Më shumë se 700 pelegrinë të vdekur në Mekë!

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
(E plotësuar) - Të paktën 717 persona kanë ndërruar jetë dhe 863 të tjerë janë lënduar në qytetin e shenjtë të Minës, gjatë ceremonisë së haxhit.
Siç shkruan BBC, e gjitha ndodhi kur turma të mëdha njerëzish po shkonin në drejtim për të gjuajtur gurë në shtylla që përfaqësonin djallin, përderisa të tjerë po vinin nga ana e kundërt. Nga kjo edhe u bë kaos, ku personat papritmas filluan të binin në tokë.
Nga të vdekurit, ka persona të Nigerisë, Qadit dhe Senegalit, në mesin e shumë nacionaliteteve tjera.
Njerëzit po tentonin që të dilnin nga aty duke u kapur mbi të tjerët në mënyrë që të kenë mundësinë për tu larguar nga kaosi për një vend më të sigurt dhe kështu edhe ndërruan jetë shumë persona.
Ata po thërrisnin emrin “Allah”, teksa të tjerët po qanin, përfshirë edhe fëmijë. Kërkonin ndihmë nga të tjerët, por secili kishte hallin e vetë.
Pelegrinët ishin duke ecur në drejtim të strukturës pesë-katëshe që rrethon shtyllat, i njohur si Ura Jamarat.

Hoxholli flet për gjendjen e 400 shqiptarëve
Mbi 717 të vdekur dhe mbi 800 të plagosur është bilanci tragjik i pelegrinazhit të haxhit në afërsi të qytetit të shenjtë të Mekës në Arabinë Saudite.

Ngjarja ka ndodhur në Mina, rreth 5 km nga Meka, ku 2 milionë besimtarë po kryenin ritin e fundit të madh të haxhit.
Aksidenti i rëndë ndodhi teksa miliona njerëz po hidhnin gurë në shtyllat që përfaqësojnë djallin.
Drejtoria e Mbrojtjes Civile njoftoi se ne vendin e ngjarjes është dërguar një personel ndihme prej 4 mijë personash bashkë me 220 të tjerë pjesë e ekipeve tëemergjencës dhe shpëtimit. Të plagosurit janë dërguar në katër spitalet e zonës.
Nuk është ende e qartë se çfarë shkaktoi këtë kaos tragjik, por ajo që dihet është se ngjarje të tilla ndodhin shpesh në këtë festë të besimtarëve myslimanë.
Më e fundit është ajo e ndodhur në xhaminë më të madhe të Mekës këtë muaj, ku një vinç u rrëzua duke lënë të vdekur 109 persona.
Në vitin 2006, 364 vetë u vranë gjatë ritualit të gurëve. Që prej asaj kohe autoritetet saudite kanë p unuar në përmirësimin e transportit dhe infrastrukturën për të parandaluar incidente të tilla.
Për myslimanët, Haxhi është shtylla e pestë dhe e fundit e Islamit. ثshtë një udhëtim të cilin duhet ta kryejë çdo mysliman i rritur dhe i aftë për ta përballuar një herë në jetë.
Ilir Hoxholli, kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet nga qyteti i shenjtë i Mekës qetëson të gjithë shqiptarët të afërmit e të cilëve kanë shkuar për haxhillëk në Mekë.
Në një intervistë telefonike për Ora News, Hoxholli deklaroi: “E gjithë rruga e përshkruar nga shqiptarët nuk ka të bëjë fare me trajektoren ku ka ndodhur tragjedia. Ata kanë respektuar të gjithë itenerarin dhe janë shëndosh e mirë”Në Mekë janë 400 haxhinj shqiptarë, nga këta 80 janë shqiptarë dhe boshnjakë nga Mali i Zi, 320 janë shqiptarë të Shqipërisë.

