Masakra në Turqi, 29 nga viktimat ishin fëmijë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Masakra në Turqi, 29 nga viktimat ishin fëmijë

Gaziantep.jpg


Fëmija-kamikaz i moshës 12-14 vjeç që shkaktoi një masakër të vërtetë në Gaziantep të Turqisë, mori jetën e të paktën 51 personave, duke lënë të plagosur 69 të tjerë.

Ngjarja, jo larg kufirit me Turqinë, ndodhi ndërsa po zhvillohej një dasëm dhe sipas guvernatorit të qytetit, mes viktimave janë edhe 29 fëmijë të pafajshëm. “Në këtë atentat është ndoshta dora e ISIS-it, – tha ai. Ndërsa presidenti rurk Erdogan, theksoi: “Terroristët nuk do të triumfojnë”.

Shpërthimi i fuqishëm ka shkatërruar sallën ku do të bëhej dasma. Sipas dëshmitarëve, karrige dhe tavolina kanë fluturuar në rrugë pas shpërthimit dhe ambulancat kanë marrë dhjetëra trupa në tokë.

Ngjarja ka tronditu qytetin me 1 milionë e gjysmë banorë. Pak pas shpërthimit, qeveria tuke ka bllokuar rrjetet sociale në vend siç ndodh shpesh në kësi rastesh.

I pari që ka folur për një sulm terrorist, ka qenë një deputet lokal i Partisë për Drejtësi e Zhvillim, më pas ka reaguar edhe zv.ministri Mehmer Simsek: “ثshtë një sulm barbar, të gjitha grupet terroriste, Partia Punëtore e Kurdistanit, ISIS-i dhe lëvizja Gylen, po shënjestrojnë Turqinë”.
g.shqip
 
Titulli: Masakra në Turqi, 29 nga viktimat ishin fëmijë

Kamikazi i sulmit në Turqi, një fëmijë 12-14 vjeç
I ashtuquajturi Shteti Islamik ka marrë autorësinë e sulmit me bombë mbrëmjen e djeshme në ambientet e një dasme në Turqi, ka thënë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Sulmi i ndodhur në qytetin jugor të Turqisë, Gaziantep shkaktoi 50 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur. Një kamikaz, që dyshohet të ketë qenë një fëmijë 12-14 vjeç, hodhi veten në erë në një dasmë kurde teksa njerëzit po kërcenin në rrugë.

Gaziantep, pranë kufirit me Sirinë, njihet si strehë e militantëve të ISIS.
(gazeta-Shqip.
 
Titulli: Masakra në Turqi, 29 nga viktimat ishin fëmijë

Nga Al-Kaida ne ISIS qe merr persiper sulmet e tilla. Kushdo qofshin, e marrshin denimin e merituar sa te jane gjalle ne kete bote. Zoti i meshirofte viktimat, me rrenqethet trupi dhe qaj kur shoh se sa femije te tille vdesin cdodite ne Siri, Irak e Palestine e ku ta di une ne cfare shtete tjera qe ne nuk i dime, s'i shohim e nuk i ndegjojme apo mediat s'i shfaqin :(
 
Titulli: Masakra në Turqi, 29 nga viktimat ishin fëmijë

Terrorizmi i kujtdoqofte (nuk eshte vetem Isis qe mbjell Terror...) duhet ta pesoje njelloj si viktimat e pafajshme qe krijon, ne mos me keq!
 
Titulli: Masakra në Turqi, 29 nga viktimat ishin fëmijë

E di sa i varfer,sa bosh,sa mekanizem i dobet me duket vetja kur shoh foto femijesh me gjak,femije pa gjymtyre,femije duke klith nga dhimbja E NJE MEDIA QE THOTE SHTETI ISLAMIK,pergjegjesite,pallavra,drejtesia,ndalesa,gjykata e perralla ??

Aq mikroskopik sa akuzoj veten qe jam i marre qe rri e shfletoj faqe ne internet,aq po i marre sa hap tv te lajmerohem prej tij cfare u be,e pse prej tej kam heq dore tashme e kater vite.

Krimi ka fytyren e zeze,planet e zeza.

S'ka nje mekanizem ta ndaloje,por ka vec propagande qe pas asaj fshihen duar me gjak qe presin fitime(para).

Pas asaj fshihet Amerike-Izrael,e bota arabe,myslimant kan ngel atje te eksperimenti!!!
 
Back
Top