Marreveshja E Veli Pashes Me Suliotet Dhe Shkelja E Marreveshjes Nga Suliotet

bledikorcari

Anëtar i Nderuar
(Ky shkrim eshte nje kunderpergjigje akademike ndaj grekomanit Arben Llalla i cili i vene ne sherbim te ideologjise grekofile te Sulioteve kerkon te fshehi te verteta historike te pamohueshme. Ja pra zbulohet edhe marreveshja qe shkelen Suliotet, duke prere ne bese Veli Pashen i cili me pas i perndoqi dhe vrau. E verteta eshte ndryshe, jo siç na e paraqesin grekomanet ne faqet e korruptuara te historise se Shqiperise)


Shkruan : Abedin Rakipi
(Studiues, Shkrimtar)




Pas sulmeve te pafundme qe banditet dhe kusaret Suliote te vargmaleve te Sulit kryenin mbi banoret muslimane te fshatrave te ultesires, dhe pas taksave te pafundme qe ata i vinin fshatrave çame nen kercenimin e shfarosjes, Ali Pashe Tepelena duke mos duruar me kete gjendje kaosi vendosi qe te mbledhe gjithe bejleret, çame dhe toske per te sulmuar Suliotet. Menjehere pas perhapjes se lajmit se Ali Pasha po mbledh nje ushtri te madhe per te rrethuar Sulin, Arqipeshkvi i Artes Ignaci i shkruan nje leter te krishtereve te Kasiopise qe ti shkojne ne ndihme Sulioteve nen, kercenimin e shkisherimit. Ai i shkroi gjithashtu shefave te Armatoleve ku nder te tjera i thoshte : Kurajo Metropolitane, mos bini ne lojen e gjarperinjve. (Me fjalen gjarperinj ai nenkuptonte muslimanet, dhe njerezit e Ali Pashes, sepse armatolet ishin vene ne sherbim te tij.) Ndersa nje nga prifterinjte e fetareve Sinaite te Shen Katerines se Sinait, (sekt ky i vendosur ne Janine) shkoi ne malet e Sulit dhe ju kerkoi Sulioteve qe te dorezonin armet dhe te binin ne terma paqesore me Ali Pashane. Por ata i thane te largohej se ndryshe do ta pushkatonin. (1) Jerotheosi, arqipeshkvi i Janines u perpoq gjithashtu qe ti bindte Suliotet, por pa rezultat. Edhe kryeprifti i fshatit te Gliqit ne lindje te Paramithise morri te njejten pergjigje, dhe bile u detyrua te largohej per ne Parge, nga frika e kercenimeve qe i bene Suliotet. Ne vitin 1800 Suliotet qe kishin humbur nje pjese te mire te komandanteve te tyre, gjate luftrave te shumta kunder Aliut, nen drejtimin dhe urdhrat e priftit Samuil, i cili prej vitesh ishte orkestruesi kryesor i sulmeve dhe karnazheve gjakatare te bera nga Suliotet, mbi fshatrat çame, filluan sulmin ndaj keshtjelles se Velanit, ne jug te Paramithise, dhe ne veri te Dhrohomise. Samuili organizoi planin e sulmit te keshtjelles, qe mbahej nga 180 çamer muslimane nen urdhrat e bejlereve, çame qe benin pjese ne aleancen e madhe Ali Pashiane kunder Sulioteve. Gjate sulmit ai kendonte psalme, se gjoja Mitokokali, qe ishte krahu i tij i djathte eshte njeriu i Dites se Gjykimit i ngjallur nga vullneti hyjnor per te rrenuar kalane e Velanit. Sonte naten kendonte ai me nje ze profetik muret e Velanit, do te bien si muret e Jerikos ne bibel. Nuk i kerkoj Zotit veçse 200 burra, disa fuçi barut, dhe disa gra te forta Suliote per te transportuar ne malet tona gjithe mallin e muslimaneve vazhdonte ai. Ata u leshuan si ujq te uritur qe e shikojne nga malet e larta gjahun e tyre, duke e sulmuar kur bariu eshte ne gjume, dhe duke e shqyer dhe gjakosur deri ne vdekje. Ndoshi ashtu si e kishte parashikuar Samuili i cili municionet dhe fuçite e pafundme te barutit i merrte nga Francezet, nepermjet Parges ose Korfuzit, duke i kaluar ato neper male, dhe rruge te fshehta. Samuili bashke me disa Suliote gerrmuan nje tunel te fshehte deri afer keshtjelles dhe pasi i kaluan ne te fuçite e barutit hodhen te ere keshtjellen e mbajtur nga çamet. Pasi nje pjese e murit te keshtjelles hidhet ne ere rruga hapet per Suliotet, te cilet i mbyllin çamet akoma me ne brendesi te keshtjelles dhe rreth 60 prej tyre i dogjen te gjalle. Pasi lajmi i shkaterrimit te kalase afer Velanit, dhe lajmi se Suliotet ishin shume afer Paramithise i shkoi Aliut ne Janine, ai u çmend nga inati, dhe trishtimi. I nervozuar ai hapi dritaret e pallatit te tij dhe filloi te ulerinte fort perpara oborrit te pallatit : A nuk ka me besimtare muslimane? Deri kur o race e turpshme do te vazhdoni te beni nje jete te tille te felliqur(duke ju nenshtruar kusareve suliote)? A do te lejoni ju nje grusht kusaresh te pikellojne muslimanizmin ? A mos do te prisni qe ata te vijne tju marrin edhe Janinen ? Te gjitha ata qe jane bijte e islamit te vijne menjehere dhe te bashkohen nen flamurin tim!(2) Ali Pasha pasi mblodhi 14.000 trupa me shqiptare muslimane filloi fushaten e tij te gjate te luftrave kunder kusareve Suliote. Pasi disa vitesh lufte,Suliotet
qe tashme nuk merrnin me provizione dhe municione nga Parga dhe Korfuzi pas largimit te Francezeve, ishin te rrethuar nga te gjitha anet nga trupat e Aliut ne malet e Sulit. Parga tashme smund tju vinte me ne ndihme, dhe malet e tyre ishin te shkreta, dhe smund ti afronin atyre asgje me teper sesa nje vdekje nga uria. Samuili me se koti i drejtonte qiellit lutje, dhe i jepte zemer njerzve ne ane moment, kur nje ze i pare therret per kapitullim. Duhet te kapitullojme vazhduan te ngrihen zera te tjere, skemi rruge tjeter. Zerat qe therrisnin per kapitullim u bene shumice, aq sa Samuili i nervozuar kerceu nga vendi dhe tha : Ata qe duan te behen skllever le te kapitullojne, ata qe besojne ne Diten e Gjykimit, le te rreshtohen nen flamurin tim. Por tashme askush si degjon me perrallat e Samuilit. Te gjithe Suliotet i kerkuan Foto Xhavelles qe te kerkoje nga Veli Pashai (djali i Ali Pashes qe mbante te rrethuar Suliotet)
nje armepushim, dhe nje kapitullim. Menjehere Veliu ju pergjigjet pozitivisht duke ju propozuar amnistine e meposhtme tekstualisht te shkeputur nga libri “Historia e rigjenerimit te Greqise.” (Histoire de la regeneration de la Grece 1843)

