pengohet në atë mënyrë infektimi? Nëse më pyesni mua si doktor Karayhovski, besoj se jo”- pohoi Zharko Karaxhovski, Komisioni për sëmundje infektive.
Por vetëm disa minuta më pas doktor Karaxhovski u shpreh ndryshe.
“Të kuptohemi më një fjali të thjeshtë të zgjeruar: po, pres që nga ora 22 deri në 05 nuk do ketë grupime dhe rreziku do jetë më i vogël. O popull, mbani maska edhe deri në ora 22”- deklaroi Zharko Karaxhovski, Komisioni për sëmundje infektive.
Karaxhovski theksoi se nuk mban përgjegjësi për rritjen e numrit të infektuarve. Përmendi se në karrierën e tij 27 vjeçare, ka punuar me 13 ministra dhe 9 drejtorë të Qendrës së shëndetit publik. Disa herë u distancua nga vendimet e Qeverisë që ishin ndryshe nga rekomandimet e komisionit për sëmundje infektive. Shembull i tillë ishte festa e Bajramit. Për festën Komisioni rekomandoi orë policore nga e shtuna në mbrëmje deri të martën në mëngjes. Ndryshe, analizat tregojnë se 65% e të infektuarve të ri nuk kanë kurrfarë simptoma të Korona virusit, ndërsa më shumë vuajnë personat që kanë mbi 50 vjet.
 
1200px-Komuna-e-kercoves.png

Kohët e fundit lexoj nëpër portale të ndryshme prononcimet e njerëzve të cilët krenohen me anulimin e dasmave, duke shfaqur bile edhe mbështetjen e kësaj ideje,
Ok. Do të ishim dakort për shumë çka, por gjithnjë duke pasur parasysh edhe aspektin ekonomik të bizneseve kërçovare, dhe mbi të gjitha punëtorët e shumtë të hotelierisë që do të humbin vendet e tyre të punës prej ku e sigurojnë ekzistencën familjare.
Llogaria e humbjeve është shumë e thjeshtë.
Në një sallë dasmash punojnë së paku 15 puntorë.
Kërçova afërsisht ka 15 salla (15×15 = 225), që do të thotë se brenda ditës shkurtohet buxheti për 225 familje!
– Sallonet e Ondulimit – 20 puntorë
– Dekorimet – mbi 10 puntorë
– Ëmbëltoret – mbi 10 puntorë
– Grupet muzikore dhe këngëtarët – minimalisht 50-të
– Kameramanët – mbi 20 puntorë…. Dhe shumë biznese të tjera që lidhen me organizimet e gëzimeve familjare ku angazhohen mbi 300 puntorë.
Prandaj deklaratat e njerëzve që bëjnë thirrje për mosorganizimin e dasmave (pavarësisht nëse krijohen ose jo kushte shëndetsore), janë të ngutshme dhe të pabaza, sepse pezullimi total i organizimit të dasnave, do të fundoste afaristët vendor dhe puntorët që janë pjesë e tyre. Me këtë rast, ekonomia vendore do të ketë pasoja fatale, ndërkohë që do të shtohet numri i skamnorëve dhe rasteve sociale të cilët janë goditur edhe më rëndë në këtë periudhë të ballafaqimit me pandeminë globale
Pa keqkuptime dhe me shumë respekt !
Akil Bexheti
 
barinjte-800x445.png


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku tre barinj shqiptarë janë përfshirë në një sh.err.
Mediat greke raportojnë se dy barinj janë shtruar në spital që prej orëve të para të mëngjesit në Kavalë, ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike, pasi ka marrë go.ditje të rënda në kokë.


Tre barinjtë u përfshinë në një she.rr, ku njëri prej tyre go.diti dy të tjerët teksa ishin duke kullotur bagëtitë pranë pranë lumit Kseria.
Shkaku i sherrit mendohet të ketë qenë se autori i dyshuar u ankua tek dy barinjtë e tjerë, duke u thënë se do të pushohej nga puna.
Më pas, autori i plagosjes doli në një rrugë, ku u përplas nga një kamion.
Drejtuesi i kamionit lajmëroi shërbimin e ambulancës për ta transportuar të lënduarin në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut.
Emrat e tyre nuk janë bërë të ditur nga mediat greke.
 

Attachments

  • barinjte-800x445.png
    barinjte-800x445.png
    497.9 KB · Shikime: 0
  • barinjte-800x445.png
    barinjte-800x445.png
    497.9 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top