Mashtrimet online nuk ndalen, kujdes nga mesazhet që ju ofrojnë shuma të majme parash si dhuratë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

Mashtrimet online nuk ndalen, kujdes nga mesazhet që ju ofrojnë shuma të majme parash si dhuratë​

-640-0-f7266bf95ed591c197fc32051c829915.jpg


Dhjetra e qindra shqiptarë kanë marrë në adresat e tyre të postës elektronike një mesazh që mbërrin nga adresa të ndryshme, por me të njëjtën përmbajtje.


Në këtë mesazh dërguesi e njeh “viktimën” me prejardhjen e tij/saj dhe pasi i thotë se sa i/e njohur dhe e pasur është i thotë se i “ka mbetur pak muaj jetë për shkak të një kanceri akut dhe se dëshiron që të dhurojë pasurinë e vet”.

Mesazhi mbyllet me fjalinë ku personave që u është dërguar u kërkohet që ta kontaktojnë në një adresë e-mail të caktuar për t’u njohur më shumë dhe për të mësuar më shumë mbi mundësitë si të përfitojnë nga kjo “dhuratë”.

Gazeta Shqip ka mësuar nga burime të saj në Policinë e Shtetit se bëhet fjalë për një mesazh kryekëput mashtrues.

“Nëse u kthehet përgjigje këtyre personave, atëherë ata do të të kërkojnë adresë e-mail dhe të dhëna të tjera delikate që mund të përdoren për t’ju mashtruar. Do të përpiqen që të nxjerrin sa më shumë informacion të vlefshëm prej jush”, thonë burimet.


Burimet konfirmojnë se janë në dijeni të këtij fenomeni, por që në shumë raste janë të vështirë që të kapet në kohë për shkak të mungesës së njohurive kompjuterike e teknologjike të “viktimave” që u besojnë të tilla mesazheve.
Një person me njohuri relativisht të mira në anglisht, e kupton që mesazhi nuk është korrekt, të paktën nga ana gjuhësore.

Si shembull, në të thuhet: "My names are Mrs Greeta Georgette Rolandon...”. Nga emri kuptohet se bëhet fjalë për një person, por “names” dhe “are” janë në numrin shumës.

“Kjo tregon se personi apo personat dërgues të këtij mesazhi nuk janë anglishtfolës”, thonë për gazetën “Shqip” burime nga Policia e Shtetit.

Këshilla që u jepet qytetarëve në të tilla rrethana është që të tregohen dyshues për çdo mesazh që marrin në postën elektronike, aplikacione, apo rrjetet sociale nga personat që nuk i njohin.

“Sidomos për mesazhet që ju premtojnë përfitime të majme financiare, për të cilat mjafton që t’i kontaktosh”, thonë burimet e gazetës “Shqip”.

©Copyright Gazeta Shqip
©Copyright Gazeta Shqip



-640-0-60b518b7deab1.png
 
Gjithmone me kane ardhur emaile te tilla por i jam pergjigjur thjeshte-
Go work you motherf*****?
Para ca muajsh me vjen nje mesazh ne whats up.
E njejta metode.
Ok i them, me thuaj cfare duhet te bej per te marre leket.
Numri ishte i regjistruar ne Belgjike.
Marr policine federale ne telefon e pasi me japin email i dergoj screen te bisedes.
Kurse atij i shkrova-
Taksirat e ke, meqe je ne Belgjike çoji leket te policia federale?
Pasi i pyeta ca ndodhi me thane qe po ndjekin rastin ne.......Guine?
Prej atje shkruante bobi.
 
Posi, ka dal nje rob i mire aty dhe po shperndan para falas dhe ju do pasuroheni pa punuar 1 dite ne jeten tuaj! ?
 
Vakt dreke, unë shtri n'krevat "sa me ja trem i çik" ? ? ?
- ceeerrrr... zylja telefonit!
Unë : Ja, Halo?
Zëri nga ana tjetër e telefonit : Flas me Herr "BABA nga DURRSI" ?
Unë : Ja wohl (si urnon ?) una jom! Kush jeni dhe qysh è keni hallin?!!
Zëri nga ana tjetër : Neve jemi Trading on Line dhe në emër të shoqërisë "Österreicher *******Gbmh" ju propozojmë :
- Linjë Interneti falas me aq e kaq GB, telefonata gratis me kte dhe ate, dhoro ki 3 Monat (muaj) gratis etc etc...! Ju ofrojmë tarifa të leverdishme edhe në energji elektrike!!!
Unë : Danke schon mal für ofertën por Baba e ka zgjidh problemin :
- Unë jetoj n'katun të Innsbruck dhe kom nji stallë lopësh që nuk e përdor mo, dhe me rastin e Pandemise e kom kthy në Palestër me lloj-lloj hekrash e belegjish tjera të k'tij lloji!
Aty kom vonë ene ca bicicleta të tipit "Spin" pra nga ato që - sa mo shum I jep pedaleve, aq mo shum energji prodhojn!!!
Jon biçim nga ato... Fitness... m'kupto apo jo?! ?
Kshu që Baba è ka zgjidh problemin e energjisë sepse robt që vijnë me bo Fitness, duke pedalu, më prodhojnë edhe energji elektrike m'kupto apo jo???!
Me nji llaf, fitoj dy herë : edhe nga biletat hyrjes por edhe nga pedalimi I biçikletave Spin që bojn robt në Ställen è Lopve pra ne Palestrën e improvizuar nga unë. ?
Sa për linjën e Internetit, ma kan ndalu ke Baba që të posedoj kabllo, tela, fije, etc etc... sepse herën e fundit që kisha të instalume kto gjona, mbyta në fyt duke e shtrënguar fort me kabllon e Telefonit, grün me gjith kalamojt!!! ?
Tribunali vendosi që për 10 vjet të mos posedoj linja me kabllo e tela, sepse boj hatanë ?!!!
Kshu që falemners per ofertën por Baba s'kom nevojë!
Auf Wiedersehen!!!
? ? ? ?️
Zëri nga ana tjetër e telefonit :??? dhe tut.. tut.. tut.. tut... ?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top