Martese apo Bashkjetese?

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Duke u nisur nga tema e Bledit ku thoshte qe "ne Tirane 3 divorce ne dite" lind pyetja.....
CA VLERE KA ME MARTESA??

Sepse eshte me se e qarte qe martesat e dites se socme rezistojne shume pak.....
Kush jan arsyjet per kete gje?? Kush jan fajtoret?? Cfare problemesh shfaqen ne nje cift te porsa lidhur.....edhe pse Ciftet e dikurshme rezistonin me shume??

Pse rinija preferon bashkjetesen?? Martesa eshte nje obligim teper i madhe? apo vetem nje responsabilitet....dhe humbja e lirise


Si mendoni me mire MARTESE apo BASHKJETESE???
Apo nje bashkjetese e perfunduar ne martese?
 
nje lidhje nuk e mban martesa apo bashkejetesa . Ne ka marre fund ajo lidhje nuk i ben derman jo bashkejetesa po as dreqi vete.

per martese jam une , old fashioned . Jeta eshte pergjegjesi.
 
Une jam me antiken...E enderroj qe femije martesen dhe familjen time dhe kurdo qe ta kem do bej c'mos qe ta mbaj... Por do isha dhe per nje bashkjetese qe perfundon ne martese... Mua me kujtohet nje periudhe ne Shqiperi qe sapo filluan ato telenovelat njerezit sikur dolen mendsh...Filluan te ndaheshin e shume e shume gjera te tjera...
Jam e mendimit qe kur te martohesh duhet bere ç'mos qe jeta e perditshme te mos dominohet nga monotonia...Sekreti i nje martese te suksesshme sipas meje eshte dialogu dhe risia dita dites edhe ne gjera te vogla fare... Normalisht qe para se te martohesh duhet ta mendosh mire nese eshte ai/ajo i/e duhuri/a...Shume çifte dhe nxitohen kur marrin kete vendim dhe pastaj perfundimi eshte divorci...
 
Jam per martese...:love:
 
O martohem o smartohem fare.
 
Njelloj eshte ajo edhe martese po te kesh bere ndahesh prap vetem po te kesh bere femije eshte shum veshtire te ndahesh.
 
Jane te dyja fenomene shoqerore dhe te dyja me variabile (ndryshore) te shumta dhe si te tilla nuk jane standart.
E rendesishme do te ishte mire-vleresimi i situates se secilit rast ne menyre te vecuar!
Nuk ka rregulla, teorema apo aksioma te cilat te mund te udhezojne se cila eshte zgjedhja me e mire e mundshme.
Sikurse nuk mund te pohohet definitivisht qe bashkejetesa eshte nje paradhome per martesen apo nje stad kalimtar i cili ka nje fund te pritshem!
Po ashtu as martesa nuk eshte gjithmone misherimi i familjes...
 
jam per te dyja opsionet
 
Tigri

bashkjetes gjith jeten :cekic
 
asnjona, secili n'shpi t'vet...veq ta zem qe dikush ma drejton pistolen dhe m'detyron me zgjedh mes kto dy gonave un zgjedhi bashkjetesen...
 
Martesa do me pelqente me shume edhe pse ne fund te fundit ne thelb jane te dyja njesoj
 
ne fillim bashkejetese pastaj martese..po me te njejtin..besoj se ndikon qe te njihesh me mire me te......pastaj po nuk funksionoi ,jo martese......
 
ne fillim bashkejetese pastaj martese..po me te njejtin..besoj se ndikon qe te njihesh me mire me te......pastaj po nuk funksionoi ,jo martese......

E provojme si do te funksionoj brazi....:kercejme:
 
Ne praktike e njejta gje eshte, hiq a shto nje leter. Por eshte kuptimi dhe domethenia qe mbart martesa qe e ben me joshese, te pakten per mua sepse jam pro tradites. Familjen mund ta krijosh edhe pa martese, por nje kurore martesore me duket sikur e ploteson familjen, e ben me shume domethenese. Por, gjithekush eshte ndryshe.
 
Me pelqen martesa .....dhe bashkejetesa nuk eshte keq.
 
