Mekë, të paktën 65 të vdekur e 154 të plagosur nga rrëzimi i vinçit

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Mekë, të paktën 65 të vdekur e 154 të plagosur nga rrëzimi i vinçit.

14419919701.jpg


Të paktën 65 persona dyshohen të vdekur, pasi një vinç është shembur në tokë nga një goditje vetëtime mes motit të keq me stuhi në Xhaminë e Madhe të Mekës, këtë të premte, siç ka informuar autoriteti i Mbrojtjes Civile në Arabinë Saudite.

Ky incident vjen vetëm pak javë nga mbajtja e pelegrinazhit të përvitshëm të Haxhit, që kremtohet nga besimtarët myslimanë.

Mbrojtja Civile njoftoi përmes llogarisë në rrjetin social të Tëitterit se, rreth 154 persona janë plagosur nga ky aksident. Televizioni “Al Arabiya” bëri të ditur më herët se vinçi kishte rënë për shkak të stuhive tepër të forta, që kanë goditur rajonin perëndimor të Arabisë.

Pamje që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë pelegrinë të gjakosur tërësisht, si dhe mbetjet e një pjese vinçi që duket se është përplasur me çatinë e xhamisë.


meka.jpg


Autoritetet saudite janë përgatitur qysh tani për të përmbushur të gjitha kushtet e pritjes së miliona myslimanëve, të cilët do të mblidhen në vendin e shenjtë të Mekës. Vitin e kaluar, mbretëria arabe reduktoi numrin e njerëzve të lejuar për të performuar në ritin e Haxhit, kjo për shkak sigurie sepse po punohej për të zmadhuar Xhaminë e Madhe.

Pelegrinazhi, një nga më të mëdhenjtë fetarë në mbarë botën, është prekur nga fatkeqësitë edhe në të kaluarën, kryesisht nga pelegrinë të shtypur mes tyre për shkak të nxitimit të turmës për të përmbushur ritualet dhe më pas të rikthehen në shtëpi. Qindra pelegrinë kanë vdekur në një rast të tillë të ndodhur në vitin 2006.

/ Top Channel
 
Titulli: Mekë, të paktën 65 të vdekur e 154 të plagosur nga rrëzimi i vinçit

Te xhumane ka nodh kjo pune?!? Se besoje! :respekt:
 
Titulli: Mekë, të paktën 65 të vdekur e 154 të plagosur nga rrëzimi i vinçit

Zoti i shperblefte me xhennet te gjithe insha-Allah.
 
Titulli: Mekë, të paktën 65 të vdekur e 154 të plagosur nga rrëzimi i vinçit

Sa kthek koken allahu per te pushuar luften ne anen tjeter , ndodh gjema tjeter ketej !!
Apo ndoshta nuk ka bari fare !!!
 
Back
Top