ALLAHU
(eshte)
Paqe dhe Falje,

Une, Veli Pasha i Delvines, djali i Aliut, djali i Veliut, djali i Muktarit, djali i Salih Tepelenes, Valiu i Thesalise, Deverenghi Pasha, anetar i keshillit suprem te Portes se Larte, te Monarkut te monarkeve, te Sulltanit te Lavdishem qe shperdan kurora te arta, qe mbreteron mbi tronet e botes me lejen e tij, i akordoj te krishtereve te Sulit aktin e meposhtem :

(1)Suliotet do te kene lirine te dalin nga vendi i tyre me armet e tyre, bagazhin, municionet, plaçkat dhe gjithçka ata do te duan te marrin me vete per te shkuar ose jashte Shqiperise, ose brenda saj, sipas deshires se tyre.
(2)Angazhohem te paguaj personalisht te gjitha kafshet e transportit qe do te duhen per transportimin e tyre, te plaçkave te tyre, te kafsheve te tyre, te pleqve, grave, famijeve, te plagosurve, dhe gjithçka tjeter deri ne vendin qe ata do te duan te shkojne.
(3)Te gjitha pengjet Suliote qe mbahen te burgosur me urdher te babait tim do te lirohen.
(4)Ata Suliote qe duan te jetojne ne Shqiperi, dhe te banojne me ne do te gjejne prona, toka, fshatra, gjithçka falas, mbrojtje, siguri, dhe miresi prane meje dhe babait tim.
(5)Betohem se ky pakt eshte i shenjte, betohem se asnje nga Suliotet nuk do te preket, shahet, ngacmohet, apo gjykohet per ate qe ka kryer ne te kaluaren e tij. Nese e shkel kete pakt, apo nese shkelet nga ndonje nga ne, neshtrohem per veten dhe te mite qe te meritoj titullin e muslimanit apostat(qafir femohues, qe ishte kulmi i turpit te nje burri ne ate kohe, ishte me mire te vdisje sesa te quheshe i tille). Nese e shkelim kete pakt, le te na brakstisin edhe grate tona, qe do te benin betimin e madh. Si prove e besnikerise time nje kopje e ketij pakti do ti jepet Sulioteve, dhe Zoti me mallkofte dhe shkaterrofte nese e shkel ate.