Me pelqen martesa .....dhe bashkejetesa nuk eshte keq.

nuk po kuptoja ku kishe shkruajtur me shume te firma apo te postimi,,,thashe mos ishte poshte pergjigja :D


Jam per bashkjetes/martese :D:kercim::kercim::kercim:
 
Bashkjetes qe perfundon me martes...
...dhe jetuan te lumtur deri ne fund te jetes ! :)
 
Bashkjetes qe perfundon me martes...
...dhe jetuan te lumtur deri ne fund te jetes ! :)

.. ose ndoshta ai apo ajo u merziten kaq shume me difektet e njeri-tjetrit, sa qe vendosen te mos martoheshin me ne te ardhmen, deri ne fund te jetes. :kercejme:
 
Jam per bashkmartese
 
me shum jam nga martesa
 
Martese apo bashkejetese ?

Edhe pse një fenomen i ri në shoqërinë shqiptare, numri i çifteve që zgjedhin të bashkëjetojnë sa vjen e po shtohet. Nuk janë të paktë ata që zgjedhin këtë alternativë të martesës, nëse e tillë mund të quhet. Megjithatë,të jetuarit së bashku përpara martesës mund të ndryshojë ecurinë e marrëdhënies sonë. Në çfarë mënyre?

Një studim i kohëve të fundit demostron se ata që bashkëjetojnë për vite me radhë me të partnerin e tyre kthehen në më pak entuziast rreth martesës në krahasim me ata që e jetojnë lidhjen e tyre duke qëndruar në shtëpinë e prindërve.

Studimet e mëparshme kanë treguar se janë pikërisht ata që kanë një mendim negative për martesën që janë më shumë të predispozuar për të bashkëjetuar. Megjithatë, arsyet nuk ndalojnë këtu: Të jetuarit së bashku sjell ndryshime në bindjet dhe qëndrimet e çiftit. Konkretisht: 1. Ne shpesh kemi tendencën për të adaptuar vlerat dhe bindjet e njerëzve që na rrethojnë, kështu që dy persona që janë kundër martesës mund të konfirmojnë idetë e njëri-tjetrit. 2. Njerëzit gjithashtu kanë tendencën që të kenë ndjenja pozitive për eksperiencat që janë duke i përjetuar, ja pse ata mund të preferojnë bashkëjetesën dhe të jenë kundër martesës. 3.

Së fundmi, njerëzit kanë nevojë që të jenë të qëndrueshëm në ndjenjat dhe sjelljet e tyre, pra nëse janë duke bashkëjetuar ata mund të influencohen për t’i thurur lavde kësaj zgjedhjeje dhe të denigrojnë tjetrën, martesën. E rëndësishme është që lidhja të funksionojë!
 
o Ymer aga ymeri :lexim:
shumica e ketyre temave jane te hapura :ciaoo:
e di se je i permallshem te postosh por besoj se mjafton ti leshon nje sy forumit qe ti gjesh :lexim: e te debatojme se bashku :gjujpeshk:
 
jam ne fillim per bashkejetes, me pas per martese. shikoni sesi behet hapi, eshte njohja e pare, me pas vjen kafja, me pas une them bashkejetes (por te fejuar), me pas martes.
 
Nuk e di pse une s arrij ti gjej nje ndryshim bashjeteses ndaj marteses , e vetmja gje ndryshe eshte " nje party me pak dhe ca dokumenta me pak"

Tani nese une bashkjetoj sepse kur te ndahem sdo kem t bej me avokat e gjera te tilla.. ckuptim ka kjo lidhje??? dmth une qe ne fillim nisem me iden se do ndahem nje dite???

Ajo cka dua t them eshte se nuk me duhet as prifti/hoxha/nje nate feste/ per tme treguar mua qe tani kam nje burre, une shum mire mund ta rrespektoj dhe dua ate edhe pa kto ceremoni !

Une jam PRO bashkjeteses, sepse sado ta kesh njohur ate njeri prej vitesh (del per kafe e blla blla) sesht asgje kundrejt asaj te jetosh me te ne te njeten "cati" dhe nese pas ksaj "eksperience" ti i thua PO marteses ateher besoj se frika qe kjo martes te deshtoj esht minimale !

DMTH preferoj te bashkjetoj si fillim por qe t pasohet me nje dasem modeste..thjesht per ta realizu endrren time, si te cdo vajze .. une ne fustanin e bardhe me dhendrrin ne krah :p :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top