Mediat italiane: Sherihati dhe xhihadi një hap larg shtëpive tona

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Mediat italiane: Sherihati dhe xhihadi një hap larg shtëpive tona

Sharia.jpg


Sherihati është ligj në shumë fshatra pranë shtëpive tona, nga Bosnja, Shqipëria, Kosova deri në Sanxhakun serb. Ku jeton poligamia, ku gratë mbajnë vello dhe ku festohet nëse një kamikaz përhap vdekje në Francë ose në Belgjikë, ndërsa shpesh në ballkone valëviten flamuj të zinj.

Ka veteranë, ose bij veteranësh, protagonistë të luftërave jugosllave të viteve ’90, shkruan gazeta italiane “Il Messaggero”, që me ISIS dhe Al Kaedën janë radikalizuar dhe që në vendet e Gjirit janë financuar me para.

Kështu shkruan një hetim i “New York Times”, sipas të cilit, ndjekësit e Sherihatit dhe islamit, mbështeten nga dhjetëra organizata “humanitare” islamike.

Ka lidhje kulturore, me shkolla dhe banka saudite ose të Katarit. Ka me qindra “luftëtarë të huaj”, të nisur drejt tokës së Kalifatit: shumë prej tyre janë ithtarë të Muxhahedinëve, të cilët gjatë luftës në Sarajevo, kanë ardhur të ndihmojnë vëllezërit e tyre të Islamit.

Korridori ballkanik që kalon përmes Shqipërisë, Kosovës dhe Sanxhakut, deri në veri të Bosnjës, është bërë një rrugë e rehatshme për ushtarët e xhihadit që lidh Sirinë nga njëra anë dhe Europën perëndimore nga ana tjetër.

Nga këtu kalon edhe rruga e emigracionit dhe e trafikut të armëve. Duket që mes maleve të Bosnjës në juglindje të kufirit me Malin e Zi, ka kampe stërvitore për xhihadistët. Dhe Shqipëria, Bosnja, Kosova, janë në “top ten”, të vendeve evropiane që presin “foreign fighters”. Në vitet ’90 , në ato toka, myslimanët e moderuar u martirizuan nga serbët ortodoksë në luftërat e Ballkanit dhe sot mbizotëron një integralizëm i radikalizuar që ka në kujtesë imazhet e sulmeve etnike.

Në Ballkan, shërbimet tona të inteligjencës, i kanë sytë mbërthyer. Atje ka imamë që kanë toleruar, promovuar apo rekrutuar “luftëtarë të huaj”.

Ndërkohë në Bosnjë, 1.300 xhihadistë kanë marrë nënshtetësinë duke u stacionuar rreth Zenicës dhe pushtuar shtëpitë e braktisua nga serbët.

Mes shefave të ISIS-it në Siri, është Lavdrim Muhaxheri, ish-bashkëpunëtor i misionit të NATO-KFOR-it në Ballkan, i cili është filmuar duke ekzekutuar me prerje koke të burgosurit. Pra, “luftëtarët e huaj” dhe njerëzit e terrorit, jetojnë vërtet një hap larg shtëpive tona.

Marrë nga “Tgcom24”

10 gusht 2016 (gazeta-Shqip
 
Titulli: Mediat italiane: Sherihati dhe xhihadi një hap larg shtëpive tona

“Financial Times”: Arabia Saudite po sponsorizon frymën e ISIS në Ballkan

Duke rikujtuar se Arabia Saudite ka qenë një nga mbështetësit më të fortë të islamit, me ndihma në hapjen e xhamive apo ndihma të tjera, “FT” pyet “përse njoftimi për krijimin e Kalifatit islamik u bë dhe në gjuhën shqipe”?
Bekim Salihu
Washington, Prishtinë – 9 gusht 2014 –
http://illyriapress.com/financial-times-arabia-saudite-po-sponsorizon-frymen-e-isis-ne-ballkan/
arabb_zpskdvaatz7.png
 

Attachments

  • arabb_zpskdvaatz7.png
    arabb_zpskdvaatz7.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • arabb_zpskdvaatz7.png
    arabb_zpskdvaatz7.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Back
Top