Shkruar dhe nenshkruar nga une dhe vellezerit e mi ne te armeve, muslimane sunite.
Suli 12 dhjetor 1803 Veli Pasha Ali Zade
Elmaz beu, Ismail bej Konica, Muhamet beu, Ismail bej Prronjo, Hasan bej اapari, Ago beu, Abedin bej Zarkani, Omer beu, Meçe bej Bono, Haxhi Bido, Latif Hoxha, Hyse Toska, Abaz Tepelena. (3)
Ne 15 dhjetor te 1803 Veli Pasha i dergoi nje leter kapedaneve te Parges duke ju kerkuar atyre qe ti strehonin Suliotet, dhe ti ndihmonin ata ne kalimin e tyre per atje ku ata deshironin te shkonin. Nen drejtimin e Foto Xhavelles Suliotet filluan te largoheshin nga vendi i tyre duke marre drejtimin e Parges. Nder prijesat qe i shoqeronin ata ishin edhe Dhimo Drako, Dhimo Zerva, Diamant Zerva, nga fshati Zerve i Sulit(nga fisi i Zervave te Sulit rrjedh edhe gjakatari Napolon Zerva i cili ne 1944 kreu masakren e kobshme ndaj çameve duke i masakruar ata pa meshire). Nje pjese tjeter e Sulioteve nen drejtimin e Kutzonikes, Jorgo Boçarit, Palaskes etj morren drejtimin e Zalongos. Nje pjese tjeter morren morren drejtimin e Etolise per tu bashkuar me armatolet e udhehequr nga Paleopullo.
Ndersa Suliotet po largoheshin nga malet e tyre shqiptaret hyne ne malet e Sulit, dhe kryeprifti Samuil qe per disa dekada rresht kishte udhehequr luften kunder tyre, me dredhi i terhoqi ata per te vendi ku ai kishte fshehur gjithe fuçite e barutit qe perdornin Suliotet. Pasi i terhoqi ata deri atje ai ai i vuri zjarrin fuçive te barutit qe e hodhen e ate ne ere se bashku me nje grup te madh shqiptaresh muhamedane, qe e kishin ndjekur. Ai per kete u ndihmua edhe nga disa Suliote qe se kishin pranuar kapitullimin. Veli Pasha qe ishte dhe vete deshmitar i shperthimit dhe vrasjes se qindra muslimaneve shqiptare e konsideroi kete gjest si thyerje te marreveshkjes dhe paktit te paqes.(4)
Dhe vertete ajo ishte nje thyerje e qarte e marreveshjes se paqes qe ai beri me Suliotet. I trishtuar nga vdekja e shume njerezve te tij, dhe pas thyerjes se paktit te Sulioteve me kete gjest ai urdheroi qe te ndiqen dhe te vriten te gjithe Suliotet. Nese Suliotet nuk do ta kishin prere ne bese Veliun ai do ti kishte lene ata te iknin te qete ne punen e tyre ashtu siç ai vertete i lejoi. Edhe pse Suliotet qe ai i la te lire te largoheshin pas disa dekadash krime monstruoze te kryera prej tyre ishin larguar tashme dhe ishin larg, ushtrite e Veliut arriten nje pjese te tyre, dhe vrane gjithe burrat, por duke dashur te zene rob grate e tyre ato u hodhen nga shkembi ne Zalongo, akt ky i cili nga shkrimtaret aventuriere franceze qe levdonin Greqine u quajt edhe vallja e Zalongos. Ate qe shkrimtaret progreke franceze harrojne te shkruajne eshte se me qindra vajza çame u hodhen neper puse, kroje, shkembinj etj, per mos te rene ne duart e Suliotit Napolon Zerva dhe trupave te tij. Kjo eshte pra ngjarja e vertete