Maturantët, Rama: 19 mijë e 500 vende të lira në raundin e dytë (Video)

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Maturantët, Rama: 19 mijë e 500 vende të lira në raundin e dytë (Video)

Capture-8.png


Kryeministri Edi Rama kishte zgjedhur që komunikimin e javës këtë të diel ta bënte për maturantët. Pas debateve të shumta se më të mirët kanë mbetur jashtë, Rama ka theksuar se kjo është reforma më e mirë e ndërmarrë ndonjëherë. Kryeministri deklaroi se janë ende 19 mijë e 500 vende të lira për maturantët në fazën e dytë të regjistrimeve.

“U mbyll raundi i parë i aplikimeve dhe regjistrimeve në universitet. Mbyllja e raundit të parë tregon se reforma jonë çel një epokë të re për meritë-transparencën dhe gjeneratën tjetër. Sot më të mirët e kanë bërë zgjedhjen e tyre.

7152 maturantë janë dëshmi e gjallë e një ndarje historike më të shkuarën e errët. Unë nuk i ndaj në të nënës dhe të njerkës, ata që janë të privatit dhe shtetit, pasi ata janë njësoj, fëmijë të Shqipërisë. Kemi garantuar meritë dhe përgjegjshmëri në hyrjen në universitete. Askush nuk ndërhyn mbi meritën, as paraja. Maturantë dhe maturante që nuk jeni regjistruar., janë 19 mijë e 500 kuota të lira në universitetet publike”, u shpreh Rama.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top