Malaj: Pse PS humbi zgjedhjet

redi-

Anëtar i Respektuar
Tre dite nga kongresi i jashtezakonshem i Partise Socialiste, kandidati per kryetar Arben Malaj ka renditur nje sere arsyesh , qe sipas tij cuan ne humbjen e zgjedhjeve te 28 qershorit.
Sipas Malajt, harmonizimi ne PS duhet te ishte me i mire, por edhe perzgjedhja e kandidateve apo organizimi i fushates.

“Ne ishim me te mire, kishim nje vizion me te mire per votuesin shqiptar, ekipi kishte nje karriere ne rritje me kredibilitet dhe autoritet profesional. PS nuk fiton thjesht nga anetaret e saj, por kerkohet nje mazhorance me e madhe publike per te qene fitues”, tha Malaj.

Duke cilesuar si te deshtuar modelin e liderit absolut, perfaqesuese te periudhes Rama, Malaj ka theksuar se Partia Socialiste duhet te shnderrohet ne nje force moderne me institucione dhe demokraci te tille dhe kjo nis, sipas tij, qe nga roli qe lideri duhet te kete ne drejtim te partise.

“Lideri i saj duhet te jete i pari mes te barabartave. Grupi do te funksionoje me mire si nje grup kur merret vendimi dhe i respekton vendimin e kryesise. Forumi i rinise dhe i gruas do te kete pavaresi reale organizmi si dhe per te zgjedhur drejtuesit e tyre. PS-ja ka nevoje te pergatitet ne vetvete qe ne sfidat e ardhshme elektorale te dale nga stacioni i te qenurit ne opozite ne nje force moderne e gatshme te marre qeverisjen e vendit”, pohoi Malaj.

Rikandidimi i zotit Rama, per Malajn nuk eshte nje kerkese personale e tij apo e disa prej kolegeve, por ne respekt te standardit me te cilin u drejtua Partia Socialiste ne keto 4 vjet.

“U deklarua qe ne fillim se do te kete nje lider qe do te kete pushtet absolut sepse do te kete edhe pergjegjesi absolute”, deklaroi Malaj. Sipas tij, ne Partine Socialiste eshte mbytur e drejta e mendimit ndryshe, fakt qe ndikoi per te edhe ne rezultatin e zgjedhjeve.

“Kemi pasur nje limit te debatit midis kolegeve gje qe demton kredibilitetin e lidershipit dhe vete PS-se. Kur flasim per nje kulture te degjimit te mendimit ndryshe flasim per nje strategji per te fituar dhe jo thjesht per fasade pas nje disfate”, pohoi Malaj.

Deputeti i PS-se eshte shprehur se ai nuk mbeshtet percarjen dhe perplasjet ne parti. Por, sipas tij, zgjedhjet ‘nje anetar nje vote’ per postin e kryetarit duhet te kene standardet me te larta te demokracise perndryshe kjo do ta conte drejt nje rruge pa krye Partine Socialiste.

“Ka shume veprime te cilat per fat te keq te nje pjese te lidershipit te PS-se po demtojne rende kredibilitetin e saj. Nese PS-ja nuk arrin dot te kryeje zgjedhje te lira dhe te ndershme ajo humbet ne opinionin publik ate qe ne po mundohemi te ruajme nga deformimi qe Berisha ka bere”, perfundoi Malaj.

Burimi:TCH
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top