Masakra në Berlin...

Guest2

Antarë i Respektuar
kamioni_1482178268-5313997.jpg
Policia gjermane konfirmon se në Berlin janë vrarë të paktën 9 persona

Policia gjermane ka konfirmuar se 9 persona janë vrarë dhe mbi 50 janë lënduar pasi një kamion u përplas në një treg Krishtlindjesh në Berlin.
Një dëshmitar ka thënë se disa "njerëz janë shtypur", përderisa një tjetër ka treguar se shumë njerëz kanë mbetur pa ndjenja në tokë.

Tash për tash është e paqartë nëse bëhet fjalë për aksident, apo nëse automjeti është përplasur qëllimisht me turmën. /Express/

perplasja_1482178259-2495877.jpg
 
Titulli: Kamioni u përplas në një treg Krishtlindjesh në Berlin,te pakten 9 persona t

Tmerr në Berlin, kamioni hyn në tregun e Krishtlindjeve, 9 viktima e mbi 50 të plagosur

Tmerr dhe panik në Berlin. Pas vrasjes se ambasadorit rus ne Turqi, disa te plagosurve ne nje qender islamike ne Zvicer edhe nga Gjermania raportohen lajme te keqija. Mediat vendase shkruajne se nje kamion eshte futur brenda nje tregu ku shiten lodra me rastin e Krishtlindjeve dhe ka viktima dhe shume te plagosur.

ORE PAS ORE:

Ora 21:30 Kamioni po ecte ne rrugen Budapester Strasse mbi trotuar dhe u ndal para pemes gjigante te Krishtlindjeve qe ishte ngritur vetëm një javë më parë.

Një person në treg deshmitar i ngjarjes ka thanë se kamioni ishte duke udhëtuar “me shpejtësi” dhe u përplas duke bere një zhurmë të fuqishme.

Ora 21:29 Një dëshmitar tha se “njerëzit janë të shtypur nën kamion”, ndërsa një tjeter tha se njerezit qe ishin ne trotuar janë perplasur nga kamioni.

Ora 21:28 Situata është ende konfuze. Makina të shumta policie, zjarrefikese dhe ambulancasj janë në vendin e ngjarjes.

Ora 21:18 Rritet frikshem numri i viktimave. “Focus.de” raporton se jane 9 te vdekur

Ora 21:17 Publikohen pamje te tjera nga vendngjarja, shikojini ne videon me poshte:

Ora 21:13 Raportohet se jane 2 te vdekur dhe mbi 50 te plagosur ne sulmin me kamion ne Berlin.

Ora 21:00 Mediat shkruajne se kemi te bejme me nje sulm. Shkaku eshte ende i paqarte. Mendohet deri tani se janë dhjetë persona të plagosur, por nuk ka konfirmim te sakte.


“Në perendim te Berlinit, në afërsi të një Kishe, një kamion ka hipur mbi trotuar. Nje person ka vdekur”, tha një zëdhënëse e policisë shkruan agjencia e lajmeve ‘DPA”.

panorama
 
Titulli: Kamioni u përplas në një treg Krishtlindjesh në Berlin,te pakten 9 persona t

Flm Merkel.
Festat e fund vitit jane te rrejshme, te mos festohen.
 
VIDEO/ Perseritet "Nice" ne Berlin, kamioni hyn mes turrnes no nje merkate ...

VIDEO/ Perseritet "Nice" ne Berlin, kamioni hyn mes turrnes no nje merkate Krishtlindjesh, 9 to vdekur e 50 to plagosur
Paramedics-work-at-the-site-of-an-accident-at-a-Christmas-market-in-Berlin.jpg
GJERMANI- Nje kamion ka hyre mes nje turme njerezish ne nje merkate Krishtlindjesh ne Berlin. Mediat raportojne per 9 te vdekur dhe mbi 50 te plagosur.
--(NO Berlin prane nje kishe, nje kamion ka hyre ne trotuar. Ka vdekur nje J person, ashtu sic ka thene nje zedhenes i policise. Tjeter gje nuk eshte bore e ditur. shkruan aaiencia Doa. Kisha eshte ne mes te merkates se krishtlindjeve, qe eshte e vendossur ne qender te qytetit.

