Mbrojtja, nafta dhe Siria, lind aksi i ‘miqësisë’ mes Putinit e Erdoganit

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Mbrojtja, nafta dhe Siria, lind aksi i ‘miqësisë’ mes Putinit e Erdoganit

Putin-Erdogan-takohen.jpg


Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka mbërritur në St Petersburg në një përpjekje për të rivendosur marrëdhëniet me Rusinë në takimin me homologun e tij, Vladimir Putin.

Duket se është gjithnjë e më i fortë aksi Ankara-Moskë, pas tensioneve mes Turqisë dhe BE-së pas grushtit të dështuar të shtetit. “Kam qenë nga të parët që i kam telefonuar për t’i shprehur mbështetjen time pas grushtit të dështuar të shtetit. Dua ta ritheksoj: është një qëndrim parimor, ne jemi kundër çdo përmbysjeje jo ligjore të shtetit të së drejtës”, – ka thënë Vladimir Putin në Shën Pjetërsburg në nisje të bisedës me Recep Tayyip Erdogan.

“Telefonata juaj pas grushtit të shtetit më dha kënaqësi mua dhe popullit turk, – iu përgjigj Erdogan. – Dëshira e popullit turk për të jetuar në një regjim demokratik është treguar të dielën e shkuar nga manifestimi i madh në Stamboll”.

“ثshtë e qartë, – ka shpjeguar Putin, – që qëndrimet tona nuk janë gjithnjë të njëjta, si çështja siriane, por delegacionet tona do të takohen për të folur për ndryshimin demokratik në Siri: do të përpiqemi të gjejmë zgjidhje të përbashkëta dhe të pranueshme”.

Të njëjtën linjë, Putin dhe Erdogan theksuan se duan ta mbajnë edhe sa i takon luftës kundër terrorizimit.

Dy shefat e shteteve, të cilët me takimin e tyre mbyllën fazën më të rëndë të tensionit të nisur me rrëzimin e një avioni luftarak rus në kufirin turk nëntorin e shkuar, i dhanë fjalën njëri-tjetrit “për të vazhduar bashkëpunimin” në shumë sfera të marrëdhënieve dypalëshe ruso-turke dhe për të zgjidhur në këtë rast “shumë çështje rajonale” në një qëndrim të përbashkët për luftën në Siri.

Marrëdhëniet mes dy vendeve ishin në krizë që nga nëntori i vitit të shkuar kur Turqia rrëzoi një avion luftarak rus në kufirin sirian. Vizita vjen në një moment që marrëdhëniet e Turqisë me Perëndimin janë ftohur pas kritikave të vendeve europiane lidhur me reprezaljen e ndërmarrë nga qeveria turke në të gjithë instancat shtetërore pas grushtit të dështuar të shtetit.
g.shqip
 
Titulli: Mbrojtja, nafta dhe Siria, lind aksi i ‘miqësisë’ mes Putinit e Erdoganit

Sapo e degjova te lajmet-Rexha i ka thene Putinit:"Miku im i shtrenjte" lol
O Rexhe, ti je bebush para Putinit.Po si mor burre shteti para 6 muajsh bere si trim ndersa tani i lepin.....doren (I referohem takimit para ketij ku Rexha i puthi doren) lol
 
Titulli: Mbrojtja, nafta dhe Siria, lind aksi i ‘miqësisë’ mes Putinit e Erdoganit

E kane per tradite sulltanet e turqise qe te jene lepirsa ndaj rusise.

Erdogan, degjo laurin, rri larg Putin se ta fut sa krahu ai. Budalla, po neser Putin behet mik me amerikanet perseri dhe ti ngelesh mebisht nder shale.
Erdgoan, degjo laurin, lexo se cthote Muhameti ne Kuran" mos u bej miq me ata, as mos bej akorde dhe as tregti". Degjo laurin Derrdogan.
 
Titulli: Mbrojtja, nafta dhe Siria, lind aksi i ‘miqësisë’ mes Putinit e Erdoganit

"Nuk te kerkoj fale. Besoj se nqs eshte dikush qe duhet te kerkoje falje, nuk jemi ne. Ata qe kane shkelur kufirin tone airor duhet te na kerkojne falje."

Erdogan 15/11/2015.

"Une dua te shpreh edhe nje here simpatine time dhe ngushellimet e mia per familjen e pilotit dhe kerkoj: falje. Familjen e Pilotit rus ne e perceptojne si nje familje turke: per lehtesimin e dhimbjeve dhe demin e madh te bere, ne jemi te gatshem per çdo iniciative."


Erdogan 27/06/2016 (nepermjet nje letre drejtuar Kremlinit)

Te ka thene Ataturku qe je nje burravec dhe aspak politikan .
PUT1_zpsskn4wypz.jpg
 

Attachments

  • PUT1_zpsskn4wypz.jpg
    PUT1_zpsskn4wypz.jpg
    11.6 KB · Shikime: 0
  • PUT1_zpsskn4wypz.jpg
    PUT1_zpsskn4wypz.jpg
    11.6 KB · Shikime: 0
Back
Top