e Kapitullimit te Sulioteve te cilet pasi u falen nga Veli Pasha vrane me qindra nga njerezit e tij, duke thyer keshtu paktin e firmosur prej tyre, gje kjo qe detyroi Veli Pashain, djalin e Ali Pashait, te hakmerret ndaj pabesise se tyre duke i perndjekur dhe vrare nje pjese te tyre. Ky shkrim denjon te tregoje qarte historine e vertete te kapitullimit te Sulit, i cili nuk diti ta mbaje fjalen e dhene, dhe siç e meritonte e pesoi. Eshte nje kunderpergjigje ndaj genjeshtrave dhe krijimeve historike te grekomaneve
shqipfoles te cilet e deformojne historine tone duke e trajtuar kete ngjarje si nje pabesi te Ali Pashait qe sulmoi Suliotet dhe i preu ata ne bese pasi firmosi kete pakt me ta. Por historianet perendimore flasin ndryshe duke e treguar qarte ate qe ndodhi si per ti thyer hundet grekomaneve si Suliotit Arben Llalla i cili faktet historike i deformon duke i bere ato prosuliote dhe duke u kenduar kenge lavdie Sulioteve qe vete e prene ne bese Veli Pashen. Ate qe fsheh Arben Llalla eshte se edhe Napolon Zerva eshte Suliot nga fshati Zerve i Sulit qe gjendet ne jug te Zhirmiut dhe ne verilindje te Valanidhit. Ne lindje te ketij fshati shtrihet Filipjadha. Tushe Zerva, Dhimo Zerva, Diamant Zerva jane disa nga emrat e Sulioteve qe luftuan kunder Ali Pashes, çameve dhe toskeve. Jorgo Boçari, Marko Boçari jane disa nga emrat e fshatit Boçar te Sulit qe gjendet ndermjet Gliqise dhe Nikolices, qe luftuan kunder Ali Pashes dhe shqiptareve te tjere muslimane. Marko Boçari dhe shoket e tij i benin thirrje Pargariteve me 28.06.1821 me fjalet e meposhtme : “Pargarite! Gjarpri musliman u shtyp me kryqin. Flamuri i shenjte me kryq valevitet kudo ne bregdetin e Epirit...”. Tashme dihet qarte se per cilin flamur me kryq luftoi Marko Boçari ne 1821.(5)
Ndersa pasardhesit e tyre jane Kolonel Dhimiter Boçari, i cili perfaqesonte Greqine ne komisionin e ndarjes se kufijve ne vitet 1913-1917. Ishin njerezit e Kolonel Dhimiter Boçarit qe vrane gjeneralin italian Telinin sepse ky disa fshatra kufitare shqiptare ja kaloi Shqiperise ne dem te Greqise. Ndersa Boçaritet e tjere Sotir Boçari dhe Jorgaq Boçari ishin dy nga drejtuesit e andarteve qe kryen tmerret masive ne Paramithi ne vitin 1944.(6)
Njerez si Arben Llalla dhe Isuf Hajredini me genjeshtrat e tyre progreko-suliote kerkojne te hedhin hi mbi te vertetat historike duke i deformuar ato dhe duke i dhene atyre ngjyra progreke ne dem te çameve dhe shqiptareve ne pergjithesi. Keta njerez qe ngrene te qiell vlerat e Sulioto-Arvaniteve duke shkelur me kembe gjenocidin e eger qe pesoi popullsia çame kerkojne te fshijne memorien e ketij gjenocidi duke e mbuluar ate me petkun e lavdise Suliote qe gjate dy shekujve te fundit me kryqin ne nje dore dhe thiken ne anen tjeter masakroi me qindra mijera çame dhe shqiptare te tjere muslimane.




