Mbreti Abdullah: Erdogan dërgon terroristë në Evropë.

Lauri

Anunnak
Mbreti Abdullah: Erdogan dërgon terroristë në Evropë, pyesni Jahjagën e Nishanin

Mbreti i Jordanisë ka akuzuar Turqinë se, ka eksportuar terroristë në Evropë. Mbreti Abdullah ka deklaruar, kriza e madhe e refugjatëve nuk ishte një aksident ashtu si dhe prezenca e terroristëve mes tyre.

gjordani2_zpsckbxphh2.jpg

“ثshtë fakt që terroristët po shkojnë në Evropë si pjesë e politikave të Turqisë”, është shprehur ai. I pyetur për faktin nëse ISIS po eksporton naftë në Turqi, Abdullah tha se kjo është e vërtetë absolute.

Kjo deklaratë e mbretit të Jordanisë në fakt është bërë më 11 janar gjatë një takimi në Kongresin amerikan, raporton “MiddleEastEye”, që mbulon zhvillimet në Lindjen e Mesme. Madje ai ka shpjeguar dhe motivet pse presidenti turk Erdogan po e bën një gjë të tillë, transmeton panorama.al.

Abdullah tha se Erdogan beson se “islami radikal është zgjidhje për rajonin”. Sipas tij Turqia jo vetëm mbështet grupet radikale në Siri, por edhe ka mbështetur grupe të tilla në Libi dhe Somali. Abdullah pretendon se “radikalizmi është prodhuar në Turqi” dhe pyeti kongresmenët pse Turqia po stërvit ushtrinë e Somalisë.

Madje, ai ka ftuar politikanët amerikanë që të pyesin presidentët e Kosovës dhe Shqipërisë çfarë mendojnë për Turqinë. Sipas tij, Shqipëria dhe Kosova po i luten Evropës t’i bëjë pjesë të saj, para se Erdogani ta bëjë këtë.

Kjo është mbështetur dhe nga ministri i tij i Jashtëm, Nasser Judeh.
/G-E
 
Titulli: Mbreti Abdullah: Erdogan dërgon terroristë në Evropë.

Normale mbas gjith ktyre sulmeve do mosdo do nisin dhe percarjet dhe konfliktet mes shteteve dhe kto jan vetem shenjat e para....
 
Titulli: Mbreti Abdullah: Erdogan dërgon terroristë në Evropë.

Mbret aktor filmash ahahahhaha cfar hajrit pret robi prej kti ;)
 
Titulli: Mbreti Abdullah: Erdogan dërgon terroristë në Evropë.

Nuk pritet asgje me mirë nga mbreti Abdullah, then shkurt edhe ky eshte mik i obames...

Bla bla bla le te genjej edhe ky si krejt politikanet, kurse bota po shkon teposht ne fundosje...
 
Titulli: Mbreti Abdullah: Erdogan dërgon terroristë në Evropë.

Jetesa. Erdogani eshte armik i islamit. Mos e mbroni kot..:)
 
Titulli: Mbreti Abdullah: Erdogan dërgon terroristë në Evropë.

Jo Laur, Erdogani nuk eshte armik i Islamit, e as i Jo-Islamit.

Eshte njeri i paqes per vendin dhe kudo....

Ai ne fjalimet e tij asnjeher nuk mbjell urrejtje per tjeret, siq e bejn disa....
 
Titulli: Mbreti Abdullah: Erdogan dërgon terroristë në Evropë.

Shiko ee!! Nqs ti nuk ndryshon mendim ndaj Erdoganit, une nuk behem mysliman..:)
 
Titulli: Mbreti Abdullah: Erdogan dërgon terroristë në Evropë.

Shiko ee!! Nqs ti nuk ndryshon mendim ndaj Erdoganit, une nuk behem mysliman..:)

ahahahaha vdiqa tu kesh............

Ben si dush o djal, jeta jote eshte.........

Une jam muslimane sepse kam gjet argumente bindese ne Islam. Mos te gjeja argumente ne Islam, do isha larg besimit. Por pasi ka fakte, aty besoj...





 
Back
Top