Më shumë se 700 pelegrinë të vdekur në Mekë

Zyrtarë të Arabisë Saudite kanë thënë se së paku 700 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur gjatë një rrëmuje në qytetin e shenjtë të Minës, gjatë ceremonisë së haxhit.
Ekipet e shpëtimit po arrijnë në vazhdimësi tek vendi i ngjarjes, i cili është vetëm pak kilometra larg Mekës.
Rrëmuja ka ndodhur gjatë ceremonisë së fundit të pelegrinëve të cilët kishin shkuar për haxh.
Mbi dy milionë njerëz kanë kryer pelegrinazhin e tyre vjetor në këtë qytet të shenjtë myslimanë.
Rritet në 453 numri i pelegrinëve të vdekur në Mekë
Së paku 453 persona që po merrnin pjesë në pelegrinazhin e haxhit kanë vdekur si pasojë e tollovisë dhe shtyrjeve të mëdha në qytetin Mina, afër Mekës.
Zyrtarët arabë kanë bërë të ditur se 719 persona janë të lënduar në incidentin që ndodhi derisa pelegrinët po hidhnin gurë në shtyllën që përfaqëson djallin.

Rritet numri i viktimave në Haxh në 320
Shkon në 320 vetë numri i të vrarëve në Mekë, ndërsa 450 tjerë janë të plagosur njoftojnë mediat e Arabisë Saudite, transmeton Bota Sot. Kjo mund të jetë ndër tragjeditë më të rënda të haxhit, prej dhjetë vitesh. Tragjedia ka ndodhur në vendin, Mina, ku besimtarët simbolikisht duhet të gjuajnë djallin.

Shkon në 220 numri i të vdekurve në Meke

(E plotesuar) Festa e madhe e Kurban Bajramit për muslimanët ka kaluar keq në vendin më të shenjtë të tyre. 450 tjerë paraqiten të plagosur. Numri mund të jetë edhe më i madh. Vdekjen ka ardhë nga paniku i masave.
Gjatë vitit 2006 numri i të vrarëve në haxh shkoi në 350 pelegrinë.

Mbi 150 haxhinjë humbin jetën në Mekë, 400 të lënduar
Rreth 100 pelegrinë kanë ndërruar jetën dhe 360 tjerë raportohen të plagosur në qytetin e shenjtë të Mekës, raporton agjensia e lajmeve Reuters, transmeton Bota Sot. Tragjeditë kanë ndodhur për shkak të turmës së madhe dhe nuk bëhet fjalë për sulme terroriste. Vendi më problematik gjatë haxhit është te Tempulli i Djallit, ku haxhillerët duhet të gjuajnë atë me guralecë, ashtu siç bëri gruaja e pejgamberit Ibrahim, Haxherja.
Haxhi është shtylla e pestë e Islamit, ku çdo musliman obligohet ta kryejë një herë në jetë nëse ka kushte të mira materiale./ Bota Sot
 
Titulli: Më shumë se 700 pelegrinë të vdekur në Mekë!

Ky eshte incidenti i trete me i rrezikshem qe ndodhi ne kete sezon te haxhit. Zoti i drejtofte saudianet se vertete jane njerez qe nuk dine te organizohen.
Per viktimat, e lusim Allahun t'i shperbleje me xhennet qe te gjithe, Amin !
 
Titulli: Më shumë se 700 pelegrinë të vdekur në Mekë!

gabimi eshte gabim ku disa nuk tolerohen vertet, por as ne shqiptaret sjemi aq te organizuar, haha
 
Titulli: Më shumë se 700 pelegrinë të vdekur në Mekë!

Nga ana organizative nuk eshte hera e pare eshte nje gabim i perseritur disa here
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Më shumë se 700 pelegrinë të vdekur në Mekë!

Ps... K'to jane ne dore te sigurte, rruge te mbare per teK Allahu- ngushellime familjeve.
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Më shumë se 700 pelegrinë të vdekur në Mekë!

