“Mendoni se po i edukoni, por në fakt po i trembni fëmijët tuaj”

Monique

With or Without u
Prindër, mos iu bërtisni fëmijëve kur bëjnë gabime, pasi i tembni!

Trembja dhe kërcënimi nuk ju bëjnë të afërt me ta, por të largët e të huaj. Edhe ju vetë i shmangni njerzit, që ju bëjnë të ndiheni të paaftë apo fajtorë apo të turpëruar për veten tuaj. Fëmija nuk mund të rritet i vetem dhe me fëmijë duhet kuptuar njeriu nga mosha 0 deri në 18 vjeç.

Mos e harroni këtë, prindër e mësues. Një fëmijë, që sillet keq ka një hall, por e ka të vështirë ta artikulojë, sepse nuk e di se si do të silleni ju të rritur. Ju në përgjithësi, jeni etiketues, nervoz, nxeheni shpejt, i kërcënoni apo ndiheni të turpëruar dhe jo rrallë u jepni edhe ndo ca shpulla. Mbase keni të drejtë, por këto mënyra të sjelluri, nuk janë mënyra e duhur. Fëmija i bën veprimet e “këqia” jo se është i keq, por ende nuk di t’i dallojë apo t’i gjykojë si i rrituri veprimet apo fjalët.


femijet.jpg

Fëmija kur kryen një veprim niset nga kurioziteti apo për të demostruar se edhe ai po rritet dhe është i rritur. Prindër, nëse ju do ti zgjidhni problemet me nerva e të inatosur , nuk do të bëni gjë tjetër, vetëm se do ti trembni fëmijët dhe do të humbisni komunikimin, që është shumë i nevojshëm dhe për më tepër, do të nxisni gënjeshtrën apo shmangjen e tyre, që të flasin me ju, për të kuptuar se çfar veprimi kanë kryer.

Prindër, në emër të së mirës ju përdorni ndëshkimin e fëmijëve dhe kështu, i trembni ata dhe ata, dashur padashur, do të gjejnë dikë apo një vend, ku nuk i trembin dhe i shajnë. Dhe vënde, njerëz dhe “mjete” të tilla, ka sa të duash në rrugët e një qyteti.


Prindër me sjelljen tuaj, ju i nxitni fëmijët të jenë të largët e të huaj me ju, të kenë frikë apo druajtje nga familja. Pra, dashur padashur, me mënyrën e frikës, kërcënimit, etiketimit shpullave, i lini vetëm.
Shkruar nga Lira Gjika
 

Attachments

  • femijet.jpg
    femijet.jpg
    79.2 KB · Shikime: 0
  • femijet.jpg
    femijet.jpg
    79.2 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top