Mali i Zi, parada e parë gay në Podgoricë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Nën masa të rrepta sigurie u zhvillua këtë të dielë parada e parë gay në kryeqytetin e Malit të Zi, në Podgoricë.

Parada u zhvillua nën moton “Mali i Zi krenar”, bëri me dije një prej organizatorëve të aktivietit.

paradaaaaaa.jpg


Autoritetet kanë marrë masa të rrepta për të siguruar mbarëvajtjen e aktivitetit, të kërcënuar nga grupet e ekstremistëve.

Përveç policisë së shtetit që ka vendosur në kryeqytet 2 mijë efektivë, e përditshmja “Vijesti” bën me dije se për garantimin e rendit do të përfshihen edhe njësitë anti-terror dhe forcat speciale.

“Policia do të veprojë në bazë të juridiksionit të saj për të garantuar zhvillimin e paqtë të paradës homo****uale, e cila duhet konsideruar si një aktivitet shumë i rëndësishëm në fushëm e tolerancës, gjatë të cilit shumë aktorë të jetës sociale do të japin mesazhe pozitive”, deklaroi ministri i Brendshëm, Rasko Konjeviç.

Parada e parë gay në Malin e Zi u realizua në dtën 24 korrik në qytetin e Budvës, por përfundoi me përleshje që lanë disa të plagosur midis forcave të policisë dhe elementëve homofobë që sulmuan paradën.

Së fundmi, kryetari i shoqatës LGBT në Malin e Zi, Zdravko Cimbaljeviç, paraqiti dorëheqjen nga pozicioni i tij, duke argumentuar vendimin me kërcënimet e përditshme që i bëheshin jetës së tij. / Top Channel


PS;perfshihen dhe njesit antiterror,_normal se ndryshe ua thyejn brinjet ketyre,,hahahahaha

Ah lajmi i perket te dieles,,e pershtata pak.por ngjarja ka kaluar,gjithesesi e solla sepse interesant nje parad e tille ne Ballkan..:)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Mali i Zi, parada e parë gay në Podgoricë

kujdes fjalorin se nerz jan dhe ata !
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Mali i Zi, parada e parë gay në Podgoricë

Kujdes lover se homofobia eshte e rrezikshme dhe e ndershkushme !
 
Last edited by a moderator:
Back
Top