Ti hapesh vet vetes varrin -.-" ajo qe me acaron eshte qe ne ket mes fusin dhe femijet... po femijet cdreqin donin aty
 
Titulli: Më shumë se 700 pelegrinë të vdekur në Mekë!

paska ren ni remuja e madhe ne meke
 
Titulli: Më shumë se 700 pelegrinë të vdekur në Mekë!

Tani nje gje duhet ta kuptojme shume qarte. Humbja e jeteve, humbja e mbi 700 jeteve (nje gje duhet ta kuptojme ketu se keto humbje jane thuajse te cdo vitshme) eshte e pafalshme per kedo, aq me shume per nje gje qe propagandohet se eshte e shenjet. Eshte e pafalshme dhe per nje shtet qe pretendon se po mban ceremonialin e nje prej festave me te medha te Islamit. Nje humbje kaq te madhe nuk ke se si ta quash tragjedi dhe festa e cdo vitshme te shenderrohet ne tragjedi te cdo vitshme per mua eshte e pakuptim.

Pra dhe nje gje duhet ta kuptojme se Haxhi (ne nje far forme per Arabine Saudite) eshte nje lloj turizmi me jo pak te ardhura. Pra nje vend qe vizitohet nga me shume se 2-3 milion njereze them se sjell te ardhura me shume se 2 miliard euro. Me kaq te ardhura kam pershtypjen se situata munde te menaxhihet me mire dhe jo ne kete menyre.

Une e kuptoje se nje numer i tille tursitesh brenda nje kohe te shkurter eshte evshtire te menaxhohet por them te drejten edhe pa keto te ardhura ,Arabia Saudite, ka kapacitete te mjaftueshme monetare dhe njerezore per te mos lejuar qe nje dite e tille kaq e madhe per besimtaret Islam te mos shenderrohet ne tragjedi te cdo vitshme.
 
Titulli: Më shumë se 700 pelegrinë të vdekur në Mekë!

clidhje kane shqiptaret me lajmin Lol

per shkak se ishte ne nje koment se ata skan qen te organizuar, para se te ndodhte bilanci tragjik i pelegrinazhit.... dhe vazhdova te them se as ne shqiptaret sjemi aq te organizuar.

Kjo kishte lidhje me lajmin.
 
Titulli: Më shumë se 700 pelegrinë të vdekur në Mekë!

per shkak se ishte ne nje koment se ata skan qen te organizuar, para se te ndodhte bilanci tragjik i pelegrinazhit.... dhe vazhdova te them se as ne shqiptaret sjemi aq te organizuar.

Kjo kishte lidhje me lajmin.

Mire moj ne spo diskutojme ketu per shqiptaret. Tragjedia ka ndodhur ne Meke dhe ajo qe po thuhet eshte qe shtet si Arabia Saudite duhet te marre masat maksimale qe besimtaret qe kryejne nje rit kaq te shenjte te kesaj feje tju garantohet jeta, sepse vdiqen si pasoje e mos-organizmit shteti mban pergjegjesine kryesore. Kjo eshte e gjitha, per shqiptaret diskutojme neper tema te tjera.
 
Titulli: Më shumë se 700 pelegrinë të vdekur në Mekë!

po mire gabimet jane gabime.... porse disa me to pesojn shum disfatë.... ska lidhje ku do ndodhin ato.
 
Titulli: Më shumë se 700 pelegrinë të vdekur në Mekë!

Organizimi i mirë gjysma e punes .

Nuk është x e parë që ndodh një gjë e tillë atje ...
 
Titulli: Më shumë se 700 pelegrinë të vdekur në Mekë!

Sigurisht qe ka lidhje per kete po flasim ne kete teme. Gabimet njerezore denohen me ligj ka dhe masa penale heqje lirie me burg qofte dhe sikur te humb jeten 1 person jo me 700 persona. Masaker gjynaf, mendo ata femije te shkrete ju ka hik shpirti me ukubet i themi ne nga anet tona.
 
