Mansour: Balotelli qëndron te City

cent

...Lontano
Zërat për një lamtumirë të mundshme të tijën nuk shuhen, por raportet tashmë të ftohta me Roberto Mancini-n të lënë të kuptosh se Mario Balotelli e Manchester City kanë prej kohësh mosmarrëveshje.
14x0wmd.jpg
Megjithatë, ka një zë që del kundër “korit”, është pikërisht ai i sheikut dhe padronit të “Citizens”, Mansour, i cili ka thënë për “The Sun”: “Besoj se Balotelli duhet të qëndrojë, por shumë gjëra varen prej tij. Duhet të kemi parasysh se Mario ka qenë një investim i rëndësishëm për ne”.

“Ky klub, - ka shtuar më pas Mansour, - nuk i hedh tutje kapitalet e investuara”. Sa i përket raporteve mes tij e lojtarit, ai sqaron: “Janë shumë të mira”.

Kujtojmë se aktualisht për Balotelli-n ka vetëm një mundësi, që të largohet nga Manchester City, pikërisht ajo e rikthimit në Itali në formë huazimi te Milan, ekip që mendon prej kohësh për të si një përforcim i rëndësishëm në sulm.

Problemi, siç kanë theksuar shpesh herë Berlusconi dhe Galliani, janë shpenzimet e tepruara dhe të papërballueshme që SuperMario “mbart me vete”./Tch
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top