(1)Histoire de la regeneration de la Grèce fq. 139*
(2)Ibid fq. 141
(3)Histoire de la regeneration de la Grèce fq. 151
(4)Ibid fq. 154
(5)Ibrahim D. Hoxha Enciklopedi Jug Shqiptare fq. 56
(6)Viset kombetare Shqiptare ne shtetin Grek fq. 362
 
Me vjen shume keq por Abedin Rakipi eshte nje turkofil i terbuar (ose me mire te themi nje maskara qe punon per greket) qe po mbjell perçarje ne Shoqaten Cameria duke e demtuar jashte mase, dhe nuk eshte historian fare!!
Keto muajt e fundit bashke me nje grusht arabofilesh te tjere ka krijuar nje pseudo-shoqate per ti dhene nje drejtim sa me islamik çeshtjes çame!
Pak me kujdes me infot kur i sillni!
Arben Llalla eshte historian dhe specialist ne fushen e tij!!
 
Arber Thesproti: Abedin Rakipi nje “Hijacker” i çeshtjes اame (Pjesa e trete)

Arber Thesproti: Abedin Rakipi nje “Hijacker” i çeshtjes اame (Pjesa e trete)

abedin_rakipi1.thumbnail.gif (Ne foto Abedin Rakipi)
Per fallcifikatorin anadollak Abedin Rakipi.
Ne shkrimin ” Arvanitet luftuan per nje Epir te pa varur dhe Shqiptare” qe e beri me xhinde Abedin Rakipin une nuk kisha ndonje qellim studimi, por thjeshte si nje nikoqir i mire duke bledhur njohurite e mia i hodha ato ne ate artikull
per te vetmen arsye qe ti ktheja pergjigje qenerve fanariote qe perpiqeshin mes fallcifikimeve dhe shpifjeve ti nxirnin Suljotet dhe Arvanitasit si greke qe luftuan vetem per greqine. Cdo fakt qe kame sjelle ne ate artikull nuk jane fakte te improvizuara nga fantasia ime, por jane fakte qe I kame hasur mes studjuesve serjoze dhe te pa anshem.Qellimi ime kur permenda luften e camerve kunder Ali Pashait dhe otomanve nuk ka qene per ti ulur vlerat te madhit Ali Pasha, ose per tu armiqesuar me
Turqine qe sot eshte nje nga aleatet tane me te medhenje.Arsyeja ime ishte fare e thjeshte, te tregoja mes fakteve se uniteti shqiptare pa dallim feje krahine dhe ideje e bene te sukseshem kombin shqiptare.
Desha te tregoja se camerit jane prova e vetme e gjalle e banorve me te vjeter te Epirit, ata I kane renjet te ngulura thelle ne lashtesi dhe kane derdhur lumenje gjaku per ato troje te bekuara. Desha te tregoja se popullsia came ka kontribuar jo me pake se Suljotet per lirine e Epirit nga sundimi otomane dhe te dyja palet si Suljotet dhe Camerit kane luftuar se bashku per ato troje. Sic duket te gjitha keto qe thashe me larte, per otomanin Abedin jane herezi .
Te genjeshe, ti besh hile popullit tende duke u perpjekur te interpretosh faktet historike si ti deshiron qejfi nuk eshte e ndershme dhe e fryteshme, por eshte thjesht nje mashtrim dashakeqe e i qellimte qe shpie uje vetem ne letyren e piset te sillogjeve- greko-fanariote qe s’lene gure pa levizur vetem qe te arine te cveshin shqiptaret nga cdo vlere pozitive qe ata kane dhe po kete gje deshiron te beje edhe anadollaku jone Abedin Rakipi me mohimin pa vende dhe pa fakte te shkrimit time.
Lufta kunder aleances greko-anadollaka qe kane bere camerit ka qene e hershme dhe i ka fillimet e saje qe para pushtimit te tokave shqiptare nga otomanet, po per kete subjekt do te shkruaj me vone dhe keshtu anadollaku Abedin do te kete rastin te njifet me shume fakte dhe te verteta. Edlira me behet qejfi qe po ja plas ne surate Abedin Otomanit.
Pershendetjet e mia dhe mbece me shendet.
Arberi.
Marre nga
Yahoo! Groups