Mediat shkruajne se kemi te bejme me nje sulm. Shkaku eshte ende i paqarte. Mendohet se deri tani jane 50 te plagosur, por nuk ka konfirmime te sakta.
 
Titulli: Kamioni u përplas në një treg Krishtlindjesh në Berlin,te pakten 9 persona t

Keto dihet qe do fillojne tani te ndodhin ne Europe edhe me shume.

Prit kur te fillojne edhe ne Kosove, Maqedoni dhe pastaj Shqiperi keto tmerre.

Darius
 
Titulli: Kamioni u përplas në një treg Krishtlindjesh në Berlin,te pakten 9 persona t

Dicka ka ndodhur edhe ne Zvicer...

http://www.zerohedge.com/news/2016-12-19/three-people-hurt-shooting-islamic-center-zurich

Sapo videot e fotot e Aleppo filluan te marrin dhene ne forme "sensibilizimi" mjeshtrat vune ne funksion veglat e tyre me te forta... Mediat dhe aktet terroriste, keshtu qe per Aleppon me shoke ska me vend, u plotesua minutazhi informativ.
 
Titulli: Kamioni u përplas në një treg Krishtlindjesh në Berlin,te pakten 9 persona t

Keto dihet qe do fillojne tani te ndodhin ne Europe edhe me shume.

Prit kur te fillojne edhe ne Kosove, Maqedoni dhe pastaj Shqiperi keto tmerre.

Darius

Ketu nuk do filloj asgje se ndikimi i Shqiperise eshte me i vogel se ai i vendeve me te humbura Afrikane.
 
Titulli: Kamioni u përplas në një treg Krishtlindjesh në Berlin,te pakten 9 persona t

Sa keq,cfaj kane njerezit e shkrete te perjetojne keto terrore...a ka Zot apo ska?!
 
Titulli: Kamioni u përplas në një treg Krishtlindjesh në Berlin,te pakten 9 persona t

Gjynaf ato shtepiza te bukura
 
Titulli: Kamioni u përplas në një treg Krishtlindjesh në Berlin,te pakten 9 persona t

Ca po behet kshu.....ku po shkon kjo bote e mbrapsht.
 
Titulli: Kamioni u përplas në një treg Krishtlindjesh në Berlin,te pakten 9 persona t

Dicka ka ndodhur edhe ne Zvicer...

http://www.zerohedge.com/news/2016-12-19/three-people-hurt-shooting-islamic-center-zurich

Sapo videot e fotot e Aleppo filluan te marrin dhene ne forme "sensibilizimi" mjeshtrat vune ne funksion veglat e tyre me te forta... Mediat dhe aktet terroriste, keshtu qe per Aleppon me shoke ska me vend, u plotesua minutazhi informativ.

Ate qe kisha per te thene, e paske thene me kohe, t'lumte.

Tani u shperqendrua vemendja e njerezve ne civilet qe humben jeten ketu, Zoti i meshirofte te gjithe meqe ra fjala, ngushellime per familjaret e tyre, perderisa ne anen tjeter zhduket nje popull i tere, nuk con peshe.


Have we became just numbers ?!


https://postimage.org/
 
Titulli: Kamioni u përplas në një treg Krishtlindjesh në Berlin,te pakten 9 persona t

seriozisht jeni te shperlare trush ....a thua se eshte loje futbolli cila kombesi zhduket me shpejt apo sa njerez humbin e vdesin ne dite .
Lufta ne Siri eshte lufte civile dhe kjo nuk i jep te drejte askujt te vrase njerez te pafajshem ne Europe.
Se fundmi populli i thjeshte e vuan. As Asadi e as Merkel se kane shume problem.
 