Titulli: Më shumë se 700 pelegrinë të vdekur në Mekë!

Ishalla mos perseritet rremuja djeshim
 
Titulli: Më shumë se 700 pelegrinë të vdekur në Mekë!

Para pak kohesh ra vinci dhe mbyti shume , tani kjo tjetra tragjedi humane , shto ketu dhe dhetra tragjedi te tjera te ndodhura po ne Meke me rastin e pelegrinazhit , atehere vetvetiu shtrohet pyetja , a eshte vertet vend i shenjt Meka?
Dhe sa tragjedi duhet te ndodhin qe njerzit ta kuptojn qe nuk ka asgje te shenjt aty dhe te mos grumbullohen kot per te gjetur belan aty .
Ngushllime viktimave dhe me dhemb zemra per ta !
 
Titulli: Më shumë se 700 pelegrinë të vdekur në Mekë!

Shumica e njerezve qe shkojne te kryejne haxhin jane te moshuar. Atje shkojne me miliona njerez, dhe ecin pak shpejt tek ky vendi i gjuajtjes me gure. Po provove u lakove per te mare dicka ne toke, e pat puna.. nuk mund te ngrihesh me, sepse turmat levizin shpejt. Pastaj sa ta kape nje here paniku turmen.. !!
 
Titulli: Më shumë se 700 pelegrinë të vdekur në Mekë!

Para pak kohesh ra vinci dhe mbyti shume , tani kjo tjetra tragjedi humane , shto ketu dhe dhetra tragjedi te tjera te ndodhura po ne Meke me rastin e pelegrinazhit , atehere vetvetiu shtrohet pyetja , a eshte vertet vend i shenjt Meka?
Dhe sa tragjedi duhet te ndodhin qe njerzit ta kuptojn qe nuk ka asgje te shenjt aty dhe te mos grumbullohen kot per te gjetur belan aty .
Ngushllime viktimave dhe me dhemb zemra per ta !

E kshu lexova e une te gazeta tema dje...identik dhe po mendoj i njejti komentues apo e njejta pyetje ?
Gjithsesi ...
Gjynah qe vdiqen me lemeri se ne meke a ne vatikan pak diference ben
 
Titulli: Më shumë se 700 pelegrinë të vdekur në Mekë!

Jo pak raste ne Vatikan mblidhen 1 milion njerez, por ka rregull e disipline. Lihen enkas koridore per nderhyrjen e shpejte. Sepse ka nje ligje per kete.
Rasti i ati vinçit qe u rrezua ne Meke eshte nje fatkeqesi aksidentale, por kjo e fundit eshte nje ngjarje qe perseritet e riperseritet cdo vit. Turma te pa kontrolluara turren per nje rit religjoz qesharak drejte vdekjes.

Une do beja nje pytje me karakter teologjik. Kush i vrau keta njerez Djalli? Atehere Djalli po jep shenjen e tij pasi cdo vit merr jeta njerzish sa here ta gjuajne me gur. E Allahu ku ishte..!!

piaza_zpsz6zsroap.png
 
Attachments

  • piaza_zpsz6zsroap.png
    piaza_zpsz6zsroap.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • piaza_zpsz6zsroap.png
    piaza_zpsz6zsroap.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Më shumë se 700 pelegrinë të vdekur në Mekë!

Allahu ma mundesoft te bej vizit njher te pakten ne meke.
 
Titulli: Më shumë se 700 pelegrinë të vdekur në Mekë!

Une nuk do e prekja problemin ne pjesen teologjike pasi respektoj zakonet apo ritet fetare te kujtdo feje qe i perkasin nese ka miliona njerez ne bote qe i respektojne dhe i ndjekin une sjam askush ti paragjykoj e te them jane budalliqe.