Link: KosovA tek AlbEmigrant Blog Archive Arber Thesproti: Abedin Rakipi nje ?Hijacker? i çeshtjes اame (Pjesa e trete)
 

Attachments

  • abedin_rakipi1.thumbnail.gif
    abedin_rakipi1.thumbnail.gif
    3.6 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Me vjen shume keq por Abedin Rakipi eshte nje turkofil i terbuar (ose me mire te themi nje maskara qe punon per greket) qe po mbjell perçarje ne Shoqaten Cameria duke e demtuar jashte mase, dhe nuk eshte historian fare!!
Keto muajt e fundit bashke me nje grusht arabofilesh te tjere ka krijuar nje pseudo-shoqate per ti dhene nje drejtim sa me islamik çeshtjes çame!
Pak me kujdes me infot kur i sillni!
Arben Llalla eshte historian dhe specialist ne fushen e tij!!

bilderberg se kush jam une apo kush je ti pak njerez mund ta dine.
se kush eshte ai rakipi disa mund ta dine disa jo.s'jemi akademike ti njohim te gjithe se kush eshte ne te vertete apo jo.
une gjeta nje shkrim interesant dhe e solla.
cfare kujdesi kerkon ti te kemi??
as arben llallen se njohin te gjithe,te njejten gje mund te thone dhe per te.
as po mermei vesh ketu,njeri akuzon tjetrin per arabofili,grekofili atj dhe tjetri kunderpergjigjet me te njejtat akuza.
hajde meru vesh ti me keta.
ti thua qe rakipi qenka grekofil dhe turkofil.
!!! si behet kkjo gje?????
 
Bledi, ti bravo qe sjell materiale interesante.
Ajo qe ne mbetet ne eshte te diskutojme rreth tij, jo gjithcka qe serviret mund te gelltitet.
Kur sjell nje material ne forum, nuk eshte e domosdoshme qe ti te jesh dakord me ate mesazh qe percillet ne te.

Mua nuk me pelqeu fjalia e pare, qe i jep perplasjes nje fryme fetare, pavaresisht se per hir te se ver8s, rastet e vetme unike ku shqiptari ka luftuar shqiptarin per fene, kane ndodhur pikerisht ne اameri.
 
Bledi, ti bravo qe sjell materiale interesante.
Ajo qe ne mbetet ne eshte te diskutojme rreth tij, jo gjithcka qe serviret mund te gelltitet.
Kur sjell nje material ne forum, nuk eshte e domosdoshme qe ti te jesh dakord me ate mesazh qe percillet ne te.

Mua nuk me pelqeu fjalia e pare, qe i jep perplasjes nje fryme fetare, pavaresisht se per hir te se ver8s, rastet e vetme unike ku shqiptari ka luftuar shqiptarin per fene, kane ndodhur pikerisht ne اameri.

sigurisht qe s'mund te jem dakord me cdo gje qe sjell ketu.
nje artikull interesant mund edhe ta sjellesh pa e pelqyer per debat por edhe sepse duhet ti mesojme te gjitha gjerat si nga nje ane si dhe c'thote ana tjeter,pavaresisht se sna pelqen.
sic the dhe ti dhe sic e dime vrasjet dhe perndjekjet me te medha te popullsise shqiptare me preteks fetar jane bere ne cameri
 
Bledi, spo te kritikon njeri , thash thjesht te informoheshe ne radhe te pare mbi personazhin se kush eshte dhe te kishe shkruar 2 rreshta , pikerisht per faktin e thjeshte sepse temat e forumit lexohen dhe shpesh gelltiten ashtu siç jane pa njohur se kush eshte autori!!

Shkrimet e Arben Llalles mund ti gjesh kudo sepse eshte gazetar dhe historian!!
Shkrime te Abedin Rakipit nuk gjen ne asnje vend! Rakipi eshte perjashtuar nga Shoqata Cameria pikerisht per aktivitetin e demshem anti-shqiptar dhe anti-çam!!