Titulli: Kamioni u përplas në një treg Krishtlindjesh në Berlin,te pakten 9 persona t

Ne fakt me shume se loje futbolli eshte duke u luajtur me jeten e njerezve sot, Enderr a.k.a Paragjykuesja. Para se tflasesh per shperlarjen e trurit, analizoje mire situaten qe po ndodhe, eshte shume lehte te postosh pa menduar.
 
Titulli: Kamioni u përplas në një treg Krishtlindjesh në Berlin,te pakten 9 persona t

Pikerisht pse lexova dhe mendova me jep te drejte qe i je nenshtru komplet nje shplarje truri dhe kete me deshire .
Ska paragjykim ku faktet flasin qarte e shkoqur. Nuk mund te pretendohet qe njerezit vriten nga shtetet e tyre per te heq vemendjen tek lufta ne Siri .
 
Titulli: Kamioni u përplas në një treg Krishtlindjesh në Berlin,te pakten 9 persona t

Ndoshta nuk ka qen akt terrorrist, por jam e sigurt se ashtu do paraqitet, mund te kete qene ndonje pijanec, qe ska mund te kontrolloj timonin, dhe ja ka fut drejtimin e gabuar... por ja qe jemi shume te zotet, te paraqesim si duam ne, dhe mediat i kemi ne krah.. sidmos mekat per viktimat, eshte e pafalshme dhe mizore, por te shtremberojsh situaten eshte shpifje dhe nxitje per urrejtje...
 
Titulli: Kamioni u përplas në një treg Krishtlindjesh në Berlin,te pakten 9 persona t

Ndoshta nuk ka qen akt terrorrist, por jam e sigurt se ashtu do paraqitet, mund te kete qene ndonje pijanec, qe ska mund te kontrolloj timonin, dhe ja ka fut drejtimin e gabuar... por ja qe jemi shume te zotet, te paraqesim si duam ne, dhe mediat i kemi ne krah.. sidmos mekat per viktimat, eshte e pafalshme dhe mizore, por te shtremberojsh situaten eshte shpifje dhe nxitje per urrejtje...

Tani mediat dihet c'funksion kane dhe nuk eshte cudi hic!
Mund te jete kjo qe thua ti, qe nje mendje e djallezuar te kete bere kete veprim....Ceshtja eshte cpo behet me kete bote....shume pak me intereson nese autori ishte myslyman, i krishtere apo budiste....per mua ajo cfare ka peshe eshte - a jemi normal? jane jete njerezish kudo qofshin ato....

gjithsesi as vete gjermanet nuk e kane klasifikuar ende


Një sulm i tmerrshëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Berlin, ku një kamion ka hyrë në një treg Krishtlindjesh duke vrarë 12 njerëz dhe duke plagosur 48 të tjerë. Policia gjermane ka arrestuar shoferin e kamionit, i cili mendohet të jetë një azilkërkues nga Pakistani. Ai ka mbërritur në muajin shkurt në Berlin si refugjat. Ende është e paqartë nëse bëhet fjalë për një sulm terrorist apo jo. Kamioni ka hyrë në rrugën kryesore tregtare në perëndim të Berlinit, duke shkaktuar rreth 12 viktima dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Sipas agjencisë së lajmeve DPA, policia beson se kamioni ka ecur rreth 50-80 metra në rrugën e tregut. Policia ka arritur të kapë shoferin e kamionit dhe në mjet është gjetur gjithashtu një shtetas polak i vdekur. Sipas tyre, ai mund të ketë qenë shoferi i vërtetë i këtij kamioni dhe se mund të jetë rrëmbyer nga atentatori. Ariel Zurawski, pronari polak i kamionit, ka konfirmuar se shoferi i tij ishte zhdukur. Në videot e siguruara shfaqen njerëz të plagosur të shtrirë në tokë, të gjakosur, që bërtasin nga dhimbjet në tregun e sheshit Breitscheidplatz.
Të tjerë shihen që vrapojnë në panik, duke kërkuar ndihmë për ata që janë të plagosur më rëndë. /Blitz.al/
 
Titulli: Kamioni u përplas në një treg Krishtlindjesh në Berlin,te pakten 9 persona t

Ate qe kisha per te thene, e paske thene me kohe, t'lumte.

