Marrëveshja e detit me Greqinë, ministri i jashtëm vizitë në Shqipëri! Mitsotakis: Do të zgjerojmë kufijtë në Jon 6-12 milje, s'na ndalon askush.

Imp4cT

V.I.P

Te fala rilindjes o @Barnaba. Si the, keta do e anulojne? ?
 
Informohu mire nipce mos perhap panik.
Ska lidhje me ate cka u hodh poshte nga gjykata kushtetuese,por faktin qe Greqia sipas konventes se deteve mund te zgjerohet ne JON ,sikunder e ne ...sbehet fjale te na marri gje ne :)
 
Informohu mire nipce mos perhap panik.
Ska lidhje me ate cka u hodh poshte nga gjykata kushtetuese,por faktin qe Greqia sipas konventes se deteve mund te zgjerohet ne JON ,sikunder e ne ...sbehet fjale te na marri gje ne :)
Perse e “fyen” veten ?!
 
.
Ska lidhje me ate cka u hodh poshte nga gjykata kushtetuese,por faktin qe Greqia sipas konventes se deteve mund te zgjerohet ne JON ,sikunder e ne ...sbehet fjale te na marri gje ne :)
E sakte!

Jane marveshje nderkombetare qe si Shqiperia si Greqia duhet ti respektoje. Edhe me Turqine ka konflikt. Ne rastin e shqiperise ne kerkojme rrspektim te konventave kirse rasti i turqise eshre e kunderta.
Rregulli eshte 12 milje nga nje breg ishulli te banuar jo te pabanuar. Pra merr opingen e sherros greku.

Gjithesesi ky lajm do ndikoje per keq per Bashen dhe per zgjedhjet e ardhshme sepse do interpretohet serish si tradhti kombetare.
 
Ne çfare gjendje ndodhet “intelegienca” e forumit.

Do te mjaftonte te lexoje dy tre postime per ti vene vizen mendimit te pjekur.
He se ke per here te pare intimidimin e atyre qe shkruajne e ke si profesion me vete
beji ignore mendimeve dhe opinioneve tona dhe na ndrico me te tuat!
 
Nuk e di ca do bej ky i gjati,po di te them qe keta te tjeret nuk kan as goje e as fytyre te flasin.. ?
I gjati u shpreh shume bukur nepemrjet ministrit Cakaj.

Ministria e Jashtme të Shqipërisë, ka reaguar për Zërin e Amerikës, ku ka thënë se zgjerimi i kufirit detar të Greqisë nuk ka të bëjë me kufirin ujor shqiptaro-grek.
Ministri i Jashtëm, Gent Cakaj ka reaguar lidhur me deklaratat për zgjerimin së shpejti të zgjerësisë së Detit Territorial të Greqisë nga 6 në 12 milje detare, theksojnë se është një çështje që rregullohet nga e drejta ndërkombëtare dhe konkretisht nga Konventa e së Drejtës së Detit (UNCLOS) e Montego Bay e vitit 1982”.
Artikulli i plotë:
MEPJ ka ndjekur me vëmendje sot zhvillimet në Parlamentin grek dhe deklaratat e zyrtarëve më të lartë të vendit fqinj gjatë seancës së ratifikimit të marrëveshjeve detare mes Italisë dhe Greqisë si dhe mes Greqisë dhe Egjyptit. Qeveria shqiptare vlerëson arritjen e marrëveshjeve për delimitimin e hapësirave detare mes vendeve të rajonit të Mesdheut duke u mbështetur në normat ndërkombëtare për të drejtën e detit.

e këtë rast bëjmë me dije se në vijim të interesimit të medias, lidhur me deklaratat për zgjerimin së shpejti të gjërësisë së Detit Territorial të Greqisë nga 6 në 12 milje detare, theksojmë se kjo është një çështje që rregullohet nga e drejta ndërkombëtare dhe konkretisht nga Konventa e së Drejtës së Detit (UNCLOS) e Montego Bay e vitit 1982.
Greqia ashtu si çdo shtet tjetër palë e konventës aty ku e lejon gjeografia dhe për sa kohë që nuk cënohen të drejtat sovrane të një shteti tjetër gëzon të drejtën që të zgjerojë gjerësinë e Detit Territorial sipas parashikimeve të UNCLOS. Vetë Shqipëria në bazë të kësaj konvente ku është palë ka ushtruar të drejtën për të përcaktuar gjerësinë e detit të saj territorial në 12 milje detare, zgjerim i cili është depozituar pranë Kombeve të Bashkuara që prej 9 marsit 1990 dhe që nuk është kontestuar për asnjë moment nga fqinjët tanë. Kjo e drejtë që buron nga konventa nuk është çështje negociate mes shteteve palë të konventës dhe në të gjitha rastet shtetet që janë në procese negociuese mbi delimitimin e hapësirave detare janë të detyruara që të ndjekin parimet, frymën dhe kriteret e konventës që u njeh shteteve palë të drejtën e zgjerimit te ujerave territoriale deri në 12 milje detare.
Sidoqoftë, qeveria shqiptare do të jetë e vëmendshme për çdo proces legjislativ në vendin fqinj i cili mund të ketë ndikim në ushtrimin e sovranitetit territorial dhe të drejtave sovrane në hapesirën detare që i takon.
Shqipëria dhe Greqia, si shtete fqinje që ndajnë zona detare, janë tashmë të angazhuara për arritjen e një marrëveshje të re në frymën e mirëkuptimit dhe interesit reciprok, bazuar në parimet dhe normat e së drejtës së detit, praktikën ndërkombëtare, si dhe duke respektuar dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
 
Keshtu thote micotaqi.
Mico ta puth mund te thote dhe jam gay ose mund te thote qe edhe Stambolli apo Tirana i takon Greqise. Por mbetet per tu diskutuar sipas konventave nderkombetare kjo ceshtja e territoreve kurse ceshtja e gejllikut ngelet personale.
 
Sidoqoftë, për temën nuk ka lidhje tradhëti stër tradhëti. Ajo e para u hodh nga gjykata kushtetuese.
Tashi kjo e drejta ndërkombëtare përmendet shpesh edhe diku si me hije dyshimi....

Puna është e thjeshtë po ranë dakord për noj shkëmbim (njësoj si me Bashën mbase me terma të tjerë) territori të ujërave marrveshja ndërkombëtare thjeshtë i lejon dy shtete sovrane ta bëjnë kaq.
Mos me e bo kot me llafe teknike e të bukura sikur është diçka jashtë kompetencave tona etj.
Nqs ishte diçka që grekëve do i takonte si e drejtë ndërkombëtare etj. Do e kishin marrë që në 90'tën.

Mos i biem rrotull kot.

Në fund është prap gjykata që vendos, gjykatë s'ka kshu s'di si do i shkojë puna nqs gjithmonë kanë ndërmend për rivendosje kufijsh.
 
Qe jemi "kodosha dhe kopila" ne marrveshjet me te huajt kjo nuk ka diskutim. Qe “i gjati” eshte njeri i zgjuar sebashku me ministrin e tij te jashtem, kjo sdo as mend as kalem.

Eshte per tu habitur qe ne si popull kemi nxjerre kaq kodosha keto vitet e fundit !

Popull inteligjent Shqiptaret. Greqia me Turqine dhe Italine respekton 6 milje ndersa me Shqiperine kerkon 12 milje. ?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top