Me ne fund, pas 1000 vitesh..!

Lauri

Anunnak
Ngjarja e mijëvjeçarit, përqafimi i munguar

Papa Françesku dhe Patriarku Kiril u takuan sot në Kubë në takimin e parë mes një pape dhe Patriarkut të Moskës

pap_zps02abpgog.jpg

Asgjë nuk zgjat përgjithmonë, as armiqësia. Më shumë se një mijë vjetët e rivalitetit mes Kishës Katolike dhe asaj Ortodokse përfunduan sot me takimin në Havanë mes liderit katolik dhe Patriarkut të kishës ruse, më e madhja dhe më me ndikim mes ortodoksëve. Kështu që cilësimi si “historik” i këtij takimi është më se i justifikuar. Në aeroportin e Havanës dy udhëtarët, dy pelegrinët e Perëndisë u përshëndetën: Françesku dhe Kiril, Papa i Romës dhe Patriarku i Moskës. Një takim që vonoi 1000 vjet, që prej 1054-ës, kur dy kishat u urryen dhe derdhën gjak të pafajshëm në emër të Zotit, të të njëjtit Zot.

Që atëherë, dy mushkëritë e krishtera të Evropës (Lindjes dhe Perëndimit) rrahin të ndara, por me disa përpjekje afrimi. Gjon Pali VI u përqafua për herë të parë me Patriarkun Athinagora më 5 janar, 1964 në Jerusalem. Gjon Pali II dhe Benedikti XVI, u përqafuan me Bartolomeun, Patriarkun e Konstandinopojës, Roma e dytë. Por kurrë një Papë nuk kishte arritur të përshëndetej me Patriarkun e Moskës,(Roma e tretë) dhe liderin e 150 milionë ortodoksëve.

I sapo zgjedhur Papë, kur Françesku doli në ballkonin e sheshit Shën Pjetër më 13 mars 2013, ai u prezantua thjesht si “peshkopi i Romës”. Patriarku Bartolome e vlerësoi gjestin e Papës që linte të kuptonte për një kishë që është bashkim i dioqezave autonome, jo të centralizuara në Romë. Prandaj ai shkoi në Vatikan, kur Françesku mori detyrën. Kjo ishte hera e parë në histori që Patriarku i Konstandinopojës ishte i pranishëm në këtë ngjarje. Ishte një veprim simbolik që nuk kaloi pa u vënë re në Moskë.

Kiril, dishepulli i Nikodemit, tani Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë në fund mund të realizojë ëndrrën e “mjeshtrit të tij shpirtëror”. Me një Kishës Ortodokse Ruse të përtërirë, ai mundi të thyejë izolimin tradicional dhe të hidhet sërish drejt “pushtimit” shpirtëror të botës. Pa frikë nga konkurrenca katolike, ai i shtrëngon dorën Papës së Romës. Françesku ndërkohë, mishërohet gjithnjë e më shumë si lideri i madh global i një katolicizmi që nuk imponohet me forcë dhe me pushtet, por me joshje, mëshirë dhe përulësi. “Do të vij ku të duash, kur të duash dhe si të duash ti”, i tha ai Patriarkut rus. Dhe atë që tha e përmbushi.

Papa Françesku e përshkroi si një “dhuratë nga Zoti” takimin e djeshëm. Ai mbërriti në aeroportin e Havanës në orën 14:15 sipas orës lokale (20:15 në Tiranë) dhe më pas u takua me Patriarkun Kiril, për rreth dy orë në një takimi me dyer të mbyllura. Takimi mes tyre u përmbyll me nënshkrimin e një deklarate të përbashkët, një prej temave kyç të së cilës është persekutimi ndaj të cilit i janë nënshtruara të krishterët në Lindjen e Mesme dhe rajone të tjera. Françesku dhe Kiril biseduan gjithashtu për paqen, ekologjinë dhe luftën kundër varfërisë ashtu si dhe për marrëdhënien mes dy Kishave.

Po çfarë ndodhi në 1054?

Data është simbolike. ثshtë pika finale e një ndarjeje që kishte filluar prej shekujsh. Në 1054 Papa i Romës dhe Patriarku i Konstandinopojës anatemuan njeri-tjetrin dhe kështu filloi ajo që njihet si Skizma e Madhe e Kristianizmit që mbijeton ende. Por kishat e krishtera të Lindjes dhe Perëndimit ishin ndarë prej shekujsh. Sidomos kulturalisht.

Në Perëndim flitej latinisht ndërkohë që në Lindje bizantine, mbizotëronte kultura helenistike greke. Megjithatë konflikti shkonte përtej gjuhësisë dhe kulturës. Përballja përveç diferencave rituale është bazuar në çështje teologjike apo doktrinore si koncepti i purgatorit dhe e ashtuquajtura “trinitet”. Ndërsa në Perëndim besohet dhe lutet për Shpirtin e Shenjtë, që sipas rrymave më të përhapura teologjike në Kishën Perëndimore “vjen nga Ati dhe Biri”, ortodoksët luten në figurën e Birit. Por çështja kryesore është se kush urdhëron në kishë.