Tani u shperqendrua vemendja e njerezve ne civilet qe humben jeten ketu, Zoti i meshirofte te gjithe meqe ra fjala, ngushellime per familjaret e tyre, perderisa ne anen tjeter zhduket nje popull i tere, nuk con peshe.


Have we became just numbers ?!


https://postimage.org/

Edhe nje jete e humbur con peshe....te pakten per njerez si une e si ty!
Nuk kam asgje kundra por ajo cka me shqeteson ne gjithe kete perfshirje tonen "humane" eshte nje fakt....sa njerez ka neper qytetet, fshatrat tona te cilet po vdesin nga skamja, harresa e neglizhenca? Ku jemi ne qe na dhimbset genocidi qe po i behet nje kombi....kur nga ana tjeter e medaljes shohim njerez qe vuajne dhe i shtyjme tutje me kembe?!

Kjo eshte hipokrizi.....
 
Titulli: Kamioni u përplas në një treg Krishtlindjesh në Berlin,te pakten 9 persona t

Se di, por kto dite Krishtlindjesh me ka kap nje trishtim me çdo shkrim dhe imazhe qe shof ne media, duke filluar me imazhet ne Aleppo dhe tani dhe kjo qe ka ndodhur ne Berlin. Ku po vete kjo botë kshu?! Zot, na ruaj, nqfse ka Zot!
 
Titulli: Kamioni u përplas në një treg Krishtlindjesh në Berlin,te pakten 9 persona t

Ah , keta terroristet edhe kamionet nuk dine ti vozisin !
Ngushllime per familjet e te aksidentuareve .
 
Titulli: Kamioni u përplas në një treg Krishtlindjesh në Berlin,te pakten 9 persona t

... akti duket si i organizuar nga terroristet por per tê qetesuar disa e mê shumê femijet mundet tê ketê qéné ndonjê pijanec ose ndonjê shofer me aftesi tê kufizuara mendore - psiqike " mundet "
 
Masakra në Berlin/ Flet për herë të parë Angela Merkel: Atentatori kishte kërkuar ...

auto_auto_Merkel_2567932k14818721121481997142-561x350.jpg


Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se është e tronditur dhe e trishtuar nga sulmi në tregun e Krishtlindjeve duke e quajtur atë një ngjarje të tmerrshme. Merkel deklaroi se sipas të dhënave, “kemi të bëjmë me një sulm terrorist”, duke shtuar se “ne do ta gjejmë forcën për të vazhduar jetën tonë ashtu siç e dëshirojmë, në liri dhe ne një shoqëri të hapur”.

“Miliona njerëz po pyesin veten, si është e mundur që gjatë një shëtitjeje në një treg Krishtlindjesh, një vrasës t’i marrë jetën kaq shumë njerëzve?”
Kancelarja Merkel deklaroi se populli gjerman nuk dëshiron të jetojë me frikën e të keqes, duke nënvizuar se do të vizitojë skenën e krimit gjatë ditës.
Sipas Merkel, autori i krimit ishte një refugjat që kishte kërkuar azil në Gjermani, dhe se për ngjarjen kishte patur paralajmërime nga shërbimet sekrete.

(el.sp/BalkanWeb)
 
Titulli: Masakra në Berlin...