ARBEN LLALLA DEKOROHET ME MEDALJE PER IMAZHIN SHQIPTAR

nga Altin Meta Botuar ne gazeten FAKTI 2.11.07


Gjatë fund javës që shkoi në Tetovë qëndroi për vizitë një delegacion i Partisë Demokratike të Shqipërisë PD, të cilët janë anëtarë të degës së kësaj partie në qytetin e Selanikut. Delegacioni politik nuk kishte ardhur këtë herë për takime me partitë shqiptare në Maqedoni, por për ti dhuruar publicistit dhe historianit Arben Llalla, i cili prej disa vitesh jeton dhe vepron në Maqedoni, Medaljen dhe certifikatë e Mirënjohjes me motivacionin: “Për kontributin tuaj në ndihmë dhe në mbrojtje të emigrantëve shqiptarë në Selanik të Greqisë. Si kontributor në ngritjen dhe mbrojtjen e imazhit shqiptar dhe të gjithë kombit. Për rolin tuaj në të mirë të paqes, prosperitetit dhe ardhmërisë”. Kontribut që ai ka dhënë gjatë viteve që ka jetuar dhe punuar në Selanik të Greqisë. Mirënjohja u dorëzua nga kryetari i degës së PD të Selanikut z.Urim Gjata.

Kush është Arben Llalla
Publicisti dhe historiani Arben Llalla ka lindur më 1972 në qytetin e Elbasanit, pas viteve 1990 si shumë shqiptarë emigroi në Selanik të Greqisë. Në dhjetor të vitit 1998 ai themelon me disa shqiptarë “Forumin e Emigrantëve shqiptarë, dega Selanik”. Në këtë Forum Arben Llalla do të gruponte edhe shqiptarët nga Kosova dhe Maqedonia të cilët punonin në atë qytet. Në krye të këtij Forumi do të mblidhte ndihma humanitare si: të holla, ushqime dhe veshje për refugjatët shqiptarë të Kosovës gjatë luftës së Kosovës më 1999. Publicisti Arben Llalla do të ngrinte zërin për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës edhe të emigrantëve ekonomik nga Shqipëria nëpër protesta dhe mediat e huaja. Shpeshherë gjatë këtyre debateve televizive ku Arben Llalla ftohej për të diskutuar rreth të drejtave të shqiptarëve do të sulmohej dhe kërcënohej deri aty sa të kërkohej edhe përzënia e tij nga Greqia si person jo i dëshirueshëm. Në nëntor të vitit 1999 atij do ti kërkohej nga gjykatat e Greke shkrirja e Forumit të Emigrantëve shqiptarë, dega Selanik. Në Janar të vitit 2000 Arben Llalla do të zgjidhej sekretar i përgjithshëm i shoqatës “Shqiptarët e Selanikut”, dhe për disa kohë sa e mbajti këtë post do të ishte njëri nga organizatorët e aktiviteteve kombëtare si: Akademia për 35 vjetorin e vdekjes së Fan Nolit, ku mbajti kumtesën për jetën dhe veprën e Nolit të madh. Realizimin e konkursit të parë në Greqi të poezisë shqiptare, etj.
Në gusht të vitit 2000 do të jepte dorëheqjen nga posti i sekretarit të shoqatës “Shqiptarët e Selanikut” dhe do t’i përkushtohej studimeve për arvanitasit. Janë të njohura studimet e historianit Arben Llallës të botuara nëpër gazeta dhe revista të ndryshme për arvanitasit. Në vitin 2003 do të njihej me një vajzë nga Tetova Teuta Kamberi, e cila u bë gruaja e tij dhe do t'i dhuron një djalë të mrekullueshëm. Në vitin 2004 ishte njëri nga përfaqësuesit e Ligës shqiptaro-amerikane në fushatën për mbledhjen e nënshkrimeve në mbështetje të rezolutës të 28 të Kongresit amerikan ”Pavarësia e Kosovës, TANI”. Ka botuar dy libra me titull: “Gjurmë të letërsisë së vjetër të shqiptarëve të Greqisë 1860-1889”, dhe “Aristidh Kola dhe shtypi shqiptar”. Ka marrë pjesë në disa Simpoziume Ndërkombëtare, është bashkëpunëtor i disa gazetave dhe revistave shqiptare, gjithashtu është anëtarë i Këshillit Shkencor i Institutit të Studimeve për اamërinë.



ne fotografi: Aristidh Kolia ne shtratin e vdekjes, prane tij studiuesi Arben Llalla
 

Attachments

  • Kola Spitali me A[1].Llallen.JPG
    Kola Spitali me A[1].Llallen.JPG
    21.2 KB · Shikime: 9

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top