Roli i Papës kuptohet si figurë me autoritet maksimal. Ndërsa Kisha Ortodokse, është e ndarë në patriarkanat mes të cilat ka barazi. Megjithata Patriarka e Kostandinopojës, që aktualisht e mban Bartolomeu, konsiderohet “e para mes të barabartëve”.

Bartomoleu ka disa kompetenca, por nuk ka juridiksion mbi të gjithë Kishën Ortodokse. Përveç kësaj, Patriarkana e tij me bazë në Stamboll dhe me rreth 10,000 besnikë, nuk ka peshën e Moskës, që me Kirilin në krye i shton rreth 120 nga 200 milionë besimtarëve ortodoksë. Ndërkohë besimtarët katolikë bëhen së bashku 1.2 miliardë.

Uniteti i kristianizmit nuk do të ndodhë brenda natës, por takimi duket si një përpjekje për të nisur një proces që do të kërkojë lëshime nga të dy palët.
/DITA
 
Titulli: Me ne fund, pas 1000 vitesh..!

Wow, 1000 vjet mos te kete pasur asnje takim mes kishes ortodokse dhe katolike? As edhe e fshehte? :p
Per hir te Shen Valentinit do e kene bere :p
 
Titulli: Me ne fund, pas 1000 vitesh..!

Wow, 1000 vjet mos te kete pasur asnje takim mes kishes ortodokse dhe katolike? As edhe e fshehte? :p
Per hir te Shen Valentinit do e kene bere :p

Ne kryqzaten e 3' dhe 4' rreth shek XII u bene masakrat ne Kostandinopoje nga Latinet e Romes njesoj si ben ISIS sot ne Siri.
Roma (Vatikani) ja beri te mundur myslimanve otoman Stambollin ne 1453 ku edhe mori fund Imperi Bizantin. Me kete event qendra ortodokse e Stambollit(Roma e II-te) kalon ne Moske. Ortodokset nuk ja falin dot Romes kete humbje kolosale, ja pse mes Moskes dhe Vatikanit mbijetoj nje heshtje 1000 vjecare.
 
Titulli: Me ne fund, pas 1000 vitesh..!

Ok nese merret parasysh historia e shekujve deri tani, po psh keto 20 vitet e fundit politikat w religjioneve kane ndryshuar mjaft dhe perhere inkurajojne paqe dhe pajtim mes veti prandaj me erdh habi pse paskan pritur kaq gjate.
 
Titulli: Me ne fund, pas 1000 vitesh..!

Me pelqej shume!
Shyqyr.eshte vec qe nje peme qe i mbahen deget te ndara,larg nga trungu.
Duhet te funksionoje ne natyre si trup i vetem,ashtu sic ka qene ne fillimet e saj.
 
Titulli: Me ne fund, pas 1000 vitesh..!

Me pelqej shume!
Shyqyr.eshte vec qe nje peme qe i mbahen deget te ndara,larg nga trungu.
Duhet te funksionoje ne natyre si trup i vetem,ashtu sic ka qene ne fillimet e saj.

Keta nuk kane qene kurr te bashkuar, as ne teologji dhe as ne qeverisje te secilit imper(lindje -perendim).
Me legalizimin e krishterimit ne vitin 300 pas Krishtit, dolen ne drite divergjencat qe kishin konservuar dhe praktikuar ilegalisht kleriket per keta 3 shekuj, ne menyre te fshehte. Bizantinet kishin versionin e tyre qe bazoheshin ne librat e Bibles (origjinale)ne gjuhen greke si gjuhe klasike e kohes. Ndersa Latinet i riferoheshin Bibles ne gjuhen ebrajke. e mjaft kontradita te tjera me karakter teologjik.
E njejta gje ndodhi edhe ne Europe me lindjen e besimit protestant ne mesjete qe u shkeputen Vatikanit.

Pra te Katoliket dhe ortodokset nuk kane qene kurr bashke, biles secila prej ketyre dy degeve kryesore ka pase edhe fraksione te tjera qe ju jane shkeputur trungut fillestar.

Une nuk besoj ne nje bashkim, pasi shtylla ku beson njeri bije ne kundershtim me tjetrin. E njejta gje eshte edhe me Islamin, po ashtu edhe me ebrejizmin ku te tre besojne ne nje Zot te vetem, dhe te shikosh se c'shkruajne ne librat e tyre per njeri tjetrin eshte vetem, e puro blasfemi.

Me hipokrizine me te madhe kokat e larta te ketyre tre religjoneve thone qe jemi vellezer, e kemi nje Ate.
 
Titulli: Me ne fund, pas 1000 vitesh..!

1000 vjet!

Hipokrizi e gjalle. Besimtareve u thone si duhet ta duan tjetrin, si duhet ta falin tjetrin, si duhet ta kthesh faqen tjeter nese te qellon dikush etj etj.. e vet mbajne inat 1 millenium.
 
Titulli: Me ne fund, pas 1000 vitesh..!

nfakt kur lexova titullin thash cka ber vaki :(
sa her puthen e zihen kta aq tmira qofshin
 
Back
Top