Sulmi në Berlin, policia: Kemi arrestuar njeriun e gabuar, më e keqja mund të ndodhë

Policia gjermane duket se ka gabuar në lidhje me personin e arrestuar dhe të akuzuar për atentatorin e ngjarjes së djeshme në tregun e Krishtlindjeve në Berlin.
Gazeta gjermane Die Welt shkruan se pakistanezi i arrestuar mund të mos jetë shkaktari i 12 viktimave të hënën në mbrëmje dhe se ndoshta ai është një person që ka rënë gabimisht në pranga.

“Ndoshta kemi arrestuar personin e gabuar. Jemi përballë një situate të re. Atentatori i vërtetë është ende i lirë, i armatosur dhe mund të shkaktojë viktima të tjera”, - shkruan Die Welt duke cituar burime zyrtare, çka po nis të përhapë edhe panik në vend.



Ndodh edhe keshtu dmth....
 
Titulli: Masakra në Berlin...

Une dal gjithmone me jelek antiplumb me vete, ngaqe mbaj mjeker kushedi ju dukem dhe une "Terrorist".. dhe ndonje NAZI do i dukem radikal me tipare Ariane ku veshtire te dyshohet.

Qendroj larg turmave dhe nuk i afrohem ketyre "Weihnachtsmarkt"-ave se s´dua te jem dhe une viktime e ketyre lojrave. S´jam lojtar per keshtu lojrash!

Ngushellimet shkojn per gjithe te pafajshmit neper Bote, Aleppo-n ne vecanti se ka patur viktima te shumta!
 
Titulli: Masakra në Berlin...

Dhe ne gjithe kete amulli...nuk mungojne as lajmet tona:
Kengetari shqiptar shpeton per mrekulli sulmit....kengetari kish qene aty ca ore me pare...
Edhe une shpetova paq se para 5 vitesh isha te ajo qendra tregtare ku ai tipi vrau ca veta ...pordh me rigon alla shqiptaresh..
 
Titulli: Masakra në Berlin...

Prisni, prisni se eshte vetem fillimi. Barbaret e kane dhene deklaraten qe Europa do ta shohe mire se kush eshte ISIS.

Vetem kur te gjithe evropianet ta kuptojne se cfare kanceri eshte ISIS per Europen dhe te marrin masa e te heqin dore nga hipokrizia apo qenia politikisht korrekt (sidomos palacot majtiste qe e shkaktuan gjithe kete lemsh) vetem atehere mund te behet dicka qe t'i vihet fre dhunes e ekspansionit qe gjenerojne keta mostra.

Darius
 
Titulli: Masakra në Berlin...

Po jane te mencur d.m.th. e kane verejtur se kan gabuar dhe e kane liruar njeriun. Po ketu ne Maqedoni kalben njerezit neper burgje, per krime qe nuk i kane bere, dhe gjejeni cfare, jane gjithe shqipetar... ende skan deshmi se jane kriminel, por nuk i lishojn, por i malltretojn neper burgje...
 
Titulli: Masakra në Berlin...

Sulmi në Berlin, policia shpall në kërkim një tunizian 24 vjeç

Tuniziani.jpg


Policia gjermane është vënë në ndjekje të një tuniziani 24 vjeç, i quajtur Anis A., i cili dyshohet se ëhstë përfshirë në sulmin me kamion në Berlin. Lajmi bëhet i ditur nga shtypi gjerman, i cili raporton se është gjetur një dokument poshtë sedijes së shoferit të kampionit që përfshin edhe të riun.

Mediat saktësojnë që “hetuesit kanë gjetur një dokument dëbimi nga Gjermania”, të dhënë për “një tunizian me emrin Anis A.,, i lindur në vitin 1992 në Tataouine”.

Policia thotë se po kërkon Anis Amri, 21 vjeç, refugjat i cili mendohet se ka hyrë në Gjermani këtë vit dhe se dokumentet e tij u gjetën në kamion.