Une problemin e kam tek organizimi si ne rastin qe permendi Lauri Vatikanin miliona njerez ne vit shkojne atje ama asnjehere skemi degjuar te vdese njeri sepse gjithcka eshte e organizuar me se miri. Pse ndodhin gjithmone vdekje masive njerezish ne Meke sepse ska asnje organizim i lejne njerezit te bejne cte duan.

Nuk hyn Zoti ketu, fundja dhe Ai lart thote ruju pa te te ruaj.
 
Si nuk hyka zoti ketu mi goce !!! Zoti hyn kudo , jo spo hyn ketu . Pastaj ata per zotin kan shkuar aty !!!
Ne fakt ne skemi pse marrim merzi per viktimat se duhet te jene patjeter ne Xhenet !
 
Titulli: Më shumë se 700 pelegrinë të vdekur në Mekë!

Po s hyn pra se jane gabime njerezore. Ti shkon ke shpia e Zotit por ja psh dal une e cmendura ta fus me vinc kokes e cfaj ka Zoti ktu sdo merret me te gjitha pse ca u be ai.
 
Titulli: Më shumë se 700 pelegrinë të vdekur në Mekë!

Po mire mi , vinçin nuk e rrezove ti por stuhia , dhe stuhit , shiun boren , breshrin etj etj i komandon zoti , te pakten keshtu thone ata qe besojne .
Ke degjuar ti kur themi , pasha ate qe vra e kthjell , qe dmth pasha Zotin ?
 
Titulli: Më shumë se 700 pelegrinë të vdekur në Mekë!

Laur po kisha lacit eshte vend i shenjte? Po vatikani eshte vend i shenjte? Po mali i tomorrit eshte i shenjte?

Sa veta jane aksidentuar me heret ne kishen e lacit pikerisht nga mos investimi ne te?

Po neper autostrada sa aksidente ndodhin per faj te dikujt apo dikujt tjeter?? Zoti ai i ka te gjitha fajet...ne njerezit jemi engjej

E o mja
 
Titulli: Më shumë se 700 pelegrinë të vdekur në Mekë!

Tema u pastrua nga postimet qe skane lidhje me te, postimet e laurit qe ngre pyetje mbi ndertimin e qabes dhe pergjigjet e loverboy etj do kalojne ne temen perkatese tek, Pyetje drejtuar besimtareve mysliman, ju lutem ti permbaheni subjektit, keni tema perkatese per te biseduar e diskutuar edhe rreth pyetjeve apo mendimeve te ndryshme, seshte e mira qe nje teme te behet lemsh.

Me tmira
 
Titulli: Më shumë se 700 pelegrinë të vdekur në Mekë!

@LoSsT. ka mundesi qe postimet e laurit te fshihen fare kur ju duken jasht linjes se ju vendosni..!!!
Postimet e mia nuk dua ti shoh te redaktuara pa pelqimin tim, vareni vath ne vesh kete.
Ndersa ata copa qe i kalove tek pytje drejtuar myslimanve, te fshihen edhe ata menjehere. Nuk beri kush pyetje ne ate teme.
Dhe lini kalamanlliqet duke coptuar postimet gjysma kendej e gjysma andej neper tema sikur te jeni ju padronat e mendimeve tone ,se eshte dikutuar me qindra here ky problem.
 
Nese do te besh pyetje ashtu si i kishe bere duhet ti besh ne vendin e duhur... postimet do tet editohen e do te lihen vetem ajo pjese qe ka lidhje me subjektin, ose do te fshihet komplet, provokimet nuk do tolerohen si te tuat ashtu edhe te loverboyt u fshine, besoj qe u kuptum, postime te tjere te ketij tipi do jene ne kosh...
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Më shumë se 700 pelegrinë të vdekur në Mekë!

Editohen vetem postime kur permbajne ofendime dhe fjalor te papershtatshem.

Praktika me e mire eshte te kalohen ne kosh postimet qe permbajne ofendime dhe ne baze te tyre vendos stafi se cfare masash do marre per personin qe ofendon.
 
Back
Top