Mbështetësi i pavarësisë së Kosovës, Joe Biden zgjidhet zëvendës i Obamas

Ado

FISEBILIL-LAH
Kandidati i Partisë Demokratike për president të SHBA-ve, Barack Obama ka shpallur Joe Biden si kandidat për zëvendës-president në zgjedhjet e nëntorit të ardhshëm, njofton BBC. Biden njihet si mbështetës i Rezolutës për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe rezolutave të tjera për Kosovën.

"Jam krenar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin në mesin e vendeve të para në botë që njohën shtetin e ri të pavarur të Kosovës", pat deklaruar Biden pasi SHBA-të kishin njohur pavarësinë e Kosovës.

Zgjedhja e Bidenit u konfirmua në faqen e internetit të kandidatit Obama. Biden, 65-vjeçar ka shërbyer tre dekada në Senatin amerikan dhe është shumë i respektuar sa i përket çështjeve të politikës së jashtme.

Kandidati republikan për president John McCain do të shpallë zgjedhjen e tij për zëvendës-president javën e ardhshme. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top