Policia beson se ai mund të jetë i armatosur dhe ‘shumë i rrezikshëm” dhe anëtar i një organizate të madhe islamike. Gjithashtu mendohet se ai i është nënshtruar një trajnimi për përdorimin e armëve

Më herët autoritetet gjermane liruan një person të arrestuar më parë, i cili u dyshua si autori i sulmit të përgjakshëm dhe kërkim po vazhdojnë me intensitet për të identifikuar terroristin.

Ish-i dyshuari, pakistanezi i identifikuar nga mediet gjermane si Naved B. kishte mohuar të kishte gisht në sulmin vdekjeprurës. Policia tha se nuk kishte gjetur gjurmë të tij në automjetin e krimit, ndaj dhe hodhën dyshime mbi përfshirjen e tij vetëm pak pas arrestimit që i bënë.

Pas lirimit të tij, zyrtarë të policisë pranuan se përgjegjësit e sulmit mund të jenë ende në arrati. “Askush nuk do të gjejë paqe derisa agresori apo agresorët të kapen”, tha ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere, për mediet gjermane.

Ndërkohë që përgjegjësinë për sulmin e mori përsipër organizata terroriste DEASH. Policia e Berlinit theksoi se ka pranuar 508 denoncime lidhur me sulmin por se aktualisht nuk dihet nëse vallë hetuesit janë në gjurmë të gjetjes së autorit. Më herët policia tha se dyshon në disa autorë dhe bashkëpunëtorë të tyre.
g.shqip
 
Titulli: Masakra në Berlin...

Kta mire qe i kryejne kto sulme, por lejne dhe dokumentat ne vendgjarje mer amon! Po ç'ja fusin kot dhe kta te medias thuaj!
 
Titulli: Masakra në Berlin...

Si cdo here, gjindet nje dokument. Per 11 shtator passaporta, dhe perfundon ketu, e do tvazhdoje, me nje leternjoftim etj etj etj ! Perralle me mbret
 
Titulli: Masakra në Berlin...

Si cdo here, gjindet nje dokument. Per 11 shtator passaporta, dhe perfundon ketu, e do tvazhdoje, me nje leternjoftim etj etj etj ! Perralle me mbret

Ekspertët shpjegojnë: Ja pse terroristët i lënë dokumentet në vendin e sulmit
Dokumenti i identifikimit i gjetur në kamion ka çuar hetuesit gjermanë drejt identifikimit të kryesit të sulmit me kamion në Berlin, nga i cili sulm u vranë 12 veta dhe u lënduan shumë të tjerë.
Dhe siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, në shikim të parë, kjo tingëllon e pabesueshme.
Pas kësaj lindin edhe pyetjet logjike dhe dyshuese: Si u gjend dokumenti i Amrit në kamion? Dokumenti ishte vendosur nga autoritetet gjermane? Dokumentet ranë aty pasi Amri kishte luftuar me shoferin e kamionit? Sulmuesi i vërtetë i kishte vendosur dokumentet e Amrit për të devijuar dyshimin?
Por ekspertët besojnë se mundësia më e mundshme që Amri dokumentet e tija t’i ketë lënë qëllimisht, sipas medieve gjermane.
Kjo pasi vlerësohet se një qasje e tillë nuk është e pazakontë për terroristët, përcjell Telegrafi.
Tuniziani Mohamed Lahouaiej Bouhlel, i cili po e ngiste kamionin vdiq në Nisë, dhe qëllimisht e la një pasaportë në kamion.
Një nga vrasësit në Paris në natën e 13 nëntorit 2015, la dokumentet në makinë, ashtu sikurse njëri prej sulmuesve mbi revistën satirike Charlie Hebdo, në janar të të njëjtit vit.
Qëllimi i terroristëve: Ata duan për të hequr të gjitha dyshimet nga tjetri, dhe paraqesin veten si martirë.
“Terroristët janë narcisoid. Ata duan të jenë të dukshëm, të provojnë për të gjithë se ata kanë kryer sulmin”, ka shpjeguar Ahmed Mansour, një ekspert i terrorizmit. /Telegrafi/
 
Back
Top