Mbyllja e kufirit gjerman: Merkel paralajmëron luftë në Ballkan

Malsi

Anëtar i Nderuar
largea_foto-p11446541155.jpg

Duket se kriza e refugjatëve nuk ka bashkuar partitë e koalicionit në Gjermani, duke hedhur argumente dhe kundër argumenta ndaj njëri-tjetrit. Një pikë kritike ishte edhe mbyllja e kufirit Gjermani-Austri, ndaj fluksit të refugjatëve, ku partia CSU kërkonte shqyrtimin e saj si mundësi e mirë, por u mohua kategorikisht nga partia e Merkelit, CDU. Sipas kancelares Angela Merkel (61, CDU), kjo do sillte konflikte të armatosura në Ballkan.

“Kohët e fundit në Ballkanin perëndimor ju keni parë disa herë zhvillime të tilla shqetësuese. Andaj unë nuk dua që atje përsëri të ketë konflikte të armatosure mes shteteve,” tha kancelarja gjermane, duke dashur të tregojë se mbyllja e kufirit gjerman, do sillte një barrë të rëndë për vendet ballkanike që do detyroheshin të merreshin me mijëra refugjatë.

Kancelarja shtoi se pas mbylljes së kufirit hungarez, refugjatët gjetën Kroacinë dhe Rumaninë për të ardhur në Gjermani, ndërsa në rast se mbyllen këta kufij, përsëri do gjendet një rrugë tjetër për në Gjermani. Kjo sipas saj, nuk i shërben zgjidhjes.

“Pas ndërtimit të gardhit kufitar në Hungari, njerëzit gjetën Kroacinë e Sloveninë për të ardhur tek ne ose edhe përmes Rumanisë. Nëse mbyllen këta kufij, përsëri do gjejnë një rrugë tjetër,” tha Merkel.

Partitë simotra gjermane, CDU dhe CSU kalojnë momentet më të vështira prej bashkimit të tyre, ku nuk përjashtohet edhe mundësia e ndarjes. Edhe në partinë e koalicinit, SPD, ka një diskutime intensive për të ardhmen e qeverisë gjermane. E gjithë kjo për mendim ndryshe ndaj politikës së refugjatëve.

Bota sot
 
Titulli: Mbyllja e kufirit gjerman: Merkel paralajmëron luftë në Ballkan

mire tju behet , shanit shqiptaret e kosovaret ju qe as su ndihej zeri fare,
ja sirianet tani, kemb kryq aty ne mes te Berlinit e guxo thuaju nje llaf :p
 
Titulli: Mbyllja e kufirit gjerman: Merkel paralajmëron luftë në Ballkan

Nuk me harrohet asiher anej nga vitet 98-99 na thoni scheiكe albana , raus auslنnder e bla bla bla. Per 3 muaj me sollen negativin sepse isha shume i bardhe per gjermanet :d. Preferonin somalezt ,jordanezt e noi bithzi afrikan qe i pallonin grate gjate orarit t'punes Lol. Megjithate ja ku jemi ,me i forte dhe me i shendetcem se kurre dhe ne vendin tim. Ti gezojne siriano-eritreanet.
 
Titulli: Mbyllja e kufirit gjerman: Merkel paralajmëron luftë në Ballkan

ne jemi njerez por shenojme territorin tone si kafshet...mbase jo ne dobi te natyres sic e bejne ato, por me mure..me gjemba...me zotesim armesh kundra te posivetes...
do doja per nje cast te vetem te gjenden "kufit stabil" e "tokat me me ekonomi" njelloj sic ato qe braktisin te tyren per te ven cdo energji, cdo force, cdo mjet per ti sherbyer, per tu integruar, per tju dhuruar rinine, per te sakrifikuar gjithcka ...
 
Back
Top